ANGJELOLOGJIA
(Doktrina e Engjėjve)
Pasqyra pėr kapitullin VIII
ANGJELOLOGJIA
A. Shprehja.
B. Shpjegimi.
C. Emėrtimi.
A. Personaliteti i
engjėjve.
B. Origjina e tyre.
C. Numėrimi
i engjėjve.
D. Banesa e engjėjve.
E. Karakterizimi i
tyre.
F. Pėrsosmėria e
tyretiparet.
G. Shkallėzimi i engjėjve.
H. Ndarja e tyre.
III. Pėrvijimi
(skicimi) i engjėjve.
A. Engjėjt e mirė.
B. Engjėjt e kėqinj.
A. Emrat dhe titujt
pėrshkrues tė Satanit.
B. Personaliteti i
Satanit.
C. Origjina e tij.
D. Karriera e Satanit.
E. Vendndodhja e tij.
F. Karakteri i Satanit.
G. Puna e tij.
H. Kufizimi i Satanit.
I. Qėndrimi i ynė ndaj
Satanit.
Kapitulli VIII
ANGJELOLOGJIA
Angjelologjia ėshtė doktrina e engjėjve.
A. Shprehja. I bėn
erėrat lajmėtarė tė tij dhe flakėt e zjarrit shėrbėtorė tė tij (Psalmi 104:4).
Engjėlli i Zotit zė vend rreth atyre qė kanė frikė prej tij dhe i ēliron
(Psalmi 34:7). Ēfarė ėshtė njeriu, qė ta mbash mend, dhe biri i njeriut, qė ta
vizitosh? Megjithatė ti e bėre pak mė tė ulėt se Perėndia, dhe e kurorėzove me
lavdi dhe me nder (Psalmi 8:4-5). Ja, unė po dėrgoj lajmėtarin tim pėr tė
pėrgatitur rrugėn para meje (Malakia 3:1a). Pastaj ai do tu thotė edhe atyre
qė do tė jenė nė tė majtė: Largohuni nga unė, tė mallkuar, nė zjarr tė
pėrjetshėm, tė pėrgatitur pėr djallin dhe engjėjt e tij (Mateu 25:41). Shihni
gjithashtu Zanafilla 19:1,15; 24:7; 28:12; Psalmi 103:20; Hebrenjve 1:7,14;
Mateu 11:10 dhe Luka 7:27.
B. Shpjegimi.
1. Pėrkthimi.
Hebraishtja e Testamentit tė Vjetėr dhe greqishtja e Testamentit tė Ri e
pėrkthejnė fjalėn engjėll si ambasador, lajmėtar, deputet, ose shėrbėtor.
a. Pėr lajmėtarėt njerėzorė. Nga njė njeri
tek tjetri: Kur lajmėtarėt e Gjonit u larguan, ai filloi tu thotė turmave pėr
Gjonin: Ēdolėt tė shihni nė shkreti? Njė kallam qė e tund era? (Luka
7:24a).
b. Pėr
lajmėtarėt njerėzorė qė mbajnė njė lajm hyjnor. Atėherė
Hagai, lajmėtari i Zotit, i shpalli popullit mesazhin e Zotit, duke thėnė: Unė
jam me ju, thotė Zoti (Hagai 1:13). Shihni gjithashtu Galatasve 4:14.
c. Pėr pėrkujdesje jopersonale. Kjo mund tė
jetė ndonjė gjymtim fizik. Dhe, qė tė mos mė rritet mendja pėr shkak tė
jashtėzakonshmėrisė sė zbulesave, mu dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i
Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh (2 Korintasve
12:7).
d. Pėr peshkopėt ose predikuesit.
Engjėllit tė kishės nė Efes shkruaji: kėtė thotė ai qė mban tė shtatė yjet nė
tė djathtėn e tij dhe qė ecėn nė mes tė shtatė shandanėve prej ari (Zbulesa
2:1). Shihni edhe Zbulesa 1:20; 2:8,12,18; 3:1,7,14.
e. Pėr demonėt pa trup. Por farisenjtė,
kur e dėgjuan kėtė, thanė: Ky i dėbon demonėt vetėm me fuqinė e Beelzebubit,
princit tė demonėve (Mateu 12:24; 25:41).
f. Pėr qeniet qiellore. Shihni Zanafilla
18.
g. Pėr njė engjėll tė shquar mbi tė tjerėt: Engjėlli i Zotit. Dhe Engjėlli i
Zotit iu shfaq nė njė flakė zjarri, nė mes tė njė ferrishtjeje. Moisiu vėshtroi
dhe ja qė ferrishtja po digjej nga zjarri, por nuk konsumohej (Eksodi 3:2).
2. Simbolika.
Termi engjėll nuk ėshtė njė emėr personal, por ėshtė mė shumė njė titull qė
pėrshkruan njė zyrė.
C. Emėrtimi.
Janė tre engjėj, emrat vetjakė tė tė cilėve ne i dimė:
1. Luciferi. Ky ėshtė emri i Djallit para se tė binte. Satan ėshtė
emri i tij pas rėnies. Vallė, si ke rėnė nga qielli, o Lucifer, bir i agimit?
Vallė si tė hodhėn pėr tokė ty qė i hidhje poshtė kombet? (Isaia 14:12).
2. MikaelKryeengjėlli. Sipas Shkrimeve, ka vetėm njė kryeengjėll. Ai
ėshtė pėrmendur nė librin e Danielit dhe tė Zbulesės. Mikaeli ka tė bėjė me
ringjalljen. Ėshtė ai qė do ti bjerė borisė dhe jo Gabrieli. Por kryeengjėlli
Mikael, kur nė kundėrshtim me djallin debatonte pėr trupin e Moisiut, nuk guxoi
tė shqiptojė njė gjykim fyes, por tha: Zoti tė qortoftė! (Juda 9). Sepse
Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli [Mikael] dhe me borinė e
Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė
ringjallen tė parėt (1 Thesalonikasve 4:16).
a. Princ i popullit tė Danielit, hebrenjtė.
b. Kreu i ushtrisė qiellore tė engjėjve.
3. Gabriel. Ky
emėr gjendet tek Danieli dhe tek Luka. Dėgjova pastaj nė mes tė lumit Ulai
zėrin e njė burri, qė bėrtiste dhe thoshte: Gabriel, shpjegoja kėtij vegimin
(Danieli 8:16). Dhe engjėlli, duke iu pėrgjigjur, i tha: Unė jam Gabrieli qė
rri nė prani tė Perėndisė, dhe mė kanė dėrguar qė tė flas me ty dhe tė tė
njoftoj kėto lajme tė mira (Luka 1:19). Shihni gjithashtu Danieli 9:21-27 dhe
Luka 1:26-27.
A. Personaliteti i
engjėjve.
Ata janė
qenie personale dhe jo ndikime jopersonale, si pėr shembull mendime apo ide.
