Doktrinat
e Biblės ėshtė
njė libėr teologjie, i shkruar me njė stil tė rrjedhshėm dhe tė
komunikueshėm nga Dr. Mark Cambron, ish-profesor i teologjisė nė
shkollėn
biblike Tennessee Temple University. Libri
hapet me njė
hyrje nga teologu i shquar Dr. Herbert Lockyer (serie All the [Men, Women,
Messianic Prophecies, etc.] of the Bible), i cili ēmon lart vlerat dhe punėn
e autorit. Ėshtė i pari libėr i
kėtij
lloji i botuar nė gjuhėn shqipe.
Libri
u botua nė fillim nga Zondervan, por tani Dr. Mark Cambron ia dha lejėn pėr
tė
drejtėn
e botimit grupit Baptist International Missions (BIMI) qė
ta pėrkthente dhe ta shtypte tekstin nė shqip.
Dhe BIMI kėtė detyrė na i dha neve.
Libri
u shqipėrua nga tre besimtarė tė Kishės Biblike Baptiste nė Shkodėr, gjatė
katėr viteve: Arben Bushgjokaj, profesor i anglishtės nė Universitetin e
Shkodrės Luigj Gurakuqi, bėri pėrkthimin e kėtij
libri, ndėrsa
David Hosaflook, misionar amerikan nė Shqipėri, Prof. As. Dr. Mina Gero, ish-
profesor dhe ish-drejtor i departamentit tė gjuhėsisė po nė kėtė
Universitet, bėnė
pėrkatėsisht
redaktimin e pėrmbajtjes
dhe redaktimin e pėrgjithshėm
gjuhėsor.
Shpresojmė
qė libri tu shėrbejė besimtarėve shqiptare, nė mėnyrė qė tė lavdėrohet
sa mė
shumė
Perėndia! Ky libėr mund tė
shtypet dhe tė
fotokopjohet pa asnjė pengesė ligjore. Libri
ėshtė botuar, gjithashtu, me kapak tė fortė dhe tė butė dhe kopjet mund tė sigurohen,
duke u lidhur me ne nėpėrmjet adresės
sė
mėposhtme:
Kisha
Biblike Baptiste
Kutia
Postare 144
Shkodėr
ALBANIA
Dr. Mark Cambron, D.D.
Doktrinat e Biblės: Besimet Themelore
Pėrktheu:
Arben Bushgjokaj
Redaktuan:
Mina Gero, David Hosaflook
Original Copyright 1954
Zondervan Publishing House
Grand Rapids, Michigan
Rishtypur nė 1989
Nė qoftė se nuk ka shėnim tė
veēantė, citimet nga Bibla janė marrė nga Diodati i Ri, pėrkthimi 1991-94, ose
Lajmi i Mirė (LIM), e drejta e autorit © ABS (Albanian Bible Society). Versioni
tjetėr qė citohet nė raste tė veēanta ėshtė CHC, Dhjata e Re (e drejta e
botimit © Vladimir Dervishi, 2000).
Shtypur nė Tiranė nga Vernon
Pulishing, 2002
Fotografia e kapėrtinės:
Kalaja e Shkodrės, pamje nga lindja
Kopje tė kėtij libri mund tė
porositen tek Biblioteka Ungjillore e Krishterė (BUK) apo tek:
Kisha Biblike Baptiste
Kutia Postare 144
Shkodėr
Pali bėri dallim mes thjeshtėsive tė Fjalės dhe tė vėrtetave tė
saj mė tė thella. Kur ai po u shkruante korintasve, tha: ju ushqeva me qumėsht
dhe jo me mish (1 Korintasve 3:2). Sigurisht, foshnjat e porsalindura nė
Krishtin pėrparojnė me qumėshtin e ēiltėr tė Fjalės sė Perėndisė. Megjithatė,
me zhvillimin frymėror, mishi i Shkrimeve mund tė pėrtypet.
Njė njeri pyet nėse mbizotėrimi mishor mes njerėzve fetarė do
tė ishte ndaluar, vetėm nė qoftė se ata do tė kishin dėgjuar me kėmbėngulje
predikimet doktrinore nė kishat e tyre. Ne kemi frikė se shumė nga predikimet e
ditėve tė sotme janė jo vetėm tė thjeshta, por edhe sipėrfaqėsore. Bibla preket
kalimthi, por thellėsive tė saj nuk u kushtohet vėmendje. Sa mirėnjohės jemi
ndaj Zotit qė do tė ketė shkolla dhe institute biblike nė tė gjithė vendin, ku
njerėzve tė rinj do tu mėsohet tė mbėshteten fort nė doktrinat e mėdha tė
Fjalės!
