ANTROPOLOGJIA
(Doktrina e Njeriut)
Pasqyra pėr kapitullin IV
ANTROPOLOGJIA
I. Njeriu nė gjendjen e tij
tė ndershmėrisė.
II. Njeriu nė gjendjen e tij
tė mėkatit.
III. Njeriu nė gjendjen e
tij tė hirit.
Kapitulli IV
ANTROPOLOGJIA
Fjala antropologji
vjen nga fjala greke anthropos qė do tė thotė njeri. Antropologjia
ėshtė doktrina e njeriut. Ka mjaft pėrkufizime pėr njeriun, disa komike dhe
disa tragjike. Nė kėtė studim tė antropologjisė ne do tė shkojmė tek burimi i
vėrtetė, Shkrimi i Shenjtė. Njeriu ka dėshiruar gjithmonė tė dijė se kush
ėshtė, nga ka ardhur dhe ku ėshtė duke shkuar. Fjala e Shenjtė e Perėndisė e
jep tė vetmen dėshmi tė plotė.
I. Njeriu nė Gjendjen e tij tė Ndershmėrisė (Pafajėsisė)
Me kėtė ne nėnkuptojmė njeriun nė gjendjen e tij fillestare tė
pastėrtisėdrejtėsia e tij.
1. Negative.
a. Jo nga
abiogjeneza. Kjo teori beson se nuk ka patur asnjė krijues tė njeriut, por
qė njeriu erdhi thjesht nė jetė, pa ndonjė shkak dhe filloi tė jetojė, duke
pėrmbushur edhe rimėn e ninullės, qė thotė:
Nga erdhe vogėlush i dashur?
Nga hiēi deri kėtu kam ardhur!
Ky argument nuk ka nevojė pėr pėrgjigje, por, me qėllim
qė tė pėrballemi me kritikėn, ne vetėm po theksojmė se, nėse diēka e tillė si
abiogjeneza ishte e mundur, nuk do tė kishte asnjė fuqi qė ta ndalonte qė tė
ndodhte pėrsėri. Nuk ka asnjė dėshmi tė njė ndodhie tė dytė dhe, sigurisht, qė
nuk ndodhi kurrė as nė rastin e parė.
b. Jo nga
evolucioni apo zhvillimet natyrore. Njė pėrkufizim i shkurtėr i evolucionit
ėshtė: Ai proces me anė tė cilit, nėpėrmjet njė lloj grumbullimi tė materies
gjatė shumė epokave dhe prej shumė specieve, nga rastėsia apo nga ligji,
shfaqet njeriu. Ky koncept ka mbizotėruar pėr shumė vite, por mbėshtetėsit e
tij janė nė rėnie. Shkenca moderne, siē ėshtė edhe antropologjia, po i
kundėrshton tė gjitha thėniet e kėtij koncepti. Bibla shpall qė njeriu ėshtė
njė krijesė e veēuar e Perėndisė dhe qė kafshėt u krijuan nė njė kohė tjetėr,
krejtėsisht veēmas nga njeriu. Evolucioni na mėson qė njeriu dhe kafshėt kanė
njė origjinė tė njėjtė, e cila ndahet si nė degė, nė shumė specie tė ndryshme. Pėr
ta kundėrshtuar kėtė, ne pėrdorim Shkrimin dhe arsyetimin njerėzor si mė
poshtė:
(1) Kundėrshton Shkrimin. Shkrimet thonė:
Sipas llojit tė tyre (Zanafilla 1:24). Kjo i mbėrthen speciet nė vetvete,
duke i ndaluar tė zhvillohen nė njė specie krejt ndryshe.
(2) Nuk ka asnjė dėshmi tė ndonjė kafshe qė
ėshtė bėrė njeri. Me siguri, nė gjashtė mijė vite, nė qoftė se evolucioni
do tė ishte i vėrtetė, do tė kishte patur shembuj tė tij edhe sot.
(3) Nuk ka asnjė dėshmi qė hallka qė mungon,
ėshtė gjetur. Shumė tė ashtuquajtur libra historie japin piktura krijesash,
tė cilat i kanė quajtur si lidhja (hallka) qė mungon. Kėto piktura janė
fotografi vizatimesh dhe jo fotografi krijesash tė vėrteta, pėrderisa asnjė nga
kėto nuk ka ekzistuar. Ne kemi mėsuar qė lidhja (hallka) qė mungon, ėshtė njė
krijesė mes njeriut dhe majmunit. Piktura e saj ėshtė krejtėsisht imagjinatė e
njė artisti, i cili mori njė copė kockė apo dhėmb dhe ndėrtoi njė njeri rreth
saj. Kjo ėshtė thjesht si shprehja popullore peshku nė det, tigani nė
zjarr. Do tė na pėlqente tė pėrmendnim
William Jennings Bryan[1]
nė lidhje me lidhjen (hallka) qė mungon: Nė qoftė se lidhja qė mungon ėshtė
gjetur, atėherė pse po e kėrkojnė akoma?
(4) Nuk ka
dėshmi qė njeriu primitiv ndryshonte nga njeriu i sotshėm.
(5) Ka dėshmi
qė gjaku njerėzor ėshtė i njėjti gjak pėr tė gjithė (Veprat 17:26). Lufta e
Dytė Botėrore e ka vėrtetuar kėtė. Gjaku i njė njeriu tė bardhė mund tė
vendoset nė venat e njė njeriu tė zi, dhe e kundėrta, dhe mund tė japė jetė.
Transfuzionet e gjakut janė praktikuar vetėm gjatė njėqind viteve tė fundit,
por Perėndia na e shfaqi kėtė mijėra vite mė parė.
(6) Ka njė
ndryshim tė madh mes ndėrtimit tė njeriut dhe tė kafshėve.
(a) Fizikisht.
Njeriu ėshtė njė krijesė me trup pingul, kurse kafshėt janė me katėr kėmbė.
(b) Nga
ana intelektuale. Njeriu ka intelekt, ndėrsa kafshėt kanė instinkte.
(c) Moralisht.
Njeriu ėshtė e vetmja krijesė e Perėndisė qė ka cilėsi morale.
(d) Frymėrisht.
Vetėm njeriu ėshtė krijuar me koncepte frymėrore. Vetėm ai, nė dallim nga tė
gjitha krijesat, mund tė adhurojė Perėndinė.
2. Pozitive.
Njeriu ėshtė njė krijesė e drejtpėrdrejtė e Perėndisė. Kėshtu Perėndia krijoi
njeriun simbas shėmbėlltyrės sė vet, simbas shėmbėlltyrės sė Perėndisė; Ai
krijoi mashkullin e femrėn (Zanafilla 1:27).
1. Shėmbėllimi
fillestar i njeriut. Pastaj Perėndia tha: Ta bėjmė njeriun sipas
shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne (Zanafilla 1:26a). Cilido qė derdh
gjakun e njė njeriu, gjaku i tij do tė derdhet nga njė njeri, sepse Perėndia e
ka krijuar njeriun simbas shėmbėlltyrės sė tij (Zanafilla 9:6). Shihni
gjithashtu 1 Korintasve 11:7 dhe Jakobi 3:9.
a. E parė nė tre njėsitė pėrbėrėse tė njeriut.
Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e
hundės njė frymė jete dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė (Zanafilla 2:7). Dhe
Perėndia i paqes ju shenjtėroftė ai vetė tėrėsisht; dhe gjithė fryma juaj,
shpirt e trup, tė ruhet pa tė metė pėr ardhjen e Zotit tonė Jezus Krisht
(1 Thesalonikasve 5:23).
b. E parė nė natyrėn intelektuale dhe morale tė
njeriut. Mos gėnjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshėt njeriun e vjetėr
me veprat e tij, edhe veshėt njeriun e ri, qė pėrtėrihet nė njohurinė sipas
shėmbullit tė atij qė e krijoi (Kolosianėve 3:9-10). Shihni pėr kėtė edhe
Efesianėt 4:24.
c. E parė nė shėmbėllimin fizik. Ėshtė e
vėrtetė qė Perėndia ėshtė njė Frymė (Gjoni 4:24) dhe Perėndia ėshtė i padukshėm
(Kolosianėve 1:15), por gjithmonė Perėndia ka patur njė formė nė tė cilėn Ai e
ka shfaqur Veten e Tij: Sa pėr mua, pėr hir tė drejtėsisė do tė shoh fytyrėn
tėnde; do tė ngopem nga prania jote kur tė zgjohem (Psalmi 17:15). Shihni
gjithashtu Filipianėve 2:6-7, Mark 15:12 dhe Gjoni 5:37.
