SOTERIOLOGJIA
(Doktrina e Shpėtimit)
Pasqyra pėr kapitullin VI
SOTERIOLOGJIA
A. Citimi.
B. Shpjegimi.
C. Shfaqja.
D. Kushti.
E. Pėrkufizimi.
A. Citimi.
B. Shpjegimi.
C. Dhurimi.
D. Pėrqendrimi.
E. Prodhimi.
A. Citimi.
B. Shpjegimi.
C. Detyrimi.
D. Kushti.
A. Citimi.
B. Shpjegimi.
C. Kushti.
D. Ilustrimi.
E. Shfaqja.
A. Citimi.
B. Shpjegimi.
C. Kushti.
D. Pėrkufizimi.
A. Citimi.
B. Shpjegimi.
C. Origjina.
D. Plotėsimi.
E. Shfaqja.
A. Citimi.
B. Shpjegimi.
A. Pohimi.
B. Pėrshkrimi.
C. Shpjegimi.
D. Nxitja.
E. Ilustrimi.
F. Rregullimi.
G. Kushtet.
H. Kufizimet.
I. Ndėrmjetėsimi.
Kapitulli VI
SOTERIOLOGJIA
Soteriologjia ėshtė doktrina e shpėtimit.
A. Citimi.
Tani nė ato ditė erdhi Gjon Pagėzori, qė predikonte nė
shkretėtirėn e Judesė, dhe thoshte: Pendohuni, sepse mbretėria e qiejve ėshtė afėr!
(Mateu 3:1-2). Jezusi filloi tė predikojė dhe tė thotė: Pendohuni, sepse
mbretėria e qiejve ėshtė afėr! (Mateu 4:17). Pali dėshmoi: duke u deklaruar
solemnisht judenjve dhe grekėve mbi pendimin te Perėndia dhe pėr besimin nė
Zotin tonė Jezus Krisht (Veprat 20:21). Unė tė gjithė ata qė i dua i qortoj dhe
i ndėshkoj; prandaj ji i zellshėm dhe pendohu (Zbulesa 3:19). Shihni gjithashtu Marku
6:12; Luka 24:47; Veprat 2:38; 11:18; 26:20; 2 Pjetri 3:9.
Pėr ata qė thonė se pendimi nuk duhet predikuar sot dhe se nuk
ėshtė thelbėsor pėr shpėtimin, theksojmė qė pendimi u predikua nga Gjoni
Pagėzori, Zoti Jezus Krisht dhe Apostulli Pal. Pendimi u shpall para Rrėshajve,
ditėn e Rrėshajve dhe pas Rrėshajve. Nėse ju nuk pendoheni, do tė vdisni tė
gjithė me tė njėjtėn mėnyrė (Luka 13:5).
B. Shpjegimi.
1. Nuk ėshtė reformim. Pendimi ėshtė njė veprim krejtėsisht i
brendshėm i mendjes. Pėr shumė njerėz kjo do tė thotė tė largohesh nga
mėkatet, por, nėse do tė ishte kėshtu, ky do tė ishte reformim. Pendimi nuk
ėshtė tė bėsh diēka, si njė veprim, sepse asnjė nuk shpėtohet sepse heq dorė
nga diēka. Njė njeri mund tė largohet nga mėkatet e tij dhe pėrsėri mund tė mos
jetė njė i krishterė.
2. Nuk ėshtė keqardhje (trishtim). Me kėtė duam tė themi qė pendimi nuk
ėshtė njė trishtim i shpirtit pėr mėkatin. Shumė njerėz nė burg ndjejnė
keqardhje. A u vjen atyre keq pėr krimin e tyre? Jo. Atyre u vjen keq sepse i
kanė kapur. Megjithatė ne besojmė qė nė njė rast tė vėrtetė pendese, mėkatari
do tė ndjejė keqardhje pėr mėkatet e tij. Vetėm tė kesh keqardhje pėr mėkatet,
nuk ėshtė pendim, por kjo mund tė tė udhėheqė nė pendim. Trishtimi sipas
Perėndisė nė fakt, sjell pendim pėr shpėtim, pėr tė cilin njeriut nuk i vjen
keq, por trishtimi i botės shkakton vdekje (2 Korintasve 7:10).
3. Nuk ėshtė dėnesė. Dėnesa ėshtė njė shprehje e trishtimit (me anė tė
njė veprimi) qė bėhet pėr tė paguar pėr mėkatin. Kjo ėshtė e ngjashme me
ndėshkimin.
4. Ėshtė njė ndryshim i mendjes. Kuptimi i drejtėpėrdrejtė i pendimit
ėshtė rimendim ose rishqyrtim. Me ndryshim tė mendjes
ne nuk kuptojmė ndryshim mendimi. Njė ndryshim i mendjes ėshtė zėvendėsimi
i njė mendjeje tė vjetėr me njė tė re. Ėshtė e re nė karakter. Pendimi i vėrtetė ėshtė njė ndryshim
mendjeje qė do tė ēojė nė njė ndryshim veprimi, por mė parė le tė themi qė
ėshtė e mundur tė kemi njė ndryshim veprimi pa njė ndryshim mendjeje. Njė
shembull i mirė i pendimit gjendet tek Mateu 21:28-29: Ēmendoni? Njė njeri
kishte dy bij dhe duke iu drejtuar tė parit tha: Bir, shko sot tė punosh nė
vreshtin tim; por ai u pėrgjigj dhe tha: Nuk dua; por mė vonė, i penduar,
shkoi.
Pėrpara se tė shpėtohet njė njeri, duhet tė pendohet. Duhet
tė ketė njė ndryshim mendjeje pėr shumė gjėra: mėkati, vetja, Perėndia dhe
Jezus Krishti. Shėrbėtori i Zotit duhet tė mėsojė tė jetė i butė me tė
gjithė,
duke i mėsuar me butėsi kundėrshtarėt,
me shpresė se Perėndia ua jep atyre tė pendohen, qė
arrijnė tė njohin tė vėrtetėn (2 Timoteu 2:25). Me fjalė tė tjera, pendesė do tė thotė jo vetėm njė
ndryshim mendjeje, pendesa ėshtė qėndrimi qė merr dikush ndaj vetes dhe
vendosja e tij nė anėn e Perėndisė. Kėshtu, pendimi ėshtė vetėgjykim.
C. Shfaqja.
1. Ndryshim nė intelekt.
2. Ndryshim nė ndjenjė.
3. Ndryshim nė vullnet.
4. Ndryshim nė veprim.
D. Kushti.
1. Nėpėrmjet mirėsisė sė Perėndisė. Apo i pėrēmon pasuritė e mirėsisė
sė tij, tė durimit dhe zemėrgjerėsisė sė tij, duke mos njohur qė mirėsia e
Perėndisė tė prin nė pendim? (Romakėve 2:4). Shihni gjithashtu 2 Pjetri 3:9.
2. Nėpėrmjet ungjillit tė Perėndisė. Kur ata i dėgjuan kėto gjėra, u
pikėlluan nė zemėr dhe pyetėn Pjetrin dhe apostujt: Vėllezėr, ēduhet tė
bėjmė? Atėherė Pjetri u tha atyre: Pendohuni dhe secili nga ju le tė
pagėzohet nė emėr tė Jezus Krishtit pėr [pėr shkak tė] faljen e mėkateve, dhe
ju do tė merrni dhuratėn e Frymės sė Shenjtė
Dhe ata qė e pranuan fjalėn e
tij me gėzim, u pagėzuan; atė ditė u shtuan rreth tre mijė veta (Veprat
2:37-38, 41).