Pali shkruan qė mbase Perėndia do tu japė atyre qė kundėrshtojnė vetveten pendesė
pėr njohjen e sė vėrtetės
dhe tė vijnė nė vete,
duke shpėtuar nga laku i djallit, qė i ka zėnė robėr tė vullnetit tė tij
(2 Timoteu 2:25-26). Shihni edhe tek 2 Samueli 14:20; Zbulesa 12:9, 12; 22:8-9.
B. Origjina e tyre.
Engjėjt janė qenie tė krijuara dhe qėndrojnė mė lart se njeriu,
por ata nuk janė ashtu sikur i pikturojnė artistėt, me krahė dhe gjėra tė
tjera. Ska dyshim qė kanė trupa, por jo sikur trupat tanė. Nė qoftė se sytė
tanė nuk do tė ishin verbuar nga rėnia e njeriut, ne mund tė kishim qenė nė
gjendje pėr ti parė. Eva e pa Satanin si njė engjėll drite. Engjėjt nuk janė
qenie tė pėrjetshme. Megjithėse ata do tė jetojnė gjithmonė, nuk kanė jetuar
gjithmonė, sepse janė qenie tė krijuara. Ata u krijuan si njeriu, por jo si
qenie njerėzore. Njė i krishterė nuk bėhet engjėll kur vdes, por, nė Krishtin,
ai ėshtė shumė mė i madh sesa mund tė jenė engjėjt. Sepse nė tė u krijuan tė
gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė
nuk duken: frone, zotėrime, principata dhe pushtete; tė gjitha gjėrat janė
krijuar me anė tė tij dhe nė lidhje me tė (Kolosianėve 1:16). Shihni pėr kėtė
edhe Nehemia 9:6; Zanafilla 18:8 dhe Luka 24:37.
C. Numėrimi i engjėjve.
Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit tė Perėndisė sė
gjallė, qė ėshtė Jeruzalemi qiellor, edhe morisė sė engjėjve (Hebrenjve
12:22). A kujton ti, vallė, se unė nuk mund ti lutem Atit tim, qė tė mė
dėrgojė mė shumė se dymbėdhjetė legjione engjėjsh? (Mateu 26:53). Njė
legjion ishte i barabartė me numrin gjashtė mijė dhe Zoti mund tė
kishte kėrkuar shtatėdhjetė e dy mijė engjėj pėr ndihmė qė e kishte dėshiruar
kaq shumė. Shihni edhe Danieli 7:10 dhe Psalmi 68:17.
D. Banesa e engjėjve.
Shumė engjėj jetojnė nė qiej. Nė ringjallje, pra, as martohen
as martojnė, por ata do tė jenė nė qiell si engjėjt e Perėndisė (Mateu 22:30).
Shihni edhe Mateu 18:10; Luka 2:13-15; Gjoni 1:15; Galatasve 1:8 dhe Zbulesa
5:11; 7:11.
E. Karakterizimi i tyre.
1. Engjėjt janė frymėra. Kurse pėr engjėjt thotė: Engjėjt e vet ai i
bėn erėra, dhe shėrbenjėsit e tij flakė zjarri (Hebrenjve 1:7). Shihni
gjithashtu Hebrenjve 1:14 dhe Psalmi 104:4.
2. Engjėjt janė truporė. Edhe pse duke qenė frymėra, ata kanė trupa tė
njė lloji dhe kryejnė veprime trupore. Maria pa dy engjėj, tė veshur me tė
bardha, ndenjur njėri te kryet dhe tjetri te kėmbėt e vendit, ku qe trupi i
Jezusit (Gjoni 20:12). Shihni edhe tek Zanafilla 18:1-8; 19:1-3 dhe Gjyqtarėt
6.
3. Engjėjt janė mashkullorė. Ėshtė gabim tė thuash qė ata janė tė
paseks. Ata shfaqen gjithmonė nė formėn e njė burri. Pėr ta pėrdoren gjithmonė
pėremra mashkullorė. Hynė, pra, nė varr dhe panė njė djalosh qė ishte ulur nė
tė djathtė, tė veshur me tė bardha, dhe mbetėn tė trembura. Dhe ai u tha atyre:
Mos u trembni! Ju kėrkoni Jezusin Nazareas qė ka qenė kryqėzuar; ai u
ringjall, nuk ėshtė kėtu; ja vendi ku e kishin vėnė (Marku 16:5-6). Shihni
gjithashtu Mateu 28:2-4 dhe Luka 1:26.
4. Engjėjt nuk martohen. Nuk ka asnjė dėshmi qė engjėjt tė jenė
martuar me engjėj. Nė ringjallje, pra, as martohen as martojnė, por ata do tė
jenė nė qiell si engjėjt e Perėndisė (Mateu 22:30). Shkrimi i pėrmendur nuk
thotė qė do tė jemi tė paseks, por qė ne nuk do tė martojmė.
F. Pėrsosmėria e
tyretiparet.
1. Ata janė tė pavdekshėm. Ata nuk do tė vdesin kurrė dhe nuk do tė
pushojnė sė qeni. Ata nuk vjetėrohen. Por ata qė do tė gjenden tė denjė tė
kenė pjesė nė botėn tjetėr dhe nė ringjalljen e tė vdekurve, nuk martohen dhe
nuk martojnė; ata as nuk mund tė vdesin mė, sepse janė si engjėjt dhe janė bij
tė Perėndisė, duke qenė bij tė ringjalljes (Luka 20:35-36).
2. Ata janė tė pandryshueshėm. Ska asnjė pjesė nė ta qė mund tė
ndryshojė.
3. Ata janė jovendorė (nė lidhje me vendin e tyre). Ata nuk i
nėnshtrohen kufizimit ose hapėsirės, kurse ne po (Veprat 17:26). Megjithatė ata
nuk janė kudo tė pranishėm.
4. Ata janė tė fuqishėm. Ata nuk janė tė gjithėfuqishėm. Ata janė mė
tė fuqishėm sesa ne, por janė mė tė ulėt se Perėndia. Kurse juve, tė
munduarve, (do tu jepet) tė preheni bashkė me ne, kur Zoti Jezus Krisht tė
shfaqet nga qielli me engjėjt e pushtetit tė vet (2 Thesalonikasve 1:7).
Shihni edhe Veprat 5:19; 12:5-11,23; Psalmi 103:20 dhe 2 Pjetri 2:10-11.
5. Ata janė tė menēur. Ata zotėrojnė inteligjencė mbinjerėzore, por
akoma nuk janė tė gjithėdijshėm. Njė nga qėllimet e predikimit tė Palit ishte
qė nėpėrmjet kishės, nė kohėn e tashme tu manifestohej principatave dhe
pushtetėve, nė vendet qiellore, dituria e shumėllojshme e Perėndisė, sipas
qėllimit tė pėrjetshėm qė ai kreu nė Krishtin Jezus, Zotin tonė (Efesianėve
3:10-11). Shihni edhe 2 Samueli 14:17-20; Mateu 24:36; Marku 13:32 dhe 1 Pjetri
1:10-12.
6. Ata janė tė varur. Ata janė gjithmonė tė nėnshtruar ndaj Perėndisė.
Edhe Djalli ėshtė nė kėtė kategori. Ai nuk mund tė bėjė asgjė jashtė vullnetit
tė Perėndisė. [Jezus Krishti] shkoi nė qiell dhe ėshtė nė tė djathtėn e
Perėndisė ku i janė nėnshtruar engjėj, pushtete dhe fuqi (1 Pjetri 3:22).