Vepra e paharruar e Dr. Cambron, Doktrinat e Biblės, na
tregon se sa thellė ėshtė zhytur ai nė Fjalėn e Perėndisė dhe ėshtė tashmė nė
gjendje qė tė paraqesė nė njė mėnyrė tė qartė dhe tė pėrmbledhur doktrinat e
lavdishme, pėr tė cilat Perėndia nė Krishtin ėshtė autor, temė dhe pėrfundim.
Besojmė se Doktrinat e Biblės do tė pėrdoret gjerėsisht nga pastorė,
studentė dhe shėrbėtorė tė krishterė nė kėtė vend dhe nė vende tė tjera.
--Dr. Herbert Lockyer, D.D., LL.D.
Por qoftė falenderuar Perėndia, sepse ishit shėrbėtorė tė
mėkatit, por iu bindėt me zemėr atij mėsimi qė iu ėshtė transmetuar (Romakėve
6:17). I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga
Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi,
qė njeriu i Perėndisė tė jetė i pėrkryer, tėrėsisht i pajisur pėr ēdo vepėr tė
mirė (2 Timoteu 3:16-17).
Nevoja e ngutshme e kishės sot ėshtė njohuria pėr Fjalėn e
Perėndisė. Kisha ėshtė e ftohtė, mospėrfillėse ndaj qėllimit pėr tė cilin Zoti
e ka lėnė kėtu, dhe ky qėllim ėshtė tė fitojė tė humburit pėr Krishtin. Por
duket sikur disa nga udhėheqėsit mė tė zgjedhur tė Zotit po bien nė rrymat e
ndryshme doktrinore tė sotme, duke patur si shkak mungesėn e njohurisė sė
doktrinave tė Fjalės sė Perėndisė. Fėmijėt e Perėndisė po rrėshqasin nė mėkat,
pėr shkak tė mungesės sė njohurisė pėr doktrinat e Fjalės sė Perėndisė. Tė
krishterėt duhet tė ushqehen me Fjalėn e Perėndisė, qė tė rriten me anė tė saj.
Kėshtu, e vėrteta e Perėndisė do tė veprojė mbi jetėt dhe sjelljet e tė
krishterėve. Fakti qė njeriu nuk i kushton vėmendje doktrinės sė shėndoshė,
ėshtė njė shenjė e kohėrave, njė shenjė qė Krishti po vjen sė shpejti. Fryma e
thotė shkoqur se nė kohėt e fundit disa do ta mohojnė besimin, duke u vėnė
veshin frymėve gėnjeshtare dhe doktrinave tė demonėve (1 Timoteu 4:1).
Ēdo fushė shėrbese u kėrkon barinjve (pastorėve) dhe shėrbėtorėve tė saj qė tė thonė drejt Fjalėn e sė vėrtetės. Shpirtrat shpėtohen, por akoma kėto shpirtra varen tek Fjala pėr rritje. E vėrteta do tu japė atyre formė, por gabimi do ti shtrembėrojė. Ka njė ndryshim tė madh mes njė personi qė mban tė vėrtetėn dhe njė tė vėrtete qė mban njė person. Prandaj nė studimet e doktrinave tė Shkrimeve, studentėt duhet tė luten jo vetėm qė ti dinė doktrinat, por edhe qė ato tė bėhen jetė pėr shpirtin dhe frymėn e tyre.
PASQYRA E LĖNDĖS
I. TEOLOGJIA
(231KB)
(Doktrina e
Perėndisė)
II. KRISTOLOGJIA
(334KB)
(Doktrina e Krishtit)
III. PNEUMATOLOGJIA
(216KB)
(Doktrina e Frymės
sė Shenjtė)
IV. ANTROPOLOGJIA (122KB)
(Doktrina e
Njeriut)
V. HAMARTIOLOGJIA (88KB)
(Doktrina e
Mėkatit)
VI. SOTERIOLOGJIA (161KB)
(Doktrina e
Shpėtimit)
VII. EKLEZIOLOGJIA (109kB)
(Doktrina e Kishės)
VIII. ANGJELOLOGJIA
(121KB)
(Doktrina e Engjėjve)
IX. ESKATOLOGJIA
(227KB)
(Doktrina e Gjėrave tė Fundit)