PNEUMATOLOGJIA
(Doktrina e Frymės sė
Shenjtė)
Pasqyra pėr kapitullin III
PNEUMATOLOGJIA
I. Personaliteti i Frymės sė
Shenjtė.
II. Hyjnia e Frymės sė
Shenjtė.
A. Ai ėshtė identifikuar
si Hyjni i Dhiatės sė Vjetėr.
D. Ai kryen veprat e
Perėndisė.
E. Ai ushtron
sovranitetin e Perėndisė.
F. Ai duhet tė njihet
si Perėndi.
G. Duhet tė mbėshtetemi
tek Ai si tek Perėndia.
H. Mund tė mėkatosh
kundėr Tij, pra, kundėr Perėndisė.
III. Puna e Frymės sė
Shenjtė.
A. E paraqitur nė
Dhiatėn e Vjetėr.
B. E paraqitur nė
Dhiatėn e Re.
PNEUMATOLOGJIA
Fjala pneumatologji
vjen nga fjala greke pneuma, qė do tė thotė frymė, erė ose frymėmarrje.
Si rrjedhim, pneumatologjia ėshtė doktrina e Frymės, ose e Frymės sė Perėndisė,
doktrina e Frymės sė Shenjtė.
Doktrina e Frymės sė Shenjtė ėshtė me tė vėrtetė njė doktrinė
biblike. Bibla ėshtė i vetmi burim nga i cili mund tė sigurohemi pėr ndonjė
informacion nė lidhje me Tė. Vetėm feja e krishterė e ka Frymėn e Shenjtė.
Ndėrsa studiojmė doktrinėn e Frymės sė Shenjtė, le tė mos
harrojmė qė Krishti ėshtė qendra e librit, tema e gjithė shkrimeve tė
fshehta. Nė qoftė se vėmė dikė nė vendin e Tij, kjo do tė sjellė ngatėrresė.
Fryma e Shenjtė nuk mund ta zėvendėsojė Birin e Perėndisė. Fryma e Shenjtė nuk
erdhi pėr tė folur pėr Veten (ose nga Vetja), por pėr Krishtin. Dikush qė flet
vazhdimisht pėr Frymėn dhe lė jashtė Birin, jep dėshmi qė ai nė tė vėrtetė nuk
e ka Frymėn.
Le tė themi, para sė gjithash, se nuk duhet ti drejtohemi
kurrė Frymės sė Shenjtė sikur ėshtė njė send. Nganjėherė ngatėrrojmė
personalitetin me paraqitjen e jashtme. Personaliteti nuk ėshtė njė tipar i
trupit, por ėshtė tipar i frymės. Vetė ju nuk ju kanė parė asnjėherė. Ju nuk
jeni njė trup, por njė frymė qė ka njė trup.
1. Ai zotėron inteligjencė. Dikujt, pra, i jepet,
me anė tė Frymės, fjalė diturie; njė tjetri, sipas po atij Frymė, fjalė
njohurie (1 Korintasve 12:8). Shihni gjithashtu Isaia 11:2-3, Nehemia 9:20, 1
Pjetri 1:11, 2 Pjetrit 1:21 dhe 1 Korintasve 2:10-11.
2. Ai zotėron vullnet. Dhe tė gjitha kėto i bėn i
njėjti dhe i vetmi Frymė, duke i ndarė gjithsecilit dhunti veē e veē ashtu si
do vetė (1 Korintasve 12:11).
3. Ai zotėron fuqi. Dhe Perėndia i shpresės le tju
mbushė me ēfarėdo gėzimi dhe paqe me anė tė besimit, qė tė keni mbushulli nė
shpresė, me anė tė fuqisė sė Frymės sė Shenjtė
Me fuqi shenjash dhe ēudirash,
me fuqi tė Frymės sė Perėndisė; kėshtu prej Jeruzalemit e pėrqark dhe gjer nė
Iliri, kam kryer shėrbimin e ungjillit tė Krishtit (Romakėve 15:13-19). Shihni
gjithashtu Zakaria 4:6, Isaia 11:2 dhe Efesianėve 3:16.
4. Ai zotėron njohuri. Po Perėndia na i ka
zbuluar me anė tė Frymės sė Tij, sepse Fryma heton ēdo gjė, edhe tė thellat e
Perėndisė. Sepse cili nga njerėzit, pra, njeh gjėrat e njeriut, pėrveē se fryma
e njeriut qė ėshtė nė tė? Po kėshtu asnjėri si njeh gjėrat e Perėndisė,
pėrveēse Fryma e Perėndisė. Dhe ne nuk kemi marrė frymėn e botės, por Frymėn qė
vjen nga Perėndia, qė tė njohim gjėrat qė na janė dhuruar falas nga Perėndia
(1 Korintasve 2:10-12).
5. Ai zotėron dashuri. Dhe ju bėj thirrje, o
vėllezėr, pėr Zotin tonė Jezus Krisht dhe pėr dashurinė e Frymės, tė luftoni
bashkė me mua nė lutje te Perėndia pėr mua (Romakėve 15:30).
Emri vetjak i Frymės sė Shenjtė ėshtė i panjohur. Titulli Fryma
e Shenjtė nuk ėshtė emri i Tij, ai ėshtė njė emėrtim qė tregon se ēėshtė
Ai. Heshtja e Shkrimit tė Shenjtė nė lidhje me emrin e Tij ėshtė shumė e
veēantė dhe kuptimplote. Ai e mban tė fshehtė kėtė emėr, qė emri i Zotit Jezus
Krisht tė lartėsohet. Titulli Fryma e Shenjtė ėshtė emėr i gjinisė
asnjanėse nė gjuhėn greke, por kurdo qė pėrdoret njė pėremėr nė vend tė Tij,
atėherė pėremri i pėrdorur ėshtė gjithmonė nė gjininė mashkullore. Dhe unė do
ti lutem Atit dhe ai do tju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė
pėrgjithmonė me ju, Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk
e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė
ju
Por Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do
tju mėsojė ēdo gjė dhe do tju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė (Gjoni
14:16-26). Shihni edhe Gjoni 16:7-8, 13-15 dhe Romakėve 8:16, 26.
Pse veprojmė si qenie njerėzore? Sepse jemi njerėz. Pse vepron
Fryma e Shenjtė si njė person? Sepse Ai ėshtė person.
1. Ai flet. Dhe ndėrsa po kryenin shėrbesėn e
Zotit dhe po agjėronin, Fryma e Shenjtė tha: Mi ndani veē Barnabėn dhe Saulin
pėr veprėn pėr tė cilėn i kam thirrur (Veprat 13:2).
2. Ai ndėrmjetėson. Kėshtu, pra, edhe Fryma na
ndihmon nė dobėsitė tona, sepse ne nuk dimė ēfarė tė kėrkojmė nė lutjet tona,
sikurse duhet; por vetė Fryma ndėrhyn pėr ne me psherėtima tė patregueshme
(Romakėve 8:26).
3. Ai dėshmon. Por kur tė vijė Ngushėlluesi, qė
do tju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė Vėrtetės, qė del nga Ati im, ai do tė
dėshmojė pėr mua (Gjoni 15:26).
4. Ai urdhėron. Kur ata po kalonin nėpėr Frigji
dhe nė krahinėn e Galatisė, u penguan nga Fryma e Shenjtė qė tė shpallin fjalėn
nė Azi. Si arritėn nė kufijtė e Misisė, ata kėkuan tė shkojnė nė Bitini, por
Fryma nuk i lejoi.