Krishti nuk u formua nė formėn apo shėmbėlltyrėn e
Adamit, por Adami u bė nė formėn dhe shėmbėlltyrėn e Krishtit, qė do tė vinte:
por vdekja mbretėroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata qė nuk kishin
mėkatuar me njė shkelje tė ngjashme nga ajo e Adamit, qė ėshtė figura e atij qė
duhej tė vinte (Romakėve 5:14).
2. Pafajėsia
fillestare e njeriut. Disa shpallin qė Adami u krijua nė shenjtėri ose nė
drejtėsi. Kjo nuk ėshtė krejt e saktė. Njeriu u krijua i pėrsosur jo nė
drejtėsi, por nė pafajėsi. Ka ndryshim tė madh midis pafajėsisė dhe drejtėsisė.
Pafajėsia ėshtė pastėrti (tė jesh pa
mėkat) qė nuk ėshtė vėnė kurrė pėrballė provės. Drejtėsia ėshtė pafajėsi
qė ėshtė provuar e sprovuar dhe qė ka dalė fitimtare.
Siē do ta shohim, njeriu ėshtė i pėrbėrė nga elemente tokėsore
(Zanafilla 2:7) dhe frymėrore (1 Thesalonikasve 5:23; Hebrenjve 4:12).
1. Trupi. Trupi i
tij u bė nga toka. Kjo ishte pjesa e parė e njeriut qė u formua. Atėherė Zoti
Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė
jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė (Zanafilla 2:7). Trupi paraqitet nė
Shkrim si shtėpia e njeriut tė brendshėm. Aq mė tepėr tek ata qė banojnė nė
shtėpi prej argjile, themelet e tė cilave janė nė pluhur dhe shtypen si njė tenjė
(Jobi 4:19). Shihni edhe 2 Korintasve 5:1, 3-4. Procesi me anė tė tė cilit
Perėndia e krijoi njeriun, nuk ėshtė i njohur. Kėtė ia lėmė Perėndisė. Njerėzit
japin mendimet dhe hamendjet e tyre, por ato mbeten vetėm hamendje. Fjala
pluhur nuk do tė thotė argjilė apo pisllėk i vjetėr, por lėnda
mė cilėsore e tokės.
a. Analiza vėrteton burimin e njeriut.
Analiza kimike moderne zbulon nė trupin e njeriut po ato elemente qė janė edhe
nė tokė, poshtė kėmbėve tė njeriut, si: natrium, karbon, hekur etj.
b. Toka mbėshtet ekzistencėn e njeriut.
Trupi mbahet nga ajo qė rritet nga toka. Ėshtė trupi i njeriut dhe jo fryma e
tij qė mbahet e ushqehet. Zija e bukės nė ditėt e sotme ka vėrtetuar qė, nėse
ushqimi hiqet, hiqet edhe jeta. Nėse vret ushqimin, do tė vrasėsh njeriun.
c. Vdekja konkretizon elementet e njeriut.
Me vdekjen, fillon prishja dhe trupi i njeriut sė shpejti kthehet nė pluhur nga
i cili ishte formuar (Zanafila 3:19).
2. Shpirti. Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės,
i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė
(Zanafilla 2:7). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 15:45. Shpirti ėshtė mbajtėsi i
ndjenjave dhe orekseve. Bimėt, kafshėt dhe njeriu kanė trupa. Kafshėt dhe
njeriu kanė shpirt, por vetėm njeriu ka njė frymė. Shpirti ėshtė jeta e
ndėrgjegjshme qė ėshtė nė njeriun dhe nė kafshėn. Bimėt kanė jetė, por kjo
ėshtė jetė e pandėrgjegjshme. Ka njė ndryshim midis shpirtrave tė njerėzve dhe
shpirtrave tė kafshėve. Shpirti i kafshės ėshtė i lidhur me trupin e saj,
ndėrsa shpirti i njeriut ėshtė i lidhur me frymėn e tij. Shpirti i kafshės vdes
bashkė me kafshėn, kurse shpirti i njeriut nuk vdes kurrė, sepse ai u krijua
shpirt i gjallė (1 Korintasve 15:45), si njė shpirt qė nuk do tė vdiste
kurrė.
Siē ėshtė theksuar, shpirti i njeriut ėshtė mbajtėsi i
ndjenjave dhe orekseve tė tij dhe Shkrimi i mėposhtėm do tė nxjerrė nė pah
shkallėt e secilės
Orekset: Por sa
herė qė tė duash, mund tė vrasėsh kafshė dhe tė hash mishin e tyre nė tė gjitha
qytetet, simbas bekimit qė tė ka bėrė Zoti; atė mund ta hanė si i papastri,
ashtu dhe i pastri, siē bėhet me mishin e gazelės dhe tė drerit; (Ligji i
Pėrtėrirė 12:15). Dėshirat: Dhe nė
qoftė se njeriu i thoshte: Mė parė tė tymoset dhjami, pastaj tė marrėsh sa tė
duash ai pėrgjigjej: Jo, duhet tė ma japėsh tani; pėrndryshe do ta marr me
forcė (1 Samueli 2:16). Shihni gjithashtu Ligji i Pėrtėrirė 12:20; Psalmi
107:18; Fjalėt e Urta 6:30; Isaia 29:8 dhe 1 Samueli 18:1. Urrejtjet: Davidi tha atė ditė: Kushdo qė i mund Jebusejtė, tė
arrijė deri nė kanal dhe ti zmprapsė ēalamanėt dhe tė verbėrit qė i urren
Davidi. Prandaj thonė: I verbri dhe ēalamani nuk do tė hyjnė nė Shtėpi (2
Samueli 5:8). Vajtimet: Ai ndjen
vetėm dhembjen e madhe tė mishit tė tij dhe pikėllohet pėr veten e tij (Jobi
14:22). Trishtimi: Lėre tė qetė,
sepse e ka shpirtin tė trishtuar dhe Zoti ma ka fshehur dhe nuk ma ka treguar
(2 Mbretėrve 4:27b). U tha atyre: Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar,
deri nė vdekje; qėndroni kėtu dhe rrini zgjuar (Marku 14:34). Ngazėllime: Unė do tė gėzohem shumė tek
Zoti, shpirti im do tė kremtojė Perėndinė tim, sepse mė ka veshur me rrobat e
shpėtimit, mė ka mbuluar me mantelin e drejtėsisė, ashtu si njė dhėndėr qė vė
njė diademė, si njė nuse qė zbukurohet me xhevahiret e saj (Isaia 61:10). Vuajtjet: Atėherė i thonin
njėri-tjetrit: Ne jemi me tė vėrtetė fajtorė ndaj vėllait tonė, sepse e pamė
ankthin e shpirtit tė tij kur ai na lutej, por nuk ia vumė veshin! Ja pse na ra
kjo fatkeqėsi (Zanafila 42:21).
Ku e merr njeriu shpirtin e tij?
a. Paraekzistenca. Kjo teori mėson qė tė
gjithė shpirtrat qė kanė qenė ndonjėherė ose qė do tė jenė nė botė, u krijuan
nė fillim. Nė kohėn e ngjizjes, ato bashkohen me trupin. Kjo u mėsua nga
Platoni, por nuk u pranua kurrė nga kisha, sepse ishte pa bazė nė Shkrimin e
Shenjtė.
b. Teoria e dyzet ditėve. Kjo teori shpall
qė pas dyzet ditėsh nga ngjizja, shpirti bashkohet me trupin. Katolicizmi romak
e propozon kėtė gjė. Nėse ky besim ėshtė i vėrtetė, atėherė Perėndia ėshtė
krijuesi i shpirtrave mėkatarė.
c. Trashėgimia. Kjo ėshtė e vėrteta qė
mbėshtetet nė thėnien se edhe shpirti, edhe trupi janė tė ardhur nga prindėrit.
