EKLEZIOLOGJIA

(Doktrina e Kishės)

 

 

 

 

Pasqyra pėr kapitullin VII

EKLEZIOLOGJIA

 

I.       Kuptimi i fjalės.

 

II.      Pėrdorimi i fjalės.

 

III.    Ēfarė nuk ėshtė kisha.

 

IV.    Ē’ ėshtė kisha?

         A.     Njė mister

         B.      Njė trup, Kreu i tė cilit ėshtė Krishti.

         C.      Njė ndėrtesė.

         D.     Njė nuse.

 

V.     Dhuntitė e trupit.

 

VI.    Kisha lokale.

 

VII.   Disiplina nė kishė.

 

VIII.  Urdhėresat nė kishė.

         A.     Pagėzimi.

         B.      Darka e Zotit.

 

 

 

 


 

 

 

Kapitulli VII

EKLEZIOLOGJIA

 

Ekleziologjia ėshtė doktrina e kishės.

 

 

I. Kuptimi i Fjalės

 

      Fjala “kishė” nuk ka kuptimin e ndėrtesės ku takohet grupi i njerėzve. Kisha nuk ėshtė as sistemi i Papatit, siē thonė katolikėt. Tė tjerė mendojnė qė ėshtė njė shoqėri, njė klub ose thjesht njė organizatė. Kisha nuk ėshtė njė organizatė, por njė organizėm.

      Megjithėse mund tė duket e ēuditshme pėr shumė studiues tė Fjalės, megjithatė ėshtė e vėrtetė qė fjala “kishė” nuk mund tė gjendet nė Dhiatėn e Re. Kjo fjalė ėshtė njė pėrshtatje dhe jo njė pėrkthim, mė saktė, ėshtė njė pėrshtatje e fjalės greke “eklezia”, qė do tė thotė njė shoqėri e thirrur ose asamble. Nė qoftė se do t’i quanim gjėrat biblike sipas emrave biblikė, saktėsisht do ta quanim Bashkėsia (asambleja) e Perėndisė nė Krishtin dhe jo Kisha e Perėndisė nė Krishtin.

      Fjala “eklezia” ka gjithmonė kuptimin “njė shoqėri e thirrur” ose “asamble”. U drejtohet tė gjithė njerėzve dhe jo vetėm besimtarėve nė Krishtin. Kemi tri burime nė Bibėl qė u drejtohen tre llojeve tė ndryshme njerėzish. Asnjė nga ata nuk janė tė lidhur, por janė shoqėri tė thirrura, ose “asamble”.

     

      A. Njė turmė.

      “Dhe Pali donte t’i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin. Edhe disa Aziarkė, qė ishin miq tė tij, i ēuan pėr ta lutur tė mos dilte nė teatėr. Ndėrkaq disa bėrtisnin njė gjė, tė tjerė njė tjetėr, saqė mbledhja [asambleja ose eklezia, jo njė turmė besimtarėsh] ishte trazuar dhe mė tė shumtėt nuk dinin pėrse ishin mbledhur … Kancelari i qytetit, mbasi e qetėsoi turmėn, tha … : ‘Sepse i prutė kėta njerėz qė nuk janė as sacrilegji, as blasfemues tė perėndeshės suaj … nėse keni ndonjė kėrkesė tjetėr pėr tė bėrė, tė zgjidhet nė kuvendin [kjo ėshtė e njėjta fjalė eklezia por nuk ka kuptimin e besimtarėve] sipas ligjit ... Dhe, si i tha kėto, e shpėrndau mbledhjen [asamblenė ose pėrsėri eklezia]” (Veprat 19:30-41).

     

      B. Bijtė e Izraelit.

      Sigurisht, bijtė e Izraelit ishin njė shoqėri e thirrur nga Egjipti, por e dimė qė ata nuk ishin trupi i Krishtit. Krishti ende nuk ishte shfaqur nė mish. “Ky ėshtė ai qė nė kuvend [eklezia], nė shkretėtirė, ishte me engjėllin qė i fliste mbi malin Sinai dhe me etėrit tanė; dhe mori fjalėt e jetės pėr tė na e pėrēuar neve” (Veprat 7:38).

     

      C. Trupi i Krishtit.

      Me kėtė togfjalėsh kuptojmė trupin e besimtarėve nė Jezus Krishtin. Dhiata e Re ėshtė e mbushur me referime ndaj fjalės “eklezia”, shoqėri ose asamble, e thirrur nga bota pėr Krishtin. Vargjet e mėposhtme janė disa prej tyre: Perėndia “vuri ēdo gjė nėn kėmbėt e tij, edhe ia dha pėr krye pėrmbi ēdo gjė kishės, e cila ėshtė trupi i tij, plotėsia i atij qė mbush ēdo gjė nė tė gjithė” (Efesianėve 1:22-23). “Ju, burra, t’i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė … Ky mister ėshtė i madh; tani unė e them nė lidhjen me Krishtin dhe me kishėn [eklezia, qė do tė thotė njė grup i thirrur ose asamble]” (Efesianėve 5:25, 32).

 

 

II. Pėrdorimi i Fjalės

     

      Meqė fjala “kishė” ėshtė njė pėrshtatje nga fjala greke “eklezia”, me kuptimin shoqėri e thirrur ose “asamble”, do ta drejtojmė vėmendjen tonė tek ato pjesė tė Shkrimit, qė merren me trupin e besimtarėve. Fjala “eklezia” ėshtė e pėrdorur me kėto kuptime:

     

      A. Njė bashkėsi vendore (kishė).

      “Pali, Silvani dhe Timoteu, kishės sė Thesalonikasve nė Perėndinė Atė dhe nė Zotin Jezus Krisht: paēi hir dhe paqe prej Perėndisė, Atit tonė, dhe prej Zotit Jezus Krisht” (1 Thesalonikasve 1:1). “Kishės sė Perėndisė qė ėshtė nė Korint, tė shenjtėruarve nė Krishtin Jezus, tė thirrur shenjtorė, bashkė me tė gjithė ata qė nė ēdo vend e thėrrasin emrin e Jezus Krishtit, Zotit tė tyre dhe tonit” (1 Korintasve 1:2).

     

      B. Bashkėsitė vendore (kishat). Nė kėtė rast, fjala shėnon shumė bashkėsi vendore. “Pali … dhe gjithė vėllezėrit qė janė me mua, kishave tė Galatisė: Paēi hir e paqe nga Perėndia Ati dhe nga Zoti ynė Jezus Krishti” (Galatasve 1:1-3).

