(Doktrina e Perėndisė)
Pasqyra pėr kapitullin I
TEOLOGJIA
I. Emrat dhe titujt e Perėndisė.
A. Elohim.
B. Jehova.
C. Adonai.
A. Sistemet e rreme dhe
tė vėrteta tė teologjisė.
B. Dėshmia pėr qenien e
Perėndisė.
A. Pėrkufizimet pėr
Perėndinė.
B. Spiritualiteti
(tė
qenit Frymė) i Perėndisė.
E. Pėrjetėsia.
G. Dashuria.
H. Mėshira.
I. Hiri.
J. Besnikėria.
K. Shenjtėria.
A. Mėsimet e Dhiatės sė
Vjetėr.
Kapitulli I
TEOLOGJIA
Fjala teologji vjen nga fjala greke theos qė do tė
thotė Perėndi. Si rrjedhim, teologjia ėshtė doktrina e Perėndisė. Pėr tė
filluar studimin e shumė doktrinave tė Biblės, duhet tė fillojmė nga Burimi i
tė gjitha gjėrave, nga Perėndia! Duhet tė fillojmė me Perėndinė, sepse nuk ka
asnjė dhe asgjė pėrpara Tij. Ai ishte pėrpara se ēdo gjė tė vinte nė jetė: nė
fillim Perėndia
(Zanafilla 1:1). Perėndia, nė kohė tė lashta dhe nė shumė mėnyra
(Hebrenjve 1:1). Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perėndinė dhe Fjala
ishte Perėndi
(Gjoni 1:1). Gjėrat qė duhet tė studiojmė janė:
I.
Emrat dhe Titujt e Perėndisė
Emri i njė personi, vendi apo gjėje ėshtė ai me tė cilin njihet
nga tė tjerėt. Emrat e Perėndisė janė ata me tė cilėt ai ėshtė i njohur. Ata
pėrcaktojnė karakterin e Tij. Po, emrat e Perėndisė janė ata me tė cilėt ai
ėshtė i njohur nga populli i Tij: Mė shpėto, o Zot, me emrin tėnd (Psalmi 54:1a). Ata qė njohin emrin tėnd do ta vėnė
besimin e tyre nė Ty (Psalmi 9:10). Kur ju lexoni nė Bibėl fjalėn Perėndi, e
dini qė ėshtė pėrkthyer ose nga fjala hebraike Elohim, ose nga fjala hebraike Jehova. Fjala Zot vjen zakonisht nga fjala
hebraike Adonai.
Pėr tė ditur se cila fjalė pėrdoret nė ndonjė varg, kėshillohuni me njė mjet
teknik si Concordance (Strongs apo Youngs). Secila nga kėto
fjalė, Elohim, Jehova dhe Adonai
pėrshkruan karakterin e Perėndisė dhe veprimet e Tij ndaj njerėzisė, duke
dalluar shenjtorin nga mėkatari.
Fjala Elohim, qė pėrkthehet Perėndia, gjendet
mė shumė se dy mijė e treqind herė nė Shkrimin e Shenjtė. Ky nuk ėshtė njė emėr
personal i Perėndisė, por ėshtė titulli zyrtar i Tij, ēfarė Ai ėshtė, Perėndi, Elohim! Fjala Elohim nuk ėshtė
pėrdorur vetėm pėr Perėndinė, por edhe pėr njerėzit (Unė kam thėnė ju jeni perėndi,
jeni tė gjithė bijtė e Shumė tė Lartit, Psalmi 82:6 dhe Gjoni 10:34-35) dhe
pėr idhujt (Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bėni perėndi me metal tė shkrirė Levetiku 19:4). Ky ėshtė
titulli i Perėndisė ashtu siē ėshtė titulli president. President ėshtė
titulli zyrtar i kryeekzekutivit tė njė shteti. Nuk ėshtė emri, por titulli i
tij. Ashtu siē ka presidentė tė shumė llojeve, si: president i firmave, i
shoqėrive misionare etj., edhe emri zyrtar i Perėndisė ėshtė Elohim, zyra e Tij.
Elohim ėshtė emėr nė numrin
shumės, dhe, kur themi shumės, nėnkuptojmė qė kemi tė bėjmė me dy ose mė
shumė gjėra. Kjo ėshtė e vlefshme pėr gjuhėn shqipe, por jo edhe pėr gjuhėn
hebraike. Gjuha shqipe ka dy numra: njėjėsin (me kuptimin njė) dhe
shumėsin (me kuptimin dy a mė shumė). Nė hebraisht kemi tre numra:
njėjės, pėr njė; duali, qė i referohet numrit dy; shumėsi, qė do tė thotė tre
ose mė shumė. Kėshtu emri Elohim
ėshtė shumės, tre ose mė shumė. Zanafilla 1:1 thotė: Nė fillim Perėndia (tre
ose mė shumė) krijoi qiejt dhe tokėn. Njė tregues tjetėr i trinisė gjendet nė
Zanafilla 1:26-27: Perėndia [Elohim]
tha: Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė.
Kuptimi i vėrtetė i fjalės Elohim ėshtė Ushtruesi i Fuqisė, Ai
i Forti. Nė kapitujt e parė tė Zanfillės, Elohim ėshtė pėrshkruar duke shfaqur pushtetin e Tij nė kėto dhjetė
fjalė: krijoi, bėri, lėvizi, tha, shikoi, quajti, ndau, vendosi, mbaroi dhe
bekoi.
Asnjė krijesė nuk ka pushtet, pėrveē atij qė i ka dhėnė
Perėndia. Pushteti i pėrket Perėndisė. Njeriut i duhet tė punojė pėr pushtetin
e tij nė tė gjitha fazat e jetės. Perėndia vetėm flet dhe ēdo gjė kryhet.
Perėndia jo vetėm e krijon, por edhe e mban atė qė e krijon nga asgjėja.
Elohim (Perėndia) ka
pushtet mbi qeverinė. Danieli e theksoi kėtė dhe Nebukadnetsarit iu desh ta
provonte qė tė gjallėt tė dinė qė Shumė i Larti sundon mbi mbretėrinė e
njerėzve; Ai ia jep atij qė dėshiron dhe larton mbi tė keqin e tė kėqinjve
(Danieli 4:17). Duke pasur zemrėn e tij tė mbushur me krenari, Nebukadnetsarin
e zuri marrėzia, derisa pranoi se Shumė i Larti nė tė vėrtetė mbretėronte.
Atėherė atij iu kthye arsyeja dhe u bė njė besimtar i fortė i kėsaj tė vėrtete.
Elohim (Perėndia) ka pushtet nė
gjykim, si mbi njerėzit, ashtu edhe mbi kombet. Kur godet, askush nuk mund ti
qėndrojė Atij.
El ėshtė forma e
njėjėsit pėr Elohim. Gjendet dyqind e
pesėdhjetė herė nė Shkrimet e Shenjta. Ėshtė pėrdorur nė emra tė pėrveēėm si
Samuel (i kėrkuar nga Perėndia) dhe Elija (Jehova ėshtė Perėndia im).
Jehova ėshtė emri
personal i Perėndisė. Ėshtė njė emėr mbi ēdo emėr tjetėr. Jehova do tė
thotė Shpengues. Sa herė qė ėshtė pėrdorur nė Bibėl, ėshtė e lidhur me
ēlirimin e Zotit: Kėshtu kur kapitenėt e qerreve panė Jozafatin, ata thanė:
Ai ėshtė mbreti i Izraelit. Pastaj e rrethuan pėr ta sulmuar; por Jozafati
lėshoi njė britmė dhe Zoti [Jehova] i
vajti nė ndihmė; Perėndia i shtyu tė largoheshin prej tij (2 Kronikave 18:31).
Ndėrsa emri personal i Perėndisė, Jehova, shkruhej, nuk shqiptohej kurrė. Hebrenjtė e konsideronin
kėtė emėr si tepėr tė shenjtė pėr tu pėrmendur nga buzėt njerėzore. Ka mundėsi
qė ky shqiptim tė mos jetė i saktė as sot, sepse nė gjuhėn hebraike shkruhet pa
asnjė zanore. Emri Jehova nė hebraisht shkruhet JHVH. Shpresojmė qė e shqiptojmė nė
rregull. Ndoshta mund tė shqiptohet Jeheveh,
Jihivih, Jahavah, ose nė shumė mėnyra tė tjera. Kur skribėt vinin tek emri Jehova, duke kopjuar, ata i lanin trupat
e tyre, dhe penat, me tė cilat do tė shkruanin kėtė emėr, pastroheshin. Madje
edhe nė publik, kur lexuesit do tė arrinin tek ky emėr, nuk e shqiptonin, sepse
kishin frikė se mos e merrnin nėpėr gojė kot, kėshtu qė e zėvendėsonin me Elohim apo Adonai. Njė arsye pse fjala Jehova u pėrdor rrallė, ishte qė tė ruhej njė njohje sa mė e plotė e
shenjtėrisė sė Tij.
