ESKATOLOGJIA
(Doktrina
e Gjėrave tė Fundit)
Pasqyra
pėr kapitullin IX
ESKATOLOGJIA
A.
Vdekja nuk ėshtė mbarim i tė qenit.
B.
Vdekja nuk ėshtė gjumė i shpirtit.
C.
Vdekje do tė thotė ndarje.
A.
Fakti i ringjalljes.
B.
Natyra e ringjalljes.
C.
Koha e ringjalljes.
A.
Pėrpara kryqit.
B.
Nė kohėn e kryqit.
C.
Pas kryqit.
A.
Rėndėsia e doktrinės.
B.
Kuptimi i Ardhjes sė Dytė.
C.
Ngjarjet e Ardhjes sė Dytė.
A.
Personi i tij.
B.
Titujt e Antikrishtit.
C.
Paraprijėsit e tij.
D.
Puna e Antikrishtit.
E.
Karriera e tij.
F.
Koha e Antikrishtit.
G.
Shfaqja e tij.
H.
Fundi i Antikrishtit.
A.
Mundimi i Trupit tė Krishtit.
B.
Mundimi i Izraelit.
C.
Mundimi i madh.
A.
Ēfarė nuk ėshtė.
B.
Ēfarė ėshtė.
A.
Fakti i mijėvjeēarit.
B.
Pėrshkrimi i mijėvjeēarit.
C.
Tipet (pėrngjasimet) e mijėvjeēarit.
D.
Kushtet gjatė mijėvjeēarit.
A.
Gjykimet e tė krishterit.
B.
Gjykimi i kombeve.
C.
Gjykimi nė Fronin e Madh tė Bardhė.
A.
Satani lirohet.
B.
Kombet mblidhen.
C.
Ushtria shpartallohet.
D.
Satani dėnohet.
A.
Mėsimi biblik.
B.
Termat e pėrdorur.
C.
Teoritė e propozuara.
A.
Qielli i parė.
B.
Qielli i dytė.
C.
Qielli i tretė.
Kapitulli IX
ESKATOLOGJIA
Eskatologjia
ėshtė doktrina e gjėrave tė fundit.
Bibla jep gjithmonė informacion tė mjaftueshėm pėr besimin e
njė tė krishteri. Bibla nuk ėshtė kurrė njė libėr thjesht pėr tė kėnaqur
kureshtjen. Perėndia i mėson qeniet e kufizuara tė ecin me anė tė besimit nė
pafundėsinė e pashpjeguar.
A. Vdekja nuk ėshtė
mbarim i tė qenit.
Tre mijė e pesėqind vjet mė pėrpara Jobi pyeti: Nėse njė njeri
vdes, a do tė jetojė pėrsėri? Kjo pyetje qė ėshtė bėrė gjatė mijėra vjetėve,
bėhet edhe sot nė mbarė botėn, sepse prek njė temė me interes parėsor. Duket jo
e drejtėdhe, nė fakt, nuk ėshtė e drejtėqė njerėzit qė ne duam, tė vdesin e
tė varrosen. Perėndia nuk e krijoi njeriun qė tė vdesė. Ai e krijoi qė tė
jetonte dhe tė kishte pėrbashkėsi me Atė (Perėndinė), por mėkati solli vdekjen
dhe varrin, kėshtu qė erdhi edhe ndarja nga Perėndia. Nėse Zoti vonon kthimin e
Tij, tė gjithė qė i lexojnė kėto fjalė, duke pėrfshirė edhe autorin, do tė
vdesin, sepse vdekja ka kaluar mbi tė gjithė njerėzit (Romakėve 5:12).
Njė poemė zgjat mė shumė sesa poeti, zėri nė kasetė mund tė
dėgjohet edhe mbasi kėngėtari ka vdekur, fotografitė e njerėzve tė dashur
mbeten edhe pasi ata kanė vdekur.
Gjėrat nė kėtė tokė nuk janė tė barabarta. Tė pasurit i kanė
shtypur gjithmonė tė varfėrit, tė poshtrit kanė triumfuar gjithmonė mbi tė
drejtėt. Drejtėsia njerėzore kėrkon njė barazim tė gjitha gjėrave nė njė jetė
pas vdekjes. Ne po jetojmė nė njė botė qė ndryshon. Gushkuqėt i ndėrtojnė
foletė e tyre, ashtu si i ndėrtuan nė Kopshtin e Edenit dhe kafshėt zotėrojnė
tė njėjtat karakteristika si nė fillim. Megjithatė njeriu nuk jeton ashtu siē
jetonte dikur, qoftė edhe njėzet e pesė vjet mė parė. Megjithėse kjo ėshtė e
vėrtetė, pėrsėri mendja kėrkuese e njeriut bėn tė njėjtėn pyetje: Nėse njė
njeri vdes, a do tė jetojė pėrsėri?
Ka njė besim tė pėrgjithshėm nė njė jetė pas vdekjes. Nė qoftė
se ti shkon nė pjesėt mė tė errėta tė Afrikės, ku nuk ėshtė predikuar kurrė
Krishti, do tė zbulosh qė njerėzit atje besojnė nė njė jetė pas vdekjes. Pse
disa paganė i djegin gratė e tyre? Pse disa varrosin ushqim me trupin? Ata
besojnė se i larguari duhet tė ketė njė shoqėrues dhe ushqim nė udhėtimin e tij
pėrtej varrit. Egjiptianėt sillnin njė statut, njė libėr pėr udhėtimin dhe e
vendosnin me trupin. Pse fluturojnė zogjtė drejt jugut? Instikti nė ta vėrteton
qė ka njė tokė jugore. Zemra e njeriut dhe instikti i tij i brendshėm janė
prova qė dėshmojnė qė pas vdekjes fizike ka njė jetė. Tė dyja, fiziologjia dhe
filozofia, shpallin qė ka njė jetė pas vdekjes.
Ka dy vende tė pėrgatitura:
1. Vendi i pėrgatitur pėr
tė krishterin. Qoftė bekuar Perėndia edhe Ati i Zotit tonė Jezus Krisht, i
cili me anė tė mėshirės sė tij tė madhe na rilindi pėr njė shpresė tė gjallė me
anė tė ringjalljes sė Jezus Krishtit prej sė vdekurish pėr njė trashėgim tė
paprishshėm, tė panjollė dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr
ju (1 Pjetri 1:3-4). Tek Filipianėt 1:23 apostulli Pal pėrdori fjalėn ik pėr
tė pėrshkruar vdekjen. Me kėtė ai nuk nėnkuptonte qė do tė pushonte sė qeni. Largohem do tė thotė largohem. A e kishte fjalėn qė ai tė
ikte nė varr me Krishtin? Sigurisht qė jo, sepse Krishti nuk ėshtė nė varr. Ai
ėshtė nė qiell. 2 Korintasve 5:8 e bėn edhe mė tė qartė ēėshtjen kur thotė:
Jemi tė sigurt dhe na parapėlqen mė tepėr ta lėmė trupin dhe tė shkojmė e tė
banojmė bashkė me Zotin. Vdekja e njė tė krishteri ėshtė paraqitur si njė
anije qė tėrheq spirancėn dhe vazhdon lundrimin pėr nė shtėpi; me fjalė tė
tjera, vdekja e njė tė krishteri do tė thotė tė shkosh nė shtėpi.
2. Vendi i pėrgatitur pėr
tė paperėndishmit (tė patėnzot). Zoti di ti shpėtojė nga tundimi tė
perėndishmit dhe ti ruajė tė padrejtėt qė tė ndėshkohen ditėn e gjyqit (2
Pjetri 2:9).
B. Vdekja nuk ėshtė gjumė
i shpirtit.
Fjala gjumė
nė Shkrime, nė lidhje me tė vdekurit nė Krishtin, do tė thotė pushoj.
Nuk do tė thotė pandėrgjegjėsi. Trupi mund tė vdesė, por shpirti dhe
fryma nuk do tė vdesin kurrė. Nė ringjallje, ėshtė trupi qė ngrihet, jo shpirti
dhe fryma. Shkrimet theksojnė qartė qė shpirti ėshtė larg prej trupit, i
pranishėm me Zotin dhe shpirtrat e frymėrat janė krejtėsisht tė zgjuar dhe nė
dijeni pėr gjėrat rreth tyre. Njė ilustrim i pėrsosur mbi tė vėrtetėn e
mėsipėrme gjendet tek Zbulesa 6:9-10: Dhe kur hapi vulėn e pestė, unė pashė
nėn altar shpirtrat e atyre qė ishin therur pėr shkak tė fjalės sė
Perėndisė dhe pėr shkak tė dėshmisė qė kishin; dhe ata thirrėn me zė tė madh
duke thėnė: Deri kur, o Zot, qė je i Shenjtė dhe i Vėrtetė, nuk gjykon dhe nuk
merr hak pėr gjakun tonė nga ata qė banojnė mbi dhe?. Kėtu shohim shpirtrat e
shtrupėzuar, tė gjallė, duke arsyetuar me Perėndinė.