5. Ai mbikėqyr. Tregoni kujdes, pra pėr veten
tuaj dhe pėr tufėn, nė mes tė sė cilės Fryma e Shenjtė ju ka vėnė ju kujdestarė
qė tė kullotni kishėn e Perėndisė, tė cilėn ai e ka fituar me gjakun e tij
(Veprat 20:28).
6. Ai udhėheq. Por kur tė vijė ai, Fryma e sė
vėrtetės, ai do tju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga
vetja, por do tė thotė tė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do tju kumtojė
gjėrat qė do tė vijnė (Gjoni 16:13).
7. Ai mėson. Por Ngushėlluesi, Fryma e
Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do tju mėsojė ēdo gjė dhe do tju
kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė (Gjoni 14:26).
Veprime qė mund tė kryhen ndaj Frymės, mund tė kryhen vetėm
ndaj njė personi. Fryma e Shenjtė ka ndjenja.
1. Ai mund tė trishtohet. Dhe mos e trishtoni Frymėn
e Shenjtė tė Perėndisė, me tė cilin u vulosėt pėr ditėn e shpengimit
(Efesianėve 4:30).
2. Ai mund tė zemėrohet. Ata u rebeluan dhe e
trishtuan Frymėn e tij tė Shenjtė; prandaj ai u bė armiku i tyre dhe luftoi
kundėr tyre (Isaia 63:10).
3. Ai mund tė vihet nė provė. Atėherė Pjetri
i tha: Pse u morėt vesh qė ta tundoni Frymėn e Zotit? Ja, kėmbėt e atyre qė e
varrosėn burrin tėnd janė nė prag tė derės dhe do tė mbartin jashtė edhe ty!
(Veprat 5:9).
4. Ai mund tė kundėrshtohet. O njerėz qafėfortė dhe me zemėr e veshė
tė parrethprerė, ju gjithnjė e kundėrshtoni Frymėn e Shenjtė; ashtu siē bėnin
etėrit tuaj, ashtu bėni edhe ju (Veprat 7:51).
5. Ai mund tė blasfemohet. Por pėr atė qė do tė blasfemojė kundėr
Frymės sė Shenjtė nuk do tė ketė falje pėrjetė; ai ėshtė fajtor pėr dėnim tė
pėrjetshėm. Sepse ata thoshin: Ai ka njė frymė tė ndyrė! (Marku 3:29-30).
1. Me Atin. Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj
nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė
Shenjtė (Mateu 28:19).
2. Me Krishtin. Ai do tė mė pėrlėvdojė,
sepse do tė marrė prej meje dhe do tjua kumtojė (Gjoni 16:14).
3. Me tė krishterėt. Nė fakt na u duk mirė Frymės sė
Shenjtė dhe neve qė tė mos ju ngarkojmė asnjė barrė tjetėr pėrveē kėtyre
gjėrave tė nevojshme (Veprat 15:28).
1. Emri parakletos. Kjo ėshtė njė fjalė greke qė do tė
thotė Ngushėllues, njė qė ėshtė thirrur pėr tė ndihmuar. Por kur tė
vijė Ngushėlluesi, qė do tju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė vėrtetės, qė del nga
Ati im, ai do tė dėshmojė pėr mua (Gjoni 15:26).
2. Veēanti tė
tjera.
a. Frymė premtimi. Dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn e Shenjtė tė premtimit
(Efesianėt 1:13).
b. Frymė fuqie. Fryma e Zotit do tė pushojė mbi tė, fryma e diturisė dhe e zgjuarsisė,
fryma e kėshillės dhe e fuqisė, fryma e njohurisė dhe e frikės sė Zotit (Isaia
11:2).
c. Frymė e sė vėrtetės. Ai do tju japė njė Ngushėllues tjetėr, Frymėn e
sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju
e njihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju (Gjoni 14:16-17).
II.
Hyjnia e Frymės sė Shenjtė
Ai ėshtė njė person hyjnor. Ai ėshtė
Perėndi! Ai ėshtė i barabartė me Atin dhe Birin, i pėrjetshėm bashkė me Atin
dhe Birin dhe jeton bashkė me Atin dhe Birin. Megjithatė Ai ėshtė i emėruar si
personi i tretė i Trinisė. Nė jetėt tona, mund tė ketė njerėz tė barabartė nė
status, por janė tė varur nga tė tjerėt nė pozitė. Ėshtė e njėjta gjė edhe me
Frymėn e Shenjtė. Si njė qenie, Ai ėshtė i barabartė me Atin dhe Birin, por nė
pozitė Ai eshtė i varur tek Ati dhe i jep pėrparėsi Birit. Mbajeni mend mirė qė
nuk ka xhelozi nė Hyjninė.
A. Ai ėshtė
identifikuar si Hyjni i Dhiatės sė Vjetėr.
Jezusi i Dhiatės sė Re ėshtė Perėndia (Jehova) i Dhiatės sė
Vjetėr edhe Fryma e Shenjtė e Dhiatės sė Re ėshtė Jehova i Dhiatės sė Vjetėr.
Por kjo ėshtė besėlidhja qė do tė vendos me shtėpinė e Izraelit mbas atyre
ditėve, thotė Zoti: Do ta shtie ligjin tim nė mendjen e tyre dhe do ta shkruaj
mbi zemrėn e tyre, dhe unė do tė jem Zoti i tyre dhe ata do tė jenė populli
im (Jeremia 31:33). Sepse me njė ofertė tė vetme, ai bėri tė pėrsosur
pėrgjithnjė ata qė shenjtėrohen. Por edhe Fryma e Shenjtė na dėshmon; sepse
mbasi pat thėnė mė parė: Kjo ėshtė besėlidhja qė unė do tė tė bėj me ata pas
atyre ditėve, thotė Perėndia, unė do ti shtie ligjet e mia nė zemrat e tyre
dhe do ti shkruaj nė mendjet e tyre (Hebrenjve 10:14-16).
1. Nė Veprat 5:3-4. Por Pjetri i tha: Anania, pse Satani ta mbushi
zemrėn qė tė gėnjesh Frymė e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė
arės? Po tė mbetej e pashitur, a nuk do tė ngelte jotja? Dhe ato qė more nga
shitja a nuk ishin vallė nė dispozicionin tėnd? Pse e shtive nė zemėr kėtė gjė?
Ti nuk ke gėnjyer njerėzit, por Perėndinė!. Anania dhe Safira vdiqėn
menjėherė sepse gėnjyen Frymėn e Shenjtė. Ata gėnjyen nė kohėn e shenjtėrimit
tė gjėrave. Ata nuk vdiqėn sepse mbajtėn paratė e tyre, por sepse ata deklaruan
qė kishin dhėnė gjithēka. Ata gėnjyen kishėn, pra, edhe Frymėn e Shenjtė.
2. Nė 1 Korintasve 3:16. A nuk e dini ju se
jeni tempulli i Perėndisė dhe se Fryma e Perėndisė banon nė ju? Ne jemi
tempulli i Perėndisė sepse Fryma banon brenda nesh.
3. Nė 2 Korintasve 3:17. Sepse Zoti ėshtė
Fryma dhe atje ku ėshtė Fryma e Zotit, atje ėshtė liria.
1. Gjithėfuqishmėri. Dhe engjėlli duke u
pėrgjigjur, i tha: Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė
Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej
teje do tė quhet Bir i Perėndisė (Luka 1:35).