Adami jetoi njėqind e tridhjetė vjet dhe i lindi njė djalė qė i pėrngjiste,
njė lloj nė shėmbėlltyrė tė tij dhe e quajti Seth (Zanafilla 5:3). Shihni
gjithashtu Veprat 17:24-26.
3. Fryma. Kėtu ėshtė pika ku njeriu ndryshon nga tė gjitha krijesat e
tjera. Tek Hebrenjtė 12:9 Perėndia thuhet tė jetė Ati i frymėrave. Kjo nuk do
tė thotė Ati i engjėjve, por i frymėrave tė njerėzve qė janė bėrė tė pėrsosur.
Nuk ėshtė thėnė kurrė qė Perėndia tė jetė Ati i shpirtrave. Sepse, sikurse
trupi pa frymėn ėshtė i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, ėshtė i vdekur
(Jakobi 2:26). Kur njė trup vdes, shpirti shkon me frymėn e njeriut. Shpirti
dhe fryma mund tė ndahen: Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe vepruese,
mė e mprehtė se ēdo shpatė me dy tehe dhe depėrton deri nė ndarjen e shpirtit
dhe tė frymės, tė nyjeve dhe tė palcave, dhe ėshtė nė gjendje tė gjykojė
mendimet dhe dėshirat e zemrės (Hebrenjve 4:12). Megjithatė nuk ka asnjė provė
biblike qė ato janė ndarė ndonjėherė. Pasaniku tek Luka 16 shkon nė ferr dhe ai
ka me vete si frymėn, ashtu edhe shpirtin. Shihni edhe Mateu 10:28.
Fryma e njeriut ėshtė mbajtėsi
i inteligjencės sė tij. Sepse cili nga njerėzit, pra, njeh gjėrat e njeriut,
pėrveē se fryma e njeriut qė ėshtė nė tė? Po kėshtu, asnjeri si njeh gjėrat e
Perėndisė, pėrveē Fryma e Perėndisė (1 Korintasve 2:11). Kafshėt nuk zotėrojnė
inteligjencė. Mos u bėni si kali dhe si mushka qė nuk kanė mend, goja e tė
cilėve duhet tė mbahet me fre dhe me kapistėr, pėrndryshe nuk tė afrohen
(Psalmi 32:9).
Fjala frymė, si nė hebraisht, ashtu edhe nė greqisht ėshtė
pėrkthyer si frymėmarrje dhe erė. Konteksti vendos pėr
pėrkthimin. Materialistėt thonė qė fjala pėr frymėn duhet tė jetė frymėmarrje
dhe qė, kur njeriu vdes, ai shuhet pėrgjithmonė. Disa njerėz mendojnė qė njeriu
e humbi frymėn qė nga Rėnia dhe e rimerr frymėn e tij nė ēastin e kthimit nė
besim. Kjo do ta bėnte njeriun njė qenie dyshe, megjithatė kjo nuk ka asnjė
bazė nė Shkrimin e Shenjtė.
4. Zemra. Kur flasim pėr zemrėn, nuk nėnkuptojmė muskujt nė trup, por
mbajtėsin e ndėrgjegjes. Le ti afrohemi me zemėr tė vėrtetė, me siguri tė
plotė besimi, duke i pasur zemrat tona tė lara prej ndėrgjegjes sė ligė dhe
trupin tė larė me ujė tė kulluar (Hebrenjve 10:22). Shihni gjithashtu 1 Gjoni
3:19-20; Veprat 2:26; 5:3, 5; Mateu 22:37. Paralajmėrimi ėshtė qė mund tė ketė
njė rrėfim gojor, njė njohuri pa njė besim zemre. Shumė do tė mė thonė atė
ditė: O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne nė emrin tėnd, a nuk i dėbuam demonėt
nė emrin tėnd, a nuk kemi bėrė shumė vepra tė fuqishme nė emrin tėnd? Dhe
atėherė unė do tu sqaroj atyre: Unė sju kam njohur kurrė; largohuni nga unė,
ju tė gjithė, qė keni bėrė paudhėsi (Mateu 7:22-23).
Me kėtė nėnkuptojmė kushtin e njeriut nė gjendjen e tij para se
tė binte.
1. Njohuria e tij. Ai kishte njohuri tė menjėhershme, njohuri ndjesore.
Ai nuk ishte njė foshnjė e rritur. Ai ua vuri emrin tė gjitha kafshėve qė
erdhėn nga dora e Perėndisė. Do tė duhej njė njeri inteligjent pėr ta bėrė
kėtė. Dhe njeriu u vuri emra tėrė bagėtisė, zogjve tė qiellit dhe ēdo kafshe
tė fushave; por pėr njeriun nuk u gjend asnjė ndihmė e pėrshtatshme pėr tė
(Zanafilla 2:20).
2. Pėrbashkėsia e tij. Pėr njeriun ishte e mundur qė tė
kishte bashkėsi me Perėndinė. Dhe Zoti Perėndi e urdhėroi njeriun duke i
thėnė: Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit (Zanafilla 2:16). Dhe
Perėndia tha: Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė
tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do tju shėrbejė si
ushqim (Zanafilla 1:29).
3. Shtėpia e tij. Kjo shtėpi ishte e vendosur nė njė kopėsht. Pastaj
Zoti Perėndi mbolli njė kopsht nė Eden, nė lindje, dhe vendosi nė tė njeriun qė
kishte formuar (Zanafilla 2:8). Disa njerėz besojnė qė njeriu primitiv ishte
njė njeri shpellash, por kjo nuk ėshtė kėshtu, sepse ai ishte njė njeri i kopshtit.
Dėshmia e parė e njerėzve qė jetuan nė shpella, flet pėr tė pėrndjekurit dhe tė
ēmendurit: (bota nuk ishte e denjė pėr ta), u sollėn nėpėr shkretėtira e nėpėr
male, nėpėr shpella dhe nėpėr guva tė dheut (Hebrenjve 11:38). Dhe, sapo
Jezusi zbriti nga barka, menjėherė i doli pėrpara nga varrezat njė njeri i
pushtuar nga njė frymė e ndyrė (Marku 5:2). Ky kopsht nuk ėshtė quajtur Eden,
por Kopshti nė Eden. Fjala Eden do tė thotė rrafshinė ose rrafshnaltė.
Armenia ėshtė pa dyshim vendi ku filloi njeriu.
4. Mikja e tij. Pėr njeriun nuk u gjend asnjė ndihmė e pėrshtatshme
pėr tė ... Pastaj Zoti Perėndi me brinjėn qė i kishte hequr njeriut formoi njė
grua dhe e ēoi te njeriu (Zanafilla 2:20, 22). Fjalėt ndihmė e pėrshtatshme
nuk janė fjalė e pėrbėrė, por dy fjalė mė vete, qė do tė thonė e
pėrshtatshme pėr (diēka ose dikė). Eva ishte e pėrshtatshme pėr Adamin.
Disa qė qeshin me kėtė histori tė brinjės, nuk mund tė na tregojnė se nga
erdhi gruaja. Si mendoni ju, pse nuk e bėri Perėndia gruan nga pluhuri? Pėr
shkakun e thjeshtė qė Perėndia nuk deshi qė njeriu tė ketė dy origjina.
Perėndia mund tė krijojė njė qenie njerėzore nė katėr
mėnyra:
1) Me anė tė ngjizjes.
2) Pa ndihmėn e njė gruaje, si Evėn.
3) Pa ndonjė burrė apo grua, si Adamin.
4) Pa ndonjė burrė, me anė tė gruas, si Krishtin.