Apostulli Pal thotė: Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti
dhe tė vdekurit fitim (Filipianėve 1:21). Me fjalėn tė jetuarit Pali
kuptonte qė kishte pėrbashkėsi tė pėrsosur me Krishtin e gjallė. Nė qoftė se
vdekja ėshtė fundi, pse do tė thoshte Pali: dhe tė vdekurit fitim?
C. Vdekje do tė thotė ndarje.
Vdekja nė Shkrime gjithmonė nėnkupton ndarje. Vdekja fizike
ėshtė ndarja e shpirtit nga trupi. Vdekja frymėrore ėshtė ndarja
pėrfundimtare, e plotė dhe e pėrjetshme nga Perėndia (Zbulesa 21:8).
Fjala
jetė do tė
thotė bashkim (Gjoni 3:16). Vdekja do tė thotė ndarje (Romakėve 8:35,
39). Ego-ja, Uni, jeton nė shtėpinė e mishit. Ju nuk jeni njė trup, qė ka
shpirt dhe frymė, por jeni shpirt dhe frymė qė zotėron njė trup. Shkencėtarėt
mė parė tregonin qė trupat ku jetojmė, ndryshojnė ēdo shtatė vjet, kurse tani
ata thonė qė trupat ndryshojnė ēdo shtatė ditė. Trupat tanė mund tė ndryshojnė,
por ne vetė, domethėnė ego-ja jonė (uni), nuk ndryshon kurrė. Njerėzit nuk mund
tė na shohin ne, egon (unin), por vetėm shtėpinė ose ēadrėn nė tė cilėn
banojmė. Vdekja ėshtė largimi nga kjo shtėpi (2 Pjetri 1:13-14; Filipianėve
1:21, 24; Galatasve 2:20; 2 Korintasve 5:6-7; Gjoni 19:26; Luka 16:26; 2
Timoteu 4:6; 2 Korintasve 12:2). Njerėzit kanė varrosur trupa pėr gjashtė mijė
vjet, por vetėm trupat dhe jo njerėzit.
Shpirti ėshtė mbajtėsi i ndjenjės dhe i oreksit. Nga Shkrimi
besojmė qė shpirti ėshtė kopja e saktė e trupit. Fryma ėshtė mbajtėsi i
inteligjencės sė njeriut. Kur Samueli u thirr me kėrkesėn e Saulit, ishte fryma
e tij qė u duk, jo trupi i tij. Kėshtu, vdekja nuk ėshtė njė rreth ose njė
katror. Ne nuk do tė jemi pa formė nėse largohemi nga kjo jetė, por shpirtrat
dhe frymėt tona do tė jenė plotėsisht tė ndėrgjegjshėm, duke qenė nė tė njėjtėn
formė e trajtė ashtu si trupat tanė.
Kujtesa mund tė gjendet nė tru, por truri nuk ėshtė burimi i
mendimit. Ne mund tė mbajmė mend gjėra qė kanė ndodhur dhjetė vjet mė pėrpara,
por nuk kemi tė njėjtin tru qė kishim dhjetė vjet mė pėrpara. Unė zotėroj njė
tru, por truri nuk ėshtė Uni. Vdekja thjesht nėnkupton, unė kam ikur
(larguar), pra, jam ndarė nga trupi im.
A. Fakti i ringjalljes.
1. E parashikuar nė
Dhiatėn e Vjetėr. Terma tė tillė si nė ditėt e fundit, zgjuar dhe
gjallė, janė tregues tė ringjalljes. Dhiata e Vjetėr pėrmban lloje tė ndryshme
ringjalljesh. Jozefi u konsiderua i vdekur, por ai iu kthye atit tė tij. Jona
ishte nė barkun e peshkut pėr tre ditė e pėr tre netė dhe mė pas u lirua.
Danielin e hodhėn nė gropėn e luanėve, njė vend vdekjeje, por doli i gjallė.
Izraeli vdiq nė shkretėtirė dhe njė Izrael i ri shkoi nė Kanan. Tė gjitha kėto
janė figura tė ringjalljes. Shkrimet e mėposhtme e vėrtetojnė ringjalljen. Tė
vdekurit e tu do tė rijetojnė, bashkė me kufomėn time, do tė ringjallen.
Zgjohuni dhe gėzohuni, o ju qė banoni nė pluhur! Sepse vesa jote ėshtė si vesa
e njė drite qė shkėlqen dhe toka do tė nxjerrė nė dritė tė vdekurit (Isaia
26:19). Shihni edhe Jobi 19:26-27; Psalmi 16:9, 11; Danieli 6:23; 12:2; Mateu
12:40.
2. E shfaqur nė Dhiatėn e Re. Sepse, ashtu sikur tė
gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin (1
Korintasve 15:22). Duke pasur shpresė nė Perėndinė, tė cilėn edhe kėta e kanė,
se do tė ketė njė ringjallje tė tė vdekurve, qoftė tė tė drejtėve, qoftė tė tė
padrejtėve (Veprat 24:15). Shihni gjithashtu Mateu 22:30-32; Luka 14:13-14;
20:35-36; Gjoni 5:28-29; 6:39, 40, 44, 54; 1 Thes. 4:14-16; 2 Timoteu 1:10.
Krishti nuk erdhi pėr tė shpėtuar vetėm shpirtin tim, por krejt mua: shpirtin,
frymėn dhe trupin tim. Unė i tėri duhet tė shpėtohem.
B. Natyra e ringjalljes.
Vdekja nuk paraqitet kurrė si shpresa e besimtarit. Nė Korint
(1 Korintasve 15) disa kishin deklaruar qė nuk kishte ringjallje trupore, por
nė kapitullin e mėsipėrm Pali i qorton ata pėr kėtė mėsim tė rremė dhe u vėrteton
atyre qė ka njė ringjallje (me anė tė ringjalljes sė vetė Krishtit): nė qoftė
se njė njeri nuk beson nė ringjalljen e njeriut, atėherė ėshtė e pamundur tė
besojė nė ringjalljen e Krishtit. Nėse Krishti nuk pati ringjallje, nuk ka
Ungjill dhe, nėse nuk ka Ungjill, ne nuk jemi tė shpėtuar.
Satani ka qenė gjithmonė kundėr Fjalės dhe ai ka shumė armė tė
drejtuara mbi tė. Zbulesa qė ai pėrēmon mė shumė, ėshtė ajo e ringjalljes. Zbulesa
mė e urryer e tij ėshtė ringjallja. Materializmi e mohon krejtėsisht
ringjalljen. Spiritualizmi e mohon ringjalljen trupore. Ne si besimtarė nuk
duhet tė dyshojmė kurrė nė ringjalljen. E harrova Perėndinė kur thashė: si
mund tė ndodhė kjo? Ringjallja ėshtė e vėrtetė, pavarėsisht nėse njeriu mund
ta besojė, ta kuptojė ose jo.
Disa njerėz nuk mund ta besojnė se mishi dhe kockat do tė jenė
tė pėrsosur. Kur flasim pėr ringjalljen e Krishtit, ata mendojnė qė ishte njė
ringjallje frymėrore. Ne e dimė me anė tė kėsaj thėnieje qė ata nuk e dinė se
pėr ēfarė flasin. Nuk u vu nė varr fryma e Jezus Krishtit, por vetėm trupi i
Tij. Ushtarėt romakė nuk u vunė tek varri pėr tė ruajtur frymėn e Tij, por pėr
tė ruajtur trupin e Tij. Ishte trupi i Tij ai qė ata ruajtėn. Ishte trupi
i Tij qė u ngrit prej sė vdekurish!
Njė Shkrim qė pėrdoret nga ata qė besojnė vetėm nė njė
ringjallje frymėrore, ėshtė 1 Korintasve 15:44: Mbillet trup natyror dhe
ringjallet trup frymėror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymėror. Vini re qė
vargu nuk thotė njė trup fryme por njė trup frymėror. Trupi natyror
kontrollohet nga shpirti, trupi frymėror do tė kontrollohet nga Fryma dhe
kėshtu vjen trupi frymėror.
1. Teoritė e
propozuara.
a. Teoria e embrionit. Ky ėshtė njė besim i
vjetėr hebre i gjetur tek Talmudi[1].