Shihni gjithashtu Hebrenjve 1:4-8, 13-14.
G. Shkallėzimi i engjėjve.
1. Engjėlli i Zotit. Ky engjėll paraqitet si asnjė engjėll tjetėr nė
Shkrime, i cili zotėron njė pozitė qė asnjė engjėll tjetėr nuk mund ta ketė. Ai
ėshtė vetė Zoti Jezus Krisht qė iu shfaq Hagarit, Abrahamit dhe Gideonit.
2. Kerubinė. Ata janė qenie tė fuqishme, tė lidhur gjithmonė me fronin
e Perėndisė, dhe tė pranishėm nė Kopshtin e Edenit ku u vendosėn pėr tė mos i
lejuar Adamin dhe Evėn tė hynin pėrsėri nė kopsht. Sipas Shkrimit, duket sikur
janė mė shumė sesa qenie engjėllore, sepse janė tė lidhur me Perėndinė si njė
simbol i vetė Perėndisė. Shėmbėlltyrat e kerubinėve bėheshin prej ari dhe
mbikėqyrnin pajtuesin. Pajtuesi ėshtė njė tip i Krishtit, kėshtu qė kerubinėt paraqiten sikur mbikėqyrin punėn e
Krishtit nė dashuri dhe dritė.
3. Kerubini i vajosur. Pa dyshim ky ishte Satani nė gjendjen e tij
para rėnies. Ti ishe njė kerubin i vajosur, njė mbrojtės. Unė tė kisha vėnė nė
malin e shenjtė tė Perėndisė dhe ti ecje nė mes gurėsh zjarri (Ezekieli 28:14).
4. Serafinėt. Kėto qenie engjėllore pėrmenden vetėm tek Isaia. Ata i
kushtojnė vėmendje Zotit tė Ushtrive. Nė vitin e vdekjes sė mbretit Uziah, unė
pashė Zotin tė ulur mbi njė fron tė ngritur dhe tė lartė, dhe cepat e mantelit
tė tij mbushnin tempullin. Mbi tė ishin serafinėt; secili prej tyre kishte
gjashtė krahė: me dy mbulonte fytyrėn, me dy tė tjerė kėmbėt dhe me dy
fluturonte
Atėherė njė nga serafinėt fluturoi drejt meje, duke mbajtur nė
dorė njė urė zjarri, qė kishte marrė me mashė nga altari (Isaia 6:1-2, 6).
5. Kryeengjėlli. Por kryeengjėlli Mikael, kur nė kundėrshtim me
djallin debatonte pėr trupin e Moisiut, nuk guxoi tė shqiptojė njė gjykim fyes,
por tha: Zoti tė qortoftė! (Juda 9). Shihni edhe 1 Thesalonikasve 4:16.
6. Froni. Sepse nė tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė
qiejt dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė nuk duken: frone,
zotėrime, principata dhe pushtete; tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė tij
dhe nė lidhje me tė (Kolosianėve 1:16).
7. Zotėrimi. Perėndia e vuri Krishtin tė ulej nė tė djathtėn e tij nė
vendet qiellore, pėrmbi ēdo principatė, pushtet, fuqi, zotėrim dhe ēdo
emėr qė pėrmendet jo vetėm nė kėtė epokė, por edhe nė atė tė ardhme
(Efesianėve 1:20,21). Shihni gjithashtu Kolosianėve 1:16.
8. Pushtetet. Sepse unė jam i bindur se as vdekja, as jeta, as
engjėjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjėrat e tashme as gjėrat e
ardhshme, as lartėsitė, as thellėsitė, as ndonjė tjetėr krijesė, nuk do tė mund
tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė qė ėshtė nė Jezus Krishtin, Zotin tonė
(Romakėve 8:38-39). Shihni gjithashtu Kolosianėve 1:16; Efesianėve 6:12 dhe 1
Pjetri 3:22.
9. Principatat.. Nėpėrmjet kishės, nė kohėn e tashme u manifestohej principatave
dhe pushteteve, nė vendet qiellore, dituria e shumėllojshme e Perėndisė
(Efesianėve 3:10). Shihni edhe nė Kolosianėve 1:16 dhe Efesianėve 1:21.
10. Dinjitetet. Nė tė njėjtėn mėnyrė ndotin
edhe kėta ėndėrrues mishin, pėrbuzin pushtetin dhe blasfemojnė kundėr dinjiteteve
(Juda 8). Shihni gjithashtu 2 Pjetri 2:10.
H. Ndarja e tyre.
Engjėjt janė tė ndarė nė dy rrafshe ose sfera tė mėdha morale:
1. Engjėjt e shenjtėEngjėjt e Perėndisė. Ndėrsa Jakobi
vazhdonte rrugėn e tij, i dolėn pėrpara engjėj tė Perėndisė. Mbasi i pa Jakobi,
tha: Ky ėshtė fushimi i Perėndisė; dhe e quajti atė vend Mahanaim (Zanafilla
32:1-2). Shihni edhe te Mateu 25:31 dhe Danieli 4:13.
2. Engjėjt e
rėnėEngjėjt e Satanit. Edhe u bė luftė nė qiell: Mikaeli dhe engjėjt e
tij luftuan kundėr dragoit; edhe dragoi dhe engjėjt e tij luftuan, por nuk
fituan, e nuk u gjet mė pėr ta vend nė qiell. Kėshtu dragoi i madh, gjarpėri i
lashtė, qė ėshtė quajtur djall, edhe Satan, qė mashtron gjithė dheun, u hodh
mbi tokė; me tė u hodhėn edhe engjėjt e tij (Zbulesa 12:7-9). Shihni gjithashtu
2 Pjetri 2:4-6 dhe Juda 6-7.
Kėta qė quhen engjėjt e Satanit, nuk u krijuan nga ai, por u
bėnė tė tijtė me zgjedhjen e tyre. Tė gjithė engjėjt u krijuan nė shenjtėri.
Duke zotėruar njė vullnet tė lirė, ata mund tė zgjidhnin: ose ti shėrbenin
Perėndisė, ose Satanit. Perėndisė ia kanė frikėn shumė nė kuvendin e
shenjtorėve, dhe respektohet thellė nga tėrė ata qė e rrethojnė (Psalmi 89:7).
Shihni edhe Mateu 18:10; 13:9; Marku 8:38; Gjoni 8:34; 2 Pjetri 2:4; Juda 6 dhe
1 Gjoni 5:18.
III.
Pėrvijimi (skicimi) i Engjėjve
A. Engjėjt e mirė.
1. Adhurimi i tyre. Dhe akoma, kur ta shtjerė tė Parėlindurin nė
botė, thotė: Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Perėndisė (Hebrenjve 1:6). Shihni
edhe Isaia 6:3; Gjoni 12:41 dhe Zbulesa 5:11-12. Tek Kolosianėt 2:18 thuhet qė
tė mos adhurojmė kurrė engjėjt.