5. Puna e tij. Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: Tė
jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi
peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė
(Zanafilla 1:28). Zoti Perėndi e mori pra njeriun dhe e futi nė kopshtin e
Edenit, me qėllim qė ta punonte dhe ta ruante (Zanafilla 2:15). Kishte punė nė
kopėsht, por jo punė me stėrmundim. Kishte punė, por jo njė lloj pune qė tė rraskapit.
Fjala ruaj nė Zanafilla 2:15 ėshtė pėrkthyer shumė mirė me fjalėn
mbroj. Nga kush do ta mbronte Adami kopshtin? Nga kafshėt e egra? Jo, sepse
nuk kishte. Nga njerėzit e egjėr? Jo, sespe Adami ishte i vetmi njeri. Ai ishte
vendosur qė ta ruante kopshtin kundėr shfaqjes sė Djallit. Sa herė qė njeriu
vendoset nė njė pozitė besimi, Perėndia gjithmonė jep njė paralajmėrim tė
mjaftueshėm.
6. Ushqimi i tij. Dhe Perėndia tha: Ja unė po ju jap ēdo bar qė
lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė
pėrmbajnė farė; kjo do tju shėrbejė si ushqim (Zanafilla 1:29). Njeriu i
parė dhe kafsha e fushės ishin vegjetarianė. Dietat e tyre nuk pėrfshinin fare
mish. Njeriu nuk ishte mishngrėnės, siē besojnė evolucionistėt.
7. Pėrgjegjėsia e tij.
a. Tė mbushė tokėn me njė rregull tė rinjeriu.
Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: Tė jeni tė frytshėm dhe
shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi
zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė (Zanafilla 1:28). Adami
ishte njeriu i parė: Kėshtu edhe ėshtė shkruar: Njeriu i parė, Adami, u bė
shpirt i gjallė; por Adami i fundit ėshtė Frymė qė jep jetė (1 Korintasve
15:45). Eva ėshtė nėna e gjithė qenieve njerėzore: Dhe burri i vuri gruas sė
tij emrin Evė, sepse ajo qe nėna e tėrė tė gjallėve (Zanafilla 3:20).
b. Tė pėrmbahej pėr tė mos ngrėnė frutin.
Ky frut ishte nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes. Dhe Zoti Perėndi
e urdhėroi njeriun duke i thėnė: Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit; por
mos ha nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes, sepse ditėn qė do tė
hash prej saj ke pėr tė vdekur me siguri (Zanafilla 2:16-17).
Ata ishin tė lejuar tė hanin ētė donin, pėrderisa
kishte bollėk. Ishte vetėm njė pemė qė u ishte ndaluar atyre. Ne nuk e dimė se
ēfarė lloj fruti ishte. Nuk kishte gjė tė keqe me frutin. Ishte thjesht fakti
qė Perėndia e ndaloi. Perėndia donte qė Adami dhe Eva tė kishin njohuri, por jo
qė ata ta fitonin me anė tė mosbindjes. Mbani mend, pra, qė njeriu ishte
vendosur pėr tė ruajtur. Ai ishte paralajmėruar pėr armikun, prandaj Satani nuk
erdhi papritmas. Duke qenė kjo e vėrtetė, pse lejoi Perėndia qė Adami dhe Eva
ti nėnshtroheshin sulmit tė Djallit? Prova vjen gjithmonė pėrpara njė bekimi.
Njeriu gjithmonė duhet tė provohet, pėrpara se tė emėrohet nė njė pozitė.
E gjithė raca njerėzore vjen nga ai njeri i vetėm, Adami. Ashtu
siē ėshtė kreu, ashtu janė edhe pasardhėsit.
1. Etnografia. Kjo ėshtė njė degė e antropologjisė qė e trajton
njeriun gjeografikisht dhe nė mėnyrė pėrshkruese, duke trajtuar nėndarjet e
racave, shkaqet e migrimit dhe ēėshtje tė tjera qė janė tė lidhura me kėtė. Kjo
shkencė i drejtohet njė mėmėdheu tė pėrbashkėt, qė ėshtė Armenia.
2. Filologjia krahasuese. Kjo ėshtė shkencė e gjuhės dhe mendon qė tė
gjithė njerėzit vijnė nga e njėjta origjinė.
3. Psikologjia. Kjo ėshtė shkenca e mendjes qė, gjithashtu, tregon se
njeriu ka ardhur nga njė origjinė.
4. Fiziologjia. Ėshtė shkenca qė merret me strukturėn organike tė
trupit dhe shpall qė njeriu vjen nga i njėjti burim, njė origjinė e pėrbashkėt.
II. Njeriu nė Gjendjen e tij tė Mėkatit
Disa mund tė thonė qė rėnia e njeriut ėshtė njė fabul e vjetėr,
por, qė tė kuptojmė qė ai ka pėsuar njė rėnie, mjafton vetėm tė shikojmė
njeriun dhe mund ta vėmė re qė punon fort pėr bukėn e tij, dobėsohet nga
sėmundjet dhe vdes nė mjerimin e tij. Prandaj, ashtu si me anė tė njė njeriu
tė vetėm mėkati hyri nė botė dhe me anė tė mėkatit vdekja, po ashtu vdekja u
shtri tek tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan (Romakėve 5:12).
1. Burimi i mėkatit.
Por gjarpri ishte mė dinaku ndėr tė gjitha bishat e fushave qė Zoti Perėndi
kishte krijuar dhe i tha gruas: A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: <<Mos
hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?>> (Zanafilla 3:1). Por druaj se,
ashtu si gjarpėri e gėnjeu Evėn me dinakėrinė e tij, kėshtu edhe mendja juaj tė
mos prishet duke u shmangur nga thjeshtėsia ndaj Krishtit (2 Korintasve 11:3).
Perėndia nuk po flet pėr njė bishė kur Ai pėrmend gjarpėrin, por pėr njė
person. Vini re qė Shkrimi nuk thotė mė dinaku se ndonjė bishė tjetėr e
fushės por lė jashtė fjalėn tjetėr duke theksuar vetėm qė ai ėshtė mė dinak
se ndonjė bishė. Kjo ėshtė thjesht njė shprehje e asaj qė Perėndia mendon pėr
djallin. Askund nė Shkrime nuk thuhet qė djalli ishte nė gjarprin, por
thotė qė gjarpri ishte djalli. Ai e kapi dragoin, gjarpėrin e lashtė,
qė ėshtė djalli dhe Satani, dhe e lidhi pėr njė mijė vjet (Zbulesa 20:2).
2. Natyra e mėkatit.
Atėherė gjarpri i tha gruas: Ju skeni pėr tė vdekur aspak; por Perėndia e di
qė ditėn qė do ti hani, sytė tuaj do tė hapen dhe do tė jeni nė gjendje si
Perėndia tė njihni tė mirėn dhe tė keqen. Dhe gruaja pa qė pema ishte e mirė pėr
tu ngrėnė, qė ishte e kėndshme pėr sytė dhe qė pema ishte e dėshirueshme pėr
ta bėrė tė zgjuar dikė; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hėngri dhe i dha edhe
burrit tė saj qė ishte me tė, dhe hėngri edhe ai (Zanafilla 3:4-6). Fruti
ishte nė rregull, ishte frut i mirė, vetėm se Perėndia e ndalonte. Disa mund tė
thonė qė ishte njė gjė e vogėl qė solli rėnien e njeriut, por ne bėjmė pyetjen:
Sa hapa duhen pėr tė rėnė poshtė rrėpirės?
a. Ai e vuri nė dyshim dashurinė e Perėndisė.
Duke dyshuar dashurinė e Perėndisė, njeriu mohoi mirėsinė e Perėndisė, veproi
nė kundėrshtim me Perėndinė dhe u bė mėkatar. Ėshtė njė rrugė qė njeriut i
duket e drejtė, por nė fund ajo tė nxjerr nė rrugėt e vdekjes (Fjalėt e Urta
14:12). Shihni gjithashtu Isaia 55:6.
b. Ai e vuri nė dyshim Fjalėn e Perėndisė.