     

      C. Trupi i besimtarėve tė gjallė (i panumėruar).

      Me kėtė grup fjalėsh kuptojmė njė grup besimtarėsh tė pacaktuar nė numėr, qė jetojnė nė njė grup tė veēantė, dhe qė nuk i pėrkasin ndonjė grupim vendore. Pėr shembull, kur njė predikues flet pėr kishėn nė Tiranė, Shkodėr, etj., e kuptojmė qė ai po u drejtohet tė gjithė besimtarėve tė krishterė nė kėto qytete. Ilustrimi mė i mirė nė Bibėl ėshtė: “Sepse ju keni dėgjuar pėr sjelljen time tė atėhershme nė judaizėm, si e pėrndiqja me egėrsi tė madhe kishėn e Perėndisė dhe e shkatėrroja” (Galatasve 1:13). Sauli (Pali) nuk e pėrkufizoi pėrndjekjen e tij tek njė bashkėsi e veēantė, as tek disa “asamble” vendore. Ai shkoi gjithkund, duke futur nė burg dhe duke miratuar ndėshkimin me vdekje pėr tė krishterėt e hershėm. Ai i trajtonte tė gjithė tė krishterėt si Kisha.

     

      D. Trupi i plotė i Krishtit.

      Trupi i plotė i Krishtit ėshtė quajtur Kisha dhe pėrbėhet nga tė gjithė besimtarėt qysh prej Rrėshajve deri nė Rrėmbim. “Ju, burra, t’i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė” (Efesianėve 5:25).

 

 

III. Ēfarė Nuk Ėshtė Kisha

 

      A. Kisha nuk ėshtė Izraeli.

      “Mos u bėni shkak skandali as pėr judenj, as pėr grekė, as pėr kishėn e Perėndisė” (1 Korintasve 10:32). Nga ky varg del qė sot ka tri kategori njerėzish: hebrenj, johebrenj dhe Kisha. Kur njė hebre shpėtohet, nuk ėshtė mė hebre, por bėhet i krishterė. “Sepse tė gjithė ju qė jeni pagėzuar nė Krishtin, Krishtin keni veshur. Nuk ka as jude, as grek, nuk ka as skllav as tė lirė, nuk ka as mashkull as femėr, sepse tė gjithė jeni njė nė Jezus Krishtin” (Galatasve 3:27-29). Kisha (Trupi i Krishtit) nuk ėshtė Izraeli frymėror: “Ai nė fakt, ėshtė paqja jonė, ai qė ka bėrė nga tė dy popujt njė dhe ka shembur murin e ndarjes, duke e prishur armiqėsinė nė mishin e tij, ligjin e urdhėrimeve tė pėrftuar nga porosi, pėr tė krijuar nė vetvete nga dy njė njeri tė ri, duke bėrė paqen” (Efesianėve 2:14-15). Trupi i Krishtit (Kisha) ėshtė njė njeri i ri dhe jo Izraeli, qoftė Izraeli frymėror ose Izraeli i ringjallur.

     

      B. Kisha nuk ėshtė Mbretėria.

KISHA

MBRETĖRIA

1. S’ka trashėgimtarė tė Kishės.

1. Kisha ėshtė trashėgimtare e mbretėrisė.

2. S’ka marrės tė Kishės.

2. Kisha ėshtė marrėsi i mbretėrisė.

3. Ka pleq tė Kishės.

3. S’ka pleq tė mbretėrisė.

4. S’ka bij tė Kishės.

4. Bijtė e mbretėrisė.

5. Kisha e quajtur tempull (Efesianėve 2:21).

5. Mbretėria nuk ėshtė quajtur kurrė njė tempull.

6. Kisha ėshtė kėtu.

6. Mbretėria nuk ėshtė kėtu sepse Mbreti nuk ėshtė i pranishėm (Mateu 6:10).

7. Kisha nuk ishte kurrė njė subjekt profecie (Efesianėve 3:5, 9).

7. Mbretėria ėshtė subjekti kryesor i profecisė.

8. Kisha duhet tė ndėrtohet (Efesianėve 4:12).

8. Mbretėria duhet vėnė (Veprat 15:16).

 

 

IV. Ē’ ėshtė Kisha?

 

      A. Kisha ėshtė njė mister.

      “Me zbulesė, ai ma bėri tė njohur misterin, sikurse ju shkrova mė pėrpara me pak fjalė. Duke i lexuar kėto, ju mund tė kuptoni cila ėshtė inteligjenca ime nė misterin e Krishtit, qė nuk iu bė i njohur nė epokat e tjera bijve tė njerėzve, ashtu si iu zbulua tani apostujve tė shenjtė dhe profetėve tė tij me anė tė Frymės, qė johebrenjtė tė jenė bashkėtrashėgimtarė tė tė njėjtit trup dhe bashkėpjesėtarė tė premtimit tė tij nė Krishtin nėpėrmjet ungjillit … pėr t’u manifestuar tė gjithėve pjesėmarrjen e misterit, i cili nga epokat mė tė lashta qe fshehur nė Perėndinė, i cili krijoi tė gjitha gjėrat nėpėrmjet Jezus Krishtit” (Efesianėve 3:3-6, 9). Njė “mister” nė Shkrime do tė thotė njė “e vėrtetė e shfaqur pėr herė tė parė”. Nė vargjet e mėsipėrme, Fryma e Shenjtė na tregon qė Kisha (Trupi i Krishtit) iu shfaq sė pari Apostullit Pal dhe nuk ishte e njohur nga profetėt e Dhiatės sė Vjetėr. E vėrteta e Kishės nuk ishte e fshehur nė shkrimet e Dhiatės sė Vjetėr, por ishte e fshehur nė Perėndinė.

     

      B. Kisha ėshtė njė trup, Kreu i tė cilit ėshtė Krishti.

      “Sepse ashtu si trupi ėshtė njė, por ka shumė gjymtyrė, dhe tė gjitha gjymtyrėt e tė njėtit trup, megjithse janė shumė, formojnė njė trup tė vetėm, kėshtu ėshtė edhe Krishti. Sepse tė gjithė ne jemi pagėzuar nė njė Frymė tė vetėm nė tė njėjtin trup, qofshin hebrenjtė apo grekėt, qofshin skllevėrit a tė liruarit, dhe tė gjithė jemi ujitur nė tė njėjtin Frymė. Sepse edhe trupi nuk ėshtė njė gjymtyrė e vetme, por shumė … qė tė mos kishte pėrēarje nė trup, por tė gjitha gjymtyrėt tė kenė tė njėjtin kujdes pėr njera-tjetrėn. Dhe nėse vuan njė gjymtyrė, tė gjitha gjymtyrėt vuajnė; kurse po tė nderohet njė gjymtyrė, tė gjitha gjymtyrėt gėzohen bashkė me tė. Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrėt e tij, veē e veē” (1 Korintasve 12:12-14, 25-27).