Kur Zoti (Jehova) iu
shfaq Moisiut nė ferrishten qė po digjej dhe e urdhėroi qė tė udhėhiqte bijtė e
Izraelit tė dilnin nga Egjipti pėr tė shkuar nė tokėn e premtuar, Moisiu pyeti:
<<Ja, kur tė shkoj te bijtė e Izraelit dhe tju them: Perėndia i etėrve
tuaj mė ka dėrguar te ju, po tė jetė se ata mė thonė: Cili ėshtė emri i
tij?, ēpėrgjigje duhet tu jap?. Perėndia i tha Moisiut: UNĖ JAM AI QĖ JAM.
Pastaj tha: Do tu thuash kėshtu bijve tė Izraelit: UNĖ JAM-i mė ka dėrguar
tek ju>> (Eksodi 3:13-14).
Jehova ėshtė UNĖ JAM-i i
pėrjetshėm. Ska as tė kaluar, as tė ardhme me Jehova-in; Ai ėshtė i Tashmi i Pėrjetshėm, Vetekzistuesi, Ai qė e
bėri veten e Tij tė njohur.
Tek Eksodi 20:2 lexojmė: Unė jam Zoti Perėndia yt, domethėnė,
Unė jam Jehova, Elohim-i yt. Kishte
shumė elohimė, por vetėm njė Jehova. Ju mund tė lexoni nė Bibėl Elohim i Izraelit, por kurrė nuk lexoni
Jehova i Izraelit, sepse nuk ka
asnjė tjetėr Jehova. Kur Elija dhe
profetėt e Baalit patėn njė provė, kjo ishte pėr tė vendosur kush ishte Elohim (Perėndia), Jehova apo Baali.
Jehova ishte
gjithmonė i lidhur nė njė mėnyrė shpenguese me njerėzit e Tij, por marrėdhėnia
e Tij me krijesat e Tij (kjo pėrfshin edhe njerėz jo tė rilindur) ishte
gjithmonė si Elohim. E njėjta gjė
ėshtė edhe sot. Perėndia ėshtė Perėndia i gjithė tė pashpėtuarve, por Ai ėshtė Jehova, Įtė pėr gjithė tė shpėtuarit.
Libri i Jonės e ilustron kėtė gjė mė sė miri. Nė kapitullin 3 dhe 4 njerėzit i
thirrėn Elohim-it dhe Jona iu drejtua
Jehova-it! Ata ishin tė humbur, por
ai ishte i shpėtuar. Ata mė vonė u shpėtuan dhe mund ta quanin tashmė Perėndinė
Jehova. Mund tė shihni shkrime tė
tjera, si: Gjyqtarėt 7:14-15; 2 Kronikave 19:6-9; Zanafilla 7:16; 1 Samueli
17:46.
JAH ėshtė njė tjetėr emėr pėr Perėndinė. Gjendet dyzet e
tetė herė nė pėrkthimet e ndryshme. Disa studiues biblikė besojnė se JAH ėshtė njė shkurtim i fjalės Jehova. Kuptimi ėshtė i njėjtė: Kėndojini
Perėndisė, kėndojini lavde emrit tė tij, pėrgatitini rrugėn atij qė kalon me
kalė nė shkretėtirė; emri i Tij ėshtė Zoti [JAH];
ngazėlloni para tij (Psalmi 68:4). Emri JAH
ėshtė gjithmonė i lidhur me lavdėrimin dhe gjendet, sė pari, tek Eksodi 15:2.
Ne besojmė se fjala Perėndi (Elohim), duke qenė shumės tek Zanafilla 1:1, sugjeron pa dyshim qė
Trinia ka krijuar qiejtė dhe tokėn. Edhe sot shohim qė mendimet moderne e
interpretojnė kėtė nė mėnyra tė ndryshme. Mendimi modern thotė qė kjo pjesė
duhet tė lexohet: Nė fillim perėnditė kanė krijuar qiejt dhe tokėn. Arsyeja
pėr kėtė, thonė ata, ėshtė se nė fillim Izraeli ka besuar nė shumė zotėr, por
feja e tyre u shndėrrua nė monoteizėm (me njė Perėndi). Kjo formė e arsyetimit
ėshtė shumė e vėshtirė pėr shumė studiues. A ka ndonjė pjesė tė Shkrimit qė do
ta hedhė poshtė kėtė? Sigurisht qė po! Mund tė shikoni tek Ligji i Pėrtėrirė
6:4: Dėgjo, o Izrael, Zoti Perėndia ynė ėshtė njė i vetėm. Tani, vendosni
fjalėt e sakta Elohim dhe Jehova nė kėtė pjesė dhe do tė shihni se
sa qartė del Trinia e Zanfillės 1:1: Dėgjo o Izrael, Jehova-i, Elohim-i ynė
(tre ose mė shumė) ėshtė njė i vetėm. Prandaj, njeriu filloi me besimin nė njė
Zot dhe mė vonė u shthur deri nė thellėsi dhe e shndėrroi lavdinė e Perėndisė
sė pakalbshėm nė njė shėmbėllim tė ngjashėm me atė tė njė njeriu tė kalbshėm,
tė shpendėve, tė kafshėve katėrkėmbėshe dhe tė rrėshqanorėve (Romakėve 1:23).
Termi Adonai,
nė tė vėrtetė, ka kuptimin zotėri ose zotėrues, njė qė zotėron,
qė drejton dhe qė bekon tė tijtė. Kjo gjendet sė pari tek Zanafilla 15:1-2:
Mbas kėtyre gjėrave fjala e Zotit iu drejtua Abramit nė vegim, duke i thėnė:
Mos ki frikė Abram, Unė jam mburoja jote dhe shpėrblimi yt do tė jetė shumė i
madh. Po Abrami i tha: Zot (Adonai) Perėndi,
ēfarė do tė mė japėsh, sepse unė jam pa fėmijė dhe trashėgimtari i shtėpisė
sime ėshtė Eliezeri i Damaskut?.
Adonai mund tė njihet gjithmonė me
fjalėn Zoti dhe zot nė Dhiatėn e Vjetėr. Ka dy forma tė ndryshme pėr kėtė
fjalė: Adon, e cila ėshtė njėjės, dhe
Adonai, qė ėshtė shumės.
Adonai ėshtė pėrdorur nė dy mėnyra
nė Shkrimet, kur ka lidhje me njeriun dhe marrėdhėniet e tij tokėsore, si njė
zotėri i skllevėrve tė tij dhe si njė burrė ndaj gruas: Kėshtu shėrbėtori e
vuri dorėn nėn kofshėn e Abrahamit, zotit tė tij, dhe iu betua lidhur me kėtė
problem. Pastaj shėrbyesi mori dhjetė deve nga devetė e zotit tė tij dhe u nis,
duke pasur me vete ēdo lloj tė mirash tė zotėrisė sė tij (Zanafilla 24:9-10a).
Ashtu si Sara qė i bindej Abrahamit duke e quajtur zot (1 Pjetri 3:6).
Shihni gjithashtu Zanafilla 18:12.
Njė hebre mund tė shiste vetveten tek njė hebre tjetėr dhe ai
do tė bėhej zotėria i tij. Megjithatė, ai nuk mund tė shitej pėrgjithmonė,
sepse nė vitin shtunor ose nė vitin e Jubileut, tė gjithė skllevėrit
liroheshin. Kishte ende njė rrugė me tė cilėn njė skllav mund tė mbetej skllav
pėrgjithmonė, dhe kjo ishte me anė tė vendimit: Por nė qoftė se skllavi thotė
haptazi: Unė e dua zotėrinė tim, gruan time dhe fėmijėt e mi dhe nuk dua tė
shkoj i lirė, atėherė pronari i tij do tia afrojė Perėndisė dhe do ta avitė
te dera ose te shtalkat; pastaj pronari i tij do ti shpojė veshin me njė
fėndyell; dhe ai do ti shėrbejė pėrgjithnjė (Eksodi 21:5-6). Pali tha se
ishte skllav (shėrbėtor) i Jezus Krishtit, i blerė me gjak dhe i lidhur me
dashuri! Sa herė qė ju pėrdorni emrin Zoti Jezus Krisht, ju thoni: Ai
ėshtė Zotėria im. Ju mė quani Mėsues dhe Zot dhe mirė thoni, sespe jam
(Gjoni 13:13).
1. Jehova-jireh: Zoti do tė sigurojė (do tė japė). Dhe Abrahami e
quajti kėtė vend Jehova-jireh.
Prandaj edhe sot e kėsaj dite thuhet: Do tė furnizohet (jepet) nė malin e
Zotit (Zanafilla 22:14). Ky ishte rasti kur Abrahami mori nė mal djalin e tij
tė vetėm, Isakun. Isaku mbante drutė, kurse Abrahami mbante thikėn dhe zjarrin.