Duke dyshuar Fjalėn e Perėndisė, njeriu mohoi tė vėrtetėn e Tij; duke mohuar tė
vėrtetėn e Tij, ai veproi nė kundėrshtim me Perėndinė dhe u bė kriminel. Kush
qėndron nė tė nuk mėkaton; kush mėkaton nuk e ka parė dhe as nuk e ka njohur
(1 Gjoni 3:4).
c. Ai vuri nė dyshim autoritetin e Perėndisė.
Duke dyshuar autoritetin e Perėndisė, njeriu mohoi hyjninė e Perėndisė; duke
mohuar hyjninė e Tij, ai u bė i kundėrt me Perėndinė. Kėshtu, ai u bė armiku i
Perėndisė dhe njė rebel nė universin e Perėndisė. Nė fakt mendja e kontrolluar
nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė
Perėndisė dhe as nuk mundet. Prandaj ata qė janė nė mish nuk mund ti pėlqejnė
Perėndisė (Romakėve 8:7-8). Prova u dha pėr tė parė nėse njeriu do tė
qėndronte i vėrtetė ndaj Perėndisė. Ai dėshtoi, sepse dėshiroi tė ishte njė
perėndi. Djalli vetė ra (Isaia 14), sepse ai deshi tė ishte si Shumė i Larti.
Kjo solli rėnien e tij, kėshtu, ai mbolli tė njėjtėn farė tė ambicies sė keqe
nė Adamin dhe Evėn pėr tė parė nėse do tė sillte rėnien e tyre dhe e bėri njė
gjė tė tillė.
Disa mund tė pyesin: A ishte kjo e drejtė pėr ta? Ata
ishin paralajmėruar dhe u vendosėn roje kundėr Satanit. Kishte vetėm njė gjė tė
ndaluar nė kopėsht. Ata nuk kishin nevojė pėr frutin, atyre nuk u mungonte gjė.
3. Pasojat e mėkatit.
a. Pasojat e
menjėhershme mbi Evėn.
(1) Turp. Dhe burri e gruaja e tij ishin qė
tė dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kėsaj
Atėherė iu hapėn sytė tė dyve
dhe e panė qė ishin lakuriq; kėshtu ata qepėn gjethe fiku dhe bėnė breza pėr
tu mbuluar (Zanafilla 2:25, 3:7). Perėndia vetė ėshtė i mbėshtjellur me njė
rrobė drite (Psalmi 104:2); dhe, kur Ai bėri njeriun, e bėri atė nė
shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e Tij. Kėshtu, besojmė qė edhe njeriu ishte i
veshur me njė rrobė drite. Kur njeriu mėkatoi, kjo veshje humbi dhe ai i bėri
vetėvetes njė mbulesė me gjethe fiku pėr tė zėnė vendin e asaj qė kishte
humbur. Qysh atėherė, njeriu ėshtė pėrpjekur tė veshė atė qė Perėndia i ka
dhėnė njė herė, por ai nuk ka asgjė, pėrveē leckave tė fėlliqura.
(2) Frikė. Ai u pėrgjigj: Dėgjova zėrin
tėnd nė kopsht dhe pata frikė sepse isha lakuriq dhe u fsheha (Zanafilla
3:10). Njeriu ende mundohet tė fshihet prej Perėndisė.
(3) Ndarje nga Perėndia. Nuk ka asnjė dyshim
qė njeriu e humbi natyrėn e tij tė pėrsosur dhe i dha fund bashkėsisė me
Perėndinė. Pėr njeriun e pashpėtuar,
nuk ekziston Atėsia e Perėndisė dhe vėllazėria e njeriut. (4) Dėbim nga kopshti. Prandaj Zoti Perėndi
e dėboi njeriun nga Kopshti i Edenit, me qėllim qė tė punonte tokėn prej nga
kishte dalė. Kėshtu, ai e dėboi njeriun; dhe vendosi nė lindje tė kopshtit tė
Edenit kerubinėt qė vėrtisnin nga ēdo anė njė shpatė flakėruese pėr tė ruajtur
rrugėn e pemės sė jetės (Zanafilla 3:23-24).
(5) Humbi mbretėrimin mbi krijimin. Nė
fillim Adami ishte me tė vėrtetė mbretėruesi i tė gjitha krijesave tokėsore: E
bėre tė mbretėrojė mbi veprat e duarve tė tua dhe vure ēdo gjė nėn kėmbėt e
tij! Dhentė dhe bagėtitė e tjera, madje bishat e egra, zogjtė e qiellit dhe
peshqit e detit, tėrė ato qė kalojnė nėpėr shtigjet e detit (Psalmi 8:6-8).
Kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr njeriun sot. Ai e ka humbur atė mbretėrim. Krishti
do tia kthejė kėtė njeriut kur tė vijė pėrsėri (Hebrenjve 2 dhe Isaia 11).
b. Pasojat e
thella mbi pasardhjen e Adamit.
(1) Fryma ėshtė errėsuar. Kėtė, pra, po
dėshmoj nė Zotin: tė mos ecni mė si po ecin ende johebrenjtė e tjerė, nė
kotėsinė e mendjes sė tyre, tė errėsuar nė mendje, tė shkėputur nga jeta e
Perėndisė, pėr shkak tė padijes qė ėshtė nė ta dhe ngurtėsimit tė zemrės sė
tyre (Efesianėve 4:17-18). Dhoma e errėt e tė kuptuarit do tė mbetet e
errėsuar, derisa Fryma e Shenjtė tė vijė pėr tė ndriēuar.
(2) Shpirti ėshtė i poshtėruar dhe i ēoroditur.
Ata (jobesimtarė), duke u bėrė tė pandjeshėm, e dhanė veten nė shthurje, duke
kryer ēdo papastėrti me lakmi tė pangopur (Efesianėve 4:19). Shihni gjithashtu
Jeremia 17:9.
(3) Trupi pėson sėmundje dhe vdekje. Me
shpresė qė vetė krijesa tė ēlirohet nga skllavėria e prishjes pėr tė hyrė nė
lirinė e lavdisė sė bijve tė Perėndisė (Romakėve 8:21).
4. Efektet mbi mėkatin.
a. Shprehja e
menjėhershme e gjykimit tė Perėndisė.
(1) Mbi gjarprin. Atėherė Zoti Perėndi i
tha gjarprit: Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt
dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur
gjithė ditėt e jetės sate. Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas,
midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti
do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj (Zanafila 3:14-15). Satani nė gjithė
madhėshtinė e tij trajtohet si njė gjarpėr. Kjo ėshtė njė figurė letrare, sepse
e dimė qė gjarpėrinjtė nuk hanė pluhur. Dekreti i Perėndisė mbi gjarprin qė ai
do tė hante pluhur tė gjithė ditėt e jetės sė tij, shfaqi pėrbuzjen qė Ai
kishte pėr Djallin.
(2) Mbi gruan. Gruas i tha: Unė do tė
shumėzoj nė masė tė madhe vuajtjet e tua dhe barrėt e tua; me vuajtje do tė
lindėsh fėmijė; dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė
sundojė mbi ty (Zanafilla 3:16).
(3) Mbi krijimin. Pastaj i tha Adamit: Me
qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha
urdhėruar duke thėnė: <<Mos ha prej saj>>, toka do tė jetė e
mallkuar pėr shkakun tėnd, ti do tė hash frutin e saj me mund tėrė ditėt e
jetės sate. Ajo do tė prodhojė gjemba dhe bimė gjembore, dhe ti do tė hash
barin e fushave (Zanafilla 3:17-18).
(4) Mbi njeriun. Do tė hash bukėn me djersėn
e ballit, deri sa tė rikthehesh nė dhe sepse nga ai ke dalė; sepse ti je pluhur
dhe nė pluhur do tė rikthehesh (Zanafilla 3:19). Shihni dhe Zanafilla 5:29.
b. Shprehja e
ardhshme e gjykimit tė Perėndisė. Kurse pėr frikacakėt dhe tė pabesėt, dhe
tė neveritshmit dhe vrasėsit, dhe kurvėruesit, dhe magjistarėt, dhe idhujtarėt,
dhe gjithė gėnjeshtarėt, pjesa e tyre do tė jetė nė liqenin qė digjet me zjarr
dhe squfur, qė ėshtė vdekja e dytė (Zbulesa 21:8).