Sipas tij, tek njeriu ėshtė njė kockė e vogėl e quajtur luz, tė cilėn vdekja
nuk mund ta shkatėrrojė, dhe nga nga ky embrion trupi do tė ringjallet. Disa tė
krishterė i mbahen kėsaj teorie, duke pėrdorur 1 Korintasve 15:36-37 pėr
mbėshtetje.
b. Teoria e identitetit. Ky ėshtė besimi qė
trupi nė ringjallje do tė ngrihet ashtu siē ishte varrosur. Njė trup i varrosur
pa njė dorė, do tė ngrihet pa njė dorė. Njė foshnjė e varrosur, do tė ngrihet
foshnjė. Ai qė ėshtė varrosur budalla, budalla do tė ngrihet. Myslimanėt i
mbahen kėsaj teorie. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, ne nuk do tė jemi si
Jezusi.
c. Teoria e rimishėrimit. Kjo ide supozon
qė, kur njė njeri vdes, ai shkon menjėherė nė njė trup tjetėr. Nė qoftė se kjo
do tė ndodhte, ne nuk do tė ishim nė shtėpi me Zotin. Kur njė njeri vdes, ai
nuk ėshtė njė qenie njerėzore e plotė. Ai mund tė jetė i tillė vetėm me anė tė
njė ringjalljeje trupore (1 Thesalonikasve 5:23).
d. Teoria e trupit tė ndėrmjetėm. Kjo teori
thotė qė besimtari e merr trupin e tij tė ringjallur menjėherė pas vdekjes. Kjo
ėshtė e bazuar nė 2 Korintasve 5:1-4: Ne e dimė nė fakt se, nė qoftė se kjo
ēadėr, vendbanimi ynė tokėsor, prishet, ne kemi njė godinė nga Perėndia, njė
banesė tė pėrjetshme, nė qiej, qė nuk ėshtė bėrė nga dorė njeriu. Sepse nė kėtė
ēadėr ne psherėtijmė duke dėshėruar fort tė vishemi me banesėn tonė qiellore,
nėse do tė gjindemi tė veshur e jo tė zhveshur. Sepse ne qė jemi nė kėtė ēadėr
psherėtijmė duke qenė tė rėnduar, dhe pėr kėtė arsye nuk duam, pra, tė na
zhveshin, por tė na veshin, qė ēėshtė e vdekshme tė pėrpihet nga jeta.
Megjithatė Shkrimi i mėsipėrm u drejtohet vetėm atyre besimtarėve qė po jetojnė
kur vjen Krishti.
2. E vėrteta e besuar.
Ringjallja ėshtė nga fuqia hyjnore!
Po Perėndia i jep trup si tė dojė, secilės farė trupin e vet (1 Korintasve
15:38). Trupi i ringjallur i vetė Jezus Krishtit u vėrtetua tė jetė mish dhe
kocka. Kur Krishti iu shfaq dishepujve, Ai theksoi: Shikoni duart e mia dhe
kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish
e eshtra, si po shihni se unė kam (Luka 24: 39). Krishti nuk tha qė nuk kishte
frymėra, por qė njė frymė nuk ka mish dhe kocka. Ezekieli 37 portretizon
ringjalljen e Izraelit. Pėrmenden mishi, kockat dhe fryma, por jo gjaku. Ligji
kėrkonte derdhje tė gjakut dhe Krishti derdhi gjakun e Tij pėr tė paguar pėr
kėtė kėrkesė. Nė ringjallje, tė gjithė do tė ngrihen pa gjak, sepse jeta do tė
jetė nė frymėn e njeriut.
[Zoti Jezus Krisht] do ta shndėrrojė trupin tonė tė
pėrunjur, qė tė bėhet i ngjashėm me trupin e tij tė lavdishėm, sipas fuqisė sė
tij qė ti nėnshtrojė ndaj vetes tė gjitha gjėrat (Filipianėve 3:20-21).
Trupat tanė, tė njėjtėt qė mund tė mbillen nė vdekje, do tė kalojnė nėn njė
transformim tė madh dhe do tė ngrihen. Nė qoftė se do tė duhej tė mbillnim njė
zambak, njė zambak do tė mbijė. Nė qoftė se mbjellim grurė, grurė do tė mbijė
dhe, nėse mbjellim egjėr, egjėr do tė mbijė. Nėse mbjellim trupa njerėzorė,
trupa njerėzorė tė lavdėruar do tė dalin. Perėndia i shikon varrezat vetėm si
fushė tė korrash. Farėrat nė kėto fusha korrjesh janė trupat e tė vdekurve dhe
korrja ėshtė ringjallja.
Dhe ne do tė shndėrrohemi (1 Korintasve 15:52c). Po, njė
transformim i madh do tė ndodhė, por do tė jetė i njėjti trup, sepse trupi i
ringjallur i Krishtit vėrteton qė do tė jetė po ai trup, ndėrsa ai mbante nė
trupin e Tij tė ringjallur shenjėn e gozhdave.
1 Korintasve 15:42-44 pėrshkruan plotėsisht ringjalljen e tė
drejtėve (Perėndia nuk tregon asgjė pėr trupat e tė dėnuarve nė ringjalljen e
tyre). Mbillet nė prishje dhe ringjallet nė paprishje. Njė trup i vdekur
ėshtė njė trup qė prishet. Njė trup i gjallė ėshtė njė trup i vdekur. Asgjė nuk
ėshtė thėnė ndonjėherė nė Shkrime pėr mbjelljen e njė trupi tė vdekshėm. Njė
trup qė prishet, ėshtė subjekt i kalbėzimit dhe pluhurit, por njė ditė do tė
ngrihet nė paprishje, njė trup i pėrshtatshėm pėr qiellin, qė nuk mund tė jetė
mė kurrė subjekt pėr prishje. Mbillet nė ēnderim dhe ringjallet nė lavdi.
Kėta trupa tė prishur janė ēnderuar nga mėkati, por njė ditė ata do tė
ringjallen nė lavdi ashtu si trupi i lavdishėm i Zotit tonė. Mbillet nė dobėsi
dhe ringjallet nė fuqi. Mėkati na ka bėrė ne tė dobėt gjithashtu. Gjėja mė e
dobėt nė botė ėshtė njė trup i vdekur. Me qėllim qė njė njeri i vdekur tė
lėvizė, ai duhet tė lėvizet. Ai ka sy qė nuk shohin dhe veshė qė nuk
dėgjojnė. Ai nuk proteston kur e futin nė arkivol dhe e vėnė nė varr. Nuk ka
kundėrshtim nė njė trup tė vdekur, madje edhe kėta trupa tė njėjtė tė dobėt do
tė ringjallen mė fuqi tė madhe. Vini re ēfarė mund tė bėjė njeriu pėr sytė sot,
por mendo pėr atė qė Perėndia do tė bėjė. Trupi i ringjallur do tė jetė
nė gjendje tė shohė qenie frymėrore. Njeriu i vdekshėm ka mikroskop dhe
teleskop, por, oh, ēfarė shikimi do tė kenė trupat tanė tė rinj! Sot kemi kufij
shpejtėsie, por nė ringjallje nuk do tė ketė kufi. Mos i bėni standartet e
tanishme kufi tė standarteve tona tė ardhshme. Mbillet trup natyror;
ringjallet njė trup frymėror. Trupi ynė natyror pėrmban mish, kocka dhe gjak.
Trupat tanė tė ringjallur nuk do tė jenė trupa-fryme, por frymėrorė; ata do tė
jenė trupa tė pėrbėrė prej mishit dhe kockave, pa gjak, tė mbizotėruar nga
frymėrat tona.
C. Koha e ringjalljes.
Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė
gjithė do tė ngjallen nė Krishtin (1 Korintasve 15:22). Tė gjithė njerėzit do
tė ringjallen prej sė vdekurish, por jo tė gjithė nė tė njėjtėn kohė. Shkrimet
shpallin qartė qė ka dy ringjallje dhe jo njė ringjallje tė
pėrgjithshme. Ato janė ringjallja e parė dhe e fundit (Zbulesa 20:5-6).