Djali i tij e pyeti se ku do ta merrnin flinė. At Abrahami iu pėrgjigj:
Perėndia do tė sigurojė vet qengjin
pėr sakrificėn dhe Perėndia e bėri kėtė! Para se Abrahami ta vriste djalin e
tij si flijim tė kėrkuar nga Perėndia, engjėlli i Zotit e ndaloi dorėn e tij
dhe sytė e tij shikuan nė kaēube, ku ai pa dashin qė Zoti e kishte siguruar
(dhėnė). Afėrsisht dy mijė vjet mė parė, Biri i Perėndisė mbarti vetė njė barrė
tė drunjtė, Kryqin, dhe Ati mbajti zjarrin (qė flet pėr gjykimin) dhe thikėn
(qė flet pėr vdekjen) dhe Zoti me tė vėrtetė i siguroi vetes njė flijim pėr
mėkatet tona, Birin e Tij, Zotin dhe Shpėtimtarin Jezus Krisht. A ėshtė Ai Jehova-jireh pėr ju? Ēfarėdo qė tė
ndodhė, mbani mend: Ai ėshtė Jehova-jireh,
Zoti do tė sigurojė [do tė japė].
2. Jehova-Rafa: Zoti qė shėron. [Zoti] tha: Nė qoftė se ti dėgjon
me vėmendje zėrin e Zotit, Perėndisė tėnd dhe bėn atė qė ėshtė e drejtė nė sytė
e Tij dhe dėgjon urdhėrimet e Tij dhe respekton tėrė ligjet e Tij , unė nuk do
tė jap asnjė nga ato sėmundje qė u kam dhėnė egjiptasve, sepse unė jam Zoti [Jehova-Rafa] qė tė shėron (Eksodi
15:26). Ai ėshtė Zoti, Mjeku. Mėnyra se si ėshtė pėrdorur kjo nuk ėshtė se Unė
do tė shėroj sėmundjet e tua, por Unė nuk do tė sjell ligėsi mbi ty.
Bota ėshtė quajtur ndryshe bota e sėmurė. Livingstone, njė
misionar dhe zbulues nė Afrikė, e ka quajtur Afrikėn njė plagė e hapur dhe
arsyeja pėr kėtė ėshtė plaga e thellė e mėkatit!
Fjala shėroj ėshtė njė fjalė interesante dhe ka kuptimin riparoj,
rregulloj, kuroj. Ka njė shėrim tė pėrsosur tek Jehovai-Rafa sespe me
vurratat e tij ne u shėruam (1 Pjetri 2:24). Shikoni gjithashtu Psalmi 41:4.
3. Jehova-nissi: Zoti, Flamuri ynė. Moisiu ndėrtoi pastaj njė altar
tė cilit i vuri emrin: Zoti ėshtė flamuri ynė [Jehova-nissi] (Eksodi 17:15). Zoti ėshtė Fitorja jonė. Krishti i
kryqėzuar ėshtė Flamuri ynė i Fitorės!
4. Jehova-kadesh: Zoti qė shenjtėron. Respektoni statutet e mia dhe
i vini nė zbatim. Unė jam Zoti [Jehova-kadesh]
qė ju shenjtėron (Levitiku 20:8). Zoti ėshtė i njėjti Zot, si i tė
krishterėve, ashtu edhe i hebrenjve. Ai shtoi: Ja, unė vij pėr tė bėrė, o
Perėndi vullnetin tėnd
Prej kėtij vullneti, ne jemi shenjtėruar me anė tė
kushtimit tė trupit tė Jezus Krishtit, qė u bė njėherė pėr tė gjithė
(Hebrenjve 10:9-10). Shihni pėr kėtė edhe Hebrenjve 10:14 dhe Eksodi 31:13.
5. Jehova-shalom: Zoti Paqja jonė. Atėherė Gideoni ndėrtoi njė
altar pėr Zotin atje dhe e quajti Jehova-shalom.
Ai gjendet edhe sot nė Orfrahun e Abiezeritėve (Gjyqtarėt 6:24). Ka vetėm njė
rrugė pėr tė siguruar paqen sot dhe kjo ėshtė nėpėrmjet Zotit Jezus Krisht. Ai
ėshtė Paqja jonė: Ai nė fakt, ėshtė paqja jonė, ai qė ka bėrė tė dy popujt njė
dhe ka shėmbur murin e ndarjes (Efesianėve 2:14). Shihni gjithashtu Romakėve
5:1.
6. Jehova-tsedekah: Zoti Drejtėsia jonė. Nė ditėt e tij Juda do tė
shpėtohet dhe Izraeli do tė qėndrojė me siguri. Ky do tė jetė emri me tė cilin
do tė thirret: Zoti drejtėsia jonė [Jehova-tsedekah]
(Jeremia 23:6). Izraeli do tė kthehet nė Tokėn e Premtuar pėrsėri dhe, gjatė
mijėvjeēarit tė Jezusit, Jehovai do tė quhet Jehova-tsedekah Zoti drejtėsia jonė. Zoti erdhi, nė tė vėrtetė, i
vetmi i drejtė, por ata e kryqėzuan. Por njė ditė Ai do tė vijė pėrsėri pėr
herė tė dytė dhe Izraeli do ta shpallė Zotin Jezus Krisht si Drejtėsinė e tyre.
Pėr shkak se nuk ka asnjė njeri tė drejtė, as edhe njė (Romakėve 3:10), Jezus
Krishti ėshtė e vetmja drejtėsi qė ndokush mund tė shpallė si tė tijėn.
7. Jehova-shamah: Zoti ėshtė atje. Gjithė perimetri do tė jetė
tetėmbėdhjetė kubitė. Prej kėsaj dite emri i qytetit do tė jetė: Zoti ėshtė
atje [Jehova-shamah] (Ezekieli
48:35). Kur Izraeli do tė rikthehet nė vend dhe toka do tė jetė plot me
njohurinė e Zotit, Jeruzalemi do tė quhet Jehova-shamah,
Zoti ėshtė atje.
8. Jehova-sabaoth: Zoti i Ushtrive. Ēdo vit ky njeri nisej nga
qyteti i tij pėr tė adhuruar dhe pėr ti ofruar flijime Zotit tė ushtrive [Jehova-sabaoth] nė Shiloh (1 Samueli
1:3a). Izraeli ėshtė Ushtria, Zoti ėshtė Perėndia i Ushtrive. Shihni gjithashtu
Eksodi 12:41; 2 Mbretėrve 6:14-23; Romakėve 9:29 dhe Jakobi 5:4.
9. Jehova Ra-ah: Zoti Bariu im. Zoti [Jehova Ra-ah] ėshtė bariu im, asgjė nuk do tė mė mungojė (Psalmi
23:1). Njė herė njė vajzė e vogėl po e thoshte kėtė varg pėrmendėsh dhe kjo
ishte mėnyra se si u shpreh: Zoti ėshtė Bariu im dhe pse duhet tė
shqetėsohem? A e keni gjetur ju atė Burim Fuqie? A keni gjetur paqe tė
pėrsosur duke ndjekur Shpėtimtarin, kudo qė Ai ju drejton? Frika nuk do tju
shqetėsojė, errėsira nuk mund tju mėrzitė, varfėria nuk mund tju shkatėrrojė,
nė qoftė se Jezusi ėshtė Jehova Ra-ah
pėr ju, Bariu juaj.
E. Kombinime me emrin
Elohim. Siē ka kombinime me emrin Jehova, ka kombinime edhe me emrin Elohim.
1. El Eljon: Mė i Larti Perėndi. Melkizideku mbreti i Salemit, i
shpuri bukė dhe verė. Ai ishte prift i Shumė tė Lartit Perėndi [El Eljon] (Zanafilla 14:18). Eljon do tė thotė mė i larti,
ndersa El Eljon ka kuptimin mė i
larti Perėndi. Mund tė shihni Ligji i Pėrtėrirė 32:8 dhe Danieli 4:34-35.
Jezus Krishti ėshtė El Eljon-i ynė:
Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė (Mateu 28:18).
2. El-Olam: Perėndi i Pėrjetshėm. Pastaj Abrahami mbolli njė marinė
nė Beer-Sheba dhe aty thirri emrin e Zotit [El-Olam],
Perėndi i Pėrjetėsisė (Zanafilla 21:33). Po, Perėndia ėshtė Perėndi i
Pėrjetshėm, Perėndi i tė gjitha kohėrave.
3. El-Shadai: Perėndia i Plotfuqishėm. Kjo gjendet pėr herė tė parė
tek Zanafilla 17:1. Kur Abrami u bė nėntėdhjetė e nėntė vjeē Zoti i doli
pėrpara dhe i tha: Unė jam Perėndia i plotfuqishėm [El-Shadai]; ec nė praninė time dhe qėndro i ndershėm. El do tė thotė i Fuqishmi. Shadai vjen nga fjala shad, qė do tė thotė gji, gjiri i njė gruaje. Kjo ilustrohet
nga pjesa e Shkrimit tek Isaia 28:9. Prandaj El-Shadai do tė thotė Gjiri i Perėndisė, Ushqyesi, Fuqidhėnėsi
dhe Pėrdėllyesi.