2. Gjithėdijshmėri. Sepse Fryma heton ēdo gjė,
edhe tė thellat e Perėndisė (1 Korintasve 2:10). Shihni gjithashtu Luka
2:25-32.
3. Kudopranishmėri. Ku do tė mund tė shkoja larg
Frymės sate, ose ku do tė mund tė ikja larg pranisė sate? Nė rast se ngjitem nė
qiell, ti je atje; nė rast se e shtrij shtratin tim nė Sheol, ti je edhe aty.
Nė rast se marr krahėt e agimit dhe shkoj tė banoj nė skajin e detit, edhe aty
dora jote do tė mė udhėheqė dhe dora jote e djathtė do tė mė kapė (Psalmi
139:7-10).
4. Pėrjetshmėri. Sa mė tepėr gjaku i
Krishtit, i cili nėpėrmjet Frymės sė pėrjetshme ia dha veten e Vet tė
panjollosur Perėndisė, do tė pastrojė ndėrgjegjen tonė nga veprat qė ēojnė nė
vdekje, qė ne ti shėrbejmė Perėndisė sė gjallė? (Hebrenjve 9:14, CHC).
5. Dashuri. Dhe ju bėj thirrje, o vėllezėr,
pėr Zotin tonė Jezus Krisht dhe pėr dashurinė e Frymės, tė luftoni bashkė me
mua nė lutje te Perėndia pėr mua (Romakeve 15:30).
6. Shenjtėri. Dhe mos e trishtoni Frymėn e
Shenjtė tė Perėndisė, me tė cilin u vulosėt pėr ditėn e shpengimit (Efesianėve
4:30).
D. Ai kryen veprat e Perėndisė.
1. Krijimi. Nė fillim Perėndia krijoi qiejt
dhe tokėn. Toka ishte pa trajtė, e zbrazėt dhe errėsira mbulonte sipėrfaqen e
humnerės; dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave (Zanafilla
1:1-2). Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e
dheut (Psalmi 104:30). Fryma e Perėndisė mė ka krijuar dhe fryma e tė
Plotfuqishmit mė jep jetė (Jobi 33:4).
2. Pėrtėritja. Jezusi iu pėrgjigj dhe tha:
Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them qė nėse njė nuk ka rilindur nuk mund
ta shohė mbretėrinė e Perėndisė
Jezusi u pėrgjigj: Nė tė vėrtetė, nė tė
vėrtetė po tė them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund tė
hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė. Ēka lindur nga mishi ėshtė mish; por ēka
lindur nga Fryma ėshtė frymė. Mos u mrekullo qė tė thashė: <<Duhet tė
lindni pėrsėri>>. Era fryn ku tė dojė dhe ti ia dėgjon zėrin, por ti nuk
e di nga vjen dhe ku po shkon; kėshtu ėshtė edhe ēdo njėri qė ka lindur nga
Fryma (Gjoni 3:3-8).
3. Ringjallja. Dhe nė qoftė se fryma e atij
qė ringjalli Krishtin prej sė vdekurish do tju japė jetė edhe trupave tuaj
vdekatarė me anė tė Frymės sė tij qė banon nė ju (Romakėve 8:11).
4. Shndėrrimi. Nėse Krishti ėshtė nė ju, trupi
patjetėr ėshtė i vdekur pėr shkak tė mėkatit, por Fryma ėshtė jetė pėr shkak tė
drejtėsisė (Romakėve 8:10).
5. Shpėtimi. Por u latė, por u shenjtėruat,
por u shfajėsuat nė emėr tė Zotit Jezus dhe me anė tė Frymės sė Perėndisė tonė
(1 Korintasve 6:11).
E. Ai ushtron
sovranitetin e Perėndisė.
Dhe tė gjitha kėto i bėn i njėjti dhe i vetmi Frymė, duke i
ndarė gjithsecilit dhunti veē e veē ashtu si do vetė (1 Korintasve 12:11).
Shihni gjithashtu Zakaria 4:6.
F. Ai duhet tė
njihet si Perėndi.
1. E paraqitur nė Dėrgimin (misionin) e Madh.
Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: Mua mė ėshtė dhėnė ēdo
pushtet nė qiell e nė tokė. Shkoni pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt
duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė dhe duke i
mėsuar tė zbatojnė gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė
ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen (Mateu 28:18-20).
2. E paraqitur nė bekimin apostullor. Hiri i
Zotit Jezus Krisht, dashuria e Perėndisė dhe bashkėsia e Frymės sė Shenjtė
qofshin me ju tė gjithė. Amen (2 Korintasve 13:13).
3. E paraqitur nga emėrimet biblike. Kush ka
veshė, le tė dėgjojė atė qė u thotė Fryma kishave (Zbulesa 3:22).
4. E paraqitur nga veprimtaria e kishės. Ka
larmi dhuntish, por i njėjti Frymė. Ka edhe larmi shėrbimesh, por i njėjti Zot.
Dhe ka larmi veprimtarish por ėshtė i njėjti Perėndi i cili i bėn tė gjitha
gjėrat nė tė gjithė (1 Korintasve 12:4-6).
G. Duhet tė
mbėshtetemi tek Ai si tek Perėndia.
Tani kur tju ēojnė pėr tju dorėzuar nė duart e tyre, mos u
shqetėsoni qė mė parė pėr atė qė do tė duhet tė thoni dhe mos e paramendoni;
por thoni ēfarė tju jepet nė atė ēast, sepse nuk jeni ju qė flisni, por Fryma
e Shenjtė (Marku 13:11). Shihni gjithashtu Romakėt 8:26.
H. Mund tė mėkatosh kundėr Tij, pra, kundėr Perėndisė.
Por Pjetri i tha: Anania, pse Satani ta mbushi zemrėn qė tė
gėnjesh Frymėn e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė arės? Po tė mbetej
e pashitur, a nuk do tė ngelte e jotja? Dhe ato qė more nga shitja a nuk ishin
vallė nė dispozicionin tėnd? Pse e shtive nė zemėr kėtė gjė? Ti nuk ke gėnjyer
njerėzit, por Perėndinė! (Veprat e Apostujve 5:3-4).
A. E paraqitur nė
Dhiatėn e Vjetėr.
Dikush ka thėnė qė Fryma e Shenjtė ėshtė pėrmendur tetėdhjetė e
tetė herė nė Dhiatėn e Vjetėr. Megjithatė mėsimi i Frymės sė Shenjtė nuk ėshtė
aq i qartė nė Dhiatėn e Vjetėr sa nė Dhiatėn e Re.
1. Shfaqja e Tij.
a. Duke ardhur mbi njerėzit. Dhe, me sytė e ngritur,
Balaami pa Izraelin qė kishte fushuar sipas fiseve, dhe Fryma e Perėndisė e
mbuloi atė (Numrat 24:2). Atėherė Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai
kaloi nėpėr Galaadin dhe Manasin, arriti nė Mitspah tė Galaadit dhe qė kėtej
lėvizi kundėr bijve tė Amonit (Gjyqtarėt 11:29). Shihni gjithashtu Gjyqtarėt
3:10 dhe 14:6.
b. Duke veshur njerėzit. Por Fryma e Zotit (Jehova)
depėrtoi te (nė hebraisht do tė thotė u vesh me tė) Gideoni qė i ra borisė; dhe
Abiezeritėt u thirrėn qė ti shkonin pas (Gjykatėsit 6:34). Shihni gjithashtu
2 Kronikave 24:20.
c. E derdhur mbi njerėzit. Mbi tokėn e popullit tim
do tė rriten gjemba dhe ferra
deri sa mbi ne tė pėrhapet Fryma nga lart,
shkretėtira tė bėhet pemishte dhe pemishtja tė konsiderohet si njė pyll (Isaia
32:13, 15).
d. Duke mbushur njerėzit. Dhe e mbusha me Frymėn e
Perėndisė, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe ēdo shkathtėsi (Eksodi
31:3). Shihni gjithashtu Mikea 3:8.
e. Duke pushuar mbi njerėzit. Atėherė Zoti zbriti nė
renė dhe i foli atij, mori nga Fryma qė qėndronte mbi tė dhe e ēoi mbi tė
shtatėmbėdhjetė pleqtė; por kur Fryma u vu mbi ta, ata bėnė profeci, megjithėse
mė vonė nuk bėnė mė (Numrat 11:25). Shihni gjithashtu Numrat 11:26 dhe Isaia
11:2.