1. Ringjallja e parė.
Ringjallja e parė pėrfshin Krishtin dhe tė gjithė besimtarėt e tė gjitha
kohėrave. Ringjallja e tyre ndodh nė kohė tė ndryshme: Krishti nė njė kohė, Kisha nė kohėn e Rrėmbimit (pėrpara Rrėmujės) dhe
shenjtorėt e Dhiatės sė Vjetėr dhe shenjtorėt e Rrėmujės pas Rrėmujės.
a. Krishti fryti i
parė. Por tashti Krishti u ringjall prej sė vdekurish dhe ėshtė fryti i
parė i atyre qė kanė fjetur (1 Korintasve 15:20). Fryti i parė ishte betimi i
Perėndisė qė tė gjitha tė korrat do tė vinin mė vonė. Krishti, duke qenė Fryti
i Parė, ėshtė betimi i Perėndisė qė tė korrat do tė vijnė mė vonė. Sepse unė
jetoj, edhe ju do tė jetoni (Gjoni 14:19b). Ka dėshmi tė njerėzve qė janė
ringjallur prej se vdekurish, por kėto ishin rikthime ose ripėrtėritje. Ata
vdiqėn pėrsėri. Krishti jeton pėr tė mos vdekur kurrė mė! Dhe ja, jam i gjallė
pėrgjithmonė (Zbulesa 1:18b).
b. Shenjtorėt nė
ringjalljen e Krishtit. Varret u hapėn dhe shumė trupa tė tė shenjtėve qė
flinin u ringjallėn dhe tė dalė nga varret mbas ringjalljes sė Jezusit, hynė nė
qytetin e shenjtė dhe iu shfaqėn shumėkujt (Mateu 27:52-53). Nė njė rast Zoti
Jezus tha: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Nėse kokrra e grurit e rėnė
nė dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme, por, po tė vdesė, jep shumė fryt (Gjoni
12:24). Krishti vdiq dhe u mboll si njė kokėrr gruri, por, kur u ngrit prej sė
vdekurish, Ai solli shumė fryt me vete. Ky fryt ishin shenjtorėt qė u ngritėn
menjėherė pas ringjalljes sė Tij. Ne nuk e dimė se sa u ngritėn dhe as nuk e
dimė se ku shkuan. Ata mund tė kenė shkuar nė qiell, sepse duhet mbajtur mend
qė Ai ishte Fryti i parė dhe se nė festėn e Frutave tė Para, njė tufė (me fije
e kallinj gruri) e flijimit tė tundshėm tundej pėrpara Zotit. Kishte mė shumė
se njė fije gruri nė kėtė tufė. Kėshtu, mund tė ndikohemi tė besojmė qė kishte
mė shumė njerėz qė shkuan nė parajsė nė frytet e para, dhe nuk ishte vetėm
Krishti.
c. Trupi i
Krishtit (Kisha). Kisha do tė ketė njė ringjallje tė vetėn. Ata qė vdiqėn
nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt (1 Thesalonikasve 4:16). Kisha nuk ishte
njohur kurrė nė Dhiatėn e Vjetėr (shihni kapitullin VII), prandaj profetėt e
Dhiatės sė Vjetėr nuk panė pagėzimin frymėror, rrėmbimin, ringjalljen apo
transformimin e saj. Kisha ishte njė mister i fshehur nė Perėndinė, qė iu shfaq
pėr herė tė parė Apostullit Pal (Efesianėve 3:1-9). Megjithatė shenjtorėt e
Dhiatės sė Vjetėr kishin dijeni pėr ringjalljen e tyre vetjake, qė do tė ndodhė
pas Rrėmujės (Danieli 12:2, 13).
Ringjallja e
Kishės iu shfaq Apostullit Pal. Kjo do tė ndodhė pėrpara Rrėmujės.
Sepse e ruajte fjalėn e durimit tim, edhe unė do tė tė ruaj ty nga ora e
sprovės qė do tė vijė mbi gjithė botėn, pėr tė provuar ata qė banojnė mbi dhe
(Zbulesa 3:10). Shihni gjithashtu 1 Thesalonikasve 1:10.
Kanė kaluar gati dymijė vjet qė kur Krishti, Fryti i
parė, ėshtė ringjallur. Koha e ringjalljes sė Kishės nuk ėshtė e njohur.
d. Shenjtorėt e
Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Rrėmujės. Kjo fazė e ringjalljes sė parė ndodh pas
Rrėmujės, sė paku shtatė vjet pasi Kisha ėshtė ringjallur. Ajo pėrfshin tė
gjithė shenjtorėt qė nuk i pėrkasin Trupit tė Krishtit. Por ti shko drejt
mbarimit tėnd; do tė prehesh dhe pastaj do tė ngrihesh pėrsėri pėr tė marrė pjesėn
tėnde tė trashėgimisė nė mbarim tė ditėve (Danieli 12:13). Shihni edhe Danieli
12:1-2.
2. Ringjallja e fundit.
Ringjallja e fundit (ose e dytė) ndodh pas Mijėvjeēarit dhe do tė pėrfshijė tė
gjithė tė vdekurit jobesimtarė. Ata do tė ringjallen pėr tė qėndruar pėrpara
Fronit tė Madh tė Bardhė. Dhe pashė frone dhe ata u ulėn mbi to dhe atyre iu
dha pushteti qė tė gjykojnė edhe pashė shpirtrat e atyre qė u ishin prerė kokat
pėr dėshminė e Jezusit dhe pėr fjalėn e Perėndisė, dhe tė cilėt nuk e kishin adhuruar
bishėn, dhe as figurėn e saj dhe nuk kishin marrė damkė mbi ballin e tyre dhe
nė duart e tyre. Kėta u kthyen nė jetė e mbretėruan me Krishtin pėr njė mijė
vjet. Por tė vdekurit e tjerė nuk u kthyen nė jetė deri sa tė mbusheshin njė
mijė vjet. Kjo ėshtė ringjallja e parė (Zbulesa 20:5-6).
Ku janė tė vdekurit? Kjo ėshtė pyetja qė bėhet edhe sot nga
njerėzit. Pėrgjigjja e vetme dhe e saktė ėshtė dhėnė nga Fjala e Perėndisė. Sekte
tė ndryshme i kanė bėrė viktima shpirtrat naivė, duke i zėnė robėr nė vullnetin
e Djallit.
Kėto qė pasojnė janė gjėra qė duhen mbajtur mend, ndėrsa
shpjegojmė gjendjen e ndėrmjetme, gjendjen e njeriut mes vdekjes dhe
ringjalljes: Vdekja ėshtė ndarja e shpirtit dhe e frymės nga trupi. Shpirti dhe
fryma janė sė bashku nė vdekje. Shpirti ėshtė mbajtėsi i oreksit, fryma ėshtė
mbajtėsi i njohurisė, dhe qė tė dyja funksionojnė nė vdekje, siē ėshtė treguar
nga shembulli i njeriu tė pasur nė Hades. Ai ishte nė torturė, pra kishte
ndjenja. Ai arsyetonte, kėshtu qė fryma dhe shpirti i tij ishin sė bashku.
Fjala Sheol dhe fjala Hades janė tė
njėjta. Sheol ėshtė fjala hebraike e Dhiatės sė Vjetėr. Hades
ėshtė fjala greke e Dhiatės sė Re. Edhe vetė Apostulli Pjetėr, nė ditėn e
Rrėshajve, citoi nga Psalmi 16, duke thėnė: Sepse ti nuk do ta lėsh shpirtin
tim nė Hades dhe nuk do tė lejosh qė i Shenjti yt tė shohė kalbjen (Veprat
2:27). Psalmi 16 e pėrdor fjalėn Sheol pėr ferrin [Hades].
Kėshtu, Hades dhe Sheol janė tė njėjtat fjalė. Ky ėshtė vendi i
shpirtrave dhe i frymėrave tė larguar. Pėrkthimi jo i saktė i fjalėve Sheol
dhe Hades nga pėrkthyesit e versionit King James Version (anglisht) ka shkaktuar shumė probleme nė Kishė
sot. Ata i kanė pėrkthyer kėto fjalė me kuptimin ferr (vendi i ndėshkimit tė
pėrjetshėm), varri, gropa, etj. Pėrkthimi i gabuar ka bėrė qė disa njerėz tė
besojnė qė i vetmi ferr ėshtė varri. Sheol dhe Hades janė tė
njėjtėt emra pėr tė njėjtin vend pėr frymėrat e larguar tė njeriut.
1. Kėto fjalė nuk
gjenden asnjėherė nė shumės.
2. Sheoli dhe Hadesi
nuk janė tė vendosur kurrė nė faqen e dheut.
3. Bibla nuk flet kurrė
pėr Sheolin e njė individi.
4. Njeriu nuk ka vėnė
ndonjėherė dikė nė tė si varr.
5. Njeriu nuk gėrmon
ose bėn njė Sheol ose Hades.
6. Bibla nuk flet kurrė
pėr ndonjė njeri qė prek Sheolin.