3. Nėpėrmjet mėsimit biblik. Sepse shėrbėtori i Zotit nuk duhet tė
zihet, por tė jetė i butė me tė gjithė, i aftė pėr tė mėsuar njerėzit dhe i
durueshėm, duke i mėsuar me butėsi kundėrshtarėt, me shpresė se Perėndia ua jep
atyre tė pendohen, qė arrijnė tė njohin tė vėrtetėn (2 Timoteu 2:24-25).
4. Nėpėrmjet qortimit tė Perėndisė. Pendohu, pėrndryshe do tė vij sė
shpejti te ti dhe do tė luftoj kundėr tyre me shpatėn e gojės sime (Zbulesa
2:16). Shihni gjithashtu Zbulesa 2:5; 3:3; Hebrenjve 12:6-11.
E. Pėrkufizimi.
Pendimi ėshtė puna e Perėndisė qė pėrfundon me njė ndryshim
mendjeje nė lidhje me marrėdhėnien e njeriut me Perėndinė. Nuk ėshtė as
trishtim, as dėnesė, megjithėse trishtimi mund tė ēojė nė njė ndryshim tė
mendjes. Pendimi ėshtė gjithmonė njė element i besimit shpėtues.
II.
Besimi (nė anglisht, faith)
A. Citimi.
Ungjilli i Krishtit
ėshtė fuqia e
Perėndisė pėr shpėtimin e cilitdo qė beson
sepse drejtėsia e Perėndisė
ėshtė zbuluar nė tė nga besimi nė besim, siē ėshtė shkruar: I drejti do tė jetojė
me anė tė besimit (Romakėve 1:17). Ne, pra, konkludojmė se njeriu ėshtė i
shfajėsuar nėpėrmjet besimit pa veprat e ligjit (Romakėve 3:28). Shihni edhe
Mateu 9:22; Veprat 26:18; Romakėve 4:5; 2 Korintasve 5:7; Efesianėve 2:8;
Hebrenjve 11:6; Jakobi 5:15; 1 Pjetri 1:5.
B. Shpjegimi.
Njė shpjegim i mirė i besimit ėshtė: mirėbesim tek tė tjerėt;
mbėshtetje nė dėshmi. Besimi i vėrtetė ėshtė i pėrbėrė nga:
1. Njohuria. Njeriu duhet tė informohet, pėrpara se tė besojė. Kjo
ėshtė e vėrtetė nė gjėrat e njeriut, ashtu siē ėshtė nė Krishtin. Ėshtė e
pamundur tė kesh besim nė Krishtin, pa Fjalėn. Besimi, pra, vjen nga dėgjimi
dhe dėgjimi vjen nga fjala e Perėndisė (Romakėve 10:17). Nganjėherė mund tė
kėrkojmė pėr mė shumė besim, por kjo ėshtė thjesht gabim. Pėr tė rritur
besimin, njeriu duhet tė lexojė mė shumė Fjalėn e Perėndisė. Pėrpara se njė
njeri mund tė ketė besim, ai duhet ta dijė qė ekziston.
2. Pranimi (besimi, nė anglisht belief). Ky ėshtė elementi i dytė i
besimit. Ēdonjėri e di ēfarė do tė thotė pranim (besim), qė nėnkupton ta
pranosh si tė vėrtetė diēka. Njerėzit mund ta dinė qė ka njė Shpėtimtar me
emrin Jezus dhe besojnė qė Ai mund tė tė shpėtojė, por ky nuk ėshtė besim
shėlbues (shpengues). Pėr tė patur besim nė njė karrige, njė njeri duhet tė
dijė qė ajo ekziston dhe tė besojė qė ajo mund ta mbajė njeriun, por ky nuk
ėshtė besimi i plotė nė karrigen, derisa tė pėrfshihet elementi i tretė qė
ėshtė:
3. Mbėshtetja e
plotė (besim, nė anglisht trust). Kjo ėshtė thelbėsore pėr besimin tek
diēka. Ėshtė shumė thelbėsore nė besimin shėlbues. Ėshtė njė gjė tė dish qė
Krishti vdiq dhe ta pranosh si tė vėrtetė, dhe ėshtė njė gjė krejt tjetėr tė
mbėshtetesh plotėsisht tek Shpėtimtari i vdekur dhe i ringjallur pėr shpėtim.
Le tė marrim pėrsėri karrigen si shembull: njė njeri mund ta dijė qė njė
karrige ekziston dhe mund ta pranojė qė ajo mund ta mbajė, por besimi nė atė
karrige nuk ushtrohet plotėsisht derisa ai tė ulet nė tė. A i besoni
(mbėshtetje e plotė) krejtėsisht Krishtit pėr shpėtimin tuaj? Kjo
nėnkupton mbėshtetje tėrėsore nė Krishtin. Kur njė njeri shtrihet nė njė
krevat, ai ēlodhet krejtėsisht mbi tė dhe pushon. Kur vėmė besimin tonė nė Atė,
duhet tė mbėshtetemi mbi Atė dhe tė pushojmė.
C. Dhurimi.
1. Me anė tė Perėndisė Atė. Sepse, pėr hirin qė mė ėshtė dhėnė, unė i
them secilit prej jush tė mos e vlerėsojė veten mė shumė se sa duhet ta ēmojė,
por tė ketė njė vlerėsim tė pėrkorė, sipas masės sė besimit qė Perėndia i ndau
secilit (Romakėve 12:3).
2. Me anė tė Perėndisė Bir. Jezusi ėshtė kreu dhe plotėsonjėsi i
besimit, i cili, pėr gėzimin qė ishte pėrpara tij, duroi kryqin duke e pėrēmuar
fyerjen dhe u ul nė tė djathtėn e fronit tė Perėndisė (Hebrenjve 12:2).
3. Me anė tė Perėndisė Frymė e Shenjtė. Dikujt, pra, i jepet, me anė
tė Frymės, fjalė diturie
njė tjetri besim, nga po ai Frymė; njė tjetri
dhuntitė e shėrimeve, nėpėrmjet po atij Frymė (1 Korintasve 12:8-9).
D. Pėrqendrimi.
Objekti i besimit ėshtė Krishti dhe vetėm Ai.
E. Prodhimi.
Fundi i besimit ėshtė shpėtimi. Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar
me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e
Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush (Efesianėve 2:8-9).
A. Citimi.
Jezusi iu pėrgjigj dhe tha: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtete po
tė them qė nėse njė nuk ka rilindur, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė
Jezusi u pėrgjigj: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them se kush nuk ka
lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund tė hyjė nė mbretėrinė e
Perėndisė(Gjoni 3:3-5). Ne jemi ringjizur jo nga njė farė qė prishet, por qė
nuk prishet, me anė tė fjalės sė Perėndisė sė gjallė dhe qė mbetet pėrjetė (1
Pjetri 1:23). Kush lindi nga Perėndia nuk kryen mėkat, sepse fara e Perėndisė qėndron
nė tė dhe nuk mund tė mėkatojė sepse lindi nga Perėndia (1 Gjoni 3:9). Shihni
gjithashtu 1 Gjoni 2:29; 5:4, 18.