El-Shadai ėshtė
njė nga emrat mė tė ēmuar tė Perėndisė, qė vlerėsohet nga studiuesit e Biblės:
Gjiri i Perėndisė, Fuqi-dhėnėsi, Zoti i Gjithmjaftueshėm, Zoti Bujar, Zoti qė
ėshtė i Aftė! Ai mund ti shpėtojė
plotėsisht ata
(Hebrenjve 7:25). Pse? Sepse Jezus Krishti, Zoti ynė ėshtė El-Shadai ynė, Zoti qė ėshtė i Aftė.
A. Sistemet e rreme dhe tė vėrteta
tė teologjisė.
1. Deizmi. Ky sistem pranon qė ka njė Zot, por mohon qė Zoti ėshtė
zotėruesi i krijesės sė Tij. Ata thonė: Zoti ėshtė Krijuesi, por jo
Zotėruesi.
2. Ateizmi. Ata qė e mbajnė kėtė tė ashtuquajtur besim, e mohojnė
Zotin krejtėsisht.
3. Skepticizmi dhe Mosbesimi. Skeptikėt dhe mosbesuesit janė plot me
dyshime dhe mosbesime nė lidhje me Zotin, veēanėrisht me Zotin e zbulesės.
4. Agnosticizmi. Kjo teori nuk e mohon Perėndinė, por mohon qė Zoti
mund tė njihet.
5. Panteizmi. Ēdo gjė ėshtė perėndi dhe Perėndia ėshtė gjithēka. Ēdo
gjė qė ju shihni, ėshtė Perėndi. Zoti ėshtė nė
gjithēka. Zoti dhe krijimi janė sinonime.
6. Politeizmi. Ky nėnkupton besim nė shumė zotėr. Ka shumė zotėr mbi
ne dhe kėta zotėr kanė zotėr mbi ta, e kėshtu me radhė.
7. Triteizmi. Kjo ėshtė doktrina e tre zotėrve.
8. Dualizmi. Ky ėshtė besimi nė dy zotėr, njė zot qė ėshtė i mirė dhe
njė zot qė ėshtė i keq. Ata janė tė dy tė barabartė nė fuqi.
9. Teizmi Besimi nė qenien e njė Perėndie
personal quhet teizėm. Nė qoftė se dikush do tė mburrej me kėtė gjė, mburrja e
tij ėshtė e kotė, sepse njė njeri duhet ta njohė kush ėshtė Zoti dhe si
ėshtė emri i Tij, me qėllim qė tė besojė nė Tė.
10. Monoteizmi. Kjo ėshtė doktrina e njė
Zoti. Ne jemi monoteistė. Judenjtė dhe myslimanėt janė monoteistė. Megjithėse
kjo ėshtė e vėrtetė, a janė tė shpėtuar ata? Jo! Ti beson qė ka vetėm njė
Perėndi. Mirė bėn; edhe demonėt besojnė dhe dridhen (Jakobi 2:19). Tė besosh
nė njė Zot, nuk mjafton, por, po tė rrėfesh me gojėn tėnde Zotin Jezus dhe po
tė besosh nė zemrėn tėnde se Zoti e ringjalli prej sė vdekurish, do tė
shpėtohesh (Romakėve 10:9).
B. Dėshmia pėr qenien e Perėndisė.
Uroj qė studentėt tė kuptojnė qė Bibla nuk pėrpiqet asnjė herė
pėr tė vėrtetuar se ka njė Perėndi. Bibla e paraqet sikur njeriu e di qė ka njė
Perėndi dhe thotė: I pamendi ka thėnė nė zemėr tė tij, Ska Perėndi (Psalmi
14:1). Megjithatė ka shumė dėshmi tė qenies sė Perėndisė:
1. Nga Arsyeja.
a. Argumenti intuitiv. Ajo ēfarė ėshtė
brenda njeriut, e quajtur shpesh tė vėrtetat e para, ai besim qė e di se
ka njė Perėndi, pa patur dikė tia shfaqė kėtė fakt, quhet argument intuitiv.
Njė fėmijė e di qė ka njė Perėndi. Kush i ka treguar? Tė gjithė njerėzit nė
botė e dinė qė ka njė Zot, megjithėse ata nuk po e adhurojnė tė Vetmin dhe tė
Vėrtetin Zot. Nė fakt, nuk ekziston asnjė ateist i vėrtetė. Dėshmia e
ekzistencės sė Perėndisė ėshtė nė njeriun, e lindur tek ai.
b. Argumenti
kozmologjik. Ky ėshtė argumenti shkak-pasojė. Ja ku e kemi botėn, po si erdhi
nė ekzistencė? Ka njė shkak ose fuqi pėr ēdo gjė. Duhet tė jetė njė Bėrės ose
njė Krijues. Eshtė e lehtė tė mendosh qė Perėndia shkaktoi krijimin, por ėshtė
e pamundur tė mendosh pėr shkakun (origjinėn) e Perėndisė.
c. Argumenti
teleologjik (jo teologjik): Me anė tė kėsaj ne kuptojmė skicimin
(arkitektura e universit). Ka njė rregull tė pėrsosur nė kėtė univers. Floku i
borės ėshtė njė model aq i bukur, sa qė njeriu nuk mund ta kopjojė kurrė. Pse
akulli qėndron nė sipėrfaqe tė ujit dhe jo nė fund, kur ngrin? Nėse nuk do tė
ishte kėshtu, atėherė i gjithė uji do tė ngrihej dhe tė gjithė peshqit do tė
prisheshin. Si ėshtė e mundur qė pranvera, vera, vjeshta dhe dimri vijnė tė
gjithė nė radhė dhe kanė qenė kėshtu pėr shumė mijėvjeēarė? Pse ndodh qė dielli
nuk i afrohet mė shumė tokės (duke e shkrirė) apo nuk largohet mė shumė (duke e
lėnė tė ngrihet)? Me siguri ėshtė njė Arkitekt qė planifikoi gjithė krijimin
dhe ky Arkitekt ėshtė Perėndia!
d. Argumenti antropologjik. Ky argument
ėshtė i bazuar nė cilėsitė intelektuale dhe morale tė njeriut. Njeriu ėshtė njė
rezultat i drejtpėrdrejtė i krijimit tė Perėndisė, siē janė edhe krijesat e
tjera, por akoma kėto krijesa nuk i kanė cilėsitė morale dhe intelektuale tė
njeriut. Pse? Nė qoftė se njeriu mund ti krijonte ato, edhe kafshėt mund ti
krijonin. Njeriu ka aftėsi pėr tė njohur dhe pėr tė arsyetuar. Nė qoftė se
njeriu nuk i ka marrė kėto cilėsi nga dikush, atėherė, nga i ka marrė?
2. Nga historia. Historia e vėrteton faktin qė ka njė Perėndi.
Historia e ka vėrtetuar faktin e Perėndisė kundėr atyre qė kanė hedhur poshtė
ligjin e Tij. Kėshtu, tė krishterėt nuk duhet tė shqetėsohen pėr kushtet e
botės. Perėndia ėshtė nė fronin e Tij. Asgjė nuk mund tė ndodhė jashtė
vullnetit tė Tij. Dikush ka thėnė: Profecia ėshtė paratregim i historisė.
Perėndia flet dhe vite mė vonė pėrmbushet plotėsisht ajo qė ka thėnė Perėndia.
Historia veēse pėrmbush se ēfarė ka thėnė Perėndia pėr atė qė do tė ndodhė.
Historia vėrteton qė ka njė Perėndi!
3. Nga pėrvoja. Kjo ėshtė njė nga provat mė tė mėdha pėr ekzistencėn e
Perėndisė. Njerėzit janė transformuar nga fuqia e Perėndisė. Ska asnjė
shpjegim tjetėr, pėrveē Perėndisė! Lutjet qė kanė gjetur pėrgjigje, i drejtohen
qenies sė Perėndisė.
4. Nga Shkrimet.
a. Mendimi biblik. Bibla ėshtė i vetmi
libėr i frymėzuar nga Perėndia. Bibla ėshtė standardi pėr gjithė sjelljet e
mira nė botė. Nė qoftė se Bibla nuk ėshtė Fjala e Perėndisė, atėherė nuk ka
Perėndi dhe nuk mund ta njohim Atė.
b. Zbulesa kristologjike. Nė Jezus
Krishtin, Perėndia zbriti tek njerėzit pėr tė treguar se si ėshtė Perėndia.