7. Bibla nuk flet kurrė
pėr njė trup qė shkon nė Sheol, por me njė pėrjashtim, dhe pėrjashtimi e
vėrteton rregullin. Koreu (Numrat 16:28-33) shpėrfilli udhėheqjen e Moisiut dhe
priftėrinė e Aaronit dhe ndikoi tek shumė njerėz nė Izrael kundėr tyre.
Perėndia e tregoi pakėnaqėsinė e tij duke bėrė qė toka tė hapte gojėn dhe tė
pėrpinte Koreun dhe familjen e tij. Versioni King James thotė qė ai zbriti i
gjallė nė gropė (nė anglisht pit), qė duhej tė pėrkthehej Sheol
(Numrat 16:33)[2].
Tek Luka 16:19-31 kemi dėshminė e vėrtetė tė Lazarit dhe
njeriut tė pasur, qė tė dy duke vdekur dhe duke ekzistuar nė gjendjen e
ndėrmjetme. Ka nga ata qė besojnė qė kjo histori ishte thjesht njė shėmbėlltyrė.
Bibla nuk thotė kėshtu. Nė tė gjitha shėmbėlltyrat e Tij, Zoti nuk pėrmendi
kurrė emra tė pėrveēėm, ashtu siē bėn kėtu. Edhe nė qoftė se do tė ishte njė
shėmbėlltyrė, pėrsėri kjo do tė ishte e vėrtetė, sepse ēdo shėmbėlltyrė qė Ai
tregoi, ishte ndėrtuar mbi tė vėrtetėn (Mateu 13:3)!
Ja edhe interpretimi i zakonshėm i kėsaj tė ashtuquajturės
shėmbėlltyrė:
Njeriu i pasurkombi hebrei pasur nė atė qė Perėndia i
ka dhėnė.
Lazarijohebrenjtėtė varfėr nė derėn e njeriut tė pasur.
Tė dy vdiqėnfundi i administrimitkur tė dy janė bekuar nga
Ungjilli.
Pse tė themi se kjo i drejtohet hebreut dhe johebreut, kur
Shkrimet nuk thonė kėshtu? Pse e pėrdori Zoti njeriun e pasur pėr tė
portretizuar kombin hebre, kur nė pjesėt paraprijėse Ai po i paralajmėronte tė
pasurit? Ideja qė hebrenjtė kėrkonin ndihmė ndonjėherė nga johenrenjtė ėshtė e
sforcuar.
Nuk ka asnjė hendek midis hebrenjve dhe johebrenjve. Asnjė komb
johebre nuk ka lypur nga hebrenjtė, ashtu si lypi Lazari bukė nga njeriu i
pasur. Nė qoftė se kombi hebre vdiq (portretizuar nga njeriu i pasur), kush
ishin pesė vėllezėrit qė kishin mbetur? Ne besojmė prapė qė kjo ėshtė njė
dėshmi e vėrtetė e dy njerėzve qė vdiqėn dhe shkuan nė Hades.
A. Pėrpara kryqit.
Kryqi ėshtė vija ndarėse pėr shumė tė vėrteta biblike. Ne do tė
diskutojmė pyetjen: Ku shkuan njerėzit pas vdekjes, pėrpara se Krishti tė
vdiste mbi Kryq? Do tė shihet qartė qė ata tė gjithė shkuan nė tė njėjtin vend,
nė Hades (Sheol), por nė pjesė tė ndryshme.
Nga Numrat 16:33 mėsojmė se Sheoli (Hades) ėshtė
diēka brenda tokės. Kėshtu zbritėn tė gjallė nė Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe
ata u zhdukėn nga asambleja. Nga Luka 16:19-31 shohim qė Hadesi kishte
dy ndarje: Gjiri i Abrahamit, vendi i
tė drejtėve tė vdekur, ku shkoi Lazari; dhe vendi
i torturės, ku shkoi njeriu i pasur. Njė hendek i madh i ndante kėto dy
ndarje.
Pėrderisa e dimė qė Sheoli (Hadesi) ėshtė diku nė
tokė dhe ėshtė i pėrbėrė nga dy ndarje, ne shkojmė tek Zoti Vetė pėr tė gjetur
vendndodhjen e saktė. Nė fakt, ashtu si Jona qėndroi tri ditė e tri net nė
barkun e peshkut tė madh, kėshtu Biri i njeriut do tė qėndrojė tri ditė e tri
net nė zemėr tė tokės (Mateu 12:40). Efesianėve 4:9-10 e bėn kėtė edhe mė tė
qartė: Tani kjo: Ai u ngjit, ēdo tė thotė tjetėr pėrveē se ai mė parė edhe
kishte zbritur nė pjesėt mė tė ulta tė dheut? Ai qė zbriti ėshtė po ai
qė edhe u ngjit pėrmbi tė gjithė qiejt, pėr tė pėrmbushur tė gjitha gjėrat.
Filipianėve 2:9-10 thotė: Prandaj edhe Perėndia e lartėsoi madhėrisht dhe i
dha njė emėr qė ėshtė pėrmbi ēdo emėr, qė nė emėr tė Jezusit tė pėrkulet ēdo
gju i krijesave (ose gjėrave) qiellore, tokėsore dhe nėntokėsore. Kėtu
flitet pėr adhurimin e ardhshėm tė Krishtit nga i gjithė krijimi. Megjithatė
duam tu kushtojmė vėmendje fjalėve tė mėsipėrme tė nėnvizuara. Tė shkosh nėn
tokė do tė thotė tė zhytesh si njė nėndetėse qė futet nėn ujė. Kėshtu,
ne pėrfundojmė qė Sheoli (Hadesi) ėshtė nė zemrėn e tokės, i
pėrbėrė nga dy ndarje, njė pjesė pėr tė drejtėt e vdekur dhe tjetra pėr tė
padrejtėt e vdekur, me njė hendek tė madh tė vendosur mes tyre. Me zbulesėn e
Zotit pėr njeriun e pasur dhe Lazarin, e cila ndodhi para se Ai vdiq nė Kryq,
shohim se ku shkuan gjithė njerėzit, qoftė tė drejtė apo tė padrejtė, pas vdekjes,
pėrpara Kryqit.
B. Nė kohėn e kryqit.
Kėtu do tė trajtojmė vetėm dy persona, Zotin Jezus dhe
vjedhėsin e penduar. Nė vdekje Zoti Jezus shkoi nė Hades. Kėtė fakt e
dimė nga Psalmi 16:10, qė thotė: sepse ti nuk do ta lėsh shpirtin tim nė Sheol
dhe nuk do tė lejosh qė i Shenjti yt tė shohė korruptimin. Apostulli Pjetėr nė
ditėn e Rrėshajve, citoi nga i njėjti pasazh, por sigurisht ai pėrdori fjalėn
greke Hades nė vend tė Sheolit. Kėto fjalė pėrshkruajnė
ringjalljen e Krishtit, ndėrsa theksojnė me siguri tė plotė qė Ai shkoi nė Hades.
Ne bindemi pėr kėtė nga pėrdorimi i fjalės lė. Fryma e Shenjtė nuk do ta
kishte pėrdorur fjalėn lė nė qoftė se Ai nuk do tė kishte shkuar atje. Ndėrsa
pėr vjedhėsin nė kryq, thuhet qė ai shkoi nė Hades me Jezusin, nė
ndarjen e ruajtur pėr tė drejtėt e vdekur. Ti do tė jesh me mua nė parajsė
(Luka 23:43b). Pėr sa ditė ishte Jezusi nė Hades? Tre ditė. Nė tė parėn
e tre ditėve, vjedhėsi duhej tė ishte me Jezusin nė parajsė, prandaj mėsojmė qė
fjala parajsė ishte njė emėr tjetėr qė i ishte dhėnė Gjirit tė Abrahamit, si
vendi i tė drejtėve tė vdekur.
C. Pas kryqit.
Dhe tani, ku shkojnė tė larguarit (tė vdekurit) nė vdekje? Tė
padrejtėt pėrsėri shkojnė nė Sheol (Hades), duke pritur gjykimin
e fundit. Lavdi Zotit, tė drejtėt shkojnė mėnjėherė nė qiell qė tė jenė me
Zotin. Por jemi tė sigurt dhe na parapėlqen mė tepėr ta lėmė trupin dhe tė
shkojmė e tė banojmė bashkė me Zotin (2 Korintasve 5:8). Kur Krishti u
ringjall prej sė vdekurish, ai e burgosi burgosjen (Efesianėve 4:8). Krishti
e boshatisi Hadesin (Sheolin) nga tė gjithė tė drejtėt dhe i mori
ata nė parajsė, me vete nė lavdi. Pėr njė farė kohe, parajsa qe nė zemrėn e
tokės, kurse tani ėshtė nė qiejt e tretė. Unė njoh njė njeri nė Krishtin, i
cili, para katėrmbėdhjetė vjetėsh (a ishte nė trup, a ishte jashtė trupit, nuk
e di; Perėndia e di), u rrėmbye gjer nė tė tretin qiell. Dhe e di se ai njeri
(a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perėndia e di), u rrėmbye nė parajsė dhe
dėgjoi fjalė tė patregueshme, qė nuk ėshtė e lejuar tė thuhen nga njeri (2
Korintasve 12:2-4).