2. Shėrbesa e tyre.
a. Zbulesa engjėllore. Ata janė nė gjendje
tė ēojnė vullnetin e Perėndisė tek njeriu. Sepse, nė qoftė se fjala qė u fol
nga engjėjt ėshtė e patundur dhe ēdo shkelje e mosbindje mori njė shpagim tė
drejtė (Hebrenjve 2:2). Shihni gjithashtu Danieli 8:16-17; Luka 1:11-13 dhe
Veprat 1:9-11.
b. Ruajtja engjėllore. Engjėjt dėrgohen pėr
tė ndihmuar shenjtorėt e Perėndisė. Ai foli pėrsėri: Ja, unė po shoh katėr
burra tė palidhur, qė ecin nė mes tė zjarrit, pa pėsuar asnjė dėm; dhe pamja e
tė katėrtit i pėrngjan asaj tė njė biri tė Perėndisė (Danieli 3:25). Shihni
pėr kėtė edhe 2 Mbretėrve 6:15-18 dhe Hebrenjve 1:14.
c. Nxitja engjėllore. Ata dėrgohen pėr tu
dhėnė zemėr bijve tė Perėndisė. Sepse kėtė natė mu shfaq njė engjėll i
Perėndisė, tė cilit unė i pėrkas dhe tė cilit unė i shėrbej, duke thėnė: Pal,
mos druaj, ti duhet tė dalėsh para Cezarit dhe ja, Perėndia ty ti ka dhėnė tė
gjithė ata qė lundrojnė me ty. Prandaj, o burra, kini zemėr tė gėzuar, sepse
unė besoj nė Perėndinė se do tė ndodhė pikėrisht ashtu siē mu tha (Veprat
27:23-25).
d. Ēlirimi engjėllor. Ata dėrgohen pėr tė
ēliruar fėmijėt e Perėndisė. Por njė engjėll i Zotit, natėn, i hapi dyert e
burgut dhe, si i nxori jashtė, tha: Shkoni, paraqituni nė tempull dhe i
shpallni popullit tė gjitha fjalėt e kėsaj jete (Veprat 5:19-20).
e. Mbėshtetja engjėllore. Atėherė djalli e
la; dhe ja, u afruan engjėjt dhe i shėrbenin (Mateu 4:11). Shihni gjithashtu
Luka 22:43.
f. Udhėheqja engjėllore. Dhe njė engjėll i
Zotit i foli Filipit, duke i thėnė: Ēohu dhe shko drejt jugut, nė rrugėn qė
nga Jeruzalemi zbret nė Gaza; ajo ėshtė e shkretė (Veprat 8: 26). Shihni edhe
Zanafilla 24:7; Eksodi 23:20-23; Numrat 20:16 dhe Veprat 10:3-8.
g. Administrimi engjėllor. Engjėjt
plotėsojnė vullnetin e Perėndisė. Bekoni Zotin, ju, tėrė ushtritė e tij, ju,
tėrė ministrat e tij, qė zbatoni vullnetin e tij. Bekoni Zotin, ju, tė gjitha
veprat e tij, nė tė tėra vendet e sundimit tė tij. Shpirti im, beko Zotin
(Psalmi 103:21-22).
(1) Nė
gjykim. U shpėrndafshin si byku nga era dhe engjėlli i Zotit i dėboftė
(Psalmi 35:5). Shihni gjithashtu 1 Kronikave 21:15 dhe 2 Mbretėrve 19:35.
(2) Nė
ruajtjen e tė shpėtuarve. Nė atė kohė do tė dalė Mikaeli, princi i madh,
mbrojtėsi i bijve tė popullit tėnd (Danieli 12:1a). Shihni edhe Hebrenjve
1:14.
(3) Nė
ruajtjen e tė vdekurve. Por ndodhi qė lypėsi vdiq dhe engjėjt e ēuan nė
gji tė Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosėn (Luka 16:22).
(4) Nė
shqiptimin e ligjit. Atėherė, pse u dha ligji? Ai u shtua pėr shkak tė
shkeljeve, deri sa tė vinte pasardhja sė cilės i qe bėrė premtimi; dhe ky ligj
u shpall nėpėrmjet engjėjve, me anė tė njė ndėrmjetėsi (Galatasve 3:19).
Shihni gjithashtu Hebrenjve 2:2.
(5) Nė
shoqėrimin e Krishtit. Kurse juve, tė munduarve, (do tu jepet) tė preheni
bashkė me ne, kur Zoti Jezus Krisht tė shfaqet nga qielli me engjėjt e pushtetit
tė vet (2 Thesalonikasve 1:7).
(6) Nė
rimbledhjen e Izraelit. Dhe kur tė vijė Biri i njeriut nė lavdinė e tij,
bashkė me tė gjithė engjėjt e shenjtė, atėherė do tė ulet mbi fronin e lavdisė
sė vet (Mateu 25:31).
(7) Nė
korrjen e fundit tė kohėrave. I lini tė rriten bashkė deri nė tė korra. Nė
kohėn e korrjes unė do tu them korrėsve: Mblidhni mė parė egjrėn, lidheni nė
duaj pėr ta djegur; por grurin futeni nė hambarin tim (Mateu 13:30).
B. Engjėjt e kėqinj.
Kėta janė ndjekėsit engjėllorė tė Djallit, prandaj pėr ta ėshtė
pėrgatitur ferri.
1. Emėrtimi i tyre.
Ata janė frymėra tė kėqija, joshės, tė ndyrė dhe demonė. Dhe kur arriti nė
bregun tjetėr, nė krahinėn e Gergesenasve, i dolėn para dy tė demonizuar, qė
kishin dalė nga varret, dhe ishin aq tė tėrbuar sa qė askush nuk mund tė
kalonte nė atė udhė (Mateu 8:28). Shihni pėr kėtė edhe Mateu 9:33; 10:1;
12:43; Marku 1:26; 5:2-5; 9:17-20; Luka 6:18 dhe 9:39.
2. Ndarja e tyre.
a. Tė rėnė e tė lirė.
b. Tė rėnė e tė lidhur. Sepse, nė qoftė se
Perėndia nuk i kurseu ėngjėjt qė mėkatuan, por i hodhi nė tartar tė lidhur me
pranga terri qė tė ruhen pėr gjyq
(2 Pjetri 2:4). Shihni edhe Efesianėve
6:12 dhe Juda 6.
3. Engjėjt e lirė.
a. Veprimtaritė e
tyre.
(1) Ata mund tė
hyjnė nė trupat e njerėzve. Ata qė e kishin parė ngjarjen, u treguan atyre
si ishte shėruar i demonizuari (Luka 8:36).
(2) Ata
largohen vullnetarisht nga trupat e njerėzve. Tani kur fryma e ndyrė ka
dalė nga njė njeri, endet nėpėr vende tė thata, duke kėrkuar qetėsi, por nuk e
gjen (Mateu 12:43).
b. Energjitė e
tyre.