5. Premtimi pėr mėkatarin. Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje
dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn
tėnde dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj (Zanafilla 3:15). Nė
kohėn kur njeriu mėkatoi, Perėndia premtoi njė Shpengimtar. Fara e gruas nuk mund
tė jetė askush tjetėr, pėrveē Jezus Krishtit. Pastaj Zoti Perėndi i bėri
Adamit dhe gruas sė tij tunika prej lėkure dhe i veshi (Zanafilla 3:21). Kur
ata e kuptuan lakuriqėsinė e tyre, e mbuluan veten me mbulesa me gjethe fiku.
Perėndia, nė vend tė kėsaj, i veshi me lėkurė kafshėsh. Sa pėr mbulesėn e
lakuriqėsisė sė tyre, gjethet e fikut ishin njėsoj si lėkura e kafshėve,
megjithatė duhej derdhur gjak, sespe pa derdhje gjaku nuk ka falje
mėkatesh. Ata duhej tė mbuloheshin me atė qė u ther pėr mėkatet e tyre. Ashtu
edhe mėkatari sot duhet tė vishet me drejtėsinė e Atij qė vdiq pėr tė.
1. Qėndrimi i tyre.
a. Nė Adamin.
Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anė tė njė njeriu, kėshtu erdhi dhe ringjallja
e tė vdekurve me anė tė njė njeriu. Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė
Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin (1 Korintasve 15:21-22).
Shihni gjithashtu 1 Korintasve 15:45, 47 dhe Romakėve 5:12-21. Ka vetėm dy
njerėz pėrfaqėsues nė botė: njeriu i parė dhe njeriu i dytė, Adami i parė dhe
Adami i fundit. Tė gjithė njerėzit lindin nė Adamin; tė gjithė tė rilindurit
janė nė Krishtin.
b. Ndaj mėkatit
dhe fajit. E ēfarė pra? A kemi ne ndonjė epėrsi? Aspak! E kemi treguar nė
fakt qė mė pėrpara se si judenjtė ashtu edhe grekėt janė tė gjithė nėn mėkat,
siē ėshtė shkruar: Nuk ka asnjeri tė drejtė, as edhe njė (Romakėve 3:9-10).
Shihni gjithashtu Romakėve 3:19.
2. Gjendja e tyre. Me anė tė gjendjes sė tyre nėnkuptojmė kushtin e
tyre frymėror, qė do tė thotė mungesė e drejtėsisė nė jetėn e tyre frymėrore.
a. Mėkatar nga natyra. Ja, unė jam
mbruajtur nė paudhėsi dhe nėna ime mė ka lindur nė mėkat (Psalmi 51:5). Shihni
pėr kėtė edhe Efesianėve 2:3; Zanafilla 6:5; Jeremia 17:9; Romakėve 8:9 dhe
Galatasve 5:19-21.
b. Mėkatar nė praktikė. Sepse edhe ne
dikur ishim tė pamendė, rebelė, endacakė, robėr tė lakmive tė ndryshme dhe tė
qejfeve, duke jetuar nė ligėsi dhe nė smirė, tė urryer dhe duke e urryer njeri
tjetrin. Po kur u shfaq mirėsia e Perėndisė, Shpėtimtarit tonė, dhe dashuria e
tij pėr njerėzit (Titi 3:2-3). Shihni gjithashtu Romakėve 3:23; Kolosianėve
1:21 dhe Psalmi 14:1-3.
c. I humbur nė mėkat. Sepse Biri i njeriut
erdhi tė kėrkojė dhe tė shpėtojė atė qė kishte humbur (Luka 19:10). Shihni
gjithashtu Isaia 53:6 dhe 2 Korintasve 4:3-4.
d. Frymėrisht i vdekur. Ai ju dha jetė
edhe juve, qė ishit tė vdekur nė faje dhe nė mėkate,
edhe atėherė kur ishim
tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin (ju jeni tė shpėtuar me anė tė
hirit) (Efesianėve 2:1, 5). Piktura e Perėndisė pėr njė mėkatar ėshtė njė
njeri i vdekur, njė njeri me tė gjitha organet e lėvizjes, por pa lėvizje.
Ashtu edhe mėkatari nuk mund tė lėvizė nė gjėrat e Perėndisė.
e. Nėn zemėrimin e Perėndisė. Sepse
zemėrimi i Perėndisė zbulohet nga qielli pėr ēdo pabesi e padrejtėsi tė
njerėzve, qė mbysin tė vėrtetėn nė padrejtėsi (Romakėve 1:18). Shihni
gjithashtu Gjoni 3:36.
f. Pret pėr vdekjen. Dhe, duke qenė se
ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė herė dhe mė pas vjen gjyqi
(Hebrenjve 9:27).
g. I sigurt pėr ferrin. Dhe, nėse ndokush
nuk u gjet i shkruar nė librin e jetės, u flak nė liqenin e zjarrit (Zbulesa
20:15). Shihni edhe Zbulesa 21:8.
III. Njeriu nė Gjendjen e tij tė Hirit
1. Nė Krishtin.
Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen
nė Krishtin (1 Korintasve 15:22). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 15:21, 45, 47
dhe Romakėve 5:12-21.
2. I pėrsosjes.
Duke na paracaktuar qė tė birėsohemi nė veten e tij me anė tė Jezus Krishtit,
sipas pėlqimit tė vullnetit tė vet, nė tė cilin kemi shpengimin me anė tė
gjakut tė tij, faljen e mėkateve sipas pasurisė sė hirit tė tij (Efesianėve
1:4, 6). Nuk ka asnjė fajėsim kundėr Kreut dhe, ndėrsa ėshtė kėshtu, nuk mund tė
ketė asnjė fajėsim pėr Trupin.
Me kėtė nėnkuptojmė gjendjen e tij frymėrore. Kjo ndryshon nga
jeta e jobesimtarit. Nė jetėn e besimtarit ėshtė e pranishme drejtėsia e Zotit
Jezus Krisht.
1. Njė krijesė e re. Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė
njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė
reja (2 Korintasve 5:17). Shihni gjithashtu 2 Pjetri 1: 4; Galatasve 6:15 dhe
Gjoni 3:16. Ripėrtėritja ėshtė njė rikrijim. Vetėm Perėndia mund tė krijojė;
vetėm Perėndia mund tė rikrijojė.
2. I shpėtuar. Qė na shpėtoi dhe na thirri me njė thirrje tė shenjtė,
jo sipas veprave tona, por sipas qėllimit tė tij dhe sipas hirit, qė na u dha
nė Krishtin Jezus pėrpara fillimit tė kohėve (2 Timoteu 1:9). Shihni edhe
Efesianėve 2:8-9.
3. Vdekje pėr mėkat. Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur
pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezus Krishtin, Zotin tonė
(Romakėve 6:11). Ai vet i barti mėkatet tona nė trupin e tij mbi drurin e
kryqit qė ne, tė vdekur pėr mėkate, tė rrojmė pėr drejtėsi dhe me vurratat e
tij ju u shėruat (1 Pjetri 2:24).
4. Fėmijė i Perėndisė. Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha
pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij (Gjoni
1:12). Sepse tė gjithė ju jeni bij tė Perėndisė me anė tė besimit te Jezus
Krishti (Galatasve 3:26).
5. Nėn pėlqimin e Perėndisė. I bekuar qoftė Perėndia, Ati i Zotit
tonė Jezus Krisht, qė na bekoi me ēdo bekim frymėror nė vendet qiellore nė
Krishtin (Efesianėve 1:3). Shihni gjithashtu Romakėve 5:2.