A. Rėndėsia e doktrinės.
Ėshtė thėnė qė njė nė njėzet e pesė vargje tė Dhiatės sė Re
flet pėr Ardhjen e Dytė, ndėrsa nė Dhiatėn e Vjetėr janė tetė vargje nė lidhje
me Ardhjen e Dytė pėr ēdo varg nė lidhje me Ardhjen e Parė. Nė premtimin e
Shpengimtarit (Zanafilla 3:15), Ardhja e Dytė ėshtė pėrmendur pėrpara Ardhjes
sė Parė. Do ta shtypė kokėn [ndodh nė Ardhjen e Dytė] dhe ti do ti plagosėsh
thembrėn e tij [ndodhi nė Ardhjen e Parė].
1. Dėshmia e Zotit Tonė. Dhe kur tė shkoj
e tju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do tju marr pranė meje, qė aty ku
jam unė, tė jeni edhe ju (Gjoni 14:3). Shihni gjithashtu Mateu 24-25; Mark 13
dhe Luka 21.
2. Dėshmia e engjėjve. Burra Galileas, pse
qėndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, qė u ėshtė marrė nė qiell nga mesi
juaj, do tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė cilėn e keni parė tė shkojė nė
qiell (Veprat 1:11).
3. Dėshmia e Pjetrit. Ai tė dėrgojė Jezus
Krishtin qė ju ishte predikuar mė parė juve (Veprat 3:20). Shihni gjithashtu 1
Pjetri 5:4 dhe 2 Pjetri 1:16.
4. Dėshmia e Palit. Pėrherė i faleminderit
Perėndisė tim pėr ju, pėr hirin e Perėndisė
sepse nė atė ju u bėtė tė pasur
nė tė gjitha,
kaq sa nuk ju mungon asnjė dhunti, ndėrsa prisni zbulesėn e
Zotit tonė Jezus Krishtit (1 Korintasve 1:4-7). Shihni edhe Romakėve 11:26; 1
Korintasve 15:23; 2 Korintasve 5; Filipianėve 3:20; Kolosianėve 3:4; 1
Thesalonikasve (krejt libri); 2 Thesalonikasve 1:7, 10; 1 Timoteu 6:14; 2
Timoteu 4:8; Titit 2:11-14 dhe Hebrenjve 9:28.
5. Dėshmia e Jakobit. Profetėt e cituar nga
Jakobi, e pėrfaqėsojnė Zotin duke thėnė: Pas kėtyre gjerave, unė do tė kthehem
dhe do ta rindėrtoj tabernakullin e Davidit qė ėshtė rrėzuar, do ti restauroj
gėrmadhat e tij dhe do ta ngre pėrsėri mė kėmbė (Veprat 15:16). Shihni
gjithashtu Jakobi 5:7.
6. Dėshmia e Gjonit. Shumė tė dashur, tani
jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ēdo tė jemi, por dimė se,
kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė
ai (1 Gjoni 3:2). Shihni pėr kėtė edhe 1 Gjoni 2:28 dhe Librin e Zbulesės.
7. Dėshmia e Judės. Dhe pėr kėta
profetizoi edhe Enoku, i shtati pas Adamit, duke thėnė: Ja, Zoti erdhi me
mijėrat e tij tė shenjtė (Juda 14).
B. Kuptimi i Ardhjes sė
Dytė.
1. Negativ.
a. Nuk ėshtė vdekje. Vdekja ėshtė largimi i
shenjtorit, jo ardhja e Zotit. Zoti do tė vijė, por vdekja ndoshta nuk do tė na
vijė.
b. Ardhja
nuk ėshtė rėnia e Jeruzalemit.
Ngjarjet tek Luka 21:20-24 dhe 1 Thesalonikasve 4:13-18 nuk ndodhėn kur ra
Jeruzalemi. Ardhja e dytė e Krishtit ėshtė e lidhur me mbledhjen e
Izraelit dhe jo me shpėrndarjen.
c. Nuk ėshtė ardhja e Frymės sė Shenjtė.
Krishti tha qė Ai do tė dėrgonte njė tjetėr (Gjoni 14:16). Ajo qė gjendet te 1
Thesalonikasve 4:13-18 nuk ndodhi as kur erdhi Fryma e Shenjtė. Vini re qė tė
gjitha Letrat qė flasin pėr Ardhjen e Dytė, u shkruan pas Rrėshajve.
d. Kjo ardhje
nuk ėshtė kthimi i njė mėkatari.
Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, Ai ka ardhur me miliona herė. Sipas 1
Korintasve 15:51-57, tė vdekurit do tė duhej tė ringjalleshin ēdo herė qė
shpėtohet njė shpirt dhe tė kthehen nė varr, duke pritur pėr njė tjetėr pėr tu
shpėtuar.
e. Ardhja e Dytė nuk ėshtė shpėrndarja e
krishterimit. Me kėtė disa nėnkuptojnė pėrhapjen e Ungjillit, por mbani
mend qė, ky i njėjti Jezus, njė Krisht personal, duhet tė vijė pėrsėri.
f. Ardhja e Dytė e Krishtit nuk ėshtė fundi i
botės. Kur Krishti vjen, bota nuk do tė shkatėrrohet, sepse Ai do tė
mbretėrojė njė mijė vjet pasi tė shfaqet.
2. Pozitiv.
a. Ardhja do tė jetė njė ardhje personale.
Gjoni 14:3 thotė: Unė do tė vij. Ne nuk duhet tė presim njė frymė, por njė
Frymė nė trup. 1 Thesalonikasve 4:16-17 pėrdor fjalėn vetė. Veprat 1:11 thotė
ky Jezus; asnjė person apo gjė tjetėr nuk pritet, veē Krishtit Vetė.
b. Do tė jetė njė ardhje e dukshme. Sepse,
si vetėtima qė del nga lindja dhe flakėron deri nė perėndim, kėshtu do tė jetė
ardhja e Birit tė njeriut (Mateu 24:27). Shihni gjithashtu Zakaria 12:10 dhe
Zbulesa 1:7.
c. Kuptimi i fjalėve tė pėrdorura.
(1) Parusia.
Kjo nėnkupton praninė personale, praninė e ardhshme. Kjo nuk ėshtė thėnė vetėm
pėr ardhjen e Zotit, por edhe pėr ardhjen e njerėzve tė tjerė (1 Korintasve
16:17; 2 Korintasve 7:6-7; Filipianėve 1:26). Nė lidhje me ardhjen e Zotit,
ėshtė ēasti kur pushon mungesa dhe fillon prania (Mateu 24:3, 27; 1 Korintasve
15:23; 1 Thesalonikasve 2:9; Jakobi 5:8).
(2) Epifania.
Kjo do tė thotė thjesht shfaqje. Ėshtė pėrdorur pėr tė dy ardhjet (2 Timoteu
1:10; 2 Thesalonikasve 2:8; 1 Timoteu 6:14; 2 Timoteu 4:1, 8; Titi 2:13).
(3) Apokalupsis.
Kuptimi i vėrtetė ėshtė zbulim qė heq velin dhe thekson dukshmėrinė e kthimit
tė Zotit (2 Thesalonikasve 1:7; 1 Pjetri 1:7, 13; 4:13). Kjo ėshtė pėrdorur
edhe pėr njerėz (Romakėve 8:19; 2 Thesalonikasve 2:3, 6, 8).
d. Ėshtė njė
ardhje nė dy faza.
(1) Kur Krishti vjen pėr shenjtorėt e Tij nė
ajėr. Ju lutemi, o vėllezėr, lidhur me ardhjen e Zotit tonė Jezus Krisht
dhe me tubimin tonė me tė (2 Thesalonikasve 2:1). Premtimi i kthimit tė
Krishtit tek Veprat 1:9-20 u dha pėrpara se tė shfaqej Rrėmbimi. Hebrenjve 9:28
nuk ka tė bėjė me Rrėmbimin.
(2) Kur Krishti vjen me shenjtorėt nė tokė.