      Trupi ėshtė njė organizėm i pėrbėrė nga shumė gjymtyrė. Tė gjitha gjymtyrėt nuk kanė tė njėjtin funksion. Kisha nuk ėshtė njė trup fizik, por njė trup frymėror. Besimtarėt nė Krishtin bėhen gjymtyrė tė kėtij trupi frymėror me anė tė pagėzimit tė Frymės. Ka nga ata qė thonė qė 1 Korintasve 12:13 flet pėr pagėzimin e ujit, por ky argument mund tė kundėrshtohet lehtė nga njė Shkrim tjetėr. 1 Korintasve 12:13 thotė qė ne bėhemi gjymtyrė tė Trupit me anė tė pagėzimit (tė Frymės), ndėrsa Efesianėve 3:6 deklaron qė ne bėhemi gjymtyrė tė Trupit me anė tė Ungjillit. Nė qoftė se 1 Korintasve 12:13 flet pėr pagėzimin e ujit, atėherė pagėzimi i ujit ėshtė njė pjesė thelbėsore e Ungjillit tė Efesianėve 3:6. Megjithatė e dimė se pagėzimi i ujit nuk bėn pjesė nė Ungjill. Ungjilli ėshtė vdekja, varrimi dhe ringjallja e Jezus Krishtit (1 Korintasve 15:1-4).

      Ashtu siē ėshtė e vėrtetė pėr trupin fizik, ėshtė e vėrtetė edhe pėr Trupin frymėror. Kur njė gjymtyrė e Trupit vuan, tė gjitha gjymtyrėt vuajnė bashkė me tė. Asnjė i krishterė nuk mund tė vuajė pėrndjekje, pa u lėnduar edhe i gjithė Trupi. Njė gjymtyrė nuk mund tė trishtohet vetėm, por i gjithė Trupi trishtohet bashkė me tė. Kur Trupi vuan, vuan edhe Kreu. Kur ne pėrndiqemi, edhe Krishti pėrndiqet: “Saul, Saul, pėrse mė pėrndjek?” (Veprat 9:4).

      Mbani mend qė Trupi ėshtė njė organizėm dhe duhet tė trajtohet si i tillė. Njė ndėrtesė, pėr shembull, mund tė riparohet duke i zėvendėsuar pjesėt e vjetėruara me tė reja, por, kur njė gjymtyrė e trupit hiqet, siē mund tė jetė njė dorė, njė kėmbė, njė sy ose diēka tjetėr, gjymtyra nuk mund tė zėvendėsohet kurrė. Nė qoftė se do tė ishte e mundur qė njė gjymtyrė e Trupit tė Krishtit tė humbiste shpėtimin e tij, atėherė Trupi i Krishtit do tė gjymtohej, por kjo nuk mund tė ndodhė kurrė. Kėtu kemi katėr nga karakteristikat e Trupit tė Krishtit:

         1. Njėjtėsia. Njė trup ėshtė njė, njė tėrėsi e plotė, njė njėsi organike. I tillė ėshtė Trupi i Krishtit.

         2. Pavdekshmėria. Trupi i Krishtit nuk do tė vdesė kurrė, sepse ėshtė i lidhur me Kreun e gjallė.

         3. Shfaqja. Qėllimi i vetėm i Trupit tė Krishtit ėshtė tė shfaqė ose tė shpalosė Krishtin. “Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit fitim” (Filipianėve 1:21). “Unė u kryqėzova bashkė me Krishtin dhe nuk rroj mė unė, po Krishti rron nė mua; dhe ajo jetė qė tani jetoj nė mish, e jetoj nė besimin e Birit tė Perėndisė, qė mė deshi dhe dha veten pėr mua” (Galatasve 2:20).

         4. Shėrbesa. Mendimet dhe planet e kreut duhet te kryhen nga trupi. Po kėshtu edhe Trupi i Krishtit duhet tė kryejė vullnetin e Kreut tė tij, Zotit Jezus Krisht. Atė qė urdhėron Ai, ne duhet ta bėjmė. Vullneti i Tij do tė drejtojė lėvizjet tona.

     

      C. Kisha ėshtė njė ndėrtesė.

      “Ju, pra, nuk jeni mė tė huaj, as bujtės, por bashkėqytetarė tė shenjtorėve dhe pjestarė tė familjes sė Perėndisė, tė ndėrtuar mbi themelin e apostujve dhe tė profetėve, duke qenė Jezus Krishti vetė guri i qoshes, mbi tė cilin gjithė ndėrtesa, e lidhur mirė, rritet pėr tė qenė njė tempull i shenjtė nė Zotin, nė tė cilin edhe ju jeni bashkėndėrtuar pėr tė qenė njė banesė e Perėndisė nė Frymė” (Efesianėve 2:19-22). Apostujt dhe profetėt e Dhiatės sė Re janė themeli i Ndėrtesės (Kishės). Ata ishin tė parėt qė besuan nė Zotin Jezus dhe ishin tė parėt qė shpallėn Jezus Krishtin.

      “Edhe ju, si gurė tė gjallė, ndėrtoheni pėr tė qenė njė shtėpi frymėrore, njė priftėri e shenjtė, pėr tė ofruar flijime frymėrore, qė i pėlqejnė Perėndisė me anė tė Jezus Krishtit” (1 Pjetri 2:5). Ne besimtarėt jemi gurė tė gjallė tė kėsaj ndėrtese tė re tė Perėndisė. Kur pėrbėrėsit e tempullit tė vjetėr u ngritėn, nuk pati krismė ēekiēi, dalte apo sharre. Tė gjitha lėndėt ishin bėrė qė mė pėrpara. Kėshtu jemi edhe ne, sepse u zgjodhėm pėrpara hedhjes sė themelit tė botės. Gurėt e brendshėm tė tempullit nuk mund tė shiheshin, sepse ishin tė mbuluar me dru kedri dhe me ar. Vetėm ari mund tė shihej. Ne, gurėt e gjallė tė Ndėrtesės sė Perėndisė, nuk duhet tė shihemi. Vetėm Krishti duhet tė shihet.