B. Shpjegimi.
1. Ripėrtėritja nuk
ėshtė reformim (ndryshim). Disa
njerėz mendojnė qė, duke shpalosur njė faqe tė re, njė njeri bėhet fėmijė i
Perėndisė. Disa njerėz e lėnė pijen pėr shkak tė zemrės sė sėmurė dhe jo sepse
ata e dinė qė ėshtė mėkat kundėr Perėndisė. Njė njeri mund tė largohet nga tė
gjithė mėkatet, por akoma kjo nuk ėshtė ripėrtėritje.
2. Ripėrtėritja nuk
ėshtė kthim. Shumė herė flasim
pėr ripėrtėritjen si kthim, por nė tė vėrtetė kthim do tė thotė tė
kthehesh, tė largohesh. Njerėzit e shpėtuar mund tė jenė kthyer edhe pasi
janė shpėtuar, siē ishte Pjetri. Ai ishte shpėtuar shumė mė pėrpara se
Zoti Jezus tė deklaronte: Simon, Simon, ja, Satani ka kėrkuar tju shoshė
ashtu siē shoshet gruri. Por unė jam lutur pėr ty, qė besimi yt tė mos mpaket;
dhe ti, kur tė jesh kthyer, forco vėllezėrit e tu (Luka 22:31-32).
3. Ripėrtėritja nuk ėshtė krezmim. Disa kisha, ndėrsa
kryejnė njė rit tė veēantė tė kishės, thonė qė pjesėmarrėsit (zakonisht fėmijėt
dymbėdhjetė ose trembėdhjetė vjeē) marrin Frymėn e Shenjtė me vajosjen e vajit.
Kjo ėshtė njė doktrinė e rreme. Njeriu nuk e merr Frymėn e Shenjtė me anė tė
ndonjė veprimi tė njeriut, por me pranimin e Krishtit si Shpėtimtar.
4. Ripėrtėritja nuk ėshtė pagėzimi me ujė. As ujėrat e tė
gjithė botės nuk sjellin shpėtim. Dikush mund tė pyesė atėherė: Pse jemi
urdhėruar tė pagėzohemi? Ėshtė kėrkesa e njė ndėrgjegjeje tė mirė ndaj Perėndisė
(1 Pjetri 3:21b). Ėshtė njė urdhėresė qė pėrshkruan vdekjen, varrimin dhe
ringjalljen e Krishtit dhe asgjė mė tepėr.
5. Ripėrtėritja nuk ėshtė anėtarėsi nė kishė. Tek
Hebrenjtė 10:25 thuhet tė mos heqim dorė nga tė mbledhurit bashkė tonin, sikurse
kanė zakon disa. Megjithatė, kjo nuk sjell njė ndryshim nė zemrėn e njė
mėkatari. Mbani mend, fjala kishė do tė thotė njė grup i thirrur
ose asamble. Bashkimi me njė asamble njerėzore nuk mund tė sjellė
shpėtim. Disa njerėz besojnė qė Kisha tė shpėton. Tani pėrkthejeni kėtė
thėnie saktėsisht: Asambleja tė shpėton. A ka ndonjė asamble mbi tokė qė mund
tė tė japė shpėtim? A ka ndonjė grup njerėzish qė mund ta bėjnė njė person
fėmijė tė Perėndisė? Jo! Nuk ka asnjė asamble tė cilės do ti besonim pėr shpėtimin
e shpirtit tonė.
6. Ripėrtėritja nuk ėshtė marrja e Darkės sė Zotit. Nuk
ka asnjė veprim shėlbues ose pastrim mėkati nė pjesėmarrjen nė elementet e
Darkės sė Zotit. Darka e Zotit merret vetėm nė pėrkujtim tė Krishtit dhe punės
sė Tij nė Kalvar. Ne do ta bėjmė kėtė nė pėrkujtimin e Tij derisa Ai tė vijė.
7. Ripėrtėritja ėshtė
lindja e re. Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e
re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja (2
Korintasve 5:17). Nė qoftė se e dini se ai ėshtė i drejtė, ta dini se kushdo
qė praktikon drejtėsinė ka lindur prej tij (1 Gjoni 2:29).
C. Detyrimi.
Ju duhet tė rilindni. Ėshtė njė domosdoshmėri e shpallur
nga Vetė Zoti.
1. Shihet nė ēoroditjen e njeriut. Ēka lindur nga mishi ėshtė mish;
por ēka lindur nga Fryma ėshtė frymė (Gjoni 3:6). Fjalėt, duhet tė lindni
pėrsėri mund tė pėrkthehen mė mirė duhet tė lindni prej sė larti. Njeriu
duhet tė ketė njė lindje nga lart, nė qoftė se do tė jetojė njė ditė sipėr nė
qiell.
2. Shihet nė tėrėsinė e njeriut. Nuk ka ndokund njeri qė nuk duhet tė
rilindė. Sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė
(Romakėve 3:23).
3. Shihet nė shenjtėrinė e Perėndisė. Nė qoftė se njė do tė pranohet
dhe tė bėhet fėmijė i Perėndisė nga njė Perėndi i drejtė dhe i shenjtė, njė
ndryshim i madh duhet tė ndodhė qė ta bėjė atė tė shenjtė. Sepse ėshtė
shkruar: Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė (1 Pjetri 1:16).
D. Kushti.
1. Puna hyjnore. Procesi pėr tu bėrė fėmijė i Perėndisė nuk ėshtė nga
breznia natyrore. Njeriu nuk mund ta ripėrtėrijė vetveten. Nuk ėshtė ēėshtje e
vullnetit njerėzor, por ėshtė ēėshtje e Perėndisė. Por tė gjithė atyre qė e
pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė
emrin e tij, tė cilėt nuk janė lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as
nga vullneti i burrit, por janė lindur nga Perėndia (Gjoni 1:12-13). Duke
folur praktikisht, ne nuk patėm tė bėnim fare me lindjen tonė tė parė dhe nuk
mund tė kemi tė bėjmė fare me lindjen e dytė.
2. Elementi njerėzor. Perėndia ėshtė Ai qė ripėrtėrin njė mėkatar qė
beson, por prapė ka njė pjesė qė njeriu duhet tė bėjė. Ai duhet tė besojė!
Ju nė fakt jeni shpėtuar me anė tė hirit; po, por nėpėrmjet besimit.
Askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje. Po, Jezusi ėshtė udha, por
mėkatari duhet tė vijė! Mėkatari duhet ta pranojė Krishtin me anė
tė besimit tė tij vetjak. Kjo ėshtė pjesa njerėzore. Perėndia kryen pjesėn
tjetėr.
A. Citimi.
Ne jemi shfajėsuar falas me anė tė hirit tė tij, nėpėrmjet
shpengimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus (Romakėve 3:24). Por edhe pėr ne, tė
cilėve do tė na numėrohet, neve qė besojmė nė atė qė ka ringjallur prej tė
vdekurve Jezusin, Zotin tonė, i cili u dha pėr shkak tė fyerjeve tona dhe u
ringjall pėr justifikimin tonė (Romakėve 4:24-25). Tė shfajėsuar, pra, me anė
tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezus Krishtit, Zotit tonė
(Romakėve 5:1). Dhe tė tillė [vjedhėsit, lakmuesit,
pijanecėt, etj.] ishit disa nga ju; por u latė, por u shenjtėruat, por u
shfajėsuat nė emėr tė Zotit Jezus dhe me anė tė Frymės sė Perėndisė tonė (1
Korintasve 6:11). Shihni gjithashtu Romakėve 3:26; 5:9; Galatasve 2:16-17;
Titit 3:7.