Fryma e Shenjtė nuk paraqitet sikur
banonte brenda besimtarit. Fryma e Shenjtė i mbushte ata, por kurrė nuk mori
vendbanesė brenda tyre.
Asnjė shenjtor i Dhiatės sė Vjetėr nuk u pagėzua me
Frymėn e Shenjtė. Ky pagėzim fillestar nisi nė ditėn e Rrėshajve, pesėdhjetė
ditė pas ngjalljes sė Krishtit prej sė vdekurish.
2. Shėrbimi i
Tij.
a. Nė lidhje me
krijimin.
(1) Krijimi.
(a) I qiejve dhe i tokės. Qiejtė u bėnė me anė
tė fjalės sė Zotit dhe tėrė ushtria e tyre me anė tė frymės sė gojės sė tij. Ai
mblodhi ujėrat nė njė tog dhe vendosi thellėsitė e tyre tė mėdha si rezervuare.
Tėrė toka le tė ketė frikė nga Zoti dhe le tė dridhen para tij tėrė banorėt e
botės. Sepse ai foli dhe gjėja bė; ai urdhėroi dhe gjėja u shfaq (Psalmi
33:6-9). Shihni edhe Jobi 26:13.
(b) I kafshėve. Sa tė shumta janė veprat e
tua, o Zot! Ti i ke bėrė tė gjitha me dituri; toka ėshtė plot me pasuritė e
tua. Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e
dheut (Psalmi 104:24-30).
(c) I njeriut. Fryma e Perėndisė mė ka krijuar
dhe fryma e tė Plotfuqishmit mė jep jetė (Jobi 33:4). Shihni gjithashtu
Zanafilla 1:26-27 dhe 2:7.
(2) Ripėrtėritja.
(a) E tokės sė rėnė[1].
Dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave (Zanafila 1:2b).
(b) E njeriut tė rėnė. Atėherė ai mė tha:
Profetizoji frymės, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frymės: Kėshtu thotė
Zoti, Zoti: Frymė, eja nga tė katėr erėrat dhe fryj mbi kėta tė vrarė, qė tė
jetojnė. Kėshtu profetizova, si mė kishte urdhėruar dhe shpirti hyri nė to dhe
u kthyen nė jetė dhe u ngritėn nė kėmbė; ishte njė ushtri e madhe, shumė e
madhe (Ezekieli 37: 9-10). Shihni gjithashtu Isaia 55:3.
(3) Ruajtja.
Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut
(Psalmi 104:30).
b. Nė lidhje me Satanin. Qė nga fillimi, Fryma e Shenjtė ka qenė
kundėrshtari i Satanit. Dhe Zoti tha: Fryma ime nuk do tė hahet gjithnjė me
njeriun, sepse nė shthurjen e tij ai nuk ėshtė veēse mish; ditėt e tij do tė
jenė pra, njėqind e njėzet vjet (Zanafilla 6:3).
c. Nė lidhje me Izraelin.
(1) Etėrit e tij. (Abrahami, Isaku dhe Jakobi
dhe tė tjerė). Dhe Faraoni u tha nėpunėsve tė tij: A mund tė gjejmė njė njeri
si ky, tek i cili tė gjendet Fryma e Perėndisė? (Zanafilla 41:38).
(2) Themeluesit e tij. (Moisiu dhe ndihmėsit
e tij). Atėherė Zoti i tha Moisiut: Mblidhmė shtatėdhjetė njerėz nga pleqtė e
Izraelit, qė ti njeh si pleq tė popullit dhe funksionarė tė tij; silli nė
ēadrėn e mbledhjes dhe tė rrinė aty me ty. Unė do tė zbres dhe aty do tė flas me
ty: do tė marr pastaj nga Fryma qė ėshtė mbi ty dhe do tua kaloj atyre me
qėllim qė ta mbajnė bashkė me ty barrėn e popullit dhe tė mos e mbash ti
vetėm (Numrat 11:16-17). Shihni gjithashtu Numrat 27:18-19, Ligji i Pėrtėrirė
34:9 dhe Nehemia 9:20.
(3) Gjykatėsit e tij. Fryma e Zotit ishte
mbi tė dhe ai ishte njė gjyqtar i Izraelit; doli pėr tė luftuar
(Gjyqtarėt
3:10a).
(4) Mbretėrit e tij. Saul: Me tė
dėgjuar kėto fjalė, Fryma e Perėndisė pėrfshiu Saulin, zemėrimi i tė cilit u
rrit me tė madhe (1 Samueli 11:6). Shihni gjithashtu 1 Samueli 6:14, njė frymė
e keqe u dėrgua nga Perėndia si gjykim mbi Saulin. Davidi: Atėherė Samueli mori bririn e vajit dhe e vajosi para
vėllezėrve tė tij; qė nga ajo ditė Fryma e Zotit zbriti tek Davidi. Pastaj
Samueli u ngrit dhe shkoi nė Ramah (1 Samueli 16:13). Shihni Psalmet 51:11-12
dhe 143:10.
(5) Priftėrinjtė e tij. Atėherė Fryma e
Perėndisė erdhi mbi Zakarian, birin e priftit Jehojada, qė u ngrit pėrpara
popullit (2 Kronikave 24:20a).
(6) Profetėt
e tij. E bėnė zemrėn e tyre si diamanti, pėr tė mos dėgjuar ligjin dhe
fjalėt qė Zoti i ushtrive u dėrgonte atyre me anė tė Frymės sė tij, me anė tė
profetėve tė sė kaluarės. Kėshtu u krijua njė indinjatė e madhe te Zoti i
ushtrive (Zakaria 7:12). Shihni edhe Nehemia 9:30, Ezekieli 3:2, Danieli
5:1-14 dhe Mikea 3:8.
(7) Shenjtėrorja e tij.
(a) Tabernakulli.
Asgjė nuk u bė nga menēuria ose aftėsia njerėzore. Dhe e mbushi me Frymėn e
Perėndisė, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarė aftėsish
(Eksodi 35:31). Shihni gjithashtu Eksodi 28:3 dhe 31:1-5.
(b) Tempulli.
Atėherė Davidi i dha birit tė tij Solomonit projektin e portikut tė tempullit,
tė godinave tė tij, tė dhomave tė tij, tė thesareve tė tij, tė dhomave tė
sipėrme, tė dhomave tė brendshme dhe tė vendit tė pajtuesit, si dhe projektin e
tė gjitha gjėrave qė kishte nė mendje pėr Frymėn lidhur me oborret e shtėpisė
sė Zotit, me tė gjitha dhomat anėsore, me thesaret e shtėpisė sė Perėndisė dhe
me thesaret e sendeve tė shenjtėruara (1 Kronikave 28:11-12).
d. Nė lidhje me
Mesinė.