Nėse Jezusi nuk ėshtė Perėndi, atėherė nuk ka Perėndi dhe Perėndinė nuk mund ta
njohėsh kurrė. Askush se pa Perėndinė kurrė; i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė
gjirin e tEt, ėshtė Ai qė e ka bėrė tė njohur (Gjoni 1:18). Jezus Krishti
ėshtė Biri i Perėndisė. Ai dhe jeta e Tij vėrtetojnė ekzistencėn e Perėndisė!
c. Shpalljet profetike. Perėndia
paralajmėron tė ardhmen. Ēdokush qė mund ta bėjė kėtė, ėshtė mė shumė se njeri.
Njeriu nuk mund tė tregojė gjithmonė saktėsisht tė kaluarėn dhe aq mė pak tė
ardhmen. Thuhet qė, kur Krishti u kryqėzua, u pėrmbushėn njėzet e pesė profeci,
tė shkruara shekuj mė parė.
A. Pėrkufizimet pėr Perėndinė.
1. Pėrkufizimet biblike.
a. Perėndia
ėshtė Frymė. Perėndia ėshtė Frymė dhe ata qė e adhurojnė duhet ta
adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn (Gjoni 4:24).
b. Perėndia ėshtė dritė. Dhe ky ėshtė
mesazhi qė dėgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perėndia ėshtė dritė dhe nė
Tė nuk ka kurrfarė errėsire (1 Gjoni 1:5).
c. Perėndia ėshtė dashuri. Ai qė nuk ka
dashuri nuk e ka njohur Perėndinė, sepse Perėndia ėshtė dashuri (1 Gjoni 4:8).
d. Perėndia ėshtė njė zjarr qė konsumon.
Sepse Perėndia ynė ėshtė njė zjarr qė konsumon (Hebrenjve 12:29).
2. Pėrkufizimet teologjike.
a. Katekizmi Westminster: Perėndia ėshtė
njė Frymė, i pafund, i pėrjetshėm dhe i pandryshueshėm nė qenien, menēurinė,
fuqinė, shenjtėrinė, drejtėsinė, mirėsinė dhe nė tė vėrtetėn e Tij.
b. Dr. Strong: Perėndia ėshtė Fryma e
pafund dhe e pėrsosur, burimi i tė gjitha gjėrave, mbėshtetja e tė gjitha
gjėrave dhe fundi i tė gjitha gjėrave.
c. Andrew Fuller: Perėndia ėshtė shkaku i
parė dhe fundi i fundit i tė tė gjitha gjėrave.
d. Ebrards: Perėndia ėshtė burimi i
pėrjetshėm i gjithė asaj qė ėshtė e pėrkohshme.
B. Spiritualiteti (tė qenit Frymė) i Perėndisė.
1. Thelbi i Tij.
Ai ėshtė njė Qenie Frymėrore (Perėndia ėshtė njė Frymė, Gjoni 4:24), i
padukshėm (i cili ėshtė shėmbėllesa e Perėndisė sė padukshėm, Kolosianėt
1:15a). Ēėshtė fryma? Fryma ėshtė njė qenie pa mish dhe kocka. Shikoni duart
e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė
nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam (Luka 24:39). Njė frymė ka njė
trup, njė trup frymėror, por jo njė trup natyror apo material. Perėndia nuk
mund tė vėshtrohet nga syri njerėzor. Askush nuk e ka parė Perėndinė nė thelbin
ė Tij tė mirėfilltė. Askush se pa Perėndinė kurrė, i vetėmlinduri Bir, qė
ėshtė nė gjirin e tEt, ėshtė Ai qė e ka bėrė tė njohur (Gjoni 1:18).
2. Shfaqjet e Tij.
Megjithėse Perėndia, nė thelbin e Tij tė vėrtetė, nuk ėshtė parė ndonjėherė, Ai
e ka shfaqur Vetveten dhe Personin e Tij tek njerėzit nė forma tė ndryshme.
Shkrimi pyet: Me kė kėrkoni, pra, tė mė ngjasoni, qė tė jem baras me tė?,
thotė i Shenjti (Isaia 40:25). Njeriu nuk mund ta njohė Perėndinė, perveēse nė
mėnyrėn qė Ai ėshtė shfaqur. A nuk jemi ne tė gėzuar qė Perėndia ėshtė shfaqur
nė Birin e Tij? Krishti ėshtė shėmbėllesa e Perėndisė, por Antikrishti do tė
jetė njė imitim.
Nganjėherė duket
sikur ka kundėrshtime nė Bibėl, pasi nė disa vende thuhet qė njerėzit e kanė
parė Perėndinė. Kėshtu Zoti flistė me Moisiun ballė pėr ballė (Eksodi 33:11);
Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e
Izraelit u ngjitėn, dhe panė Perėndinė e Izraelit (Eksodi 24:9-10). Nė vende
tė tjera Bibla thotė se ėshtė e pamundur ta shohėsh Perėndinė. Dhe akoma tha:
Ti nuk mund tė shikosh fytyrėn time, sepse asnjė njeri nuk mund tė mė shikojė
dhe tė jetojė (Eksodi 33:20). Nė tė vėrtetė, njeriu nuk e ka parė kurrė
fytyrėn e Perėndisė nė thelbin e vėrtetė tė Tij, por ka parė fytyrėn e Tij dhe
ka folur gojė mė gojė me Tė, kur Perėndia ėshtė shfaqur nė njė formė tjetėr, jo
nė thelbin e Tij tė vėrtetė. Me tė unė flas sy pėr sy
(Numrat 12:8a).
Ne dimė njė gjė, qė Fryma e Shenjtė mund tė shfaqet nė njė
formė tė dukshme. Dhe Gjoni dėshmoi duke thėnė: E pashė Frymėn duke zbritur
nga qielli si njė pėllumb dhe ndenji mbi tė (Gjoni 1:32). Nė pagėzimin e
Zotit Jezus, Gjoni pa njė formė tė Frymės, por jo Frymėn vetė dhe, sidoqoftė,
Fryma u shfaq.
Perėndia ėshtė shfaqur nė shumė mėnyra, ndėr tė cilat
veēojmė:
a. Nė forma krijese. Me kėtė nuk
nėnkuptojmė qė Perėndia u shfaq nė formėn e ndonjė kafshe, por nė formėn e
qenieve njerėzore. Zanafilla 3:8 dhe 12:7 e illustrojnė kėtė mė sė miri.
Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shėtiste nė kopėsht nė flladin e
ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis
pemėve tė kopshtit (Zanafilla 3:8). Atėherė u shfaq Zoti pėrpara Abramit dhe
i tha: Unė do tua jap kėtė vend pasardhėsve tė tu. Atėherė Abrami i ndėrtoi
aty njė altar Zotit qė i ishte shfaqur (Zanafilla 12:7). Shihni gjithashtu Zanafilla
16:7,10,13; Eksodi 24:9-11; Zanafilla 18:1-16; Gjyqtarėt 13:22-23; Zanafilla
32:24-30.
Perėndia ėshtė shfaqur edhe si Engjėlli i Zotit.
Engjėlli i Zotit zė vend rreth atyre qė kanė frikė prej tij dhe i ēliron
(Psalmi 34:7). Engjėlli i Zotit i tha akoma: Ja, ti je me barrė dhe do tė
lindėsh njė djalė dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhėrimin
tėnd (Zanafilla 16:11). Njė marrėveshje ėshtė arritur nga shumica e
studiuesve biblikė qė Engjėlli i Zotit nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse vetė Zoti
Jezus.
b. Nė forma
materiale. Njeriu nuk mund ta shihte Perėndinė, prandaj Perėndia u shfaq nė
forma, nėpėrmjet tė cilave Ai ka folur dhe e ka udhėhequr njeriun. Njė formė e
tillė ishte ferrishtja qė digjej: Zoti vuri re qė ai ishte zhvendosur pėr tė
parė, dhe Perėndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: Moisi, Moisi!.
Ai u pėrgjigj: Ja ku jam (Eksodi 3:4). Njė formė tjetėr ishte kolona e resė
dhe kolona e zjarrit: Dhe Zoti shkonte para tyre, ditėn nė njė kolonė resh pėr
ti udhėhequr nė rrugė, dhe natėn nė njė kolonė zjarri pėr tu bėrė atyre
dritė, qė tė mund tė ecnin ditėn dhe natėn (Eksodi 13:21).
c. Nė personin e
Jezus Krishtit. Ne themi pėrsėri qė jemi tė gėzuar qė Perėndia shfaqet
vetėm nė Birin e Tij, Jezus Krisht! Zoti nuk shfaqet nė njė avull, por tashmė
nė njė formė njerėzore: Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė
dhe Fjala ishte Perėndi
dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne dhe ne soditėm
lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir dhe tė vėrtetė
(Gjoni 1:1, 14). Shikoni gjithashtu 1 Timoteu 3:16 dhe Hebrenjve 1:3.