B. Shpjegimi.
Tė shfajėsosh do tė thotė tė llogaritėsh ose tė
shpallėsh tė drejtė. Tė shfajėsosh nuk do tė thotė tė bėsh tė drejtė.
Perėndia e shpall besimtarin tė jetė i drejtė; Ai nuk e bėn atė tė drejtė. Shfajėsimi
ėshtė njė term i ligjshėm: njė qėndrim i mirė.
Nė gjykatat e ligjit njerėzor, ligji ėshtė mbi gjykatėsin. Nėse
gjykatėsi ėshtė i ndershėm dhe i drejtė, ai nuk mund tė tregojė mėshirė. Ai
duhet ta shpallė tė pandehurin fajtor ose tė pafajshėm, sipas ligjit. Nė
gjykatėn e ligjit tė Perėndisė, besimtari, njė njeri fajtor, sillet pėrpara
gjykimit tė Perėndisė dhe shpallet i pafajshėm. Perėndia ėshtė mbi ligjin e
Tij.
Nė gjykatėn e ligjit njerėzor, njė person fajtor mund tė falet,
krimi falet, por nuk paguhet. Nė gjykatėn e ligjit tė Perėndisė nuk ėshtė
kėshtu. Duhet paguar pėr tė gjitha mėkatet dhe mėkatari duhet ndėshkuar. Tre
gjėra janė tė ndėrthurura nė shfajėsimin e Perėndisė.
1. Falja. Por ai, qė e ka ringjallur Perėndia, nuk ka parė kalbje. Le
ta dini, pra, o vėllezėr, se nėpėrmjet tij ju ėshtė shpallur falja e mėkateve
dhe se, me anė tė tij, ai qė beson ėshtė shfajėsuar nga tė gjitha gjėrat, qė
nuk mund tė shfajsohej me anė tė ligjit tė Moisiut (Veprat 13:37-39). Njė i
krishterė nuk ėshtė njė kriminel i falur; ai ėshtė njė njeri i drejtė. Perėndia
e shpall tė tillė. Ai vetė ka paguar pėr mėkatet e tij me anė tė njė tjetri,
zėvendėsuesit tė tij, Zotit Jezus Krisht. Perėndia nuk fal kurrė, pėrveēse
nėpėrmjet Krishtit.
2. Llogaritja (numėrimi i mėkateve, nė anglisht imputation). Lum ai
njeri tė cilin Zoti nuk e padit pėr paudhėsi dhe nė frymėn e tė cilit nuk ka
vend mashtrimi (Psalmi 32:2). Lum njeriu tė cilit Zoti nuk do tia numėrojė
mėkatin (Romakėve 4:8). Sepse para se tė vinte Ligji, mėkati ishte nė
botė; por mėkati nuk llogaritet kur nuk ka ligj (Romakėve 5:13, CHC).
Llogaritja do tė thotė tė vendosesh diēka nė llogari tė dikujt. Prandaj
drejtėsia e Krishtit ėshtė vėnė nė llogarinė e mėkatarit. Tė gjitha mėkatet e
besimtarit u vunė nė llogarinė e Krishtit. Ai pagoi plotėsisht pėr to dhe kėshtu,
drejtėsia e Tij u vu nė llogari tė besimtarit dhe besimtari shpallet i drejtė.
3. Bashkėsia. Njė Perėndi i vetėm dhe Atė i tė gjithėve, qė ėshtė
pėrmbi tė gjithė, nė mes tė tė gjithėve dhe nė ju tė gjithė (Efesianėve 4:6).
Kjo ėshtė bashkėsia e Perėndisė dhe e besimtarit si Atė dhe Bir. Mbani mend,
Perėndia ėshtė Atė vetėm i fėmijėve tė Tij dhe jo i jobesimtarėve.
C. Kushti.
1. Negativ.
a. Jo nga veprat. Edhe atij qė vepron, shpėrblimi
nuk i konsiderohet si hir por si borxh; ndėrsa atij qė nuk vepron, por beson nė
atė qė shfajėson tė paudhin, besimi i tij i numėrohet pėr drejtėsi (Romakėve
4:4, 5). Shihni gjithashtu Romakėve 11:6.
b. Jo nga veprat e
ligjit. Sepse me anė tė ligjit askush nuk shfajėsohet pėrpara Perėndisė,
sepse: I drejti do tė rrojė me anė tė besimit (Galatasve 3:11). Shihni edhe
Romakėve 3:20; Galatasve 2:16.
2. Pozitiv.
a. Nga Perėndia.
Perėndia dėrgoi Jezus Krishtin pėr tė treguar drejtėsinė e tij nė kohėn e
tanishme, me qėllim qė ai tė jetė i drejtė dhe shfajėsues i atij qė ka besimin
e Jezusit (Romakėve 3:26). Shihni gjithashtu Romakėve 8:33.
b. Me anė tė hirit.
Qė ne, tė shfajėsuar me anė tė hirit tė tij, tė bėhemi trashėgimtarė tė jetės sė
pėrjetshme, sipas shpresės qė kemi (Titit 3:7). Shihni gjithashtu Romakėve
3:24.
c. Me anė tė
gjakut. Shumė mė tepėr, pra, duke qenė tani tė shfajėsuar nė gjakun e tij,
do tė shpėtojmė nga zemėrimi me anė tė tij (Romakėve 5:9). Shihni pėr kėtė edhe
Romakėve 3:24-25.
d. Me anė tė
besimit. Tė shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė
nėpėrmjet Jezus Krishtit, Zotit tonė (Romakėve 5:1).
e. Me anė tė
ringjalljes. Besimi do tė na llogaritet pėr drejtėsi nė qoftė se ne
besojmė nė atė qė ka ringjallur prej tė vdekurve Jezusin, Zotin tonė, i cili u
dha pėr shkak tė fyerjeve tona dhe u ringjall pėr justifikimin tonė (Romakėve
4:24-25).
D. Ilustrimi.
1. Abrahami (Romakėve 4:1-5).
2. Davidi (Romakėve 4:6-8).
3. Noeu (Hebrenjve 11:7).
E. Shfaqja.
1. Nė vepra.
Abrahami, ati ynė, a nuk u shfajėsua me anė tė veprave, kur e ofroi birin e
vet, Isakun, mbi altar? Ti e sheh se besimi vepronte bashkė me veprat e tij,
dhe se, nėpėrmjet veprave, besimi u pėrsos. Kėshtu u pėrmbush Shkrimi, qė
thotė: Edhe Abrahami i besoi Perėndisė, dhe kjo iu numėrua pėr drejtėsi; dhe
u quajt miku i Perėndisė (Jakobi 2:21-23). Dėshmia e shpėtimit ėshtė
mirėnjohja, qė shprehet me veprat e mira. Shpesh veprat e mira janė shumė tė
dobėta, por Perėndia pranon vullnetin qė ėshtė prapa tyre.
2. Nė pėrvojė. Tė
shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezus
Krishtit, Zotit tonė, me anė tė tė cilit edhe patėm, nėpėrmjet besimit, hyrjen
nė kėtė hir nė tė cilin qėndrojmė tė patundur dhe mburremi nė shpresėn e
lavdisė sė Perėndisė. Dhe jo vetėm kaq, por mburremi edhe nė shtrėngimet, duke
ditur qė shtrėngimi prodhon kėmbėnguljen, kėmbėngulja pėrvojėn dhe pėrvoja
shpresėn. Por shpresa nuk turpėron, sepse dashuria e Perėndisė ėshtė derdhur nė
zemrat tona me anė tė Frymės sė Shenjtė qė na ėshtė dhėnė (Romakėve 5:1-5).