      Ashtu si ndėrtesa u ndėrtua me gurė tė ngjyrave tė ndryshme, kėshtu edhe Ndėrtesa e Perėndisė ėshtė e pėrbėrė nga raca e zezė, e kuqe, e verdhė dhe e bardhė. Perėndia banoi nė tempull dhe Ai tashmė banon brenda nesh.

     

      D. Kisha ėshtė njė nuse.

      Disa kanė thėnė qė Nusja e Krishtit ėshtė e njėjtė si Gruaja e Jehovait, qė ėshtė Izraeli. Megjithatė, ka njė Shkrim qė e hedh poshtė kėtė teori, dhe kjo ėshtė Zbulesa 22:17: “Dhe Fryma dhe nusja thonė: ‘Eja!’. Dhe ai qė dėgjon le tė thotė: ‘Eja!’. Dhe ai qė ka etje, le tė vijė; dhe ai qė do, le tė marrė si dhuratė ujin e jetės”. Vargjet e mėsipėrme shpallin qė Fryma dhe Nusja e bėjnė ftesėn pėr mėkatarėt qė kėta tė besojnė nė Zotin Jezus Krisht. Nėse Nusja ėshtė Izraeli, atėherė ėshtė Fryma dhe Izraeli qė e bėjnė ftesėn. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse pjesa mė e madhe e Izraelit sot ėshtė nė mosbesim. Kush i fton apo kush i nxit njerėzit pėr tė pranuar Krishtin? Ėshtė Kisha dhe jo Izraeli. Prandaj Nusja ėshtė Kisha, Trupi i besimtarėve.

      Efesianėve 5:25-32 thekson qartė faktin qė burri dhe gruaja kanė tė njėjtėn marrėdhėnie si ajo e Krishtit me Nusen e Tij, Kishėn. Kėtė e shohim veēanėrisht nė vargjet 28-30: “Kėshtu burrat duhet t’i duan gratė e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butėsi pėr tė, sikurse edhe Zoti bėn me kishėn, sepse ne jemi gjymtyrė tė trupit tė tij, tė mishit tė tij dhe tė kockave tė tij”.

         1. Nusja ėshtė blerė nga Krishti. “Ju, burra, t’i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė” (Efesianėve 5:25). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 6:19-20. Nė vendet e Lindjes burrat i blinin gratė e tyre. Kėto para u pėrdorėn pėr pajė. Krishti e bleu Kishėn e Tij me gjakun e Tij tė ēmuar. Gjaku i Tij ėshtė paja e saj pėrgjithmonė!

         2. Nusja ėshtė e fejuar me Krishtin. “Jam xheloz pėr ju me xhelozinė e Perėndisė, sepse ju fejova me njė burrė, qė t’ju nxjerr para Krishtit si virgjėreshė tė dlirė” (2 Korintasve 11:2). Martesa orientale nė vendet e Lindjes ndryshon shumė nga martesa qė njohim ne. Zakonet lindore tė martesės ndodhnin nė njė mėnyrė tė tillė: sė pari, blihej nusja (ne jemi blerė nga Krishti); sė dyti, kryhej ceremonia, duke pėruruar periudhėn e fejesės, qė zgjaste pėr njė vit. Gjatė kėsaj kohe nusja trajtohej si gruaja e burrit tė saj, por akoma nuk jetonin sė bashku. Periudha e pritjes njėvjeēare ishte mbrojtje e familjes sė ardhshme. Nė qoftė se do tė kishte tė meta nė karakterin dhe sjelljen e nuses, ato do tė dilnin nė dritė gjatė kėsaj kohe. Nusja e Krishtit ėshtė tani nė periudhėn e fejesės. Gjatė kėsaj periudhe, tė metat e Nuses, nėse ka ndonjė, me siguri do tė shfaqen. Historia ka vėrtetuar qė ka patur shumė qė kishin dukjen e perėndishmėrisė, por ishin mohues tė fuqisė sė saj. Kėto tė meta (kėta njerėz) zhduken. Dhe, sė fundi, vjen plotėsimi i martesės.

         3. Nusja ėshtė e martuar me Krishtin. “Le tė gėzohemi dhe tė ngazėllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij ėshtė pėrgatitur! Dhe i ėshtė dhėnė tė vishet me li tė hollė, tė pastėr dhe tė shkėlqyeshėm, sepse liri i hollė janė veprat e drejta tė shenjtorėve” (Zbulesa 19:7-8). “Atėherė mbretėria e qiejve do t’u ngjajė dhjetė virgjėreshave, tė cilat i morėn llampat e tyre, dhe i dolėn para dhėndrit” (Mateu 25:1). Ky ėshtė plotėsimi i martesės sė Krishtit me Kishėn e Tij. Koha e fejesės ka mbaruar. Ajo ėshtė tashmė me burrin e saj dhe kėshtu do tė jetė gjithmonė me Tė (1 Thesalonikasve 4:17).

 

 

V. Dhuntitė e Trupit

 

      “Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masės sė dhuntisė sė Krishtit. Pėr ē’ka Shkrimi thotė: ‘Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerėzve’ … Dhe ai vetė i dha disa si apostuj, tė tjerė si profetė, tė tjerė si ungjilltarė dhe tė tjerė si barinj e mėsues” (Efesianėve 4:7-8, 11).

     

      A. Apostujt.

      Kėta ishin dhuntia e parė qė iu dhanė Kishės (Trupit). Mbi Apostujt u ndėrtua Kisha e hershme. Fjala “apostull” nė greqisht ėshtė e njėjtė me fjalėn “misionar” nė latinisht, qė do tė thotė i dėrguari. Sigurisht, Kisha ka misionarė (njerėz tė dėrguar) edhe sot, por jo apostuj.

     

      B. Profetėt.

      Kėtyre njerėzve Perėndia u dha zbulesėn e Tij. Nė fillim, Kisha nuk e kishte Dhiatėn e Re, por njerėzit ende kishin nevojė tė dinin doktrinat e Perėndisė, prandaj Perėndia u dha atyre Fjalėn e Tij tė pashkruar dhe kėta ua dhanė njerėzve. Kisha nuk ka profetė sot, sepse ne e kemi tė vėrtetėn e Perėndisė tė plotė dhe tė shfaqur, Dhiatėn e Re.