6. Pret Perėndinė dhe lavdinė. Sepse qytetaria jonė ėshtė nė qiejt,
prej nga edhe presim Shpėtimtarin, Zotin Jezus Krisht, i cili do ta
transformojė trupin tonė tė pėrunjur, qė tė bėhet i ngjashėm me trupin e tij tė
lavdishėm, sipas fuqisė sė tij qė ti nėnshtrojė ndaj vetes tė gjitha gjėrat
(Filipianėve 3:20-21).
7. I sigurt pėr parajsėn. Edhe Zoti do tė mė shpėtojė nga ēdo vepėr e
keqe dhe do tė mė ruajė pėr mbretėrinė e tij qiellore. Lavdi atij nė shekuj tė
shekujve. Amen (2 Timoteu 4:18). Shihni edhe 1 Pjetri 1:4.
Sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės dhe
Fryma ka dėshira kundėr mishit; dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė
ju tė mos bėni ato qė dėshironi (Galatasve 5:17). Ky Shkrim nuk mund tė
pėrshkruante askėnd tjetėr, pėrveē njeriut tė shpėtuar. Mėkatari ka vetėm njė
natyrė; njė bir i Perėndisė ka dy natyra. Ēdo besimtar i vėrtetė ka pėrjetuar
betejėn pė tė cilėn flet Pali. Kjo betejė ėshtė e shfaqur nga shtėpia e Abrahamit.
Ai kishte dy djem, Ismaeli, i madhi, dhe Isaku, mė i riu. Ismaeli qėndron si i
linduri nė mish, kurse Isaku si i linduri nga Fryma. Problemi filloi kur Isaku
erdhi nė shtėpi. Problemi hyn nė jetėn e njė tė krishteri kur Krishti hyn
brenda.
1. Pėrshkrimi i
natyrės sė vjetėr
a. Emra dhe
karakteristika.
(1) Mishi. Ēka lindur nga mishi ėshtė
mish; por ēka lindur nga Fryma ėshtė frymė (Gjoni 3:6). Shihni gjithashtu
Romakėve 7:18, 23 dhe 8:9. Me fjalėn mish nuk nėnkuptojmė muskuj
apo kocka qė janė pjesė e trupit njerėzor, por mė tepėr natyrėn mishore
qė tė gjithė e kanė qė nga lindja. Nuk
jemi ne nė mish, mishi ėshtė nė ne. Asnjėrit nuk i ka lindur ndonjėherė njė
foshnjė e parėnė nė mėkat. Nė fakt unė e di se nė mua, domėthėnė nė
mishin tim, nuk banon asgjė e mirė (Romakėve 7:18a). Shihni gjithashtu Gjoni
3:63 dhe Romakėve 8:8. Nuk ka njeri qė
lind me njė shkėndijė hyjnore brenda tij.
(2) Njeriu natyror. Dhe njeriu natyror nuk
i rrok gjėrat qė janė tė Frymės sė Shenjtė; sepse pėr tė janė marrėzi dhe nuk
mund ti njohė; sepse ato gjykohen frymėrisht (1 Korintasve 2:14). Kėshtu
ėshtė njeriu nga natyra, nga lindja natyrore.
(3) Njeriu i vjetėr. Duke ditur kėtė: se
njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar
dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit (Romakėve 6:6). Shihni pėr kėtė edhe
Efesianėt 4:22 dhe Kolosianėt 3:9. Ky ėshtė njeriu i vjetėr, ashtu siē ishim
edhe ne dikur: tė shthurur, plot dėshira dhe lakmi tė kėqija.
(4) Njeriu i jashtėm. Prandaj nuk na lėshon
zemra, por, edhe pse njeriu ynė i jashtėm shkon nė shkatėrrim, ai i brendshėm
pėrtėrihet nga dita nė ditė (2 Korintasve 4:16).
(5) Zemra. Sepse nga brenda, domethėnė nga
zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorės, kurvėrimi,
vrasjet, vjedhjet, lakmitė, ligėsitė, mashtrimet, pafytyrėsia, smira,
blasfemia, kryelartėsia, budallallėku. Tė gjitha kėto tė mbrapshta dalin nga
brenda dhe e ndotin njeriut (Marku 7:21-23). Dėgjojmė shumė pėr njerėz qė e
kanė ndryshuar zemrėn, por kjo ėshtė e pamundur, sepse vetėm Perėndia mund tė
japė njė zemėr tė re.
(6) Mendja mishėrore. Nė fakt mendja e
kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet
ligjit tė Perėndisė dhe as nuk mundet (Romakėve 8:7).
(7) Mėkati. Prandaj, ashtu si me anė tė njė
njeriu tė vetėm mėkati hyri nė botė dhe me anė tė mėkatit vdekja, po ashtu
vdekja u shtri tek tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan (Romakėve
5:12). Fjala mėkat ka lidhje me natyrėn e rėnė tė njeriut, ndėrsa fjala
mėkatet ka tė bėjė me veprime tė kėsaj natyre.
b. Karakteri dhe
fundi.
(1) Ėshtė njė natyrė e Adamit. Kjo do tė
thotė qė Adami ra dhe, si rrjedhim, fėmijėt e tij janė bij tė rėnė tė njė ati
tė rėnė.
(2) Ėshtė njė natyrė e trashėguar. Ne marrim
natyrėn tonė tė rėnė nga Adami.
(3) Ėshtė njė natyrė e keqe. Kapitulli i
tetė i Romakėve na mėson pėr kėtė pikė.
(4) Ėshtė njė natyrė e pandryshueshme. Ēka
lindur nga mishi ėshtė mish (Gjoni 3:6a). Edhe natyra e tij e rėnė mbetet nė
njeriun pėr aq gjatė sa ai jeton. Kjo do tė zhduket vetėm nė ringjalljen e tė
vdekurve nė Krishtin dhe nė transformimin e atyre qė janė tė gjallė nė
Krishtin, nė shfaqjen e Tij tė dytė.
(5) Fundi i tij ėshtė vdekja. Sepse paga e
mėkatit ėshtė vdekja (Romakėve 6:23a). Shihni gjithashtu Romakėve 8:5-13.
2. Pėrshkrimi i
natyrės sė re.
a. Emrat dhe
karakteristikat e saj.
(1) Frymė. Ēka lindur nga mishi ėshtė
mish; por ēka lindur nga Fryma ėshtė frymė (Gjoni 3:6).
(2) Natyrė hyjnore. Na u dhuruan premtimet
e ēmueshme dhe shumė tė mėdha, qė nėpėrmjet tyre tė bėheni pjestarė tė natyrės
hyjnore, duke i shpėtuar prishjes qė ėshtė nė botė pėr shkak tė lakmisė (2
Pjetri 1:4). Shihni edhe 1 Gjoni 3:9 dhe 5:18-19.
(3) Njeriu i ri. Tė visheni me njeriun e
ri, tė krijuar sipas Perėndisė nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės
(Efesianėve 4:24). Shihni gjithashtu Kolosianėve 3:10 dhe 2 Korintasve 5:17.
(4) Njeriu i brendshėm. Edhe pse njeriu ynė
i jashtėm shkon nė shkatėrrim, ai i brendshėm pėrtėrihet nga dita nė ditė (2
Korintasve 4:16). Nė fakt unė gjej kėnaqėsi nė ligjin e Perėndisė sipas
njeriut tė brendshėm (Romakėve 7:22). Shihni gjithashtu Efesianėve 3:16.
(5) Mendja e tij. I falemnderit Perėndisė
me anė tė Jezus Krishtit, Zotit tonė. Unė vetė, pra, me mendjen, i shėrbej
ligjit tė Perėndisė, por me mishin, ligjit tė mėkatit (Romakėve 7:25).
b. Karakteri dhe
fundi i saj.
(1) Ėshtė njė
natyrė nė Krishtin.
(2) Ėshtė njė
natyrė e kumtuar.
(3) Ėshtė njė natyrė
e shenjtė.
(4) Ėshtė njė
natyrė e pandryshueshme.
(5) Ėshtė njė
natyrė jo e humbur.
Vargjet 1 dhe 2 tek 1 Gjoni 2 flasin pėr lidhjen e
shenjtorit me Atin. Edhe kur shenjtori mėkaton, ėshtė njė ēėshtje familjare.