(1) Ata e
pėrplasėn njė njeri dhe nuk e lėnduan. Por Jezusi e qortoi duke thėnė:
Hesht dhe dil prej tij! Dhe demoni, pasi e pėrplasi pėrpara tyre, doli prej
tij pa i bėrė asgjė tė keqe (Luka 4:35).
(2) Ata e
pėrplasėn njė njeri dhe e copėtuan. Dhe, ndėrsa fėmija po afrohej, demoni
e pėrpėliti atė dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymėn e ndyrė, e shėroi
djalin dhe ia dorėzoi atit tė vet (Luka 9:42).
(3) Ata e ēuan
njė njeri nė shkretėtirė. Sepse Jezusi po i jepte urdhėr frymės sė ndyrė
tė dilte nga ai njeri, sepse shumė herė e kishte pushtuar dhe ndonėse e kishin
lidhur me zinxhirė e me pranga dhe e ruanin, ai i kėpuste prangat dhe shtyhej
prej demonit nėpėr shkretėtirat (Luka 8:29).
c. Karakteristikat.
(1) Disa janė
tė shurdhėt. Atėherė Jezusi, duke parė se po vinte turma me vrap, e qortoi
frymėn e ndyrė duke thėnė: O frymė memece dhe e shurdhėt, unė po tė urdhėroj,
dil prej tij dhe mos hyr mė kurrė tek ai! (Marku 9:25).
(2) Disa janė
tė pagojė. Dhe dikush nga turma, duke u pėrgjigjur, tha: Mėsues, tė prura
djalin tim qė ka njė frymė memece (Marku 9:17).
(3) Disa janė
gėnjeshtarė. Zoti i tha: Nė ēfarė mėnyre?. Ai u pėrgjigj: Do tė dal dhe
do tė jem fryma e gėnjeshtrės nė gojėn e tėrė profetėve tė tij. Zoti i tha:
Do tia dalėsh me siguri ta mashtrosh; dil dhe vepro ashtu (1 Mbretėrve
22:22). Shihni gjithashtu 1 Timoteu 4:1.
(4) Janė tė
ndyrė. Atėherė Jezusi, duke parė se po vinte turma me vrap, e qortoi
frymėn e ndyrė (Marku 9:25a).
d. Fuqia e tyre
ėshtė e mahnitshme.
(1) Ata
kontrollojnė trupat e njerėzve dhe tė bishave (Marku 5:8:13).
(2) Ata
shkaktojnė ligėsi fizike. A nuk duhej, pra, tė zgjidhej nga kėto pranga,
ditėn e shtunė, kjo qė ėshtė bijė e Abrahamit dhe qė Satani e mbajti lidhur
prej tetėmbėdhjetė vjetėsh? (Luka 13:16).
(3) Ata
shkaktojnė mangėsi mendore. Vazhdimisht, natėn dhe ditėn, nėpėr varre e
mbi male, shkonte duke bėrtitur dhe duke e rrahur veten me gurė (Marku 5:5).
(4) Ata
nxjerrin papastėrti morale. Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjėherė i
doli pėrpara nga varrezat njė njeri i pushtuar nga njė frymė e ndyrė (Marku
5:2). Shihni gjithashtu edhe Mateu 10:1.
e. Ekzistenca e
tyre. Fjala djall pėrkthehet shumė mė mirė demon. Ka vetėm njė
Djall, por shumė demonė dhe Djalli ėshtė princi i tyre. Nė ditėt e sotme
ekziston edhe ajo qė quhet pushtimi me demonė. Misionarėt nė vende tė huaja
dėshmojnė pėr kėtė fakt. Njerėzit e pushtuar nga demonėt kanė fuqi mbinjerėzore
dhe janė krejtėsisht tė kontrolluar nga demonėt.
Theksojmė se demonėt kanė folur gjithmonė nėpėrmjet
gojės sė atyre qė i mbanin. Demonėt nė kėta njerėz e njohėn Zotin Jezus dhe Ai
bėri dallim mes demonit dhe njeriut. Atyre nuk u pėlqeu tė shtrupėzoheshin, por
u pėlqeu qė tė hidhen nė njė tufė derrash (Marku 5:1-20).
f. Dėshmia e tyre.
Demonizmi nuk ishte i kufizuar vetėm pėr kohėt e Krishtit. Faktet e provojnė
kėtė ekzistencė edhe pėrpara ardhjes sė Tij tė parė:
(1) Katėr
Ungjijtė e paraqitėn demonizmin si diēka qė ishte e njohur.
(2) Njerėzit nuk tregonin habi
pėr pushtimin e demonėve.
(3) Judenjtė shpallnin qė dėbonin demonė me fuqinė e tyre (Mateu
12:27).
(4) Pas kohės sė Krishtit, Etėrit Apostullorė tė hershėm patėn
pėrballime me demonizmin (Mateu 10:1; Marku 16:17; Veprat 8:7).
(5) Demonizmi
shihet edhe sot nė analet e misionarėve modernė (Efesianėve 2:2; 6).
4. Engjėjt e burgosur.
a. Mėkatet e tyre.
Sepse, nė qoftė se Perėndia nuk i kurseu ėngjėjt qė mėkatuan, por i hodhi nė
tartar tė lidhur me pranga terri qė tė ruhen pėr gjyq
(2 Pjetri 2:4).
Shkrimi i mėsipėrm tregon shumė qartė se kėta engjėj nuk ishin me Satanin kur
ai rebeloi. Dėbimi i Satanit ndodhi para kohės sė Adamit. Engjėjve kėtu u
drejtohet sikur kanė mėkatuar qė nga koha e Adamit.
Me siguri kėta duhet tė jenė bijtė e Perėndisė qė u
martuan me bijat e njerėzve. Kur njerėzit filluan tė shumohen mbi faqen e
dheut dhe u lindėn atyre vajza, djemtė e Perėndisė panė qė vajzat e njerėzve
ishin tė bukura dhe morėn pėr gra tė gjitha ato qė i zgjodhėn vetė
Kishte
gjigantė mbi tokė nė ato kohė, madje edhe mė vonė, kur bijtė e Perėndisė iu
afruan bijave tė njerėzve dhe kėto u lindėn atyre fėmijė. Ata janė heronjtė qė
jetuan nė kohėt e lashtėsisė, janė njerėzit e famshėm tė kėtyre kohėve
(Zanafilla 6:1-2, 4).
Ka nga ata qė thonė qė bijtė e Perėndisė ishin bijtė e
Setit dhe qė bijat e njerėzve ishin bijat e Kainit. Kjo kundėrshtohet thjeshtė
duke pyetur: Si mund tė lindte Seti bij tė Perėndisė?
Disa tė tjerė besojnė qė bijtė e Perėndisė ishin
njerėz tė rilindur (tė shpėtuar), tė cilėt u martuan me gra tė pashpėtuara, tė
quajtura bijat e njerėzve. Edhe sot shohim qė ndodh e njėjta gjė, por nuk
lindin gjigantė pėr shkak tė kėtij bashkimi tė pabarabartė.