     

      C. Ungjilltarėt.

      Njė tjetėr dhunti pėr Kishėn ishin ungjilltarėt. Kėta njerėz shpallėn plot zell Ungjillin. Ata ishin njerėz tė pėruljes, tė ngarkuar me njė barrė pėr tė humburit. Pastorit i kėrkohet tė bėjė punėn e njė ungjilltari (2 Timoteu 4:5). Dita e ungjilltarit nuk ka kaluar dhe nuk do tė kalojė derisa tė vijė Krishti pėr tė mbretėruar mbi tokė.

      D. Pastorėt (barinjtė) dhe mėsuesit.

      Fjala “pastor” do tė thotė bari. Pastori duhet tė jetė bariu i deleve tė tij, qė kujdeset pėr tufėn e tij, qė qan e ngazėllen me to. Sot kisha ka nevojė tė madhe pėr pastorė. I bekuar ėshtė njeriu qė ka zemrėn e njė pastori! Njė pastor nuk ėshtė i thirrur pėr tė predikuar tre mesazhe nė javė; ai ėshtė thirrur pėr t’i ruajtur, pėr t’i mbajtur si bariu, pėr t’u kujdesur, pėr t’i vizituar, pėr t’i dashur, pėr t’i mbrojtur dhe pėr t’i mėsuar delet. Ēdo pastor, duke bėrė punėn e ungjilltarit, qė ėshtė fitimi i shpirtrave, duhet tė jetė njė njeri qė ėshtė i aftė t’ia mėsojė Fjalėn tufės sė tij. Ku do ta marrin Fjalėn anėtarėt e kishės, nėse nuk e marrin nga pastorėt? E vetmja e vėrtetė qė disa njerėz mund tė marrin, do tė dalė prej shėrbesės sė dielės. Disa bėjnė dallim midis pastorit dhe mėsuesit, duke besuar qė ka nga ata qė janė tė thirrur vetėm pėr tė qenė mėsues. Kjo mund tė jetė e vėrtetė, por ne e dimė qė tė gjithė pastorėt duhet tė jenė edhe mėsues: tė gjithė mėsuesit mund tė mos jenė pastorė, por tė gjithė pastorėt duhet tė jenė mėsues.

 

 

VI. Kisha Lokale

 

      Ashtu siē besojmė qė Trupi i Krishtit ėshtė i pėrbėrė nga tė gjithė besimtarėt, nga dita e Rrėshajve dhe deri nė Rrėmbim, ne theksojmė rėndėsinė e kishės vendore, ose bashkėsisė. Asambleja vendore ėshtė trupi fizik, me anė tė cilit ėshtė shfaqur Trupi (Kisha). Perėndia thekson rėndėsinė e kishės vendore, duke i dhėnė asaj zyrtarė dhe urdhėresa. Ai qė ka turp pėr bashkėsinė vendore, ėshtė i turpėruar edhe pėr atė qė u themelua nė ditėn e Rrėshajve. Kisha vendore, ashtu si dhe Trupi i Krishtit, u themelua nė ditėn e Rrėshajve.

 

      A. Organizimi i saj.

      Shkrimet tregojnė qė kishte njė organizim, por nuk ishte si sot. Ai nuk u kopjua nga sinagoga. Ai ishte krejtėsisht ndryshe.

 

      B. Zyrtarėt e saj.

         1. Dhjakėt. 1 Timoteu 3:8-13 jep kriteret pėr dhjakėt. Dhjakėt nuk u zgjodhėn pėr tė drejtuar kishėn, por pėr t’i shėrbyer kishės.

         2. Peshkopėt dhe Pleqtė. Ka njė ndryshim tė madh mes Kishės sė hershme dhe disa kishave tė sotme nė lidhje me peshkopėt. Kisha e hershme kishte shumė peshkopė nė njė kishė vendore, kurse sot, nė disa grupime kishash, ka njė peshkop qė ka pushtet mbi shumė kisha vendore. Pleqtė u quajtėn me kėtė emėr sepse ishin mė tė vjetrit nė familje. Nėse babai vdiste, djali i parė merrte vendin e tij. Njė plak ishte njė njeri i vjetėr. Titi 1:5-7 thotė: “Pėr kėtė arsye tė lashė nė Kretė, qė ti tė ndreqėsh mirė ēėshtjet qė janė pėr t’u bėrė dhe qė, nė ēdo qytet, tė caktosh pleq, ashtu siē tė porosita; secili prej tyre tė jetė i paqortueshėm, bashkėshort i njė gruaje tė vetme, tė ketė fėmijė besimtarė, qė tė mos pėrfliten pėr jetė tė shthurur dhe pėr pandėgjesė. Sepse peshkopi, si administrues i shtėpisė sė Perėndisė duhet tė jetė i paqortueshėm, jo arrogant, jo zemėrak, jo i dhėnė pas verės, jo i dhunshėm, jo njeri qė lakmon fitim tė turpshėm”. Sipas kėsaj, plaku dhe peshkopi ishin tė njėjtė. Fjala “plak” i drejtohet personit, ndėrsa fjala “peshkop” ka lidhje me zyrėn. Ēdo peshkop ishte plak, por jo ēdo njeri i vjetėr ishte peshkop. Fjala “peshkop” do tė thotė mbikqyrės. Mbikqyrėsit e kishave vendore ishin zakonisht burra tė vjetėr. Ky grup i peshkopėve pėrbėnte atė qė ėshtė e quajtur “pleqėsia” (nė greqisht, presbuterion) (1 Timoteu 1:4).

 

      C. Qėllimi i saj.

      Qėllimi i kishės ėshtė qė tė pėrlėvdojė Perėndinė nė ndėrtimin e Trupit tė Krishtit nė besimin e shenjtė dhe tė shpėrndajė Ungjillin nė ēdo skaj tė dheut, duke i fituar njerėzit, duke pagėzuar dhe duke mėsuar.

 

 

VII. Disiplina Nė Kishėn Lokale

 

      Megjithėse ėshtė e vėrtetė qė Kisha ėshtė nėn hir dhe jo nėn ligj, besimtari ėshtė akoma nė mish dhe Zoti ka parashtruar rregulla disipline pėr kishėn e Tij vendore. Ka tre hapa nė disiplinėn e Kishės, dhe ato janė:

     

      A. Gjykimi nga vetja.

      “Sepse, po tė shqyrtonim veten tonė, nuk do tė gjykoheshim” (1 Korintasve 11:31). Besimtari e di kur ka mėkatuar dhe duhet t’ia rrėfejė Perėndisė menjėherė (1 Gjoni 1:9). Nė qoftė se e ka rrėfyer atė mėkat, ai e ka gjykuar vetveten. Mėkati i ėshtė falur dhe ai nuk do tė gjykohet kurrė pėr tė. Megjithatė le tė theksojmė se fjala “rrėfej” nuk do tė thotė vetėm tė pranosh diēka si tė vėrtetė. Kuptimi i kėsaj fjale shkon edhe mė thellė: tė rrėfesh do tė thotė qė edhe tė mbash njė qėndrim kundėr mėkatit.