Fryma e Zotit, Zoti ėshtė mbi mua, sepse Zoti mė ka vajosur pėr tu dhėnė njė
lajm tė mirė tė pėrulurve; mė ka dėrguar tė lidh plagėn e atyre qė e kanė
zemrėn tė thyer, tė shpall ēlirimin e atyre qė janė nė robėri, hapjen e burgut
tė burgosurve, tė shpall vitin e hirit tė Zotit dhe ditėn e hakmarrjes tė
Perėndisė tonė, pėr tė ngushėlluar tėrė ata qė pikėllohen (Isaia 61:1-2).
Shihni gjithashtu Isaia 11:2.
e. Nė lidhje me
mijėvjeēarin.
Mbas kėsaj do tė ndodhė qė unė do tė pėrhap Frymėn time mbi ēdo mish, bijtė
tuaj dhe bijat tuaja do tė profetizojnė, pleqtė tuaj do tė shohin ėndėrra, tė
rinjtė do tė kenė vegime. Nė ato ditė do tė pėrhap Frymėn time edhe mbi
shėrbėtorėt dhe shėrbėtoret (Joeli 2:28-29). Mbas kėsaj do tė thotė pas
rivendosjes sė Izraelit. Shihni edhe Ezekieli 36:25-28 dhe 37:14.
f. Nė lidhje me
frymėzimin.
Kėto janė fjalėt e fundit tė Davidit. Kėshtu thotė Davidi, bir i Isait, kėshtu
thotė njeriu qė u ngrit lart, i vajosuri i Perėndisė sė Jakobit, kėngėtari i
ėmbėl i Izraelit: Fryma e Zotit ka folur nėpėmjet meje dhe fjala e tij ka qenė
mbi buzėt e mia (2 Samueli 23:1-2). Shihni pėr kėtė edhe Numrat 24:2, Veprat
1:16, 4:25, 1 Pjetri 1:10-12, 2 Pjetri 1:21 dhe 2 Timoteu 3:16-17.
B. E paraqitur nė Dhiatėn e Re.
1. Fryma e Shenjtė dhe Krishti.
a. Referim ndaj
punės sė Tij nė dispensacionin[2]
e vjetėr.
(1) Nė predikim. Sepse edhe Krishti ka
vuajtur njėherė pėr mėkatet, i drejti pėr tė padrejtėt, pėr tė na ēuar te Perėndia.
U vra nė mish, por u ngjall nga Fryma, me anė tė sė cilės ai shkoi tu
predikojė frymėrave qė ishin nė burg, qė dikur ishin rebelė, kur durimi i
Perėndisė i priste nė ditėt e Noeut, ndėrsa po ndėrtohej arka, nė tė cilėn, pak
vetė, gjithsej tetė, shpėtuan nėpėrmjet ujit (1 Pjetri 3:18-20). Kjo pjesė e
Shkrimit ėshtė pėrdorur nga shumė kulte, tė cilat predikojnė qė Perėndia i jep
njeriut njė rast tė dytė pas vdekjes. Ata e interpretojnė kėtė pjesė tė
Shkrimit kėshtu: Krishti, mes kryqėzimit dhe ringjalljes sė Tij, shkoi nė Hades
dhe u ofroi shpėtimin tė padrejtėve tė vdekur. Nė qoftė se ata besuan nė Tė,
atėherė ata u shpėtuan.
Dimė qė teoria e mėsipėrme nuk ėshtė e vėrtetė, sepse
duke qenė se ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njėherė, dhe mė pas
vjen gjyqi (Hebrenjve 9:27). Asnjė rast i dytė nuk gjendet kėtu. Interpretimi
i drejtė ėshtė qė Krishti, me anė tė Frymės sė Shenjtė nė Noeun, u predikoi
ungjillin njerėzve, duke i paralajmėruar nga gjykimi botėror. Ata e
kundėrshtuan lajmin dhe vdiqėn nė pėrmbytje, kėshtu qė shpirtrat e tyre janė
tani nė burg, duke pritur pėr ringjalljen e fundit.
(2) Nė profeci. Pėr kėtė shpėtim kėrkuan
dhe hetuan profetėt qė profetizuan nga hiri pėr ju, duke duke kėrkuar tė njohin
kohėn dhe rrethanat qė tregonte Fryma e Krishtit qė ishte nė ta, dhe qė
dėshmonte qė mė parė pėr vuajtjet qė do tė vinin mbi Krishtin dhe pėr lavditė
qė do tė pasonin (1 Pjetri 1:10-11).
(3) Nė tip. Tabernakulli ėshtė njė tip
i Krishtit. Gjithēka nė tė shpalos Shpėtimtarin. Fryma e Shenjtė ishte Ai qė u
dha dhunti njerėzve pėr tė ndėrtuar tabernakullin. Shiko, unė e thirra me emėr
Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judės; dhe e mbusha me
Frymėn e Perėndisė, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me ēdo shkathtėsi,
qė tė jetė i aftė tė pėrgatisė vizatime artistike, tė punojė arin, argjendin
dhe bronzin, pėr tė gdhendur gurė pėr tu ngallmuar, pėr tė punuar drurin dhe
pėr tė kryer ēdo lloj punimesh. Dhe ja, i dhashė pėr shok Oholiabin, tė birin e
Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri nė mendjen e tė gjithė njerėzve
tė shkathėt, me qėllim qė tė mund tė bėjnė ato qė tė kam urdhėruar (Eksodi
31:2-6).
b. Referim
ndaj punės sė Tij nė shfaqjen e Tij tokėsore.
(1) Lindja e Krishtit. Dhe engjėlli duke u
pėrgjigjur, i tha: Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė
Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej
teje do tė quhet Bir i Perėndisė (Luka 1:35). Nė Shkrimin e Shenjtė nuk
gjejmė asnjėherė qė Jezusi deklarohet Bir i Frymės. Fryma e Shenjtė prodhoi
trupin, tė pamėkat; po bėre gati njė trup pėr mua (Hebrenjve 10:5c), jo
Personin.
(2) Pagėzimi i Krishtit. Tani u pagėzua gjithė
populli, edhe Jezusi u pagėzua; dhe ndėrsa po lutej, qielli u hap dhe Fryma e
Shenjtė zbriti mbi tė, nė trajtėn trupore si tė pėllumbit, dhe nga qielli erdhi
njė zė, qė thoshte: Ti je Biri im i dashur, nė ty unė jam kėnaqur! (Luka
3:21-22). Shihni gjithashtu Marku 1:10-11 dhe Gjoni 1:32-34.
(3) Tundimi i Krishtit. Dhe Jezusi, plot me
Frymėn e Shenjtė, u kthye nga Jordani dhe Fryma e Shenjtė e ēoi nė shkretėtirė,
ku pėr dyzet ditė e tundoi djalli (Luka 4: 1-2a). Shihni gjithashtu Mateu 4:1
dhe Marku 1:12.
(4) Vajosja e Krishtit. Perėndia e vajosi me
Frymėn e Shenjtė dhe me fuqi Jezusin nga Nazareti, i cili e pėrshkoi vendin
duke bėrė mirė dhe duke shėruar tė gjithė ata qė ishin tė pushtuar nga djalli,
sepse Perėndia ishte me tė (Veprat 10:38). Shihni gjithashtu Luka 4:16-21.