Pėr tė qenė tė sigurt pėr interpretimin e saktė, le tė
gjejmė se kush mund tė ishin bijtė e Perėndisė. Janė disa persona tė quajtur
bijtė e Perėndisė nė Shkrime:
1. Jezus
KrishtiBiri i Perėndisėme anė tė marrėdhėnies.
2. Adaminjė bir
i Perėndisėme anė tė krijimit (Luka 3:38).
3. Engjėjtbijtė
e Perėndisėme anė tė krijimit (Jobi 1-2).
4. Njerėzit e
rilindur (tė shpėtuar) bijtė e Perėndisėme anė tė rilindjes (ripėrtėritjes)
dhe birėsimit.
Mbani mend tani, ne jemi vetėm fėmijė tė Perėndisė me
anė tė ripėrtėritjes (rilindjes); ne do tė shpallemi pėr tė qenė bij nė
birėsimin tonėpėr tė dėshmuar shpengimin e trupit tonė.
Me anė tė pėrjashtimit tė thjeshtė, zbulojmė se kush
ishin bijtė e Perėndisė: Krishti pėrjashtohet, edhe Adami gjithashtu,
pėrderisa ai kishte kohė qė kishte vdekur. Ata nuk mund tė ishin njerėz tė
rilindur, sepse birėsimi nuk kishte ndodhur akoma. Kjo lė vend vetėm pėr
engjėjt.
Natyrshėm del pyetja: A nuk e mėsojnė Shkrimet qė
engjėjt nuk mund tė martohen? Shkrimet nuk e thonė kėtė, ato mėsojnė qė
engjėjt nuk martohen nė qiell. Njeriu martohet nė tokė, por nuk do tė martohet
nė qiell. Atėherė, si u martuan ata me bijat e njerėzve? Ne nuk e dimė, por
vargjet pasuese e vėrtetojnė pa asnjė dyshim qė ata u martuan. Kėtė besim tonin
e provon jo vetėm Juda 6, qė kemi pėrmendur mė sipėr, por edhe vargu shtatė qė
po japim kėtu poshtė: Ai i ruajti me pranga tė pėrjetshme nė errėsirė pėr gjyqin
e ditės sė madhe edhe engjėjt qė nuk e ruajtėn gjendjen e tyre tė parė, po e
lanė banimin e tyre, posi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet pėrreth, qė u dhanė
pas kurvėrimit dhe u dhanė pas ēoroditjesh seksuale, janė vėnė pėrpara si
shembull, duke pėsuar ndėshkimin e njė zjarri tė pėrjetshėm (Juda 6-7).
Kėshtu, besoj, qė vėrtetohet plotėsisht se engjėjt mėkatuan nė ngjashmėri me
Sodomėn dhe Gomorėn.
Ky bashkim solli njė racė gjigantėshgjigantė nga trupi
dhe gjigantė nė mėkat. Ata u shkatėrruan nga pėrmbytja. Pushtimi nga demonėt
ishte pjellor pėrpara pėrmbytjes dhe Zoti Jezus na tregoi: Por, ashtu si qe nė
ditėt e Noeut, kėshtu do tė jetė edhe nė ardhjen e Birit tė njeriut (Mateu
24:37). Ky pushtim do tė jetė nė veprimtari tė plotė gjatė Mundimit tė Madh
(Zbulesa 12), pėrpara zbulesės sė Krishtit nė ardhjen e Tij tė dytė.
b. Pozita e tyre.
Ata janė hedhur nė Tartar, burgu mė i brendshėm i Hadesit, tė lidhur me
zinxhirė nė errėsirė, duke pritur ditėn e tyre tė gjykimit (2 Pjetri 2:4).
A. Emrat dhe titujt
pėrshkrues tė Satanit.
1. Satani. Ky emėr do tė thotė kundėrshtar, urryes dhe akuzues.
Por Satanai u ngrit kundėr Izraelit dhe e nxiti Davidin tė bėnte regjistrimin
e popullit tė Izraelit (1 Kronikave 21:1).
2. Djalli. Ky emėr do tė thotė shpifės, fajėsues, mashtrues.
Ai e kapi dragoin, gjarpėrin e lashtė, qė ėshtė djalli dhe Satani, dhe e lidhi
pėr njė mijė vjet (Zbulesa 20:2).
3. Beelzebubi. Ky ėshtė princi i demonėve. Nė fillim kishte kuptimin Zot
i Mizave; hebrenjtė e ndryshuan mė vonė nė Zot i njė grumbulli plehu.
Kurse skribėt, qė kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: Ai e ka
Beelzebubin dhe i dėbon demonėt me princin e demonėve (Marku 3:22).
4. Beliali. Emri ka kuptimin ska vlerė pėr asgjė. Dhe ēharmoni ka Krishti me Belialin? (2 Korintasve 6:15)
5. I Paudhi. Ai ėshtė i paudhi qė nuk ka fare ndrojtje ndaj Krishtit.
Etėr, ju kam shkruar sepse e keni njohur atė qė ėshtė nga fillimi. Tė rinj, ju
kam shkruar sepse jeni tė fortė dhe fjala e Perėndisė qėndron nė ju dhe sepse e
mundėt tė ligun (1 Gjoni 2:14). Shihni edhe 1 Gjoni 2:13 dhe Mateu 6:13.
6. Princi i kėsaj bote. Politika, biznesi dhe shoqėria e kėsaj bote
janė nėn zotėrimin e tij. Zoti Jezus nuk e mohoi kėtė kur u tundua nga Djalli
nė shkretėtirė (Mateu 4; Luka 4). Tani ėshtė gjykimi i kėsaj bote; tani do tė
hidhet jashtė princi i kėsaj bote (Gjoni 12:31). Shihni gjithashtu Gjoni 14:30
dhe 16:11.
7. Perėndia
i kėtij shekulli (kėsaj epoke). Dhe, nė qoftė se
ungjilli ynė ėshtė ende i mbuluar me vel, ai ėshtė i mbuluar pėr ata qė humbin,
tė cilėve perėndia i kėtij shekulli ua verboi mendjet atyre qė nuk
besojnė, qė drita e ungjillit tė lavdisė sė Krishtit, qė ėshtė shėmbėllimi i
Perėndisė, tė mos ndriēojė tek ata (2 Korintasve 4:4).
8. Princi i pushtetit tė erės. Ai ju dha
jetė edhe juve, qė ishit tė vdekur nė faje dhe nė mėkate, nė tė cilat
keni ecur dikur, sipas ecjes sė kėsaj bote, sipas prijėsit tė pushtetit tė erės,
sipas frymės qė vepron tani nė bijtė e mosbindjes (Efesianėve 2:1-2).
9. Gjarpėri i lashtė. Kėshtu dragoi i madh, gjarpėri i lashtė, qė
ėshtė quajtur djall, edhe Satan, qė mashtron gjithė dheun, u hodh mbi tokė; me
tė u hodhėn edhe engjėjt e tij (Zbulesa 12:9). Shihni gjithashtu Zbulesa 12:3
dhe 20:2.
10. Dragoi. Ai e kapi dragoin, gjarpėrin e
lashtė, qė ėshtė djalli dhe Satani, dhe e lidhi pėr njė mijė vjet (Zbulesa
20:2).