     


      B. Gjykimi nga kisha.

      Nė qoftė se njė vėlla qė mėkaton, nuk do ta gjykojė vetveten, atėherė ai duhet tė gjykohet nga kisha lokale. 1 Korintasve 5:11-12 thotė: “Por tani ju shkrova tė mos pėrziheni me atė, tė ashtuquajturin vėlla, qė ėshtė kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpifės, o pijanec ose cub; me njė tė tillė bile as tė mos hani bashkė. Sepse a mė takon mua tė gjykoj edhe ata qė janė jashtė? A nuk i gjykoni ju tė brendshmit?”. Si gjykim, vėllezėrve qė janė nė gabim duhet t’u hiqet pėrbashkėsia (trajtimi si vėlla) nė kishėn vendore. Ky gjykim i skajshėm duhet tė ushtrohet vetėm pas pėrpjekjes pėr ta ripėrtėrirė personin. “Vėllezėr, nė qoftė se dikush bie nė ndonjė faj, ju qė jeni frymėror, lartėsojeni me frymė butėsie. Por ki kujdes veten tėnde, se mos tundohesh edhe ti” (Galatasve 6:1).

     

      C. Gjykimi nga Perėndia.

      Nė qoftė se njė vėlla qė ka rėnė nė mėkat, nuk e gjykon veten, atėherė Perėndia do ta gjykojė me anė tė qortimit (Hebrenjve 12:5-13).

 

 

VIII. Urdhėresat Nė Kishėn Lokale

 

      Kisha ka dy urdhėresa: pagėzimi dhe darka e Zotit. Pagėzimi kremtohet nė fillim tė jetės sė krishterė, kurse darka e Zotit kremtohet gjatė gjithė jetės sė krishterė. Ne theksojmė faktin qė kėto janė urdhėresa tė Kishės dhe jo sakramente.

 

      A. Pagėzimi.

      Fjala “pagėzim” vjen nga fjala greke “baptizo”, qė do tė thotė tė zhytesh ose tė futesh nė diēka pėr t’u ngjyrosur. Kjo fjalė nuk ka kuptimin e spėrkatjes ose tė derdhjes.

         1. Detyrim. (Mat. 28:18-20; Rom. 6:1-6; Kol. 2:12). Tė gjithė besimtarėt urdhėrohen pėr t’u pagėzuar. Njė njeri nuk duhet tė lutet qė tė kėrkojė vullnetin e Perėndisė pėr kėtė ēėshtje. Zoti e ka urdhėruar.

         2. Shpjegimi. Pagėzimi ėshtė shpallje e hapur e besimit nė Krishtin nga besimtari, pėrpara njerėzve. Pagėzimi ėshtė shfaqja e jashtme e njė veprimi tė brendshėm dhe ėshtė njė shembėlltyrė e vdekjes, varrimit dhe ringjalljes sė Zotit Jezus Krisht. Zhytja e plotė portretizon plotėsisht vendin e vdekjes. Ka disa njerėz, edhe sot, qė kanė takuar vdekje fizike aktuale pas daljes nga ujėrat e pagėzimit. Ata qė kanė dalė nga fe tė tjera, e vlerėsojnė urdhėresėn e pagėzimit mė shumė sesa ata qė janė rritur nė familje tė krishtera. Pagėzimi nuk tregon vetėm vdekjen, varrimin dhe ringjalljen e Zotit Jezus Krisht, por tregon gjithashtu njėjtėsimin ose identifikimin e besimtarit me Krishtin. Pagėzimi ėshtė shpallja e plotė e vdekjes sė tij nė Krishtin (2 Korintasve 5:14); i vdekur pėr mėkat, i vdekur ndaj vetvetes dhe i vdekur pėr jetėn e vjetėr. Ai ėshtė gjithashtu shpallja e ringjalljes sė tij me Krishtin pas varrosjes sė jetės sė vjetėr; pėr tė ecur nė risinė e jetės me Atė.

         Pagėzimi i tė gjithė besimtarėve, siē ėshtė dėshmuar nė Shkrim, paraqet vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Krishtit. Pagėzimi i Gjon Pagėzorit e priste me dėshirė vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit dhe pagėzimi ynė sot shikon prapa tek vdekja dhe ringjallja e Zotit tonė.

         Por pagėzimi nuk ėshtė njė urdhėresė shėlbuese (qė tė shpėton). Njeriu shpėtohen vetėm me anė tė besimit. Kjo ndodh pėrpara pagėzimit. Megjithatė ėshtė e vėrtetė qė pagėzimi ėshtė njė shpallje publike e besimit pėrpara njerėzve dhe Perėndia nuk shikon ujėrat e pagėzimit, por shikon zemrėn e njeriut.

         3. Pjesėmarrja. Kush duhet tė pagėzohet? Vetėm besimtari! “Ai qė beson dhe ėshtė pagėzuar, do tė jetė i shpėtuar; por ai qė nuk ka besuar, do tė jetė i dėnuar” (Marku 16:16). Nė fillim ėshtė besimi, pastaj pagėzimi. Pėrsėri mund tė pyesim: “A duhet tė pagėzohet njeriu qė tė shpėtohet?” Jo, sepse ky Shkrim thotė qė ai qė nuk beson, do tė dėnohet. Nė qoftė se pagėzimi me ujė do tė ishte thelbėsor, Zoti do tė kishte shtuar kėto fjalė: “Ai qė nuk ėshtė pagėzuar, ėshtė i dėnuar”. Apostulli Pal, duke u shkruar korintasve, tha: “E falėnderoj Perėndinė qė nuk kam pagėzuar asnjė nga ju, me pėrjashtim tė Krispit dhe tė Gait … Sepse Krishti nuk mė dėrgoi tė pagėzoj, por tė predikoj ungjillin, jo me dituri fjale, qė kryqi i Krishtit tė mos dalė i kotė” (1 Korintasve 1:14, 17). Nė qoftė se pagėzimi do tė ishte i domosdoshėm pėr shpėtim, Pali nuk do tė ishte mburrur nė faktin qė kishte pagėzuar kaq pak. Ai thekson qartė se pagėzimi nuk ka tė bėjė aspak me Ungjillin (Romakėve 1:16), sepse Krishti e kishte dėrguar jo qė tė pagėzonte, por qė tė predikonte.