Kjo ėshtė njė fazė e
shpėtimit qė ėshtė shumė e ngatėrruar sot. Studiuesi i Biblės do tė mahnitet pėr
ato qė ka pėr tė thėnė Perėndia rreth shenjtėrimit. Shumė ėshtė folur pėr
pėrvojėn dhe ne besojmė nė tė, por le tė jemi tė kujdesshėm dhe ta lėmė Fjalėn
e Perėndisė tė interpretojė pėrvojėn tonė dhe jo pėrvoja jonė tė interpretojė
Fjalėn e Perėndisė.
A. Citimi.
Ky ėshtė vullneti i Perėndisė: shenjtėrimi juaj; tė hiqni dorė
nga kurvėria
Sepse Perėndia nuk na thirri nė ndyrėsi, por nė shenjtėrim (1
Thesalonikasve 4:3, 7). Kishės sė Perėndisė qė ėshtė nė Korint, tė
shenjtėruarve nė Krishtin Jezus, tė thirrur shenjtorė, bashkė me tė gjithė ata
qė nė ēdo vend e thėrrasin emrin e Jezus Krishtit, Zotit tė tyre dhe tonit (1
Korintasve 1:2). Sepse ai qė shenjtėron dhe ata qė shenjtėrohen janė tė gjithė
prej njė; prandaj as nuk turpėrohet ti quajė vėllezėr (Hebrenjve 2:11).
Kėrkoni paqe me tė gjithė dhe shenjtėrim, pa tė cilin askush nuk ka pėr tė
parė Perėndinė (Hebrenjve 12:14). Shihni gjithashtu 1 Pjetri 1:2; Gjoni 17:17;
Eksodi 13:2; Jeremia 2:3; Efesianėve 1:1.
B. Shpjegimi.
1. Shenjtėrimi nuk ėshtė njė pėrmirėsim i mishit.
Nuk thuhet kurrė nė Shkrim qė puna e Frymės sė Shenjtė ėshtė tė pėrmirėsojė
natyrėn e vjetėr. Njeriu natyror nuk mund ta kuptojė Frymėn e Shenjtė. Si mund
tė pėrmirėsohet njeriu natyror nga Fryma? Kjo ėshtė e vėshtirė pėr tu thėnė,
por megjithatė, ėshtė e vėrtetė qė mishi i besimtarit nuk ėshtė mė i mirė sesa
mishi i mėkatarit. Shkrimet thonė Bėjini tė vdesin veprat e mishit.
2. Shenjtėrimi nuk ėshtė ērrėnjosja e natyrės
mėkatare. Ka nga ata qė thonė qė njė besimtar mund tė ketė njė pėrvojė
pastrimi qė do tė djegė gjithė natyrėn mishore, duke e bėrė kėshtu tė pamėkat,
tė paaftė tė kryejė njė mėkat. Ne e paralajmėrojmė besimtarin qė ta vėrtetojė
pėrvojėn e tij me anė tė Fjalės sė Perėndisė dhe jo tė vėrtetojė Fjalėn me anė
tė pėrvojės.
Pėr ata qė thonė qė shenjtėrimi ėshtė njė pėrvojė me
anė tė sė cilės natyra mėkatare ērrėnjoset, le tė shkojmė tek Fjala dhe tė
shohim si ėshtė pėrdorur shenjtėrimi: Do tė vajosh altarin e olokausteve dhe
tėrė orenditė e tij; do tė shenjtėrosh kėshtu altarin dhe altari do tė jetė
shumė i shenjtė (Eksodi 40:10). Ku ėshtė ērrėnjosja kėtu? A kishte altari njė
natyrė mėkatare? Ja edhe njė shembull tjetėr: Moisiu
i tha Zotit: Populli nuk mund tė ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke
urdhėruar solemnisht, duke thėnė: <<Vėr kufi rreth malit dhe
shenjtėroje>> (Eksodi 19:23). A kishte Mali Sinai njė natyrė
mėkatare? Edhe priftėrinjtė qė do ti afrohen Zotit tė shenjtėrohen, qė Zoti
tė mos sulet kundėr tyre (Eksodi 19:22). Si mund ta ērrėnjosnin priftėrinjtė
natyrėn e tyre mėkatare vetjake? Ju thoni se ai, qė Ati e ka shenjtėruar dhe e
ka dėrguar nė botė, blasfemon, sepse ka thėnė: Unė jam Biri i Perėndisė
(Gjoni 10:36). Kėtu flitet pėr Vetė Krishtin si i shenjtėruar. Nuk bėhet fjalė
pėr natyrė mėkatare kėtu! Dhe unė pėr ta po shenjtėroj vetveten, qė edhe ata
tė jenė tė shenjtėruar nė tė vėrtetė (Gjoni 17:19). A nėnkupton kjo ērrėnjosje
tė natyrės mėkatare? Sigurisht qė jo. Sepse burri jobesimtar ėshtė shenjtėruar
me anė tė gruas, dhe gruaja jobesimtare ėshtė shenjtėruar me anė tė burrit,
sepse pėrndryshe fėmijėt do tė ishin tė papastėr; kurse kėshtu janė tė shenjtė
(1 Korintasve 7:14). A ėshtė e mundur pėr gratė besimtare qė tė ērrėnjosin
natyrėn mėkatare prej burrave tė tyre jobesimtarė? Nė qoftė se shenjtėrim do tė thotė ērrėnjosje e
natyrės mėkatare, shpjegojeni kėtė: madje shenjtėroni Zotin Perėndinė nė
zemrat tuaja dhe jini gjithnjė gati pėr tu pėrgjigjur nė mbrojtjen tuaj kujtdo
qė ju kėrkon shpjegime pėr shpresėn qė ėshtė nė ju, por me butėsi e me
druajtje (1 Pjetri 3:15). Tė krishterėt mishorė janė tė shenjtėruar. Kjo nuk
flet pėr ērrėnjosje tė natyrės mėkatare (1 Korintasve 1:1-2, 3:1, 3).
3. Shenjtėrimi nuk ėshtė shtirje (besim sa pėr sy e
faqe). Shenjtėrimi nuk ėshtė njė pėrkushtim i shtirur e hipokrit dhe nuk
ėshtė as shenjtėri e rreme. Shenjtėrimi nuk dallohet nga mbajtja e njė mjekre
apo pėrdorimi i sandaleve me kėmbė tė zbathura, apo diēka tjetėr. Ju mund ta
dalloni kur njė shenjtėrim ėshtė i rremė ose i vėrtetė.
4. Shenjtėrimi nuk ėshtė njė bekim i dytė. Tek
2 Korintasve 1:15 Pali flet pėr dėshirėn pėr ti dhėnė Kishės njė vepėr tė
mirė apo pėrfitim tė dytė, jo njė bekim tė dytė. Letra u shkrua pėr njerėz
qė tashmė ishin shenjtėruar. (1 Korintasve 1:2 dhe 6:11).