(5) Mėsimi i Krishtit. Sepse ai qė Perėndia ka
dėrguar flet fjalėt e Perėndisė, sepse Perėndia nuk e jep frymėn e tij me masė
(Gjoni 3:34).
(6) Mrekullitė e Krishtit. Por, nė qoftė se unė i
dėboj djajtė me ndihmėn e Fymės sė Perėndisė, atėherė mbretėria e Perėndisė ka
ardhur nė mes tuaj (Mateu 12:28).
(7) Jeta e Krishtit. Dhe Jezusi, plot me
Frymėn e Shenjtė, u kthye nga Jordani dhe Fryma e ēoi nė shkretėtirė (Luka
4:1). Shihni gjithashtu Luka 10:21 dhe Hebrenjve 9:14.
(8) Vdekja e Krishtit. Aq mė shumė gjaku i Krishtit,
i cili me anė tė Frymės sė Shenjtė e dha veten e tij tė papėrlyer nga asnjė faj
ndaj Perėndisė, do ta pastrojė ndėrgjegjen tuaj nga veprat e vdekura pėr ti
shėrbyer Perėndisė sė gjallė! (Hebrenjve 9:14).
(9) Ringjallja e Krishtit. Dhe nė qoftė se Fryma e
atij qė ringjalli Krishtin prej sė vdekurish banon nė ju, ai qė e ringjalli
Krishtin prej sė vdekurish do tju japė jetė edhe trupave tuaj vdekatarė me anė
tė Frymės sė tij qė banon nė ju (Romakėve 8:11).
(10) Urdhėrimet e Krishtit para
ngjitjes nė qiell. Luka na tregon se nė ungjillin e tij ai shkroi mbi tė gjitha gjėrat
qė Jezusi nisi tė bėjė dhe tė mėsojė, deri nė ditėn nė tė cilėn u muar nė
qiell, pasi u kishte dhėnė urdhėrime nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė apostujve qė
ai kishte zgjedhur (Veprat 1:1-2). Shihni gjithashtu Veprat 1:8.
c. Referim
ndaj punės sė Tij gjatė kėtij dispensacioni.
(1) Ai lavdėron Krishtin. Ai do tė mė pėrlėvdojė,
sepse do tė marrė prej meje dhe do tjua kumtojė (Gjoni 16:14).
(2) Ai dėshmon pėr Krishtin. Perėndia i etėrve tanė e
ka ringjallur Jezusin, qė ju e vratė, duke e varur nė dru. Perėndia e lartėsoi
me tė djathtėn e vet dhe e bėri princ dhe shpėtimtar pėr ti dhėnė Izraelit
pendimin dhe faljen e mėkateve. Dhe pėr kėto gjėra ne jemi dėshmitarė tė tij,
si dhe Fryma e Shenjtė, qė Perėndia ua ka dhėnė atyre qė i binden atij (Veprat
5:30-32).
(3) Ai e kurorėzon Krishtin. Prandaj ju bėj tė ditur
se askush qė flet nė Frymėn e Shenjtė nuk thotė: Mallkuar qoftė Jezusi!; edhe
asnjė nuk mund tė thotė: Jezusi ėshtė Zot, veēse nė Frymėn e Shenjtė (1
Korintasve 12:3).
2. Fryma e Shenjtė
dhe bota.
a. Bindje. Dhe kur tė ketė ardhur,
ai do tė bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim. Pėr mėkat sepse
nuk besojnė nė mua; pėr drejtėsi, sepse unė po shkoj tek Ati dhe ju nuk do tė
mė shihni mė; pėr gjykim, sepse princi i kėsaj bote ėshtė gjykuar (Gjoni
16:8-11).
(1) Pėr mėkat. Nuk ėshtė puna e Frymės sė
Shenjtė qė ta bindė botėn kundėr vrasjes, kurvėrisė dhe tė tjera. Kėtė e bėn
ligji natyror. Fryma e Shenjtė e bind botėn ndaj mosbesimit, sepse nuk besojnė
nė mua (Gjoni 16:9). Shumė herė ne e ngatėrrojmė fjalėn bind, duke
menduar qė do tė thotė tė ndjehesh
fajtor; por ky nuk ėshtė kuptimi i vėrtetė. Bind do tė thotė tė
gjendesh fajtor. Mėkatari ėshtė gjetur fajtor tashmė pėr mėkat, mosbesim,
pavarėsisht nėse ai e ndjen apo jo. Po, mėkatari tashmė ėshtė bindur, ėshtė
dėnuar dhe ėshtė duke pritur pėr tu ndėshkuar. Ai qė beson nė tė nuk dėnohet,
por ai qė nuk beson tashmė ėshtė dėnuar, sepse nuk ka besuar nė emrin e Birit
tė vetėmlindur tė Perėndisė
gjykimi i Perėndisė qėndron mbi tė (Gjoni 3:18,
36c). Froni i Madh i Bardhė nuk ėshtė vendi ku pėrcaktohet fajėsia e mėkatarit
(pėr ta bindur atė si mėkatar), por ėshtė vendi ku ai ndėshkohet deri nė masėn
e dėnimit qė meritojnė veprat e tij.
(2) Pėr drejtėsi. Nė ēmėnyrė e bind Fryma
botėn pėr drejtėsi? Fryma e Shenjtė nuk e bind botėn pėr drejtėsinė qė ka, por
bind botėn se drejtėsia ėshtė nė Krishtin, sepse unė po shkoj tek Ati (Gjoni
16:10).
(3) Pėr gjykim. Nė qoftė se bota e
kundėrshton Krishtin, smbetet asgjė tjetėr veē gjykim. Dhe nė asnjė tjetėr
nuk ka shpėtim, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė u ėshtė dhėnė
njerėzve dhe me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi (Veprat 4:12). Mendimi i
botės mbi gjykimin e ardhshėm ėshtė i turbullt. Njeriu ka ide tė rreme qė vijnė
njėra pas tjetrės, por, sidoqoftė, kėto besime tė pėrgjithshme, qė, megjithėse
janė tė gabuara, vėrtetojnė se ka njė kohė kur njeriut i duhet tė japė llogari
pėr vetveten pėrpara Perėndisė. Bibla ėshtė i vetmi burim i vėrtetė i gjykimit
tė Fronit tė Madh tė Bardhė.
b. Ripėrtėritje.
Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra
kanė shkuar, ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja (2 Korintasve 5:17). Shihni
gjithashtu Gjoni 3:5. Njeriu mund tė zbusė ligjet, duke menduar qė mund tė
bėhet bir i Perėndisė me njė mėnyrė tjetėr, por Perėndia nuk i ndryshon. Ai
pėrsėri kėrkon qė ju duhet tė rilindni.
c. Pengesa
tė paudhėsisė. Misteri i paudhėsisė nė fakt ėshtė tashmė nė veprim, duke
pritur vetėm qė tė hiqet nga mesi ai qė e ndalon tashti (2 Thesalonikasve
2:7). Paudhėsia nė njė nga kėto ditė do tė ngrihet nė njė njeri, Antikrishti.
Edhe sot ėshtė njė person nė kėtė botė qė nuk e lejon mėkatin pėr tė marrė
kontrollin e plotė, dhe ky person ėshtė Fryma e Shenjtė. Gjatė Mundimit tė
Madh, kur Antikrishti do tė shfaqet, Fryma e Shenjtė do tė kalojė mėnjanė, duke
hequr dorėn e Tij tė shtrirė prej njeriut mėkatar, duke e lėnė atė qė tė zhytet
nė thellėsitė e shkatėrrimit.