11. I ligu. Ne dimė se kushdo qė ka lindur
nga Perėndia nuk mėkaton; ai qė ka lindur nga Perėndia e ruan veten e tij, dhe
i ligu nuk e prek atė (1 Gjoni 5:18).
12. Engjėll i dritės. Dhe nuk ėshtė pėr tu
ēuditur, sepse Satanai vet shndėrrohet nė engjėll drite (2 Korintasve 11:14).
13. Ati i gėnjeshtrave. Ju jeni nga djalli,
qė ėshtė ati juaj, dhe doni tė bėni dėshirat e atit tuaj; ai ishte vrasės qė
nga fillimi dhe nuk qėndroi nė tė vėrtetėn, sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė. Kur
thotė tė rrema, flet nga vetvetja, sepse ėshtė gėnjeshtar dhe ati i rrenės
(Gjoni 8:44).
14. Vrasės. Ai ishte vrasės qė nga fillimi
dhe nuk qėndroi nė tė vėrtetėn (Gjoni 8:44b). Shihni edhe 1 Gjoni 3:12-15.
15. Luani vrumbullues. Jini tė pėrmbajtur,
rrini zgjuar; sepse kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si njė luan
vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė (1 Pjetri 5:8).
16. Sunduesi i errėsirės. Sepse beteja jonė
nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr principatave, kundėr pushteteve,
kundėr sunduesve tė botės sė errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave tė
mbrapshta nė vendet qiellore (Efesianėve 6:12).
B. Personaliteti i
Satanit.
Nė pėrgjithesi mohohet qė Satani ėshtė person. Tė mohosh njė
gjė tė tillė, ėshtė sikur tė mohosh Fjalėn e Perėndisė. Shkrimet mėsojnė se ai
ėshtė njė person po aq sa Zoti Jezus Krisht.
C. Origjina e tij.
Satani ishte njė qenie e krijuar (Ezekieli 28:15). Pozita e tij
ishte mė e madhja nė gjithė ushtrinė engjėllore: Ti ishe njė kerubin i
vajosur, njė mbrojtės. Unė tė kisha vėnė nė malin e shenjtė tė Perėndisė dhe ti
ecje nė mes gurėsh zjarri (Ezekieli 28:14). Ai ishte njė nga kerubinėt qė
mbikėqyrte pajtuesin e tempullit nė qiell.
Emri i tij, Lucifer, do tė thotė Bir i Mėngjesit. Ai u krijua
nė bukuri tė pėrsosur (Ezekieli 28:12, 17). Disa besojnė qė ai ishte drejtuesi
i korit tė qiellit, pėrderisa ai u krijua me dajret dhe flautet (Ezekieli
28:13). Disa mund tė pyesin: A nuk flet kapitulli i njėzet e tetė i Ezekielit
pėr mbretin e Tiros? Nė fillim, po, por mė vonė shkrimtari, i frymėzuar, e
tejkalon mbretin e Tiros dhe flet pėr njė person, tė cilin askush tjetėr nuk
mund ta pėrmbushte. Ishe nė Eden, nė kopshtin e Perėndisė; ishte mbuluar me
lloj lloj gurėsh tė ēmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre,
safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve tė tua dhe i flauteve tė
tua u pėrgatit pėr ty ditėn qė ti u krijove (Ezekieli 28:13). Kush mund tė
ishte ky, veē Satanit? Ai ishte i pėrsosur nė rrugėt e tij (Ezekieli 28:15)
derisa ra nė mėkat.
D. Karriera e Satanit.
Cili ishte mėkati qė shkaktoi qenien e Satanit? Ēishte ajo qė
e ndryshoi Luciferin nė Djall? Krenaria ishte mėkati fillestar i gjithėsisė.
Do tė ngjitem mbi pjesėt mė tė larta tė reve, do tė jem i ngjashėm me Shumė tė
Lartin (Isaia 14:14). Mėkati i krenarisė u shkaktua nga zgjedhja e vullnetit
tė tij mbi vullnetin e Perėndisė. Unė do tė u bė mėkati fillestar i
gjithėsisė.
Ai u shfaq nė kopshtin e Edenit dhe e zhyti racėn njerėzore nė
mėkat dhe vdekje. Ai erdhi tek Jobi dhe solli mjerim nė jetėn e tij. Ai tundoi
Davidin qė tė numėronte popullin. Ai tundoi Krishtin (Mateu 4) dhe Pjetrin
(Luka 22:32). Ai e pengoi Palin nė punėn e tij tė madhe (1 Thesalonikasve
2:18). Ai e rrėmben Fjalėn nga zemrat e njerėzve (Marku 4:15).
E. Vendndodhja e tij.
Ai ka mundėsi hyrjeje para fronit tė Perėndisė, sepse ai e
akuzon Jobin dhe ėshtė ai qė i padit vėllezėrit ēdo ditė. U hodh poshtė
paditėsi i vėllezėrve tanė, ai qė i padiste pėrpara Perėndisė tonė ditė e natė
(Zbulesa 12:10c). Ėshtė gabim tė mendosh pėr Djallin sikur jeton nė njė pallat
nė ferr, sepse vendndodhja e tij ėshtė nėpėr qiej.
F. Karakteri i Satanit.
1. Ka dinjitet tė madh. Titujt e tij e tregojnė kėtė gjė. Tani ėshtė
gjykimi i kėsaj bote; tani do tė hidhet jashtė princi i kėsaj bote (Gjoni
12:31). Shihni gjithashtu Juda 8-9 dhe 2 Korintasve 4:4.
2. Ka fuqi tė madhe. Perėndia (Jezusi) e dėrgoi Palin tek johebrenjtė
qė tu ēelėsh sytė atyre dhe ti kthesh nga errėsira nė dritė dhe nga pushteti
i Satanit te Perėndia, qė tė marrin me anė tė besimit nė mua faljen e mėkateve
dhe njė trashėgim midis tė shenjtėruarve (Veprat 26:18). Shihni edhe Jobi
1:10-12; Luka 11:14, 18 dhe Efesianėve 6:11-12. E gjithė bota pa Krishtin ėshtė
nėn sundimin e tij.
3. Ka mashtrim dhe dinakėri tė madhe. Dhe nuk ėshtė pėr tu ēuditur,
sepse Satanai vet shndėrrohet nė engjėll drite (2 Korintasve 11:14). Shihni
pėr kėtė edhe Mateu 24:24 dhe 2 Korintasve 2:11.
4. Ka keqdashje tė madhe. Kush kryen mėkat ėshtė nga djalli, sepse
djalli mėkaton nga fillimi; prandaj ėshtė shfaqur Biri i Perėndisė: pėr tė
shkatėrruar veprat e djallit (1 Gjoni 3:8). Shihni gjithashtu 2 Korintasve
4:4.
5. Ka frikė tė madhe. Nėnshtrojuni, pra, Perėndisė, kundėrshtoni
djallin dhe ai do tė largohet nga ju (Jakobi 4:7).