5. Shenjtėrimi ėshtė tė veēohesh mėnjanė. Ideja
rrėnjėsore ėshtė gjithmonė i vėnė mėnjanė ose ndarje (veēim). Tė shenjtėrosh gjithmonė ka kuptimin tė veēosh mėnjanė pėr njė qėllim, qoftė
nė lidhje me shenjtorin apo mėkatarin. Njerėzit e pashpėtuar mund ta veēojnė
ose ta shenjtėrojnė veten nė mėkat. Ata qė shenjtėrohen dhe pastrohen pėr tė
vajtur nė kopshtet, prapa njė idhulli qė gjendet nė mes, ata qė hanė mish
derri, gjėra tė neveritshme dhe minj, do tė konsumohen tė gjithė, thotė Zoti
(Isaia 66:17). Jezusi e shenjtėroi Vetveten dhe tė themi qė Ai e bėri Veten pa
mėkat ėshtė blasfemi. Sabati (e shtuna) ishte e shenjtėruar dhe e dimė qė
Sabati nuk kishte natyrė mėkatare.
Pėrsėri po theksojmė qė fjalėt shenjtėri, shenjtėrim
dhe shenjtor tė gjitha vijnė nga i njėjti kuptim rrėnjėsor: i vėnė
mėnjanė, i veēuar. Fjala shenjtėro tek Eksodi 13:2, fjala shenjtėri
nė Psalmin 29:2 dhe fjala shenjtor tek Psalmi 34:9 janė e njėjta fjalė.
Fjala shenjtėroj tek Gjoni 17:17, fjala shenjtor tek
Filipianėve 1:1 dhe fjala shenjtėri tek Hebrenjtė 12:10 janė tė gjitha
nga e njėjta fjalė.
Pėr shenjtėrimin, veēim mėnjanė, flitet nė tri mėnyra:
a. Pozicional.
Dhe tė tillė ishit disa nga ju; por u latė, por u shenjtėruat, por u
shfajėsuat nė emėr tė Zotit Jezus dhe me anė tė Frymės sė Perėndisė tonė (1
Korintasve 6:11). Ne shenjtėrohemi nė atė ēast qė besojmė. Shkrimi i mėsipėrm
shpall qė ne shenjtėrohemi pėrpara se tė shfajėsohemi. Por ne duhet ta
falėnderojmė vazhdimisht Perėndinė pėr ju, o vėllezėr tė dashur nga Zoti, sepse
Perėndia ju zgjodhi qė nė fillim pėr tju shpėtuar, me anė tė shenjtėrimit tė
Frymės dhe tė besimit nė tė vėrtetėn (2 Thesalonikasve 2:13). Sipas radhės, shenjtėrimi
zė patjetėr vendin e parė. Shihni gjithashtu 1 Pjetri 1:2. Perėndia nuk na
lejon kurrė tė punojmė pėr njė pozitė. Ai para sė gjithash na vė ne nė njė
pozitė tė veēuar pėr Tė dhe na thotė qė tė jemi besnik ndaj kėtij pozicioni.
Njė shenjtor ėshtė me tė vėrtetė njeriu i Perėndisė.
b. Praktik.
Duke i pasur kėto premtime, o tė dashur, le ta pastrojmė veten nga ēdo ndotje
e mishit dhe e frymės dhe ta pėrfundojmė shenjtėrimin tonė nė druajtjen e
Perėndisė (2 Korintasve 7:1). Por rrituni, nė hirin dhe nė njohjen e Zotit
dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezus Krisht. Atij i qoftė lavdia, tani dhe pėrjetė.
Amen (2 Pjetri 3:18).
Kjo ėshtė gjendja jonė e tanishme e shenjtėrimit. Njė
shenjtor nuk rritet kurrė deri nė shenjtėrim, por rritet nė shenjtėrim.
Ēdo besimtar ėshtė njė shenjt; megjithatė disa besimtarė nuk veprojnė gjithmonė
si shenjtorė. I krishteri i gjallė e ka ende mishin nė tė dhe i bindet
nganjėherė. Atėherė Perėndia, me anė tė Jezus Krishtit, nėpėrmjet Frymės sė
Shenjtė, jep qortim. Shihni pėr kėtė Gjoni 17:17; 1 Thesalonikasve 4:3;
Hebrenjve 12:10 dhe 2 Korintasve 3:18.
c. Pėrfundimtar.
Shenjtėrimi i pėrsosur do tė ndodhė nė tė ardhmen, nė ardhjen e dytė tė
Krishtit. Dhe Zoti shtoftė dhe teproftė nė dashurinė pėr njeri tjetrin dhe pėr
tė gjithė, ashtu si edhe ne ndaj jush, pėr tė bėrė tė pa tundura zemrat tuaja,
pa tė meta nė shenjtėri pėrpara Perėndisė dhe Atit tonė, nė ardhjen e Perėndisė
sonė Jezus Krisht bashkė me gjithė shenjtorėt e tij. Amen (1 Thesalonikasve
3:12-13).
C. Kushti.
1. Ana hyjnore.
a. Nėpėrmjet Perėndisė Atė. Mė shenjtėro
ēdo tė parėlindur, ai qė ēel barkun ndėr bijtė e Izraelit, qofshin njerėz apo
kafshė; mė takon mua (Eksodi 13:2).
b. Nėpėrmjet Jezus Krishtit Bir. Prandaj edhe
Jezusi, pėr tė shenjtėruar popullin me gjakun e vet, pėsoi jashtė derės (sė
qytetit) (Hebrenjve 13:12).
c. Nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė. Por ne
duhet ta falėnderojmė vazhdimisht Perėndinė pėr ju, o vėllezėr tė dashur nga
Zoti, sepse Perėndia ju zgjodhi qė nė fillim pėr tju shpėtuar, me anė tė
shenjtėrimit tė Frymės dhe tė besimit nė tė vėrtetėn (2 Thesalonikasve 2:13).
2. Ana njerėzore.
a. Besimi nė veprėn shpenguese tė Krishtit.
Por prej tij ju jeni nė Krishtin Jezus, i cili nga Perėndia u bė pėr ne
dituri, drejtėsi, shenjtėrim dhe shpengim (1 Korintasve 1:30).
b. Studim dhe bindje ndaj Fjalės sė Perėndisė.
Ju tashmė jeni tė pastėr, pėr shkak tė fjalės qė ju kumtova (Gjoni 15:3).
c. Nėpėrmjet nėnshtrimit (dorėzimit). Unė
po flas njerėzisht pėr shkak tė dobėsisė sė mishit tuaj. Sepse ashtu si njė
kohė i kishit pėrkushtuar gjymtyrėt tuaja pėr tė qenė shėrbėtorė tė
papastėrtisė dhe tė paudhėsisė pėr tė bėrė paudhėsinė, kėshtu tani pėrkushtoni
gjymtyrėt tuaj pėr tė qenė shėrbėtorė tė drejtėsisė pėr shenjtėrim (Romakėve
6:19).
d. Nėpėrmjet qortimit. Sepse Perėndia
ndreq atė qė do dhe fshikullon ēdo bir qė i pėlqen
ēdo ndreqje, pra, aty pėr
aty, nuk duket se sjell gėzim, po hidhėrim; por mė pas u jep njė fryt drejtėsie
atyre qė janė ushtruar me anė tė tij (Hebrenjve 12:6, 11).
D. Pėrkufizimi.
1. Shenjtėrimi ėshtė
puna e Krishtit pėr besimtarin, qė e vė mėnjanė pėr Perėndinė.
2. Shenjtėrimi ėshtė
ajo punė e Perėndisė nė besimtarin, nėpėrmjet Frymės dhe Fjalės, qė e kthen
besimtarin nė mėnyrė tė vazhdueshme nė shėmbėlltyrėn e Krishtit.