Dhe pėr kėta profetizoi edhe Enoku, i shtati pas Adamit, duke thėnė: Ja, Zoti
erdhi me mijėrat e tij tė shenjtė (Juda 14).
(3) Kėto dy faza janė tė ndryshme.
(a) Tė ndryshme nė karakter. Pėr popullin e
Tij ėshtė njė akt besimi; me popullin e Tij ėshtė njė akt gjykimi.
(b) Tė ndryshme nė mėnyrė. Njėra ėshtė
sekret, kurse tjetra ėshtė njė shfaqje.
(c) Tė ndryshme nė vend. Pėr popullin e
Tij nė ajėr (1 Thesalonikasve 4:17); me popullin e Tij nė tokė
(Zakaria 14:14).
(d) Tė ndryshme nė kohė. Pėr popullin e
Tij ndodh pėrpara Rrėmujės (shqetėsimi i Jakobit); me popullin e Tij ndodh
pas Rrėmujės (ankthi i Jakobit). Nė Shkrimet nuk ėshtė thėnė qė duhet tė presim
shenjat qė e paraprijnė ardhjen e Tij pėr shenjtorėt e Tij, por njerėzve
u thuhet qė tė shohim pėr shenja pėrpara se Ai tė vijė me shenjtorėt e
Tij (Krahaso 2 Thesalonikasve 2:1-3 me Isaia 13:6-9).
(e) Tė ndryshme nė dispensacion. Ardhja pėr
shenjtorėt e Tij ndodh nė fillimin e dispensacionit tė Rrėmujės, kurse ardhja
me shenjtorėt e Tij ndodh nė fillimin e dispensacionit tė Mijėvjeēarit.
(f) Tė ndryshme nė qėllim. Ardhja pėr
shenjtorėt e Tij pėrmbush premtimin e Tij pėr tė mbledhur popullin e Tij
(Gjoni 14:3), por ardhja me shenjtorėt e Tij si njė njeri lufte, pėrmbush
premtimin e Tij pėr tė mposhtur armiqtė e Tij (Juda 14).
(g) Tė ndryshme nė lidhje. Pėr shenjtorėt e
Tij ėshtė birėsimi i fėmijėve tė Perėndisė; me shenjtorėt e Tij ėshtė koha
qė bijtė e Perėndisė i shfaqen botės (Romakėve 8:19, 23).
C. Ngjarjet e Ardhjes sė
Dytė nė lidhje me trupin e Krishtit.
Ndėrsa trajtojmė Rrėmbimin e Kishės, ne e kuptojmė faktin qė
fjala rrėmbim nuk ėshtė njė fjalė biblike. Megjithatė Rrėmbimi ėshtė njė fakt
biblik.
1. Ringjallja e tė
vdekurve nė Krishtin. Sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli
dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė
Krishtin do tė ringjallen tė parėt (1 Thesalonikasve 4:16). Gjėja e parė qė
ndodh, ėshtė ringjallja e trupit tė Krishtit. Kjo do tė pėrfshijė me siguri tė
gjithė ata qė vdesin pa arritur moshėn e pėrgjegjėsisė, si foshnjat, ata me
mangėsi mendore etj. Nė qoftė se Krishti nuk vjen, nuk do tė ketė ringjallje
dhe, nėse nuk ka ringjallje, njeriu do tė jetė njė frymė e pėrjetshme. Nė qoftė
se diamantet mund tė bėhen nga bloza, safira nga argjila dhe gurėt e ēmuar nga
rėra, ēfarė do tė bėjė Perėndia nga trupat tanė? Do tė jetė e mrekullueshme,
apo jo?
2. Pėrtėritja e tė
gjallėve nė Krishtin. Ja, unė po ju them njė tė fshehtė: tė gjithė nuk do
tė vdesim, por tė gjithė do tė shndėrrohemi nė njė moment
ne do tė
shndėrrohemi
dhe ky i vdekshėm tė veshė pavdekėsinė (1 Korintasve 15:51-53).
I krishteri ėshtė njeriu qė nuk pret vdekjen, por pret fitimtarin mbi vdekjen. Fjalėt
ne nuk do tė flemė do tė thonė ne nuk do tė vdesim. Ēfarė shprese e
lavdishme qė ėshtė! Ēfarė britme do tė jetė atė ditė! O vdekje, ku ėshtė
gjėmba jote? O ferr, ku ėshtė fitorja jote? (1 Korintasve 15:55). A nuk ėshtė
njė shpresė e bekuar qė ne mund tė shkojmė pa vdekur? Asnjė njeri, madje as
edhe njė i krishterė nuk dėshiron tė vdesė. Kjo ėshtė e natyrshme. Megjithatė i
krishteri ėshtė i vetmi njeri, i cili ka njė shpresė qė tė mos e shohė kurrė
vdekjen. Po, ne e dimė qė Shkrimi thotė: Ėshtė e caktuar qė njerėzit tė vdesin
vetėm njė herė, por Shkrimi nuk thotė vetėm tė gjithė njerėzit.
Ndryshimi ynė qė jemi gjallė dhe mbetemi nė ardhjen e Tij nuk ėshtė vdekje,
sepse ne nuk do tė vdesim tė gjithė!
3. Rrėmbimi i tė
gjithėve nė Krishtin. Ju lutemi, o vėllezėr, lidhur me ardhjen e Zotit
tonė Jezus Krisht dhe me tubimin tonė me tė, tė mos lejoni qė menjėherė tju
prishet mendja ose tė trazoheni as prej fryme, as prej fjale, as prej ndonjė
letre gjoja tė shkruar prej nesh, thua se ja, erdhi dita e Krishtit (2
Thesalonikasve 2:1-2). Shkrimi i mėsipėrm dhe fraza tė gjithė do tė
shndėrrohemi e zhduk mundėsinė e njė rrėmbimi tė pjesshėm. Krejt Trupi i
Krishtit do tė rrėmbehet (ngrihet lart). Trupi i Krishtit do tė jetė i plotė.
Asnjė pjesėtar i Trupit tė Tij nuk do tė lihet qė tė pėrshkojė Rrėmujėn. Disa
thonė: Si mund tė ndodhė kjo? Perėndia e mori lart Elijan pa vdekur dhe po aq
lehtė Ai mund tė marrė njė milion ose dhjetė milionė njerėz tė tjerė.
Rrėmbimi i Kishės do tė shkaktojė njė ndarje tė madhe. Tė
gjithė jobesimtarėt do tė lihen kėtu qė tė pėrjetojnė Rrėmujėn. Rrėmbimi i
Kishės do tė jetė mėnyra e njė bashkimi tė madh. Pastaj ne tė gjallėt, qė do
tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara
Zotit nė ajėr dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin (1 Thesalonikasve
4:17). Ēfjalė e mrekullueshme ėshtė fjala bashkė! Tė gjithė tė dashurit tanė
nė Krishtin sė bashku edhe njėherė!
Duhet
tė rrojmė me urtėsi, me drejtėsi dhe me
perėndishmėri nė kėtė jetė, duke pritur shpresėn e lume dhe tė shfaqurit
e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezus Krisht (Titi
2:12-13). Ēfarė kuptojmė kur themi duke pritur Krishtin? Nuk do tė thotė qė
ne besojmė qė Ai mund tė vijė nė ēdo ēast, por presim qė Ai tė vijė. A
po e prisni sot? A po e prisni sonte? Ky ėshtė kuptimi i shprehjes duke e
pritur Atė.
Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės
sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė
plagosėsh thembrėn e farės sė saj (Zanafilla 3:15). Ndėrsa ky varg flet pėr
Krishtin si fara e gruas, gjithashtu nė mėnyrė profetike e shpall Antikrishtin
si fara e gjarprit. Fara e gjarprit, Antikrishti, ėshtė pėrmendur sė pari nė
librin e parė tė Biblės, ėshtė pėrshkruar plotėsisht nė librin e fundit tė
Biblės, mund tė gjendet gjithashtu edhe nė mes tė Librit. Kjo ėshtė shumė
kuptimplote.
A. Personi i tij.
Kisha e hershme mėsoi qė Nero ishte Antikrishti dhe qė, kur ai
do tė vdiste, do tė ringjallej prej sė vdekurish. Nė shekullin e njėmbėdhjetė
valdensianėt, husitėt dhe uiklifėt shpallėn qė Kisha Katolike Romake ishte
Antikrishti, ndėrsa Kisha Katolike Romake shpalli qė Napoleoni ishte
Antikrishti. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore thuhej qė Kaiser Vilhelm i
Gjermanisė ishte Njeriu i Mėkatit. Mund tė mendohet pėr shumė njerėz sikur janė
Antikrishti, por hamendje tė tilla janė tė padobishme, sepse Antikrishti nuk do
tė shfaqet deri pas Rrėmbimit tė Kishės (2 Thesalonikasve 2:1-12).