Perėndia ėshtė person, qė ka vetėndėrgjegje, vetėvendosje dhe
pushtet. Njerėzit kanė shumė ide tė zbehta pėr Perėndinė. Ata e mendojnė Atė si
njė forcė, njė fuqi ose njė ndikim, por ėshtė e pamundur tė kesh miqėsi me njė
forcė apo ndikim. Fjalėt e Zotit tonė Jezus, ndėrsa ecte nė kopėsht, sugjerojnė
miqėsi me Perėndinė: Por tani unė po vij te ti dhe i them kėto gjėra nė botė,
qė gėzimi im tė bėhet i plotė nė ta (Gjoni 17:13). Shikoni pėr kėtė Eksodi
3:14 dhe 1 Korintasve 2:11. Personaliteti nuk duhet ngatėrruar asnjėherė me
paraqitjen. Substanca nuk ka tė bėjė fare me personalitetin. Personaliteti i
Perėndisė mund tė shihet:
1. Nė emra. <<Perėndia
i tha Moisiut: UNE JAM AI QE JAM. Pastaj tha: Do tu thuash kėshtu bijve tė
Izraelit: UNE JAM-i mė ka dėrguar tek ju>> (Eksodi 3:14). Fjalėt UNE
JAM AI QE JAM sugjerojnė personalitet.
2. Nė kontraste. Me kėtė nėnkuptojmė qė Bibla e vė tė vetmin Perėndi
pėrballė perėndive tė paganėve: Ju u kthyet nga idhujt tek Perėndia, pėr ti
shėrbyer Perėndisė sė gjallė dhe tė vėrtetė (1 Thesalonikasve 1:9). Shihni
gjithashtu Jeremia 10:16 dhe Veprat 14:15.
3. Nė tipare. Ajo qė ėshtė karakteristike pėr Perėndinė, quhet tipar.
Personalitetin e pėrcakton ajo ēfarė Ai bėn, p.sh:
a. Perėndia brengoset. Vetėm njė person
mund tė brengoset: Dhe Zoti u pendua qė kishte krijuar njeriun mbi tokė dhe u brengos pėr kėtė nė zemėr tė vet
(Zanafilla 6:6).
b. Perėndia
pendohet. Nė shkrimin e mėsipėrm (Zanafilla 6:6) vėmė re qė Perėndia
pendohet. 1 Samueli 15:29 thotė: Lavdia e Izraelit nuk do tė gėnjejė dhe nuk
do tė pendohet, sepse ai nuk ėshtė njeri qė pendohet. Kėtu njė pjesė e
Shkrimit thotė qė Perėndia pendohet, njė tjetėr pjesė thotė qė nuk pendohet.
Cila ėshtė pėrgjigjja? Kur njeriu pendohet, ai pendohet pėr njė vepėr morale,
por kur Perėndia pendohet, Ai pendohet pėr ndonjė akt gjyqėsor. Qėndrimi i
Zotit ndaj mėkatit nuk ndryshon kurrė. Merrni rastin e Jonas dhe Ninivės.
Ninive u pendua. Ata ndryshuan mendje dhe karakter. Megjithatė Perėndia nuk e
ndryshoi mendjen e Tij. Ai nuk e ndryshoi qėndrimin ndaj mėkatit. Pėrderisa
Niniva ishte penduar, atėherė nuk kishte nevojė pėr ndonjė gjykim ndaj mėkatit.
Mėkatet e tyre ishin rrėfyer dhe falur tashmė.
c. Perėndia do. Sepse Perėndia e deshi aq
botėn, sa dha Birin e Tij tė vetėmlindur, qė kushdo qė beson nė Tė, tė mos
humbasė por tė ketė jetė tė pėrjetshme (Gjoni 3:16). Unė tė gjithė ata qė i
dua i qortoj dhe i ndėshkoj; prandaj ji i zellshėm dhe pendohu (Zbulesa 3:19).
Vetėm njė personalitet mund tė tė dojė.
d. Perėndia urren. Zoti i urren kėto
gjashtė gjėra, madje shtatė janė tė neveritshme pėr Tė (Fjalėt e urta 6:16).
e. Perėndia dėgjon. Psalmi 94:9-10: Ai qė ka vėnė veshin, a nuk dėgjon? Ai qė ka
formuar syrin a nuk shikon. Ai qė ndreq kombet, a nuk do ti dėnojė ata, ai qė
i mėson diturinė njeriut, a nuk do tė dijė ai?
4. Nė veprime.
a. Perėndia krijon. Nė fillim Perėndia
krijoi qiejtė dhe tokėn (Zanafilla 1:1). Shihni edhe Isaia 45:18.
b. Perėndia jep (siguron). Tė gjithė
presin qė ti tjua japėsh ushqimin nė kohėn e duhur. Ti ua jep atyre dhe ata e
mbledhin; ti hap dorėn dhe ngopen me tė mira. Ti fsheh fytyrėn tėnde dhe ata
hubmasin fare; ti heq frymėn dhe ata vdesin duke u kthyer pėrsėri nė pluhurin e
tyre. Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e
dheut (Psalmi 104:27-30). Nevojat materiale tė krejt kėsaj bote shihen dhe
plotėsohen nga Perėndia.
c. Perėndia ngre nė pėrgjegjėsi. Disa
njerėz duket qė janė tė shtyrė pak mė pėrpara sesa disa tė tjerė. Bota ka njė
emėr pėr kėtė dhe ky emėr ėshtė: fat. Por pėrgjigjja e saktė ėshtė: Perėndia!
Mbretėrit marrin pushtet nga Ai, pastorėt marrin pėrgjegjėsitė e tyre prej Tij
dhe burrat i marrin bashkėshortet e tyre prej Tij. E gjithė pėrkrahja vjen nga
Perėndia. Sepse lėvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perėndimi, as edhe nga
shkretėtira. Sepse Perėndia ėshtė ai qė gjykon, ai ul njėrin dhe ngre tjetrin
(Psalmi 75:6-7).
d. Perėndia kujdeset. Perėndia ka njė zemėr
dhe vetėm njė person mund tė ketė zemėr. Perėndia merakoset: Pėruluni,
dhe
gjithė merakun tuaj hidheni mbi tė, sepse ai merakoset pėr ju (1 Pjetri
5:6-7).
1. Trinia nė personalitet. Me anė tė kėsaj nėnkuptojmė qė Perėndia
ėshtė tre nė njė. Ka disa gabime nė lidhje me Trininė. Disa ngrihen nga
padituria dhe disa me qėllim.
Njė arsye qė besojmė se Bibla ėshtė Fjala e Perėndisė, ėshtė
se nė tė gjendet doktrina e Trinisė. Nėse njeriu do ta kishte shkruar Biblėn,
ai do ta linte jashtė Trininė, sepse Trinia ėshtė shumė e vėshtirė pėr tu
kuptuar nga njeriu. Mendja e kufizuar e njeriut nuk mund ta rrokė atė. E vetmja
gjė qė njė bir i Perėndisė mund tė bėjė, ėshtė ta pranojė me besim dhe tė
qėndrojė mbi atė qė thotė Perėndia pėr Trininė. Edhe pse ne nuk mund tė
kuptojmė gjithēka pėr Trininė, kjo nuk ėshtė shenjė qė Trinia nuk ėshtė e
vėrtetė.
Njė ide e gabuar thotė se janė tre individė nė Hyjninė. Por
mos harroni, Perėndia nuk ėshtė Triadė.
Njė ide tjetėr e gabuar ėshtė qė Trinia ėshtė vetėm njė
Person, i cili ėshtė shfaqur nė tre. Kjo do tė thotė qė janė tri thelbe nė njė
Person, pra, nė Jezus Krishtin. Ati dhe Fryma e Shenjtė janė vetėm shfaqje.
Njė mendim tjetėr, madje shumė blasfemues, e mohon Trininė
krejtėsisht dhe, si rrjedhim, i bėn Birin dhe Frymėn e Shenjtė krijesa tė
Perėndisė, tė cilėt erdhėn nė jetė pas Perėndisė. Me fjalė tė tjera, ata qė e
mbrojnė kėtė teori tė gabuar, deklarojnė se ka qenė njė kohė kur Biri i
Perėndisė nuk ishte fare. Ata pėrdorin kėtė arsyetim: Njė bir nuk mund tė jetė
aq i vjetėr sa babai. Njė baba gjithmonė duhet tė ekzistojė para tė birit, me
qėllim qė ta ketė atė si bir. Perėndia ėshtė Ati i Birit tė Perėndisė dhe, si
rrjedhim, Ati duhet tė ketė qenė para Birit, me qėllim qė ta ketė Bir. Kėtij
arsyetimi ne i pėrgjigjemi kėshtu: Nė qoftė se njė person deklaron qė ėshtė
atė dhe ka qenė baba pėr dhjetė vjet, atėherė e dimė se ai ka njė fėmijė prej
dhjetė vjetėsh. Njė njeri nuk mund tė jetė baba pa patur fėmijė. Njė njeri qė
ka qenė baba pėr dhjetė vjet, ka njė fėmijė pėr dhjetė vjet me radhė. Kėshtu
edhe me Hyjninė: Perėndia ėshtė Ati i Pėrjetshėm, atėherė ai duhet tė ketė
patur njė Bir tė Pėrjetshėm!