3. Shenjtėrimi ėshtė
puna e Perėndisė qė e pėrsos besimtarin nė ngjashmėrinė e Krishtit me anė tė
shfaqjes sė Tij nė lavdi.
A. Citimi.
Dhe jo vetėm kaq, por edhe ne vetė qė kemi frytet e para tė
Frymės, vajtojmė nė veten tonė, duke pritur flakėt birėrimin, shpengimin e
trupit tonė (Romakėve 8:23). Ka katėr citate tė tjera nė Dhiatėn e Re ku ėshtė
pėrdorur fjala birėsim: Romakėve 8:15; 9:4; Galatasve 4:4, 5; Efesianėve 1:5.
B. Shpjegimi.
Fjala birėsim nė shqip ka njė kuptim krejt ndryshe nga fjala
greke ose nga zakoni nė vendet e lindjes. Kjo fjalė ka kuptimin tė marrėsh
njė person nga njė familje tjetėr dhe ta bėsh ligjėrisht djalin ose vajzėn e
dikujt. Megjithatė, fjala greke do tė thotė vė si bir.
Nė kohėt e Dhiatės sė Re, kur djali ose vajza ishin tė vegjėl,
ai ose ajo ndryshonin shumė pak nga njė skllav (Galatasve 4:1). Nė ditėn e
caktuar nga i ati, nė moshėn dymbėdhjetė deri nė katėrmbėdhjetė, bėhej festė ku
shpallej mosha e fėmijės. Kėshtu, djali ose vajza bėhej bir ose bijė. Njė djalė
ose njė vajzė lindte nė familje si njė fėmijė, dhe, pasi rritej, djali ose
vajza shpallej bir ose bijė. E njėjta gjė ėshtė e vėrtetė pėr rastin e njė
besimtari. Ai nuk birėsohet nė familjen e Perėndisė; ai lind nė familjen e
Perėndisė. Me anė tė besimit, ai ėshtė njė fėmijė i Perėndisė, por me anė tė
birėsimit ai do tė jetė njė bir i Perėndisė.
C. Origjina.
Sikurse na zgjodhi nė tė pėrpara se tė themelohej bota, qė tė
jemi tė shenjtė dhe tė papėrlyer pėrpara tij nė dashuri, duke na paracaktuar qė
tė birėsohemi nė veten e tij me anė tė Jezus Krishtit, sipas pėlqimit tė
vullnetit tė vet (Efesianėve 1:4-5).
D. Plotėsimi.
Ne jemi tani vetėm fėmijė tė Perėndisė. Sepse tė gjithė ju
jeni bij tė Perėndisė me anė tė besimit te Jezus Krishti (Galatasve 3:26). Por
do tė bėhemi bij tė Perėndisė nė ditėn e caktuar nga Ati. Nė atė kohė Ai do tė
na paraqesė haptas si bij tė Perėndisė. Ne nuk dukemi si bij tė Perėndisė tani,
por njė ditė bota do tė jetė nė gjendje tė na njohė si bijtė e Perėndisė. Kjo
do tė ndodhė nė ardhjen e dytė tė Krishtit. Dhe jo vetėm kaq, por edhe ne vetė
qė kemi frytet e para tė Frymės, vajtojmė nė veten tonė, duke pritur flakėt
birėrimin, shpengimin e trupit tonė (Romakėve 8:23).
E. Shfaqja.
1. Ēliruar nga frika e
tmerrit tė Perėndisė. Ju nuk keni marrė njė
frymė robėrie, qė tė keni pėrsėri frikė, po keni marrė frymėn e birėrisė, me
anė tė sė cilės ne thėrrasim: Aba, o Atė! (Romakėve 8:15).
2. Kemi birninė..
3. Kemi privilegjet
dhe pėrgjegjėsitė e birnisė .
Bibla ėshtė e mbushur me
shpengim. Ėshtė karakteri i Perėndisė pėr tė na shpėtuar. Ai mund tė
shkatėrrojė, por ai dėshiron tė shpėtojė. Tema e Biblės ėshtė Jezus Krishti.
Mesazhi i Fjalės ėshtė shpengimi.
A. Citimi.
Nė qoftė se yt vėlla bėhet i varfėr dhe shet njė pjesė tė
pronės sė tij, ai qė ka tė drejtėn e shpengimit, i afėrti i tij mė i ngushtė,
do tė vijė dhe do tė shpengojė atė qė vėllai i tij ka shitur
Nė rast se njė i
huaj qė jeton pranė teje pasurohet dhe vėllai yt qė jeton pranė tij varfėrohet
dhe i shitet tė huajit ose mikut qė ndodhet pranė teje, ose dikujt nga familja
e tė huajit, pas shitjes sė tij, mund tė blihet pėrsėri; mund ta riblejė njė
nga vėllezėrit e tij (Levitiku 25:25, 47-48). Sioni do tė ēlirohet me anė tė
sė drejtės dhe ata qė do tė pendohen me anė tė drejtėsisė (Isaia 1:27). Nė tė
cilin kemi shpengimin me anė tė gjakut tė tij, faljen e mėkateve sipas pasurivė
sė hirit tė tij (Efesianėve 1:7). Shihni edhe Nehemia 5:8; Kolosianėve 1:4;
Galatasve 3:13; 1 Korintasve 1:30; Romakėve 8:23.
B. Shpjegimi.
Ka katėr fjalė hebraike nė Dhiatėn e Vjetėr qė kanė lidhje me
shpengimin dhe tė gjitha kanė kuptimin tė ēlirosh. Fjala goel ėshtė pėrdorur nė dy mėnyra: sė pari, ai qė shpengon,
sė dyti, vepra e shpengimit. Shpenguesi ishte gjithmonė njė farefis.
Ndėrsa fjala shpengim do tė
thotė tė ēlirosh, pra pėrcjell kuptimin tė riblesh, ose tė blesh sėrish.
Shpengimi i fėmijės sė Perėndisė ėshtė me anė tė Farefisit tė
tij tė Afėrt, Zotit Jezus Krisht, ku vetėm ai ka ēmimin shpengues, gjakun e Tij
tė ēmuar!
1. Shpengimi i
shpallur.
a. Ėshtė krejtėsisht i Perėndisė (Gjoni
3:16).
b. Ėshtė nėpėrmjet njė personiKrishtit (1
Pjetri. 1:18-19).
c. Ėshtė nėpėrmjet gjakut (Hebrenjve 9:12).
d. Ėshtė nėpėrmjet fuqisė (1 Korintasve
1:30).
2. Shpengimi i
pėrsosur. Pėrdorimi i fjalės shpengim ėshtė paraqitur nė tre
mėnyra:
a. Tė blesh ose
tė marrėsh nė njė treg skllevėrish. Zoti Jezus Krisht zbriti nė kėtė treg
tė skllevėrve tė mėkatit dhe na bleu ne, qė ishim nė platformėn e skllevėrve.
b. Tė blesh
nga njė treg. Pasi dikush blinte njė skllav, zotėria e nxirrte nga tregu.
Ne po presim pėr Zotėrinė tonė qė tė vijė dhe tė na marrė nga ky treg
skllevėrish.
c. Tė ēlirosh
ose tė bėsh tė lirė. Zoti Jezus nuk ėshtė njė tregtar skllevėrish, as nuk
ėshtė njė mbajtės skllevėrish. Njė ditė Zoti Jezus do tė na lirojė nga robėria
e shthurjes dhe e mėkatit dhe ne do tė njohim lirinė e pėrsosur e tė qenurit
bij tė Perėndisė.
