Te dashur miq, besimtare shqiptare
jashte shqiperise dhe misionare:
Me ne fund, kam perfunduar
nje liber dishepullizimi, nje liber prej
400 faqesh qe
ndahet ne kater libra prej 100 faqesh. Quhet "Abetare e
dishepullizimit". Nuk kam deshire te "shpik
rroten" perseri por, per
shume arsye, vendosa te
shkruaja nje liber te tille.
Deshira ime kryesore per kete
liber ishte qe te perdoret ne kishat
tona. Por meqe e
kam perfunduar, vendosa t'ju jepja librin e pare (A-
F), qe te
mund te shikoni se c'eshte. Formati eshte .pdf (Acrobat
Reader) dhe po ju dergoj librin me cilesi te ulet, qe te mos
rendohen
programet e internetit.
Po te deshironi te
shikoni edhe librat 2-4 (G - M, N-Sh, T-Zh), me
trego dhe
do t'ju dergoj edhe ato.
Per tani, nuk po i botojme librat ne
shtypshkronje, meqe do te
zbulojme patjeter gabime qe do te
korrigjojme. Por ju mund t'i
printoni sa te doni.
Pranojme edhe verejtje! Ne kishen tone, kemi
filluar
te perdorim kete liber ne programin tone te
dishepullizimit.
Shpresoj qe ky mjet te jete nje bekim per
besimtare shqiptare.
Zoti ju bekofte,
David Hosaflook