3. Fryma e
Shenjtė dhe Kisha. Shihni Efesianėve 1:22-23, 2:12-16 dhe 3:4-16.
a. Fryma e
Shenjtė i jep formė (pėrbėn) kishės. Pagėzimi i Frymės ėshtė veprimi me anė
tė cilit ndėrtohet kisha. Sepse tė gjithė ne jemi pagėzuar nė njė Frymė tė
vetme nė tė njėjtin trup, qofshin hebrenjtė apo grekėt, qofshin skllevėrit a tė
liruarit, dhe tė gjithė jemi ujitur nė tė njėjtin Frymė (1 Korintasve 12:13).
Shkrimet qė bėjnė fjalė pėr pagėzimin e Frymės sė Shenjtė, janė shtatė. Pesė
janė profetike (Mateu 3:11, Marku 1:8, Luka 3:16, Gjoni 1:33 dhe Veprat 1:5);
njė historike (Veprat 11:16) dhe njė didaktike (1 Korintasve 12:13). Nė pesė
Shkrimet profetike, shohim se dy flasin pėr pagėzimin e Frymės dhe tė zjarrit.
Pagėzimi i Frymės dhe i zjarrit nuk ėshtė i njėjtė. Pagėzimi i Frymės flet pėr
formimin e Kishės, ndėrsa pagėzimi i zjarrit flet pėr gjykimin. Mateu 34:11 dhe
Luka 3:16 janė pjesėt ku flitet pėr pagėzimin e zjarrit. Nė kėto Shkrime
Krishti i drejtonte mesazhet e Tij ndaj njerėzve tė shpėtuar dhe nepėrkave
(jobesimtarėt). Dėshmitė e Markut dhe tė Gjonit nuk pėrfshijnė pagėzim
zjarri, sepse ata nuk i drejtohen nepėrkave. Tė pesė pjesėt profetike i
drejtohen sė ardhmes. Pjesa historike shikon prapa, prandaj pagėzimi i Frymės
vjen mes tė dyjave. Ky ėshtė ēasti i Rrėshajve.
Pagėzimi i Frymės sė Shenjtė nuk ishte ajo ardhje e
fuqisė qė i aftėsoi apostujt tė bėnin mrekulli, sepse ata i kryenin kėto edhe
pėrpara se tė pagėzoheshin me Frymėn. Kisha ėshtė njė organizėm, jo njė
organizatė, dhe pagėzimi i Frymės ėshtė ai veprim i Perėndisė qė i bashkon
gjymtyrėt nė atė organizėm. Kurdo qė pėrdoret togu i fjalėve pagėzim i
Frymės, ato zbatohen kolektivisht tek njė grup dhe kurrė nuk i drejtohen njė
individi. Kur u pagėzuam ne dhe Korintasit (1 Korintasve 12:13) me Frymėn?
Ditėn e Rrėshajve, njėherė e pėrgjithmonė. Kur njė njeri merr Krishtin, ai
vuloset nė Krishtin me anė tė Frymės. Nė tė edhe ju, pasi e dėgjuat fjalėn e
sė vėrtetės, ungjillin e shpėtimit tuaj dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn e
Shenjtė tė premtimit (Efesianėve 1:13). Nė tė njėjtėn kohė, njeriu merr
gjithashtu edhe pagėzimin e Frymės.
Pėr sa i pėrket Perėndisė, ėshtė vetėm njė Kalvar
dhe vetėm njė ditė Rrėshajsh. Megjithatė mėkatari duhet tė pėrvetėsojė
Kalvarin me anė tė besimit dhe duhet qė tė pranojė Rrėshajtė po me anė tė
besimit, pėr ti bėrė qė tė dyja njė realitet pėr shpirtin e tij. Kjo ndodh
menjėherė pasi njeriu pranon Krishtin si Zot dhe Shpėtimtar.
Do tė na pėlqente qė tė jepnim njė shpjegim pėr vargun e
mėposhtėm, pėrderisa shumė e pėrdorin pėr mbėshtetjen e argumentit tė mėsipėrm.
Ėshtė njė Zot i vetėm, njė besim i vetėm, njė pagėzim i vetėm (Efesianėve
4:5). Kjo nuk flet pėr pagėzimin e Frymės, por pėr pagėzimin e ujit. Vargu qė
paraprin, e shpjegon pagėzimin e Frymės. Ėshtė njė trup i vetėm dhe njė Frymė
i vetėm, sikurse ju u thirrėt nė shpresėn e vetme tė thirrjes suaj (Efesianėve
4:4). Ky trup ėshtė i ndėrtuar nga pagėzimi i Frymės.
Rrėshajtė vinin gjithmonė pesėdhjetė ditė pas Festės sė
Frutave tė Para. Festa e Frutave tė Para ishte njė tip i ringjalljes sė
Krishtit. Kapitulli i dytė i Veprave tė Apostujve shkruan dėshminė e njėqind e
njėzet dishepujve nė dhomėn e sipėrme qė pritnin mbarimin e pesėdhjetė ditėve.
Fryma e Shenjtė nuk erdhi si njė pėrgjigje e lutjeve tė tyre, sepse as gjithė
lutjet dhe agjėrimet e tyre nuk do tė mund tė shpejtonin ardhjen e Tij. Ai
erdhi nė kohėn e duhur. Nuk mund tė mendosh qė Fryma do tė vinte dyzet e nėntė
ose pesėdhjetė e njė ditė pas ringjalljes sė Tij. Ai erdhi tamam nė kohė, pesėdhjetė
ditė pas ringjalljes.
Fryma e Shenjtė do tė vinte, edhe sikur ata tė mos
luteshin. Ata do tė ishin pagėzuar dhe pushtuar nga Fryma e Shenjtė, edhe sikur
tė mos ishin lutur, por nuk do tė kishin marrė fuqi. Ata nuk do tė ishin
mbushur me Frymė, po tė mos ishin lutur. Mė tepėr rreth mbushjes me Frymėn e
Shenjtė do tė flitet mė vonė.
Festa e Mbikalimit
(pėrktheket nė disa raste si festa e Pashkėve) u pėrmbush nė Kalvar.
Krishti nuk do tė vdesė mė kurrė. Festa e Rrėshajve u pėrmbush me anė pagėzimit
tė Frymės dhe nuk do tė ketė mė kurrė Rrėshaj. Kurrė nuk do tė ketė njė
ripėrmbushje tė Qengjit tė Mbikalimit
dhe kurrė nuk do tė ketė mė ripėrmbushje
tjetėr tė Rrėshajve.
Festa e Rrėshjave ishte gjithashtu e njohur si Festa e Javėve, koha kur mblidheshin
tė korrat. Tek Levitiku 23:22 ne lexojmė: Kur tė korrni tė mbjellat e tokės
suaj, nuk do tė korrni deri nė cepat e arės sate dhe nuk do tė mblidhni
kallinjtė qė kanė mbetur pas; do ti lini pėr tė varfrin dhe pėr tė huajin. Unė
jam Zoti, Perėndia juaj. Kėshtu ne shohim qė e korra ishte pėr tre grupe
njerėzish:
1. Izraeli nė pėrgjithėsi.
2. Tė varfėrit.
3. Tė huajtė.
Qė tė tre morėn bekimet e tė korrave. Pagėzimi i Frymės,
i cili u pėrmbush nė Festėn e Korrjeve (Javėve), ishte pėr tre grupe njerėzish:
1. Izraeli. Nė
Jeruzalem (Veprat 2:37-39).