Nė Izrael, njė njeri nuk mund tė ishte gjithnjė skllav
kundėr vullnetit tė tij. Pasi bėhej skllav, ai mund tė lirohej me shpengim nga
njė farefis i afėrt, ose duke pritur vitin shtunor apo vitin e Jubileut, kur tė
gjithė skllevėrit liroheshin. Megjithatė, nė qoftė se do ta donte zotėrinė e
tij dhe, po tė mos donte tė shpengohej nė asnjė rrethanė, ai mund tė shkonte
tek zotėria i tij, i cili do ti bėnte njė vrimė nė veshin e tij dhe do ta
bėnte skllav pėr tėrė jetėn (Eksodi 21:6). Pali tha se ai ishte skllav i Jezus
Krishtit, skllav i pėrjetshėm. Ai u ble me anė tė gjakut, lidhur me anė tė
dashurisė. I krishteri duhet ta ketė veshin e tij me vrimė, po tė flasim nė
mėnyrė figurative, po, edhe duart e tij, krejt qenien e tij. Ai duhet ta
kuptojė qė ėshtė kryqėzuar me Krishtin.
Lutja ėshtė elementi
thelbėsor i karakterit tė krishterė qė sot po mungon nė shumicėn e besimtarėve.
Njė nga arsyet pėr kėtė ėshtė se lutja keqkuptohet dhe mendohet mė shumė si
kėrkim dhe marrje. Megjithatė ka edhe shumė arsye tė tjera. Ne nuk e shohim
plotėsisht vlerėn e lutjes si bashkėsi me Perėndinė tonė (Isaia 43:21-22;
64:6-7; Danieli 9:13-14; Osea 7:13-14; 8:13-14).
A. Pohimi.
1. Ėshtė mėkat tė lėsh pas dore lutjen. Sa pėr mua, mos ndodhtė kurrė
qė unė tė mėkatoj kundėr Zotit duke hequr dorė nga lutjet pėr ju; pėrkundrazi,
do tju tregoj rrugėn e mirė dhe tė drejtė (1 Samueli 12:23).
2. Lutja ėshtė caktuar nga Perėndia. Lypni dhe do tju
jepet; kėrkoni dhe do tė gjeni; trokitni dhe do tju ēelet. Sepse kush lyp
merr, kush kėrkon gjen dhe do ti ēelet atij qė troket. A ka midis jush ndonjė
njeri qė, po ti kėrkojė i biri bukė, ti japė njė gur? Ose po ti kėrkojė njė
peshk, ti japė njė gjarpėr? Nė qoftė se ju, qė jeni tė kėqij, dini tu jepni
dhurata tė mira bijve tuaj, aq mė tepėr Ati juaj, qė ėshtė nė qiej, do tu japė
gjėra tė mira atyre qė ia kėrkojnė (Mateu 7:7-11).
3. Lutja ėshtė e urdhėruar nga Perėndia. Lutuni pa pushim
(1 Thesalonikasve 5:17). Ngulmoni nė tė lutur, duke ndenjur zgjuar nė tė me
falendėrim (Kolosianėve 4:2).
4. Ėshtė e nevojshme tė kėrkojmė. Nuk keni, sepse nuk kėrkoni
(Jakobi 4:2c).
B. Pėrshkrimi.
1. Abrahami lutet
pėr Sodomėn (Zanafilla 18).
2. Jakobi
lutet me lutjen e parė personale (Zanafilla 32:9-12). Shihni lutje tė tjera
personale (Ligji i Pėrtėrirė 26:1-16; Eksodi 5:22).
3. Jozueu dhe
gjyqtarėt i thėrrasin Perėndisė (Jozueu 7:6-9; Gjykatėsit 10:14).
4. Samueli lutet si njė
ndėrmjetėsues (1 Samueli 7:5, 12).
5. Davidi lutet me
falenderim (2 Samueli 7).
6. Besimtarėt ia
hapin zemrat e tyre Perėndisė (Psalmi 42:4; 62:8).
C. Shpjegimi.
1. Katekizmi
Presbiterian[1] thotė: Lutja
ėshtė flijimi i dėshirave tona ndaj Perėndisė, pėr gjėrat e pranueshme sipas
vullnetit tė Tij nė emrin e Krishtit me rrėfim tė mėkateve tona dhe pranim
falenderues tė mėshirės sė Tij.
2. Pėrkufizimi biblik.
a. Si njė fėmijė qė shkon tek i ati. Sepse
ju nuk keni marrė njė frymė robėrie, qė tė keni pėrsėri frikė, po keni marrė
frymėn e birėrisė, me anė tė sė cilės ne thėrrasim: Aba, o Atė! (Romakėve
8:15).
b. Si njė fėmijė qė i thėrret tė atit.
Zot, ēdon ti tė bėj unė? (Veprat e Apostjve 9:6).
c. Si njė fėmijė qė dėshiron tė jetė me tė atin.
Jabetsi kėrkoi ndihmėn e Perėndisė tė Izraelit, duke thėnė: Oh, sikur tė mė
bekoje dhe zgjeroje kufijtė e mi dhe dora jote tė ishte me mua dhe tė mė ruante
nga e keqja qė tė mos vuaj!. Dhe Perėndia i dha atė qė kishte kėrkuar (1
Kronikave 4:10).
d. Si njė fėmijė qė i pėrgjėrohet tė Atit.
Kur qielli do tė mbyllet dhe nuk do tė ketė mė shi sepse kanė mėkatuar kundėr
teje, nė qoftė se luten duke tu drejtuar nga ky vend, nė qoftė se lavdėrojnė
emrin tėnd dhe heqin dorė nga mėkati i tyre sepse i ke dėshpėruar shumė, ti
dėgjoji nga qielli, fale mėkatin e shėrbėtorėve tė tu dhe tė popullit tėnd tė
Izraelit, duke u treguar rrugėn e mirė nėpėr tė cilėn duhet tė ecin, dhe dėrgo
shiun mbi tokėn qė i ke dhėnė si trashėgimi popullit tėnd (1 Mbretėrve
8:35-36).
e. Si njė fėmijė qė kėrkon ndėrmjetėsimin e
Atit. Dhe, mbasi e mori librin, tė katėr qeniet e gjalla dhe tė njėzet e
katėr pleqtė ranė pėrmbys pėrpara Qengjit, duke pasur secili njė qeste dhe disa
kupa ari plot me erė tė kėndshme, tė cilat janė lutjet e shenjtorėve (Zbulesa
5:8). Shihni gjithashtu Zbulesa 8:34.
f. Si njė fėmijė qė pret nė heshtje pėrpara
Perėndisė. O Zot, ti dėgjon dėshirėn e njerėzve tė pėrulur; ti e fortėson
zemrėn e tyre, veshėt e tu janė tė vėmendshėm (Psalmi 10:17).
3. Pėrvoja njerėzore.
Me kėtė kuptojmė qė shenjtorėt e Perėndisė i kanė gjetur kėto tė vėrteta
nėpėrmjet lutjes.
a. Ėshtė njė
mendje pėrvėluese e vendosur nė Perėndinė.
b. Ėshtė njė
luftė (Kolosianėve 4:12).
c. Ėshtė njė
punė e zellshme.