Doktrina e trinisė ėshtė njė doktrinė e pastėr zbulese nga
Perėndia. Kujtoni qė ne adhurojmė jo tri Perėndi, por njė Perėndi: Atin, Birin
dhe Frymėn e Shenjtė.
Ėshtė e pamundur tė japėsh shembuj praktikė tė Trinisė. Disa
marrin shembullin e gjethes me tre ndarje. Tė tjerėt marrin ujin si shembull:
ujė nė gjendjen normale qė, kur ngrohet, jep avull dhe, kur ngrihet, bėhet
akull. Por kjo akoma nuk ėshtė e qartė. Sepse Perėndia ėshtė Tre nė Njė!
Prandaj ne propozojmė se ilustrimi mė i mirė ėshtė vetė njeriu: trupi, shpirti
dhe fryma. Njeriu nuk ėshtė tre persona, por ėshtė njė person tre nė njė. Ai
mund tė kėtė tri gjėra qė kanė lidhje me ēdonjėrėn veēas; ushqim pėr trupin,
muzikė pėr shpirtin dhe adhurim pėr frymėn, megjithatė tė tria kėto gjėra i
drejtohen tė njėjtit person.
Rrezet e diellit mund tė pėrdoren si njė ilustrim tjetėr.
Kur rrezet e diellit bien mbi tokė, pėrbėhen nga tri elemente: rrezet e
nxehtėsisė, qė mund ti ndiesh, por nuk mund ti shohėsh; rrezet e dritės, qė
nuk i ndien, por mund ti shikosh; rrezet kimike, qė nuk mund ti ndiesh, as
ti shohėh, por ato kanė njė ndikim mbi tokė. Tė gjitha sė bashku pėrbėjnė
rrezet diellore. Ne nuk mund ta kuptojmė dritėn nė tri rreze, qė pėrsėri ėshtė
njė dritė. Pa njėrėn nga kėto tri elemente, nuk do tė kishte dritė. Pa njėrėn
pjesė tė tij, njeriu nuk mund tė ishte, dhe pa njė Person tė Hyjnisė, Perėndia
nuk do tė ishte Perėndi!
a. Emrat e Dhiatės sė Vjetėr
(1) Emrat shumės. Nė fillim Perėndia (Elohim) krijoi qiejtė dhe tokėn
(Zanafilla 1:1). Elohim ėshtė emri nė
shumės, tre ose mė shumė. Kjo sigurisht sugjeron Trininė nė krijimin e botės.
Shihni gjithashtu Zanafilla 3:5, Eksodi 20:3 dhe Ligji i pėrtėrirė 13:2-3.
Shumė herė Elohim ėshtė pėrkthyer nė
shumės dhe nė njėjės.
(2) Pėremrat shumės. Dhe Zoti Perėndi tha:
Ja, njeriu u bė si njė prej nesh,
sepse njeh tė mirėn dhe tė keqen. Dhe tani nuk duhet ti lejohet qė tė shtrijė
dorėn e tij pėr tė marrė edhe nga pema e jetės, kėshtu qė, duke ngrėnė nga ajo,
tė jetojė pėrgjithnjė (Zanafilla 3:22). Shihni pėr kėtė edhe Zanafilla 1:26
dhe Isaia 6:8. Ky, pra, ėshtė Perėndia qė i flet Perėndisė. Kėtu del Trinia.
(3) Thėnie tė Shkrimit tė Shenjtė. Shkrimet
thonė qė Perėndia vajosi Perėndinė, dhe si mund tė ishte kjo, nėse Perėndia nuk
ėshtė Trini? Froni yt, o Perėndi, vazhdon nė pėrjetėsi; skeptri i mbretėrisė
sate ėshtė njė skeptėr drejtėsie. Ti e do drejtėsinė dhe urren mbrapshtinė;
prandaj Perėndia, Perėndia yt, tė ka vajosur me vaj gėzimi pėrmbi shokėt e tu
(Psalmi 45:6-7). Shihni gjithashtu Hebrenjve 1:8-12; Psalmi 110:1.
(4) Emėrtime tė Shkrimeve tė Shenjta. Tek
Zanafilla 1:1, Perėndia shpall se ka krijuar qiejtė dhe tokėn; dhe nė vargun 2,
Fryma e Shenjtė, personi i tretė i Trinisė, theksohet qartė: Fryma e Perėndisė
fluturonte [lėvizte] mbi sipėrfaqen e ujėrave. Shikoni edhe Jobi 24:13 dhe
Isaia 11:1-2: Pastaj njė degėz do tė dalė nga trungu i Isaias dhe njė filiz do
tė mbijė nga rrėnjėt e tij. Fryma e Zotit do tė pushojė mbi tė; fryma e
diturisė dhe zgjuarsisė, fryma e kėshillės dhe e fuqisė, fryma e njohurisė dhe
e frikės sė Zotit.
Edhe Biri, personi i dytė i Trinisė, veēohet: Do tė
shpallė dekretin e Zotit. Ai mė ka thėnė: Ti je biri im, sot mė linde.
Nėnshtrojuni Birit qė tė mos zemėrohet dhe tė mos vdisni rrugės (Psalmi
2:7,12a). Engjėlli i Perėndisė nė Dhiatėn e Vjetėr sėshtė askush tjetėr, veē
Jezus Krishti, dhe nė kėtė pjesė tė Shkrimit Ai shpallet si i veēuar nga
Perėndia Atė dhe Fryma e Shenjtė: Engjėlli i Zotit e gjeti pranė njė burimi
uji nė shkretėtirė, pranė burimit nė rrugėn e Shurit (Zanafilla 16:7). Trinia
del qartė nė Shkrimet e mėposhtme: Zanafilla 18:1-2, 33; Isaia 48:16; 63:8-10.
(5) Shprehjet treshe. Kurdo qė Shkrimet
shprehin lavdėrim ose bekime tė Hyjnisė, pėrdoret njė shprehje treshe e cila
thekson se Perėndia ėshtė Perėndi, Tre nė Njė. Kėto shprehje duhet tė jenė
treshe: Zoti tė tė bekojė dhe tė tė ruajė! Zoti tė bėjė qė tė shkėlqejė fytyra
e tij mbi trupin tėnd dhe tė tregohet i mbarė me ty! Zoti tė kthejė fytyrėn e
tij mbi ty dhe tė tė sjellė paqe! (Numra 6:24-26). Edhe tė katėr qeniet e
gjalla kishin secila nga katėr krahė pėrqark, edhe pėrbrenda ishin plot me sy;
dhe nuk pushojnė kurrė, as ditė as natė, duke thėnė: I shenjtė, i shenjtė, i
shenjtė ėshtė Zoti Perėndi, i Plotfuqishmi, qė ishte, qė ėshtė dhe qė do tė
vijė! (Zbulesa 4:8).
b. Shpalosjet e Dhiatės sė Re.
(1) Pagėzimi i Krishtit. Pagėzimi i Krishtit
ėshtė njė nga ilustrimet mė tė mira qė vėrteton Trininė: Dhe Jezusi, sapo u
pagėzua, doli nga uji; dhe ja, qiejtė u hapėn, dhe ai pa Frymėn e Perėndisė
duke zbritur si njė pėllumb e duke ardhur mbi tė; dhe ja njė zė nga qielli qė
tha: <<Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė cilin jam kėnaqur>> (Mateu
3:16-17). Kėtu ėshtė shfaqur Ati nė qiell, Biri nė ujė dhe Fryma e Shenjtė duke
zbritur si njė pėllumb.
(2) Formula
e pagėzimit. Kisha e Perėndisė nė Krishtin Jezus ka pėrdorur gjithmonė
formulėn e paraqitur nga vetė themeluesi, Jezus Krishti: Shkoni, pra, dhe bėni
dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė
Frymės sė Shenjtė,
(Mateu 28:19-20). Vini re se Bibla nuk thotė, nė emrat
e, por, nė emėr tė. Njė nė Tre; njė emėr,
por tre Persona, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė.
(3) Bekimi apostullor. Kisha e ka pėrdorur
kėtė bekim (i cili u pėrdor nga Apostulli Pal me frymėzim tė Frymės sė Shenjtė)
nė njėzet shekujt e fundit: Hiri i Zotit Jezus Krisht, dashuria e Perėndisė
dhe bashkėsia e Frymės sė Shenjtė qofshin me ju tė gjithė. Amen (2 Korintasve
13:13).
(4) Referime tė tjera tė Shkrimit tė Shenjtė. Vargu
i mėposhtėm shfaq nė mėnyrė tė qartė faktin e Trinisė: Ngushėlluesi, Fryma e
Shenjtė, qė Ati do tju dėrgojė nė emrin tim, do tju mėsojė ēdo gjė dhe do
tju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė (Gjoni 14:26).