2. Samaritanėt
(tė varfrit). Nė Samari (Veprat 8:9-17).
3. Johebrenjtė
(tė huajt). Nė Ēezare (Veprat 10:34-44).
Kėtu mė poshtė ėshtė procesi me anė tė cilit tre grupet
e mėsipėrme marrin Frymėn e Shenjtė:
1. Hebrenjtė nė Jeruzalem.
(a) Me anė tė besimit nė Krishtin.
(b) Mė pas me anė tė pagėzimit tė ujit.
(c) Dhe mė pas duke pranuar Frymėn e Shenjtė.
2. Samaritanėt nė Samari.
(a) Me anė tė besimit nė Krishtin.
(b) Pastaj me anė tė pagėzimit tė ujit.
(c) Mė pas me vėnien e duarve.
(d) Pastaj duke pranuar Frymėn e Shenjtė.
3. Johebrenjtė nė Ēezare.
(a) Me anė tė besimit nė Krishtin.
(b) Pastaj duke pranuar Frymėn e Shenjtė.
(c) Mė pas me anė tė pagėzimit tė ujit.
Nė ditėn e Rrėshajve ndodhėn dy veprime tė Frymės qė nuk
duhet ti ngatėrrojmė: pagėzimi dhe mbushja. Besimtarėt u
pagėzuan me Frymė nė ditėn e Rrėshajve, megjithėse fjala pagėzim nuk mund tė
gjendet nė Veprat 2. Ne e dimė se pagėzimi ndodhi atėherė, pėr shkak tė fjalėve
tė folura nga Zoti Jezus shumė pak kohė para ngjitjes sė Tij. Sepse Gjoni
pagėzoi me ujė, por ju do tė pagėzoheni me Frymėn e Shenjtė, mbas jo shumė ditėsh
(Veprat 1:5).
Ka shumė nga ata qė besojnė qė tė folurit nė gjuhė tė
panjohura ishte njė shenjė e pagėzimit me Frymėn e Shenjtė, por, nė qoftė se
shikoni me vemendje, do tė vėreni qė ata folėn nė gjuhė sepse ishin mbushur
me Frymė. Askush nuk u kthye ndėrsa gjuhėt fliteshin nė ditėn e Rrėshajve, por
tre mijė u shpėtuan kur Pjetri predikoi. Pjetri deklaroi: Por kjo ėshtė ajo qė ishte thėnė nėpėrmjet
profetit Joel: Dhe nė ditėt e fundit do tė ndodhė, thotė Perėndia, qė unė do
tė pėrhap nga Fryma ime mbi ēdo mish dhe bijtė tuaj dhe bijat tuaja do tė
profetizojnė, tė rinjtė tuaj do tė shohin vegime dhe tė moshuarit tuaj do tė
shohin ėndrra. Nė ato ditė do tė pėrhap nga Fryma ime mbi shėrbėtorėt e mi dhe
mbi shėrbėtoret e mia dhe do tė profetizojnė (Veprat 2:16-18). Kjo ėshtė ajo. Ēfarė? Ngjarja? Tė
folurit nė gjuhė? Jo. Kjo ėshtė njė shkėputje nga Joeli dhe unė po e pėrmend
atė. Pjetri po jepte si shembull Joelin, sepse Ai, Perėndia, i cili do tė bėjė
qė tė ndodhin kėto gjėra qė Joeli ka profetizuar, ka shkaktuar qė tė ndodhin
kėto gjėra qė ju keni dėshmuar.
b. Fryma banon nė kishėn. A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perėndisė dhe
se Fryma e Perėndisė banon nė ju (1 Korintasve 3:16).
c. Fryma e ndėrton kishėn. Nė tė cilin edhe ju jeni bashkėndėrtuar pėr tė
qenė njė banesė e Perėndisė nė Frymė (Efesianėve 2:22).
d. Fryma drejton kishėn.
(1) Ai emėron zyrtarėt. Tregoni kujdes, pra,
pėr veten tuaj dhe pėr gjithė tufėn, nė mes tė sė cilės Fryma e Shenjtė ju ka
vėnė ju kujdestarė qė tė kullotni kishėn e Perėndisė, tė cilėn ai e ka fituar
me gjakun e tij (Veprat 20:28). Shihni gjithashtu Veprat 6:3, 5, 10.
(2) Ai drejton punėn. Dhe, ndėrsa po kryenin
shėrbesėn e Zotit dhe po agjėronin, Fryma e Shenjtė tha: Mi ndani veē
Barnabėn dhe Saulin pėr veprėn pėr tė cilėn i kam thirrur (Veprat 13:2).
Shihni gjithashtu Veprat 29, 10:19 dhe 16:7.
4. Fryma e Shenjtė
dhe i krishteri.
a. Duke filluar
nė Frymėn.
O Galatas tė marrė! Kush ju ka yshtur qė tė mos i bindeni sė vėrtetės, ju, qė
para syve tuaj Jezus Krishti ėshtė pėrshkruar i kryqėzuar midis jush? Vetėm
kėtė dua tė di nga ju: a e morėt Fymėn me anė tė veprave tė ligjit apo
nėpėrmjet dėgjimit tė besimit? A jeni kaq tė marrė sa qė, mbasi nisėt nė Frymė,
tė pėrfundoni nė mish? (Galatasve 3:1-3).
Ne bėhemi tė krishterė vetėm me anė tė veprės sė
Perėndisė. Njė jetė e re jepet nga Fryma e Shenjtė dhe kjo ėshtė njė lindje e
re. Duhet tė lindni pėrsėri
Ēka lindur nga mishi ėshtė mish, por ēka
lindur nga Fryma ėshtė frymė (Gjoni 3:7-6). Perėndia nuk ka patur kurrė miqėsi
me njerėz tė parinovuar (tė parilindur), nė asnjė dispensacion derisa njeriu tė
ketė marrė natyrėn e re nga Ai.
b. Banimi brenda
i Frymės.
A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju,
tė cilin e keni nga Perėndia, dhe se nuk i pėrkisni vetvetes (1 Korintasve
6:19). Ēfarė sigurie ka i krishteri pėr banimin e Frymės brenda tij? Duke e
ndier? Nga ndonjė ndjenjė kėnaqėsie? Jo. Me Fjalėn e Perėndisė! Fryma zė vend
brenda besimtarit kur ai vepron mbi atė qė ka bėrė Krishti, kur ai e pranon
Krishtin Jezus me anė tė besimit. Prova qė Ai banon brenda nesh, nuk ėshtė e
bazuar mbi ndjenja, sepse ndjenjat e njeriut mund tė ndryshojnė nga njė ditė nė
tjetrėn. Puna e Krishtit nė Kalvar nuk ndryshon kurrė.
Ditėn e fundit, nė ditėn e madhe tė festės, Jezusi u ēua nė kėmbė dhe thirri duke thėnė: Nėse dikush ka etje, le tė vijė tek unė e tė pijė. Ai qė beson nė mua, siē ka thėnė Shkrimi, nga brendėsia e tij do tė burojnė lumenj uji tė gjallė. Por kėtė ai e tha pėr Frymėn, qė do tė merrnin ata qė do tė besonin nė tė; sepse Fryma e Shenjtė nė fakt nuk ishte dhėnė ende, sepse Jezusi ende nuk ishte pėrlėvduar (Gjoni 7:37-39). Kjo pjesė e Fjalės s