         Ėshtė e pamundur tė pagėzosh njė jobesimtar, sepse, nėse ai ėshtė jobesimtar pėrpara se tė zhytet nė ujė, do tė jetė jobesimtar edhe kur tė dalė nga ujėrat e pagėzimit.

         Cili ėshtė kufiri i moshės pėr pagėzim? Disa prindėr mendojnė qė mosha dymbėdhjetė vjeē ėshtė mosha mė e re kur duhet tė pagėzohet njė fėmijė. Por ky gjykim nuk ka themel biblik. Mund tė jetė njė trashėgim nga zakoni hebre i birėsimit. Bibla thekson qartė qė pagėzimi ėshtė pėr tė gjithė besimtarėt, pavarėsisht nga mosha apo gjinia.

      B. Darka e Zotit.

      “Sepse unė mora nga Zoti atė qė ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, nė atė natė qė po tradhtohej, mori bukėn dhe, si falėnderoi, e theu dhe tha: ‘Merrni, hani; ky ėshtė trupi im qė ėshtė thyer pėr ju; bėni kėtė nė pėrkujtimin tim’. Gjithashtu, pas darkės, mori edhe kupėn, duke thėnė: ‘Kjo kupė ėshtė besėlidhja e re nė gjakun tim; bėni kėtė sa herė qė tė pini, nė pėrkujtimin tim’. Sepse sa herė tė hani nga kjo bukė ose tė pini nga kjo kupė, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai tė vijė. Prandaj ai qė ha nga kjo bukė ose pi nga kjo kupė e Zotit padenjėsisht, do tė jetė fajtor i trupit dhe i gjakut tė Zotit. Por secili tė shqyrtojė vetveten dhe kėshtu tė hajė nga buka e tė pijė nga kupa” (1 Korintasve 11:23-28).

         1. Zanafilla. Nga Shkrimi i mėsipėrm mbetet pak fare dyshim se kush e themeloi Darkėn e Zotit. Nuk ka ndonjė dėshmi qė tė tregojė se kjo urdhėresė u mbajt pėrpara se Zoti Jezus ta pėruronte. Ne marrim bukėn dhe kupėn sikur tė ishte nga vetė duart e Tij tė ēmuara. Teoria qė Krishti nuk jetoi kurrė, hidhet poshtė nga Darka e Zotit. Ajo ėshtė e Tij dhe vetėm e Atij.

         2. Detyrimi. Fjalėt “bėjeni kėtė” janė njė urdhėr i Zotit dhe fjala “tė gjithė” (Mateu 26:27) mund tė pėrkthehet mė mirė “tė gjithė ju”. Kjo urdhėresė ėshtė pėr krejt Trupin e Krishtit.

         3. Pjesėmarrja.

             a.   Kush? Askush pėrveē njė fėmije tė Perėndisė qė ėshtė i pagėzuar s’duhet tė marrė pjesė nė Darkėn e Zotit. Ata qė u ulėn me Tė nė darkėn e fundit, qenė pagėzuar. Pagėzimi ėshtė njė simbol i fillimit tė njė jete tė re dhe Darka e Zotit ėshtė njė simbol i mbajtjes sė asaj jete.

             b.   Sa shpesh? Disa kisha e festojnė Darkėn e Zotit ēdo tė dielė, disa njėherė nė muaj, disa katėr herė nė vit dhe disa tė tjerė njė herė nė vit. Disa nuk e festojnė kurrė darkėn e Zotit. Cila ėshtė mbėshtetja e Shkrimit pėr kėtė kremtim? “Sa herė tė hani nga kjo bukė …” (1 Korintasve 11:26): pra, nuk ka asnjė rregull tė vendosur dhe tė prerė.

             c.   Nė ē’mėnyrė? Disa besimtarė ngatėrrohen shumė nė lidhje me denjėsinė e tyre pėr tė marrė pjesė nė Darkėn e Zotit, pasi lexojnė 1 Korintasve 11:27-29. Ata vėnė re fjalėn “padenjėsisht” dhe menjėherė kalojnė nė mend mėkatet e tyre tė kaluara, qėkur janė bėrė besimtarė dhe kanė frikė se do tė hanė dhe do tė pinė dėnim pėr vetveten nėse marrin pjesė. Le tė theksojmė qė fjala “padenjėsisht” ėshtė njė ndajfolje dhe cilėson fjalėn “pi”, qė do tė thotė tė pish nė njė “mėnyrė tė padenjė”. Pėr sa i pėrket tė qenit i denjė, cili prej nesh mund ta quante veten tė denjė? Asnjė! Kjo i drejtohet aktit tė pjesėmarrjes. Konteksti do tė japė njė shpjegim tė pėrkryer. Nė kishėn e hershme mbaheshin “gosti tė dashurisė” (Juda 12, CHC) apo agape. Tė pasurit sillnin ushqimin e tyre dhe verė, kurse skllevėrit e kthyer nuk sillnin gjė. Ndėrsa festa pėrparonte, besimtari i pasur, duke mbajtur ushqimin dhe pijen e tij pėr vete, sė shpejti dehej. Ishte e qartė qė skllavi i varfėr nuk kishtė asgjė dhe mbetej esėll. Darka e Zotit trajtohej si mbyllja e festės. Besimtari i dehur nuk mund ta vlerėsonte Darkėn e Zotit. Nė dehjen e tij, kupa e Darkės sė Zotit nuk ishte gjė tjetėr pėr tė veēse njė gllėnkė tjetėr vere. Ai nuk mund ta dallonte trupin dhe gjakun e Zotit, dhe kėshtu e pinte “padenjėsisht”. Ky fakt ēoi nė shumė vdekje para kohe nė Kishėn e Korintit: “Pėr kėtė arsye ka nė mes jush shumė tė dobėt e tė sėmurė dhe shumė vdesin” (1 Korintasve 11:30).

             Nėse i krishteri ndihet i padenjė, kjo ėshtė njė tregues i mirė qė ai ėshtė i denjė dhe e kundėrta. Mė mirė tė rrijė larg njeriu qė gjen disa cilėsi nė vetvete pėr ta bėrė atė tė denjė qė tė marrė pjesė nė Darkėn e Zotit. Tryeza nuk ėshtė shtruar pėr tė drejtėt, por pėr tė padrejtėt, qė janė tė shfajėsuar me anė tė besimit.