2. Uniteti i qenies, i pandashėm dhe i padukshėm. Ka vetėm njė
Perėndi. Ai ėshtė njė dhe i vetmi Perėndi: Pėr kėtė ti je i madh, o Zot
Perėndi. Asnjeri nuk ėshtė si ti dhe nuk ka Perėndi tjetėr pėrveē teje, me sa
kemi dėgjuar me veshėt tona (2 Samueli 7:22). Kush ka vepruar dhe ka kryer
kėtė, duke thirrur brezat qė nga fillimi? Unė Zoti, jam i pari dhe me ata tė
fundit do tė jem po ai (Isaia 41:4). Shihni gjithashtu Isaia 43:10-11, 44:6
dhe Ligji i Pėrtėrirė 6:4.
Perėndia (Elohim)
ėshtė njė unitet i pėrbėrė. Emri Perėndi (qė ėshtė nė shumės) pėrdoret
gjithnjė me njė folje njėjės: Nė fillim Perėndia [shumės] krijoi [njėjės]
qiejtė dhe tokėn (Zanafilla 1:1); Zoti [njėjės] Perėndia [shumės] i
perėndive, Zoti [njėjės] Perėndia [shumės] i perėndive! Ai e di, madje edhe
Izraeli do ta mėsojė. Nė qoftė se e bėmė pėr rebelim ose pėr mosbesnikėri ndaj
Zotit [njėjės], mos na kurseni nė kėtė ditė (Jozueu 22:22). Shihni gjithashtu
Zanafilla 1:5, 8, 13 dhe 33:20.
3. Njė pėrmbledhje biblike.
a. Tre njihen si Perėndi.
(1) Ati njihet si Perėndi. Pėr ju tė gjithė
qė jeni nė Romė, tė dashur nga Perėndia, tė thirrur shenjtorė: hir dhe paqe nga
Perėndia, Ati ynė e nga Zoti Jezus
Krisht (Romakėve 1:7). Shihni edhe Gjoni 6:27 dhe 1 Pjetri 1:2.
(2) Biri njihet si Perėndi. Ndėrsa pėr tė
Birin thotė: Froni yt, o Perėndi
ėshtė nė shekuj tė shekujve; skeptri i mbretėrisė sate ėshtė skeptėr
drejtėsie (Hebrenjve 1:8).
ne rrojmė me urtėsi, me drejtėsi dhe me
perėndishmėri nė kėtė jetė, duke pritur shpresėn e lume dhe tė shfaqurit e
lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezus Krisht (Titit
2:12-13).
(3) Fryma e Shenjtė njihet si Perėndi. Pjetri
i tha: Anania, pse Satani ta mbushi zemrėn qė tė gėnjesh Frymėn e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė arės?
Po tė mbetej e pashitur, a nuk do tė ngelte e jotja? Dhe ato qė more nga shitja
a nuk ishin vallė nė dispozicionin tėnd? Pse e shtive nė zemėr kėtė gjė? Ti nuk
ke gėnjyer njerėzit, por Perėndinė! (Veprat 5:3-4).
b. Tre pėrshkruhen si persona tė veēuar.
(1) Ati dhe Biri janė persona tė veēuar nga
njėri-tjetri.
(a) Krishti e veēoi Atin nga Vetja. Sepse,
sikur Ati ka jetė nė vetvete, kėshtu ia ka dhėnė dhe Birit tė ketė jetė nė
vetvete; dhe i ka dhėnė gjithashtu autoritet tė gjykojė, sepse ėshtė Bir i
njeriut (Gjoni 5:26-27). Shihni gjithashtu Gjoni 5:32.
(b) Ati dhe Biri janė tė veēuar si Ati dhe i
vetėmlinduri. Shihni Gjoni 3:16.
(c) Ati dhe Biri janė tė veēuar si Dėrguesi dhe
i Dėrguari. Por, kur u mbush koha, Perėndia dėrgoi Birin e tij, tė lindur
prej gruaje, tė nėnshtruar ligjit (Galatasve 4:4). Shihni gjithashtu Gjoni
10:36.
(2) Ati dhe Biri janė persona tė veēuar prej
Frymės sė Shenjtė.
(a) Biri veēon Frymėn e Shenjtė nga Vetja dhe
nga Ati. Dhe Unė do ti lutem Atit dhe Ai do tju japė njė Ngushėllues
tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju, Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk
mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qėndron
me ju dhe do tė jetė nė ju (Gjoni 14:16-17).
(b) Fryma vjen nga Ati. Por kur tė vijė
Ngushėlluesi, qė do tju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė vėrtetės, qė del nga Ati
im, ai do tė dėshmojė pėr mua (Gjoni 15:26).
(c) Fryma dėrgohet nga Ati dhe Biri. Por
Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do tju
mėsojė ēdo gjė dhe do tju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė (Gjoni 14:26).
Kur tė vijė Ngushėlluesi, qė do tju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė Vėrtetės, qė
del nga Ati im, ai do tė dėshmojė pėr mua (Gjoni 15:26).
c. Kėta tre persona janė tė barabartė.
(1) Jo vetėm Ati ėshtė Perėndi, sepse Perėndia
ėshtė Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė.
(2) Jo vetėm
Biri ėshtė Perėndi, sepse Perėndia ėshtė Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė.
(3) Jo vetėm
Fryma e Shenjtė ėshtė Perėndi, sepse Perėndia ėshtė Ati, Biri dhe Fryma e
Shenjtė.
Perėndia ėshtė brenda Tij. Ne jemi tė varur nga Ai. Ai nuk
ėshtė i varur nga asgjė. Diēka na solli nė jetė, por asgjė nuk u bė shkak qė
Perėndia tė ekzistonte. Ai ishte gjithmonė. Perėndia nuk ekziston sepse e solli
veten nė ekzistencė. Perėndia ekziston sepse ėshtė natyra e Tij tė ekzistojė.
Jeta jonė vjen nga njė burim i jashtėm, prandaj ka qenė njė
kohė kur ne filluam. Por dėshmia qė kam unė ėshtė mė e madhe nga ajo e Gjonit;
sepse veprat qė Ati mė ka dhėnė tė kryej, ato vepra qė bėj unė, dėshmojnė pėr
mua, se Ati mė ka dėrguar (Gjoni 5:36). Ne nuk mund ta themi njė gjė tė tillė.
Natyra hyjnore nuk ka kufizime apo kufij. I madh ėshtė Zoti
ynė, e pamasė ėshtė fuqia e tij dhe e pafund ėshtė zgjuarsia e tij (Psalmi
147:5). A mundesh ti tė hulumtosh thellėsitė e Perėndisė? A mund tė depėrtosh
nė pėrsosmėrinė e tė Plotfuqishmit? Janė mė tė larta se qielli; ēfarė mund tė
bėsh? Janė mė tė thella se Sheoli: ēfarė mund tė dish? Madhėsia e tyre ėshtė mė
e gjatė se toka dhe mė e gjerė se deti (Jobi 11:7-9). Po a ėshtė e vėrtetė qė
Perėndia banon mbi tokė? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund ta nxėnė dhe aq
mė pak ky tempull qė kam ndėrtuar (1 Mbretėrve 8:27). O thellėsi pasurie,
urtėsie dhe diturie tė Perėndisė! Sa tė pahulumtueshme janė gjykimet e tij dhe
tė pashtershme janė udhėt e tij! (Romakėve 11:33). Shihni gjithashtu Isaia
66:1 dhe Psalmi 113:5-6.
Bota ėshtė njė bulėz nga
tenda e bukurisė sė Tij
Dielli ėshtė njė shkėndijė
nga drita e menēurisė sė Tij
Qielli ėshtė njė flluskė
nė detin e fuqisė sė Tij
Tiparet e Perėndisė janė cilėsitė
thelbėsore tė njė Qenieje tė pėrsosur.
A. Gjithėpushtetshmėria e Perėndisė.
Kjo do tė thotė se Perėndia ėshtė i gjithėpushtetshėm dhe i
plotfuqishėm: Dhe dėgjova njė zė si njė turmė tė madhe, dhe si zė shumė
ujėrash dhe si zė shumė bubullimash tė forta, qė thoshte: Aleluja, sepse
filloi tė mbretėrojė Zoti, Perėndia ynė, i Plotfuqishmi! (Zbulesa 19:6). Dhe
Jezusi duke pėrqėndruar shikimin mbi ta tha: Pėr njerėzit kjo ėshtė e
pamundur, por pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur (Mateu 19:26). A ka
ndonjė gjė qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr Perėndinė? (Zanafilla 18:14a).
Vetėm njė gjė mund ta kufizojė Perėndinė, dhe kjo ėshtė vullneti i Tij i shenjtė. Ndonjė i pamend mund tė propozojė 2 T