Ai ėshtė njė njeri! Kėtu ėshtė urtia. Ai qė ka mend, le
tė bėjė llogari numrin e bishės, sepse ėshtė numėr njeriu dhe numri i tij ėshtė
gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė (Zbulesa 13:18). Vini re qė Shkrimi
thotė qė ai ka numrin e njė njeriu. Numri i njeriut ėshtė 6. Perėndia thotė qė
numri i Tij ėshtė 6-6-6: ai ėshtė njeri; ai ėshtė njeri; ai ėshtė
njė njeri! Ai nuk ėshtė Kisha Katolike Romake, ai nuk ėshtė njė sistem,
ai ėshtė njė njeri. Ai do tė mbretėrojė nė Jeruzalem dhe jo nė Romė.
1. Ai do tė jetė njė
hebre. Ai nuk do tė tregojė respekt pėr Perėndinė e etėrve tė tij
(Danieli 11:37a). Unė kam ardhur nė emėr tė Atit tim dhe ju nuk mė pranoni, po
tė vinte ndonjė tjetėr nė emėr tė vet, ju do ta pranonit (Gjoni 5:43). Fjala
tjetėr do tė thotė njė tjetėr hebre. Emri Antikrisht ėshtė njė
titull hebre, dhe hebrenjtė nuk do tė pranojnė njė johebre si Mesinė e tyre.
2. Ai do tė jetė njė
gjeni. Pėrveē Jezus Krishtit, Ai do tė jetė njeriu mė i shquar qė ka parė
bota.
a. Njė gjeni intelektual. Nė fund tė
mbretėrisė sė tyre, kur rebelėt do ta kenė mbushur kupėn, do tė dalė njė mbret
me pamje tė egėr dhe i rrahur nė dredhitė luftarake (Danieli 8:23). Shihni
gjithashtu Ezekieli 28:3.
b. Njė gjeni gojėtar. Ai do tė vijė
paqėsisht, por do ta shtjerė nė dorė mbretėrinė me intriga (Daniel 11:21b). Ai
do tė jetė njė tallje dhe njė imitim i Atij pėr tė cilin u tha: Njeriu kurrė
nuk ka folur kėshtu.
c. Njė gjeni sundues (drejtues). Ai ngrihet
nga asgjėja deri nė pushtet. Ai ėshtė briri i vogėl pėr tė cilin flitet tek
Danieli 7 dhe 8 dhe bisha e Zbulesės 13 dhe 14. Tė gjithė mbretėrit do tia
japin atij pushtetin e tyre.
d. Njė gjeni tregtar. Askush nuk do tė jetė
nė gjendje tė blejė ose tė shesė pa vulėn e tij. Dhe iu dha ti japė njė frymė
figurės sė bishės, aq sa figura e bishės tė flasė, edhe tė bėjė qė tė gjithė
ata tė cilėt nuk e adhuronin figurėn e bishės, tė vriteshin (Zbulesa 13:17).
e. Njė gjeni ushtarak. Dhe unė pashė dhe
ja, njė kalė i bardhė. Dhe ai qė e kalėronte kishte njė hark dhe atij iu dha
njė kurorė dhe ai doli jashtė si fitimtar dhe pėr tė fituar (Zbulesa 6:2).
Kush i ngjan bishės? Kush mund tė luftojė kundėr saj? (Zbulesa 13:4).
f. Njė gjeni fetar. Ai kėrkon qė tė
adhurohet si Perėndi. Kundėrshtari, ai qė lartėson veten mbi ēdo gjė qė quhet
perėndi ose objekt adhurimi, aq sa tė shkojė e tė rrijė nė tempullin e
Perėndisė si Perėndi, duke e paraqitur veten se ėshtė Perėndi (2 Thesalonikasve
2:4).
g. Njė gjeni financiar. Do tė shtjerė nė
dorė thesaret prej ari dhe argjendi dhe tė gjitha gjėrat e ēmuara tė Egjiptit,
Libianėt dhe Etiopasit do ti shkojnė pas (Danieli 11:43). Shihni edhe
Ezekieli 28:4-5.
B. Titujt e Antikrishtit.
1. Njeriu i
mėkatit. Ky titull ėshtė mė i spikaturi ndėr tė gjithė titujt e tjerė tė
tij. Tė gjitha mėkatet e njeriut do tė mishėrohen dhe do tė bashkohen nė tė.
Askush tė mos ju gėnjejė kurrsesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė
parė rėnia dhe pa u shfaqur njeriu i mėkatit, i biri i humbjes (2
Thesalonikasve 2:3).
2. Biri i humbjes. Shkrimi i mėsipėrm e shpall atė gjithashtu si bir
tė humbjes (2 Thesalonikasve 2:3).
3. I Paudhi. Ardhja e atij tė paudhi do tė bėhet me anė tė veprimit
tė Satanit, bashkė me ēudira, shenja dhe mrrekullish tė rreme (2
Thesalonikasve 2:8). Krishti ėshtė i drejti, Antikrishti ėshtė i
paudhi.
4. Gėnjeshtra.
E prandaj Perėndia do tu dėrgojė atyre njė gėnjim qė do ti bėjė tė gabojnė,
qė ti besojnė gėnjeshtrės (2 Thesalonikasve 2:11). Jezus Krishti ėshtė e
Vėrteta, Antikrishti ėshtė Gėnjeshtra. Gjoni 8:44 thotė qė Djalli
ėshtė njė gėnjeshtar dhe ati i saj, domethėnė, ati i gėnjeshtrės.
5. Antikrishti.
Fėmijė, ėshtė ora e fundit. Dhe, sikurse e dėgjuat, antikrishti duhet tė vijė
dhe tani janė shfaqur shumė antikrishtė; prej nga e dimė se ėshtė ora e fundit
(1 Gjoni2:18).
6. Mbreti i Babilonisė. Babilonia ėshtė qendra e veprės sė Satanit.
Babilonia do tė ripėrtėrihet nė ditėt e fundit dhe Antikrishti do tė mbretėrojė
mbi tė (Zbulesa 17 dhe 18).
7. Briri i vogėl. Nga njė prej tyre doli njė bri i vogėl, qė u bė
shumė i madh nė drejtim tė jugut, tė lindjes dhe tė vendit tė lavdishėm. Nė
fund tė mbretėrisė sė tyre, kur rebelėt do ta kenė mbushur kupėn, do tė dalė
njė mbret me pamje tė egėr dhe i rrahur nė dredhitė luftarake (Danieli 8:9,
23). Shihni gjithashtu Danieli 7:8.
8. Mbreti kokėfortė. Pastaj mbreti do tė veprojė si tė dojė, do tė
lartohet, do tė hyjnizohet pėrmbi ēdo perėndi dhe do tė thotė gjėra tė
habitshme kundėr Perėndisė tė perėndive; do tė ketė sukses deri sa tė mbushet
kupa e indinjatės, sepse ajo qė ėshtė dekretuar do tė bėhet (Danieli 11:36).
9. Bisha
(Zbulesa 13, 17, 19).
C. Paraprijėsit e
Antikrishtit.
Disa nga paraprijėsit e Antikrishtit janė dhėnė nė Shkrimet, tė
tjerė janė tė nėnkuptuar, domethėnė jashtė Shkrimeve.
1. Kaini. Ai mohoi gjakun dhe ishte gėnjeshtar dhe vrasės (1 Gjoni
3:12).
2. Nimrodi. Historia e tij parapriu
thirrjen e Abrahamit pėr nė Tokėn e Premtuar. Antikrishti do tė paraprijė
thirrjen e farės sė Abrahamit dhe do tė hyjė nė Tokėn e Premtuar pėr herėn e
dytė. Nimrod do tė thotė rebel. Ndėrsa Shkrimet flasin pėr tė si njė
gjuetar i fuqishėm, nė tė vėrtetė ai nuk ishte njė gjuetar kafshėsh, por njė
gjuetar shpirtrash. Ai ishte njė njeri i fuqishėm kundėr Zotit. Kėshtu do tė
jetė edhe Antikrishti.
3. Sauli. Mbreti i Izraelit u kėrkua nga populli, por ai ishte kundėr
tė vajosurit tė Zotit. Antikrishti do tė jetė gjithashtu zgjedhja e popullit,
por edhe ai do tė jetė kundėr tė vajosurit tė Perėndisė.
4. Absalomi. Absalom do tė thotė ati i paqes, por edhe