         4. Pėrbėrja. Elementet e Darkės sė Zotit janė: buka dhe fryti i hardhisė. Buka ishte pa maja, ashtu siē pėrdorej nė festimin e Pashkės, nga e cila Zoti pėruroi Darkėn e Zotit.

         5. Interpretimi.

             a.   Transubstancimi. Ky interpretim mbahet lart nga kisha katolike romake qė pohon se me anė tė shenjtėrimit tė priftit, buka dhe vera nuk mbeten mė tė tilla, por bėhen trupi dhe gjaku i vėrtetė i Zotit Jezus Krisht. Ky besim thotė qė kur Zoti tha: “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se, po tė mos hani mishin e Birit tė njeriut dhe tė mos pini gjakun e tij, nuk keni jetėn nė veten tuaj” (Gjoni 6:53), Ai nėnkuptonte mishin dhe gjakun e vėrtetė tė Krishtit, prandaj, mesha ėshtė ai rit qė e kthen bukėn dhe verėn nė mishin dhe gjakun e vėrtetė tė Krishtit. Vetėm prifti e pin verėn dhe asnjė pikė e gjakut tė Krishtit nuk duhet tė derdhet. Buka ėshtė nė formėn e njė vaferi, kėshtu qė asnjė thėrrime e trupit tė Tij tė mos humbasė. Nė pėrgjigje tė kėsaj ne pyesim: “Si mundet qė Krishti, duke qenė nė trupin e Tij tė pėrkryer, tė mbante pjesė tė trupit tė Tij nė dorė kur tha: ‘Ky ėshtė trupi im’?”

             b.   Konsubstancimi. Luteranėt dhe Kisha e Anglisė besojnė kėtė interpretim qė thekson se, ndėrsa buka mbetet bukė dhe vera mbetet verė, trupi dhe gjaku janė tė pranishėm nė njė kuptim frymėror, trupi dhe gjaku janė tė pranishėm vetėm nė ēastin kur merren, por, kur janė marrė, nuk janė mė trupi dhe gjaku i Krishtit.

             c.   Simbolika. Ky ėshtė interpretimi i vėrtetė qė thotė se buka dhe vera janė vetėm simbole tė trupit dhe gjakut tė Krishtit, qė u flijuan nė kryqin e Kalvarit pėr shlyerjen e mėkateve. “Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim”; festohet nė kujtesė tė bekuar dhe e gjitha mbaron kėtu.

         6. Kufizimi. Sa gjatė duhet ta vazhdojė kisha kėtė kremtim? Derisa Ai tė vijė pėrsėri. Cila ėshtė pėrgjigjja jonė pėr tallėsin i cili pėrqesh Ardhjen e Dytė dhe pyet: “Ku ėshtė premtimi i ardhjes sė Tij?” Ne i drejtohemi Tryezės sė Zotit dhe pėrgjigjemi: “Aty ėshtė premtimi i ardhjes sė Tij”.

         7. Vlerėsimi.

             a.   Vlera e Darkės sė Zotit nga ana doktrinore.

               (1)  Personi i Krishtit.

                  (a)  Njerėzia e Tij (karakteri njerzor). Njerėzia e Tij ėshtė aq reale sa edhe Hyjnia e Tij. Simbolet flasin pėr trupin dhe gjakun e tij tė vėrtetė dhe ėshtė shumė thelbėsore qė Ai ėshtė njerėzor, pėrderisa shlyerja duhet tė jetė nė natyrėn e atij qė mėkatoi (“Krishti vdiq pėr ne”).

                  (b)  Hyjnia e Tij. Hyjnia e Tij ėshtė shprehur nė fjalėt “Darka e Zotit”. Tė gjithė titujt e Hyjnisė janė nė kėtė fjalė: “Zot”.

               (2)  Puna e Krishtit.

                  (a)  Vdekja e Tij. Elementet e Darkės sė Zotit e paraqesin kėtė fakt, sespe trupi dhe gjaku janė sė bashku nė jetė, por ndahen nė vdekje.

                  (b)  Ringjallja dhe ardhja e Tij e dytė. “Derisa unė tė vij” nuk do tė thotė: “derisa unė tė vij nga varri”, por “derisa unė tė vij nga qielli”.

               (3)  Udha e shpėtimit.

                  (a)  Vė nė dukje fajin dhe pafuqishmėrinė tonė.

                  (b)  Thekson zėvendėsimin (“I thyer pėr ju”).

                  (c)  Na kujton qė shpėtimi ėshtė falas (“Dhėnė pėr ju”).

                  (d)  Shpall qė dhurata e shpėtimit duhet tė pranohet (“Merrni, pini dhe hani”).

             b.   Vlera e Darkės nga ana e pėrkushtimit tonė vetjak.

               (1)  Vijmė me rrėfim.

               (2)  Vijmė me lutje.

               (3)  Vijmė me shenjtėrim.

               (4)  Vijmė me pėrulėsi.

               (5)  Vijmė me falenderim.

               (6)  I gjithė njeriu ėshtė i pėrfshirė.

                  (a)  Veshė pėr tė dėgjuar ftesėn e Tij.

                  (b)  Sy pėr tė parė simbolet e saj.

                  (c)  Duar qė mbajnė elementet.

                  (d)  Goja ha elementet.

                  (e)  Trupi qė e pėrvetėson elementin, pra ky bėhet pjesė e jona.

             c.   Vlera praktike e Darkės sė Zotit.

               (1)  Ajo ėshtė njė burim dėshmie.

               (2)  Darka ėshtė njė burim fuqizimi pėr besimin.

               (3)  Ajo ėshtė njė burim qė nxit dashurinė tonė ndaj Tij.

               (4)  Darka e Zotit ėshtė njė burim pėr nxitjen e dashurisė ndaj njėri-tjetrit.

               (5)  Kjo darkė ėshtė njė burim qė nxit bashkėsi. Kjo bashkėsi ėshtė me njėri-tjetrin, rreth Tryezės sė Zotit, duke qenė Krishti qendra.

               (6)  Darka e Zotit ėshtė njė burim i nxitjes sė shenjtėrisė.

             d.   Vlera e darkės nga ana profetike. Nė qoftė se Zoti Jezus nuk do tė vijė pėr herė tė dytė, pse ta festojmė Darkėn e Zotit? Ai po vjen! Mbani mend se si pėrgjigje pėr ata qė pyesin “Ku ėshtė premtimi i ardhjes sė Tij?”, ne i drejtohemi Darkės sė Zotit.