(6) Fundi i tij
ėshtė ringjallja dhe rrėmbimi. Ja, unė po ju them njė tė fshehtė: tė
gjithė nuk do tė vdesim, por tė gjithė do tė shndėrrohemi nė njė moment, sa hap
e mbyll sytė, nė tingullin e burisė sė fundit; sepse do tė bjerė buria, tė
vdekurit do tė ringjallen tė paprishshėm dhe ne do tė shndėrrohemi, sepse ky
trup qė prishet duhet tė veshė mosprishjen dhe ky i vdekshėm tė veshė
pavdekėsinė
Por ta falėnderojmė Perėndinė qė na jep fitoren me anė tė Zotit
tonė Jezus Krisht (1 Korintasve 15:51-53, 57).
3. Konflikti midis dy
natyrave.
a. Pėrvoja e
besimtarit. Ēdo fėmijė i Perėndisė ka dy natyra; njeriu i pashpėtuar ka
vetėm njė natyrė. Natyra e vjetėr nuk mund tė zhduket aq kohė sa besimtari
jeton nė mish, prandaj kemi luftė mes natyrės sė re dhe tė vjetrės. Sepse mishi
ka dėshira kundėr Frymės dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit dhe kėto janė tė
kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi (Galatasve
5:17). Romakėve 7:15-25 ėshtė njė shembull tjetėr i mrekullueshėm qė ilustron
kėtė tė vėrtetė. Megjithatė dikush mund tė thotė qė kėto vargje shfaqin
konfliktin nė jetėn e Palit para se ai tė shpėtohej, por njė varg nė
kėtė pjesė tregon shumė qartė qė ky konflikt, i pėrshkruar nė njė mėnyrė kaq tė
gjallė, ndodhi pasi ai ishte shpėtuar: Nė fakt unė gjej kėnaqėsi nė
ligjin e Perėndisė sipas njeriut tė brendshėm (Romakėve 7:22). Asnjė njeri i
pashpėtuar nuk kėnaqet kurrė nė ligjin e Perėndisė. Gjithashtu, vetėm njeriu i
shpėtuar e ka njeriun e brendshėm, qė ėshtė natyra e re.
b. Pėrgjegjėsia e
besimtarit.
(1) Nė lidhje me
natyrėn e vjetėr.
(a) Pranoje
vlerėsimin e Perėndisė pėr tė. Duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u
kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i
shėrbejmė mė mėkatit. Nė fakt, ai qė ka vdekur ėshtė shfajėsuar nga mėkati.
Tani nėse vdiqėm me Krishtin, ne besojmė gjithashtu qė do tė jetojmė me tė,
duke ditur se Krishti, qė u ringjall prej sė vdekurish, nuk vdes mė; vdekja
ska mė pushtet mbi tė. Sepse nė atė qė vdiq, vdiq pėr mėkatin njė herė e pėrgjithmonė;
por nė atė qė rron, rron pėr Perėndinė. Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė
vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezus Krishtin, Zotin tonė
(Romakėve 6:6-11). Duhet theksuar e vėrteta, qė nuk thuhet kurrė, qė njeriu i
vjetėr ėshtė i kryqėzuar nė besimtarin, por ėshtė i kryqėzuar me
Krishtin. Ėshtė njė realitet! Pranoje! Nuk ėshtė ēėshtje ndjenjash, por
besimi. E gjithė kjo e vėrtetė ėshtė sipas mendimit tė Perėndisė. Sa pėr
mendimin e besimtarit, ai e di qė natyra e vjetėr, njeriu i vjetėr, nuk ėshtė i
vdekur; ai ėshtė shumė i gjallė. Shkrimi thotė: Konsiderojeni veten tė vdekur
pėr mėkatin. Nėse natyra e vjetėr do tė ishte e vdekur, besimtari nuk do tė
duhej ta konsideronte veten tė tillė!
(b) Mos i bėj
asnjė pėrkujdesje mishit. Por vishuni me Zotin Jezus Krisht dhe mos
tregoni kujdes pėr mishin, qė tia kėnaqni lakmitė (Romakėve 13:14). Me fjalė
tė tjera: mos e ushqeni mishin. Le tė tretet nė uri.
(c) Bėni qė
tė vdesė mishi. Bėni, pra, tė vdesin gjymtyrėt tuaja qė janė mbi tokė:
kurvėrinė, ndyrėsinė, pasionet, dėshirat e kėqija dhe lakminė, qė ėshtė
idhujtari (Kolosianėve 3:5). Njė shprehje mjaft e goditur ėshtė i vritni
gjymtyrėt tuaja. Fjalėt gati pėr tė vdekur (Hebrenjtė 11:12) janė e njėjta
terminologji.
(d) Kurrė mos u mundoni ta pėrmirėsoni. As
mos i jepni gjymtyrėt tuaja nė shėrbim tė mėkatit si mjete paudhėsie, por
tregoni veten tuaj te Perėndia, si tė gjallė prej sė vdekurish dhe gjymtyrėt
tuaja si mjete drejtėsie pėr Perėndinė (Romakėve 6:13).
(e) Zhvisheni. Qė tė zhvisheni, pėr sa i
takon sjelljes sė mėparshme, nga njeriu i vjetėr qė korruptohet me anė tė
lakmive tė gėnjeshtrės (Efesianėve 4:22). E njėjta fjalė ėshtė pėrkthyer si i
vunė
te kėmbėt tek Veprat e Apostujve 7:58.
(2) Nė lidhje me
natyrėn e tij tė re.
(a) Ta
konsiderojmė veten si tė gjallė. Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė
vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezus Krishtin, Zotin tonė
(Romakėve 6:11).
(b) Ecim nė
risinė e jetės. Ne nė fakt jemi vepra e tij, e krijuar nė Krishtin Jezus
pėr veprat e mira qė Perėndia pėrgatiti qė mė parė, qė ne tė ecim nė to
(Efesianėve 2:10). Shihni gjithashtu Romakėve 6:14 dhe 7:6.
(c) Ta
ushqejmė e ta pėrtėrijmė. Posi foshnja tė sapolindura, tė dėshironi fort
qumėshtin e pastėr tė fjalės, qė tė rriteni me anė tė tij (1 Pjetri 2:2).
Duhet ta ushqejmė natyrėn e re me anė tė shpalosjes sė Fjalės dhe jo nga nxitja
e njeriut. Ne kemi dy natyra dhe ėshtė mirė tė marrim parasysh qė ushqimi pėr
njėrėn do tė lėrė pa ushqim tjetrėn. Ėshtė individi i krishterė qė duhet tė
vendosė se cili njeri, i riu apo i vjetri, do tė ushqehet. Ai nuk mund ti
ushqejė tė dy nė tė njėjtėn kohė.
(d) Vishni
njeriun e ri. Dhe tė visheni me njeriun e ri, tė krijuar sipas Perėndisė
nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės (Efesianėve 4:24).
(e) Mbėshtetu
pėr fuqi tek Fryma qė banon brenda. Dhe mos e trishtoni Frymėn e Shenjtė
tė Perėndisė, me tė cilin u vulosėt pėr ditėn e shpengimit (Efesianėve 4:30).
Pėr ēfarė mbetet, vėllezėrit e mi, forcohuni nė Zotin dhe nė forcėn e fuqisė
sė tij (Efesianėve 6:10). Jo pėr fuqinė dhe as pėr forcėn, por pėr Frymėn
time, thotė Zoti i ushtrive (Zakaria 4:6b).
[1] William Jennings Bryan
(1860-1925) ishte avokat dhe udhėheqės politik nė Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės, i cili fitoi njė gjyq kundėr John Thomas Scopes, mėsues i shkencės qė
mėsoi teorinė e evolucionit kundėr ligjeve tė atėhershme qė ndaluan mėsimin e
doktrinave kundėr Biblės. Sot ligji amerikan ndalon mėsimin e Biblės apo
krijimit nė shumicėn e shkollave shtetėrore (shėnim i pėrkthyesve).