G. Puna e tij.
1. Satani ėshtė krijuesi i mėkatit dhe i tundon njerėzit
pėr tė mėkatuar. Atėherė Fryma e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė djalli ta
tundonte (Mateu 4:1).
2. Ai sjell ligėsi dhe ka fuqi vdekjeje. Sepse, duke qenė se bijtė
kanė marrė pjesė prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bė pjestar nė po ato
gjėra, qė tė shkatėrronte, me anė tė vdekjes, atė qė ka pushtetin e vdekjes,
domethėnė djallin (Hebrenjve 2:14). Shihni gjithashtu Luka 13:16 dhe Veprat
10:38.
3. Ai ngre
kurthe pėr njerėzit. me shpresė se Perėndia ua
jep atyre tė pendohen, qė arrijnė tė njohin tė vėrtetėn,
duke shpėtuar
nga laku i djallit, qė i ka zėnė robėr tė vullnetit tė tij (2 Timoteu 2:26).
4. Satani e rrėmben Fjalėn nga zemrat. Kur dikush dėgjon fjalėn e
mbretėrisė dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atė qė ishte mbjellė nė
zemrėn e tij. Ky ėshtė ai njeri qė ka marrė fara pėrgjatė rrugės (Mateu
13:19).
5. Ai vė qėllime tė kėqija nė zemėr. Mos i jepni vend djallit
(Efesianėve 4:27).
6. Ai verbon mendje. Perėndia i kėtij shekulli ua verboi mendjet
atyre qė nuk besojnė, qė drita e ungjillit tė lavdisė sė Krishtit, qė ėshtė
shėmbėllimi i Perėndisė, tė mos ndriēojė tek ata (2 Korintasve 4:4).
7. Satani i shqetėson njerėzit. Dhe, qė tė mos mė rritet mendja pėr shkak
tė jashtėzakonshmėrisė sė zbulesave, mu dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i
Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh (2 Korintasve
12:7).
8. Ai i akuzon njerėzit pėrpara Perėndisė. U hodh poshtė paditėsi i
vėllezėrve tanė, ai qė i padiste pėrpara Perėndisė tonė ditė e natė (Zbulesa
12:10).
9. Satani hyn nė njerėz. Dhe, kur mbaroi darka, mbasi
djalli i kishte shtėnė nė zemėr Judė Iskariotit, birit tė Simonit, ta
tradhtonte (Gjoni 13:2).
10. Ai mbjell egjėr mes njerėzve tė Perėndisė.
Ara ėshtė bota, fara e mirė janė bijtė e mbretėrisė dhe egjra janė bijtė e tė
ligut dhe armiku qė e ka mbjellė ėshtė djalli, ndėrsa korrja ėshtė fundi i
botės dhe korrėsit janė engjėjt (Mateu 13:38-39).
11. Ai u jep fuqi tė paudhėve. Por atij qė
ju do ti falni diēka, e fal edhe unė, sepse edhe unė, nėse kam falur gjė,
kujtdo qė tia kem falur, e bėra pėr ju pėrpara Krishtit, qė tė mos na mposhtė
Satanai, sepse ne i dimė qėllimet e tij (2 Korintasve 2:10-11).
12. Satani i kundėrshton shėrbėtorėt e Perėndisė.
Pastaj mė bėri tė shoh kryepriftin Jozue, qė qėndronte drejt pėrpara engjėllit
tė Zotit, dhe Satanai qė rrinte nė tė djathtėn e tij pėr ta akuzuar (Zakaria
3:1). Shihni gjithashtu Danieli 10:13.
13. Ai i pengon shėrbėtorėt e Perėndisė.
Prandaj deshėm, tė paktėn unė Pali, tė vijmė te ju jo njė, por dy herė, por
Satani na pengoi (1 Thesalonikasve 2:18).
14. Satani i shoshit (sit) shėrbėtorėt e
Perėndisė. Edhe Zoti tha: Simon, Simon, ja, Satani ka kėrkuar tju shoshė
ashtu siē shoshet gruri (Luka 22:31).
15. Ai e mban botėn. Ne dimė se jemi nga
Perėndia dhe se gjithė bota dergjet nė ligėsi (1 Gjoni 5:19).
H. Kufizimi i Satanit.
1. Ai nuk ėshtė kudo i
pranishėm. Satani ėshtė njė qenie e krijuar dhe si i tillė nuk mund tė jetė
nė dy vende nė tė njėjtėn kohė. Ai nuk ėshtė gjithkund, ndėrsa ndjekėsit e tij
(demonėt) po. Ai mund tė lėvizė shumė shpejt nė ndihmė tė agjentėve tė tij
(Luka 10:18).
2. Satani nuk
ėshtė i gjithėdijshėm. Ai ėshtė i zgjuar, madje tepėr i zgjuar pėr ne, por
nuk ėshtė i gjithėdijshėm. Djalli do tė dinte mė pak, nėse ne do ti tregonim
mė pak. Spiritizmi nuk ėshtė krejt mashtrim. Ėshtė demonizėm i kontrolluar nga
Djalli. Askush nuk mund tė komunikojė me tė vdekurit, por Djalli dhe engjėjt e
tij dinė pėr tė vdekurit dhe e pėrcjellin kėtė njohuri tek veglat e tyre.
3. Ai nuk ėshtė i
plotfuqishėm. Ai nuk zotėron gjithė fuqinė, megjithėse ka mė shumė fuqi
sesa ne. Satani i ėshtė nėnshtruar Fjalės sė Perėndisė. Njė shembull i mirė pėr
kėtė gjendet tek Jobi 1 dhe 2.
I. Qėndrimi ynė ndaj
Satanit.
1. Tė drejtat shpenguese duhet tė shpallen nga besimtari. Dhe ata e
fituan atė me anė tė gjakut tė Qengjit, dhe me anė tė fjalės sė dėshmisė sė
tyre; dhe nuk e deshėn jetėn e tyre deri nė vdekje (Zbulesa 12:11). Shihni
gjithashtu Efesianėve 6:16; Hebrenjve 2:14; Kolosianėve 2:15 dhe 1 Gjoni 3:8.
2. Besimtari duhet
tė pajiset plotėsisht. Pėr ēfarė mbetet, vėllezėrit e mi, forcohuni nė
Zotin dhe nė forcėn e fuqisė sė tij. Vishni gjithė armatimin e Perėndisė qė tė
mund tė qėndroni kundėr kurtheve tė djallit (Efesianėve 6:10-11). Shihni edhe
Efesianėve 6:12-18.
3. Duhet mbajtur vetėkontroll i rreptė. Mos i jepni vend djallit
(Efesianėve 4:27).
4. Vigjilenca duhet ushtruar nga besimtari. Jini tė pėrmbajtur, rrini
zgjuar; sepse kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si njė luan
vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė (1 Pjetri 5:8). Shihni edhe 2
Korintasve 2:11.
5. Besimtari duhet tė jetė i qėndrueshėm. Nėnshtrojuni, pra,
Perėndisė, kundėrshtoni djallin dhe ai do tė largohet nga ju (Jakobi 4:7).
Shihni pėr kėtė edhe 1 Gjoni 2:14.